10 vendet më të këqija që nuk duhet t’i vizitojmë këtë verë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Janë cilësuar si dhjetë vendet e ferrit në tokë dhe të pakëshillueshme për vizitorët. Revista elektronike “AskMen.com” ka klasifikuar për verën 2012, vendet, të cilat duhen shmangur me çdo kusht. Në listë gjenden vendet e goditura nga epidemitë apo fatkeqësitë natyrore, vende në kushte ekstreme klimaterike apo vende të goditura nga lufta e korrupsioni.

Oklahoma-Tornadoe-300x225.jpg


Guinea e Re
Problemi: Sëmundjet
Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura.

Linfen, Kinë
Problemi: Errësira
Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty.

Bujumbura, Burundi
Problemi: Korrupsioni
Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës.

Piongiang, Koreja e Veriut
Problemi: Shtypja
Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet.

Oklahoma Siti, SHBA
Problemi: Katastrofat natyrore
Në klasifikim ka dhe pak perëndim. ثshtë qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht.

اernobil, Ukrainë
Problemi: Radioaktiviteti
I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në اernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar.

Mogadisho, Somalia
Problemi: Ilegaliteti
Me rënien e qeverisë qendrore në vitin 1991, Mogadisho u kthye në një qytet pa ligj, pa asnjë strukturë reale të forcave paqeruajtëse që ndodheshin në vend. Kaosi ka zënë vendin e ligjit dhe të strukturat ligjore nuk funksionojnë.

Yakutsk, Rusi
Problemi: Ekstremizmi ambiental
Ky qytet është zyrtarisht vendi më i ftohtë në sipërfaqen e tokës, duke përjashtuar Antarktidën. Temperaturat në dimër arrijnë në minus 50-60 gradë celsius dhe mundtë shkaktojnë hipotermi. Pa marrë parasysh izolimin nga pjesa tjetër e Siberisë dhe botës.

Daka, Bangladesh
Problemi: Ndotja
Mungesa e stabilitetit politik, shtypja ushtarake, shkatërrimi pas luftës, si dhe katastrofat natyrore janë disa prej arsyeve që e bëjnë këtë një prej vendeve që nuk këshillohet të vizitohet. Mbi të gjitha, kryeqyteti i Bangladeshit vuan nga smogu dhe miliona tonë mbeturina që shkarkohen çdo vit në lumë.

Bagdad, Irak
Problemi: Lufta
I dëmtuar në mënyrë të tmerrshme nga lufta e Gjirit dhe nga vite të tëra diktature, kryeqyteti përballet çdo ditë me atentate, rrëmbime dhe përdhunime. Dhjetëra të vdekur shënohen çdo ditë nga shpërthimet me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit.
B.t.observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top