11 huqet e ndyra të shqiptarëve

Shiko fotografinë 1428073



Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej
të cilave nuk ndahemi kollaj.


Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të s’kamur që sillen dhe reagojnë njësoj. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë identitetin tonë sharlatan:
1-*Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.

Ndjehen më të sigurta, furça njera*tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.
2-*Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.
Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk
tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3
minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.
3*-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.
Je duke ecur me gruan ose me shokët? Një hap djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr
frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt te shtylla neone. Më pas edhe një nxjerrje
gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.
4-Kruajtja e k***ve në publik.
A mund të jesh burrë nëse nuk kruan k*qet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. اa jemi ne, pjeshka???
5-*Thoi i gishtit të madh që kruan dhëmbët.
Në fakt thoin e gjatë të gishtit të vogël e fusim gjithandej. Më egzotikja është kruajtja e mishit të mbetur në dhëmbët
anësorë pas një dreke të fuqishme.
6-*Takat e larta buzë detit.
Këto torrollaket tona mirë që hapen b*thësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkon për pushimet e verës në Jal ose
Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të xhveshura me rroba banjoje por hequr scarpinat,
takat e larta e duke shitur p*rdhë para laçianëve buzë detit të Jugut.
7-*Dh**rja me emergjencë
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dh**sin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të
duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 nubura
dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta në kafe.
8-Kolektivitet bastexhinjsh
Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim
të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakëria pa askënd
pranë.
9-*Zagarë të politikës
اdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje
por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

10-Vetëm s****mat lidhin rripin e sigurimit
Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…
Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.
11-*Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti, bërje pazari, kujdes
për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe
thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi
me 5 yje kjo e jona.
Bledi Mane
Ka dhe nje te 12te qe kam vene re

Shoferet ne timon qe fusin gishtin ne hunde deri ke lobi temporal i trurit lol
 
Hapen by*thesh ...ne autostrada me xhamat hap e doren jasht temp 30 grad .:p
si eshte hapje by thesh te kesh xhamat e ulet dhe doren jasht


une kur ngas makinen e ngas here me doren jashte, here me kembe jasht, here me dore e here pa dore
besom se nuk e bej per hapje by the por sepse ashtu ngas

PAstaj mos je ti ne trupit e atyre qe mendon se hapin by th edhe pse mund te jete temperatura 30?
kur je ne makine dhe ecen shpejt, fryn ere, era eshte e forte, e me xham posht ajo ere futet brenda ne makine dhe te ben freski, te pakten ne nje ane te trupit

tjeter muhabet kur je me xhama te ulet, ne nje rrugice mes pallatesh a brenda qytetit dhe muzika ne fund
 
si eshte hapje by thesh te kesh xhamat e ulet dhe doren jasht


une kur ngas makinen e ngas here me doren jashte, here me kembe jasht, here me dore e here pa dore
besom se nuk e bej per hapje by the por sepse ashtu ngas

PAstaj mos je ti ne trupit e atyre qe mendon se hapin by th edhe pse mund te jete temperatura 30?
kur je ne makine dhe ecen shpejt, fryn ere, era eshte e forte, e me xham posht ajo ere futet brenda ne makine dhe te ben freski, te pakten ne nje ane te trupit

tjeter muhabet kur je me xhama te ulet, ne nje rrugice mes pallatesh a brenda qytetit dhe muzika ne fund

Un mund ta ngas pa duar .....po me kembe jasht si ti jo e para kjo .
Ne autoroute 1% mund Te udhetojne me Xhama hap nuk e di Aty Po flas ne 3 cepa te frances ku un kam jetu jo e dyta dmth .
E fundit ah Kjo neper qytet e me ze ne fund e Xhama hap Eshte tipike hapje byce..personalishr po degjoj muzik ne Max zerin ama jo per tu duk po per qejfin tim .:)
 
Jo ne tavolinen e kafes por gjithsesi ideja eshte e njejta ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ky ska faj lega se ka peshe te rende ne qafe...
Duar,..gishterinj... pak i lodhur!
 
Un mund ta ngas pa duar .....po me kembe jasht si ti jo e para kjo .
Ne autoroute 1% mund Te udhetojne me Xhama hap nuk e di Aty Po flas ne 3 cepa te frances ku un kam jetu jo e dyta dmth .
E fundit ah Kjo neper qytet e me ze ne fund e Xhama hap Eshte tipike hapje byce..personalishr po degjoj muzik ne Max zerin ama jo per tu duk po per qejfin tim .:)
Te gjithe per qejfin e vete e bejne, ke disa per te shfaq bycen te te tjeret
Dhe 100% per dem te veshve

Tani ti thua qe e ben per qejf tend e jo per tu duk, sbeson se edhe te tjeret e bejn per qejf te vete e jo per tu duk?

Ajo. Me kembe perjashta ishte shaka
 
Te gjithe per qejfin e vete e bejne, ke disa per te shfaq bycen te te tjeret
Dhe 100% per dem te veshve

Tani ti thua qe e ben per qejf tend e jo per tu duk, sbeson se edhe te tjeret e bejn per qejf te vete e jo per tu duk?

Ajo. Me kembe perjashta ishte shaka
Un e Bej me Xhama mbyll jo me zerin ne Max dhe duke hedh noj thumb Shqip me mendimin qe nuk i kupton.
Me ndodhi vete nje dit e sme la shije te mire .
Fix kjo skene ..isha ne makine ne nje rrug me dy korsie e duke ec paralel ... i shoh e degjoj tek flasin e bejn geste e me muzik ne Max .
Kishim nje destination e ndaluam nje nje parking .
e ndaloj dhe kta tu Fol e disa jasht e disa mren...
I pash nje here shtremet e kur ate ndaluan ne nje parking ndalova afer e vura muzik Shqip qe ta kuptonin .
U habiten e njeri Tha ..ku ku keka shqipe bre!
Po Besa Thash me ironi e Ika .
Edhe nje rast tjeter po nuk po e zgjas me se me erdhi qorri.

Nuk Eshte e Hijshme ta siguroj ....po shqiptare mo ca gjera si ndeyshijne kurre dhe pas 100 vitesh jasht .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top