100 librat që duhen lexuar

Perfitoj nga rasti te sygjeroj edhe Tragjedine Amerikane te T.Draizer-it, nje nga librat e hershem qe kam lexuar ne adoleshence

E kam lexuar, e kam diku aty nga baza bashkë me triologjinë Financieri-Titani-Stoiku.

Mendova të rekomandoja vetëm dy :)
 
Do shtoja dhe un nje liber shum frymzues..
Faliminderit Armiqt e mi..
 
Nga Arben Duka
1957 – 2021
Jam një burrë i ndershëm,
Po jam kot së koti,
Këtu po të vjedhësh,
Quhesh burrë i zoti!
Kam goxha guxim,
Po s’jam trim vërtet,
Këtu po të vrasësh,
Quhesh trim me fletë!
Nuk di të gënjej,
Një zakon i hershëm,
Këtu po mashtrove,
Quhesh burrë i ndershëm!
Nga cepi në cep,
S’hidhem me vërtik,
Po ai që hidhet,
Quhet “elastik”!
Jam njeri besnik,
E liga s’më josh,
Sot quhesh “besnik”,
Po të jesh kodosh!
Thonë që kam talent,
Unë për poezinë,
Po kjo s’llogaritet,
Kur nget Qeverinë!
DITA rri në këmbë,
Dhe nuk bëhet urë,
Po ja, kush e dredh
Këtu quhet burrë!
Adhuroj me shpirt,
Shqiponjat e malit,
Po sot të sfidojnë,
Zhabat e moçalit!
Unë jetoj me këngën,
E bilbil gjyzarit,
Po sot vlerësohet,
Zëri i gomarit!
Gjithmonë më ka mbajtur,
Buka e hallallit,
Këtu s’vlen po s’more,
Nga arka e djallit!
Shqipërinë e dua,
Mbi çdo gjë në botë,
Ata që e shesin,
Quhen patriotë

https://www.facebook.com/sharer.php...ti-ja-vargjet-qe-arben-duka-la-pas-per-veten/
 
Jane dy libra qe i kam lexuar ne adoleshence dhe qe kane patur ndikim mjaft te madh, si ne formimin e karakterit tim poashtu edhe ne perballjet e sfidave te ndryshme qe kam kaluar.

Aid el Kharni - Mos u trishto dhe Leo Buscaglia - Autobus per ne parajse.

Nese dikush me ndihmon ku ta gjej kete te dytin do ju isha shume mirenjohes 😀
 
100 libra thote :unsure:
 
Lerini keto libra koti :) lexoni: Si te behem milioner lool:lol: ai cuni qe shiste dredheza lool:lol:
 
100 libra për t’u rekomanduar nga një lexues janë shumë. I bie që lexuesi duhet të ketë lexuar nja 1000 që të di të bëj diferencën. Të tillë janë pak.

Për ata që nuk i kanë lexuar rekomandoj:
1. Keini dhe Abeli - Jeffrey Archer
2. Gjeniu - Theodore Dreiser

Shiko fotografinë 1935042

Sa foto të bukur paskam postuar 😁
Jam që jam, po shtoj edhe nja dy shkrimtar Japonez 😁

Unë jam një maçok / Natsume Soseki
Kafka në breg / Haruki Murakami
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top