1000 euro për person për të shkuar në Kosovë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tani ata janë të famshëm dhe si të gjithë njerëzit e famshëm, kanë edhe një çmim. Një mijë euro për person i kanë ofruar menaxherët për të qenë prezent në disa disko në Kosovë. Tashmë dashuria që ka publiku kosovar për ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother” u konfirmua gjatë udhëtimit të tyre të parë në Kosovë kur Besarta i kishte ftuar për 20-vjetorin e lindjes. Në çdo disko që ata frekuentonin, kishte rreth 4000 vetë, të gjithë fansa të programit të famshëm të cilët nuk donin t’iu shpëtonte ky rast pa iu marrë të rinjve një autograf ose edhe një foto si kujtim. Ndërsa këtë të enjte, nën kujdesin e Ilir Gecit, menaxher i njohur në Kosovë, por edhe të Ben Tenollit, menaxherit të disa ish-banorëve, ata kanë udhëtuar përsëri drejt Kosovës. Në fakt nuk janë të gjithë, por vetëm Poli, Ina, Visi, اimi dhe Romina. Kjo e fundit nuk ishte herën e fundit në Kosovë, por të gjithë e kërkonin duke e komentuar si një personazh shumë të spiktatur gjatë ditëve që ajo qëndroi së bashku me të tjerët brenda shtëpisë së “Big Brother”.Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top