100 librat që duhen lexuar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
100 librat që duhen lexuar اfarë lexojnë mendimtarët më të mëdhenj të botës në kohët tona

Revista “Foreign Policy” boton listën e librave që i japin formë mendimit sot

Keni nevojë për ide se çfarë të dhuroni nëse keni në plan të dhuroni një pjesë diturie? Nëse doni të jeni të informuar aq sa janë dhe mendimtarët më të mëdhenj globalë atëherë revista “Foreign Policy” ofron listën e 100 librave që u kanë dhënë formë mendimeve të liderëve botërore. Janë romane artistike e libra shkencorë, politikë e ekonomikë të rekomanduar nga disa prej njerëzve më të mençur të planetit. Një prej tyre është “Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe nisën një tjetër” na Jonathan Fenby. Fenby ka rindërtuar në mënyrë fantastike shtjellimin ditor të debatëve të mëdha mes aleatëve dhe sjelljen e tyre gjatë Luftës II Botërore. Falë këtij libri mund të përftohet një këndvështrim i sfidave, hezitimeve dhe qëllimeve të tre fuqive të mëdha. “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” nga Joseph Schumpeter. Ky është një prej librave klasikë sepse ngre pyetje të mëdha mbi natyrën e rendit ekonomik dhe politik. Në 200 vjetët e fundit ka pasur një përqendrim të qëndrueshëm të fokusit në shkencat sociale, nga ekonomia politike deri tek ekonomia neo-klasike e deri tek kanalizimi i ballkanizimit disiplinor që studim tipik i kohëve të sotme. Këta autorë kontradiktorë bien dakord vetëm në një pikë, kur adresojnë pyetje të natyrës dhe legjimitetit të kapitalizmit dhe demokracisë. “Një histori koncize e ekonomisë së botës” nga Rondo Cameron është gjithashtu një prej librave që sugjeron “Foreign Policy”. Ky libër të godet me faktin se dëshira për të akumuluar pasuri dhe përmirësuar rrethanat materiale mund të jetë një prej imperativëve më themelore njerëzore. اfarë tregon kjo për specien tonë? Ky libër gjithashtu flet për faktin se gjithë traditat fetare të aplikuara nga njerëzit sot i kanë pasur rrënjët në një ekonomi të hershme tregu të zhvilluar në një marrëdhënie simbiotike me kapitalizmin e hershëm.

1. 1453 – Roger Crowly

2. Miliarderët aksidentalë, Ben Mezrich

3. Pas natyrës, W.G. Sebald

4. Pas Tamerlenit, John Darwin

5. Epoka e jashtëzakonshme, Joshua Cooper Ramo

6. Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe filluan një tjetër, Jonathan Fenby

7. Profeti i Amerikës: Moisu dhe historia amerikane, Bruce Feiler

8. Engjëj dhe epokat, Adam Gopnik

9. Shpirtrat e kafshëve, George Akerlof dhe Robert Shiller

10. Rërat egjiptiane, Wilfred Thesiger

11. Antologjia e shenjtë bahajane,

12. Besimtarët, Zoe Heller

13. Rrëfenja e një biografi, A.S.Byatt

14. Ditarët e zinj, Roger Casment

15. Strategjia e oqeanit blu, Chan Kim

16. Miliardi i fundit, Paul Collier

17. Jeta e shkurtër dhe e mrekullueshme e Oscar Wao, Junot Diaz

18. Vëllezërit Karamzov, Fyodor Dostoyevsky

19. Kasapi dhe buloni, David Lyon

20. Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia, Jospeh Schumpeter

21. Ccështja e zotit, Karen Armstrong

22. Sfida e Afrikës, Wangari Maathai

23. Kasetat e Clinton, Taylor Branch

24. Përmbledhje poemash, John Keats

25. Kolomba, Dacia Maraini

26. Një histori koncize e ekonomisë së botës, Rondo Cameron

27. Konstandini dhe peshkopët, H.A.Drake

28. Filozofia bashkëkohore kineze, Chung-Ying Cheng dhe Nicholas Bunning

29. Kapërcimi i ndarjes së energjisë, Robert U.Ayres

30. Kibernetika, Norbert Weiner

31. Ndihmësi i vdekur, Dambisa Moyo

32. Banka Holandeze: 1870-1990, Lothar Gall

32. Kockat e Dekartit, Rusell Shorto

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

34. ثndrra nga im atë, Barack Obama

35. Kompania holandeze “East India”: Ngritja dhe rënia, Femme S. Gaastra

36. Qeverisja dinamike, Neo Boon Siong dhe Geraldine Chen

37. Rrugë lindjeje, Fitzroy MacLean

38. Te hash diellin, Oliver Morton

39. Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

40. Perandori, Ryszard Kapuscinski

41. Simetria e frikshme: Ngritja dhe rënia e vlerave themeluese të Kanadasë, Brian Lee

42. Budallai, Christopher Moore

43. Focat e natyrës, Vali Nasr

44. Garibaldi dhe armiqtë e tij, Christopher Hibbert

45. Pakti global, Nicholas Stern

46. Strategjia e madhe e perandorisë bizantine, Edëard N. Luttwak

47. Eksperimenti i madh, Strobe Talbott

48. Transformimi i madh, Karl Polanyi

49. Vdekja vjen nga kryepeshkopi, willa Cather

50. Një vdekje në familje, James Agee

51. Vdekja e zemrës, Elizabeth Bowen

52. Shpëtimi, James Dickey

53. Ushtarë qen, Robert Stone

54. Gjuetari i skifterëve, John Cheever

55. Hamleti, William Shakespeare

56. Gjysma e Qiellit, Nicholas Kristof dhe Sheryl Wudunn

57. Harold Macmillan, Charles Williams

58. Historia e filozofisë kineze, Fung Yu-Lan

59. Shoqëria e nderuar, Norman Lewis

60. Kthimi i huliganeve, Norman Malea

61. Shtëpia e letrave, William D. Cohan

62. Ekonomia shtëpiake dhe historia, Mary S. Hartman

63. Ideja e drejtësisë, Amartya Sen

64. Në Ksanadu, William Darlymple

65. Kombi novator, John Kao

66. Keynes: Kthimi i mjeshtrit, Robert Skidelsky

67. Ligji, legjislacioni dhe liria, Friedrich Hayek

68. Japonia nuk ekziston, Alberto Torrs Blandina

69. Një jetë e deshifruar, J. Craig Venter

70. Lordët e Financës, Liaquat Ahamed

71. Makro-ekonomia dhe profecitë vetëpërmbushëse, Roger Farmer

72. Krijuesit, Cory Doctrow

73. Parku Mansfield, Jane Austen

74. Gjenerali i Marksit, Tristam Hunt

75. Nanoteknologjia ushtarake, Jurgen Altmann

76. Mobi Dik, Herman Melville

77. Misteri i rritjes ekonomike, Elhanan Helpman

78. Miti i tregut racional, Justin Fox

79. Guineja e Re: Ccfarë bëra dhe ccfarë pashë, Luigi d’Albertis

80. Vend i ccmagjepsur, Mark Mazower

81. Jo vetëm gjenet, Peter J. Richerson dhe Robert Boyd

82. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez

83. Operacioni Shylock, Philip Roth

84. Origjina e virtytit, Matt Ridley

85. Origjina e pasurisë, Eric Beinhocker

86. Të veccuarit, Malcolm Gladwell

87. Këtu, David Kennedy

88. Shtigje palestineze, Raja Shehade

89. Paradoksi i zgjedhjes, Barry Scwartz

90. Paris 1916: Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Margaret MacMillan

91. Barazia e sekseve, Sylviane Agacinski

92. Paqja që i jep fund paqes, David Fromkin

93. Fantazmat e trurit, V.S. Ramachandran dhe Sandra Blakeslee

94. Prezza: Historia ime, John Prescott dhe Hunter Davies

95. I burgosuri i shtetit, Zho Ziyang

96. Kurani

97. Njehsimi, Charles Nicholl

98. Plotësimi i tokës, James Belich

99. Ngritja dhe rënia e fuqive të mëdha, Paul Kennedy

100. Shkenca, e vërteta dhe demokracia, Philip Kitcher
TO
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

55. Hamleti, William Shakespeare
Vetem ketye liber kam lexuar deri tani nga keto te lart permendurat
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

100 librat që duhen lexuar
5. Epoka e jashtëzakonshme, Joshua Cooper Ramo

7. Profeti i Amerikës: Moisu dhe historia amerikane, Bruce Feiler

8. Engjëj dhe epokat, Adam Gopnik

10. Rërat egjiptiane, Wilfred Thesiger

11. Antologjia e shenjtë bahajane,

12. Besimtarët, Zoe Heller

15. Strategjia e oqeanit blu, Chan Kim

21. Ccështja e zotit, Karen Armstrong

22. Sfida e Afrikës, Wangari Maathai

23. Kasetat e Clinton, Taylor Branch

24. Përmbledhje poemash, John Keats

27. Konstandini dhe peshkopët, H.A.Drake

28. Filozofia bashkëkohore kineze, Chung-Ying Cheng dhe Nicholas Bunning

31. Ndihmësi i vdekur, Dambisa Moyo

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

44. Garibaldi dhe armiqtë e tij, Christopher Hibbert

46. Strategjia e madhe e perandorisë bizantine, Edëard N. Luttwak

47. Eksperimenti i madh, Strobe Talbott

48. Transformimi i madh, Karl Polanyi

49. Vdekja vjen nga kryepeshkopi, willa Cather

51. Vdekja e zemrës, Elizabeth Bowen

52. Shpëtimi, James Dickey

53. Ushtarë qen, Robert Stone

55. Hamleti, William Shakespeare

67. Ligji, legjislacioni dhe liria, Friedrich Hayek


69. Një jetë e deshifruar, J. Craig Venter

82. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez

91. Barazia e sekseve, Sylviane Agacinski

92. Paqja që i jep fund paqes, David Fromkin

TO





sh prej tyre jam kurjoze ti lexoj...
gjths,kto do kisha qejf ti leoja...ka ndonje sit ku mund ti lexosh Zina??
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Une dua shume te lexoj ate librin ''Mein Kamph'' te hitlerit por eshte liber i ndaluar :(
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Strategjia e oqeanit blu, Chan Kim
Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez
Kurani
Shtëpia e letrave, William D. Cohan
vec keto kam lexuar shpresoj ti lexoj te gjithe
 
Pe: 100 librat që duhen lexuar

Vetem librin e Gabriel Garcia Marquez dhe ate te Obames kam lexuar nga kta te lartpermendurit.
 
Pe: 100 librat që duhen lexuar

82. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez
por jam ne dileme se cfare librash te lexoj gjate veres...kush ka ndonje ide mund te na jap ...:)
 
Pe: 100 librat që duhen lexuar

Vec une me injoranjta asnje spaskam lexuar :(
 
Pe: 100 librat që duhen lexuar

Libra mjaft impenjativ interesant te gjithe po nuk besoj se jan per kete stine te ngrohte :)

Mendoj se per vere duhen lexuar libra me te lehte dhe me ne sintoni me vete stinen si ndonje roman dashurie historik.


 
Redaktimi i fundit:
Pe: 100 librat që duhen lexuar

Vetem Hamletin te cilin e kam pare dhe ne teater dhe ne film :)
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Qenkan dy librat qe kam lexuar une ktu :D

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

8. Engjëj dhe epokat, Adam Gopnik

Edhe Pak Kur'an inshallah arrij ta lexoj e ta dij permendesh te gjithin
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

100 librat që duhen lexuar
17. Jeta e shkurtër dhe e mrekullueshme e Oscar Wao, Junot Diaz
86. Të veccuarit, Malcolm Gladwell

Keta te dy jane botuar ne shqip me te tjere tituj:
17. Mallkimi fuku - fantastik!!!
86 Sekretet e suksesit. Te jashtezakonshmit. - interesant...
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

100 librat që duhen lexuar


18. Vëllezërit Karamzov, Fyodor Dostoyevsky

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

55. Hamleti, William Shakespeare

82. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez

96. Kurani

TO


keto kam lexuar une
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

76. Mobi Dik, Herman Melville ne italisht ( e kisha me teper per gjuhen se sa me terhoqi libri eshte shuem i gjate te lodh , por normal eshte i bukur )

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri ( Ferri eshte libri i pare qe mbaj mend te kem lexuar ne jete ) eshte 1 nder te preferuarit e mi.

55. Hamleti, William Shakespeare ( I love it)

Fillim deshperues he dhe deri ne fund te jetes nuk besoj qe do i lexoj
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

ا'ne kane vene Kuranin e jo Biblen?
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Eshte futur kurani dhe jo TE MJERRET e Hugo eh pik e zeze dhe sa per ndikim kishte dhe Kodi i Davincit
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Une nuk di se cilat kan qene kriteret ne perzgjedhjen e ketij zhanri librash, edhe pse 10 nga to kam lexuar, por qe te anashkalohen kryeveprat boterore te letersise, kam pershtypjen se dicka nuk eshte ne rregull.

Kam pershtypjen se nje pjese e mire e autoreve elitar boteror jane harruar dhe une dua te pyes: Ku mbeti ne kete liste Tolstoi me te famshmet kryevepra te letersise boterore: Ana KARENINA dhe Lufta dhe Paqja? Ku mbeten kryveprat: Idioti dhe Krim e ndeshkim? Ku dhe si guxojne te ngelen prapa ketyre veprave edhe shume e shume eprla tjera te letersise boterore! :kapele
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Une ju kisha sugjeruar qe te lexoni Librin e Zotit Kuranin e sidmos librat shkences se tefsirit te cilet mirren me studimin e kuptimit te Kuranit. Kjo vlen per te gjithe ata qe jane te interesuar te din me shume per Islamin - jo qe eshte Libri me i lexuari 'por eshte mrekullia me e madhja e kesaj bote qe ka egzistuar ndonjeher .
 
Pe: 100 librat që duhen lexuar

ua nga keto vetem 4-5 kam lexuar une:(... ncncnc... duhet te bejme permiresime me leximin:D... mgjth kam lexu Kuranin me shume se 10 here , edhe Biblen qe nuk eshte futur, kshuqe i kompensoj ca libra. lol...
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Une ju kisha sugjeruar qe te lexoni Librin e Zotit Kuranin e sidmos librat shkences se tefsirit te cilet mirren me studimin e kuptimit te Kuranit. Kjo vlen per te gjithe ata qe jane te interesuar te din me shume per Islamin - jo qe eshte Libri me i lexuari 'por eshte mrekullia me e madhja e kesaj bote qe ka egzistuar ndonjeher .

A dihet sa njerez e kan lexuar, apo sa ekzemlar botimesh te ketij libri egzistojne dhe ne cfare matjesh eshte bere kjo matje?
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

te vetmin hamletin
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Hamleti, Kam filluar edhe komedin hyjnore, por e nderpreva kur lexova se Muhamedin a.s. e kishte vendos ne ferr, e veten me beatricen ne parajs.. dhe Kuran sdi as vet sa here...
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Hamleti, Kam filluar edhe komedin hyjnore, por e nderpreva kur lexova se Muhamedin a.s. e kishte vendos ne ferr, e veten me beatricen ne parajs.. dhe Kuran sdi as vet sa here...

je e madhe
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Njeqind vjet vetmi , Komedia Hyjnore , Hamleti....
Pse nuk esht ktu kodi i davincit mendoj esht esht nje nga librat qe duhet lexuar .
ose dhe zonja bovari ose eugjen ojengini
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

11 minuta Paul Coelho duhet te ishte ketu
 
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

un dua te lexoj faji ne yjet tane sepse tashme eshte botuar dhe ne shqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 100 librat që duhen lexuar

Keta duhet te jene libra sipas midese

Ku eshte lufta e paqja...ku jane gjithe klasiket

Hicgjekundi
 
Spaskam lexuar ASGJE .. kam qe ne klas te 5 qe lexoj mbi 20 libra ne vit e ktu vec “100 vjet vetmi kam lexuar “ ..sa e zhgenjyer jam nga vetja 😕
 
100 libra për t’u rekomanduar nga një lexues janë shumë. I bie që lexuesi duhet të ketë lexuar nja 1000 që të di të bëj diferencën. Të tillë janë pak.

Për ata që nuk i kanë lexuar rekomandoj:
1. Keini dhe Abeli - Jeffrey Archer
2. Gjeniu - Theodore Dreiser

5A727080-64F1-4AAF-B58E-D8E86D14D403.jpeg
 
100 libra për t’u rekomanduar nga një lexues janë shumë. I bie që lexuesi duhet të ketë lexuar nja 1000 që të di të bëj diferencën. Të tillë janë pak.

Për ataqë nuk i kanë lexuar rekomandoj:
1. Keini dhe Abeli - Jeffrey Archer
2. Gjeniu - Teodor Drajzer

Shiko fotografinë 1935042
Perfitoj nga rasti te sygjeroj edhe Tragjedine Amerikane te T.Draizer-it, nje nga librat e hershem qe kam lexuar ne adoleshence
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top