10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

ida angel

:)
V.I.P
Tiranë, NOA.al/ Lorena Xhazairi - Nuk ka asnjë person të ngjashëm me një tjetër. Kjo vlen edhe kur flasim për rreth një miliard njerëz. Por kur vjen puna në sjelljen që mbajmë në Facebook, vihen re ngjashmëri të çuditshme mes afro 1 miliard përdoruesve të rregullt të rrjetit social, të cilët harxhojnë shumë orë nga dita e tyre në këtë website. Studiuesit e sjelljes në këtë rrjet vënë re se janë krijuar “tipa” socialë në Fecabook dhe ka shumë pak individualitet. Kjo do të thotë se interneti po “zhbën” një element jo pak të rëndësishëm të jetës, individualitetin.
facebook_mania.jpg

Psikologët kanë arritur të dallojnë 10 profile të ngjashme, rreth të cilit mund të grupohen gjithë përdoruesit e internetit. Lexojini dhe mendoni se në cilin “tip” mund ta gjeni veten.

Koleksionuesi i miqve

Nëse një përdorues i zakonshëm ka 150 miq, një koleksionues ka më shumë se 1000 të tillë. Vështirësia është ta kalosh shifrën 1000, më pas numrat shtohen vetë me njerëz që nuk i ke takuar dhe ka mundësi të mos i takosh kurrë. Si arrihet kjo gjë? E thjeshtë, mjafton të bëni “mik” kë ju del përpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, të tjerët afrohen kollaj.

Improvizuesi

Dallohet për nga numri i komenteve. ثshtë një person që ka gjithmonë diçka për të komentuar, edhe pse në disa raste krejt pa vend. Ai ka aftësinë të hedhë çdo ditë apo orë një foto, një shprehje të veçantë, apo aplikacione nga më interesantet. Janë gjëra të zakonshme, ndonjë herë edhe banale, por që thuajse gjithmonë krijojnë reagime.

Vëzhguesi


Nuk e sheh kurrë në Facebook, përveç disa rasteve të rralla. Por më pas zbulon se ai di çdo gjë për të gjithë në Facebook. Ky është tipi i vëzhguesit, është aty, por nuk shihet. Admiron të shohë i fshehur statuset e miqve dhe të kontrollojë fotot e tyre për të rejat e fundit, sidomos ato të seksit të kundërt. Tek e fundit shumë të tillë mendojnë se Facebook është revista më e madhe gossip në botë.

Shëtitësi

ثshtë mashkull, nën 30 vjeç dhe me një pozitë të mirë sociale dhe monetare. Ky tip adhuron të hedh foto nga udhëtimet. ثshtë dëshira për t’i treguar miqve se ai nuk ka lënë vend të botës pa shkuar dhe lokal shik pa frekuentuar. Shkon në një vend, bën dy ose tre foto dhe ikën menjëherë për t’i hedhur në Facebook. Kjo është mënyra e tij për të na thënë ne që e shohim nga tavolinat ku punojmë gjithë ditën, se ai di ta shikojë jetën më mirë. Njerëz të tillë dikur shkonin dhe vendosnin flamurin në majën më të lartë të malit pikërisht për këtë gjë, sot nuk lodhen shumë është Facebook.

Lojtari

Këtë tip do ta kishim harruar sikur shpesh herë të mos na shfaqej emri i tij në Facebook në krah të ndonjë reklame loje. Dhe emri i tij shoqërohet gjithmonë me fjalët; Zynga, FarmVille ose Mafia Wars. Kjo gjë na kujton se është dikush në botë që po mbledh me shumë dashuri speca, qepë, domate, apo po ndërton me shumë mund një qytet. Ky tip përdoruesi i Facebook-ut ka një dashuri të lindur edhe për sondazhet dhe anketat që qarkullojnë në profilin e tij.

Neo-Mama

Thuhet se pas lindjes së fëmijës së parë çdo nënë e re ka dëshirë që t'u tregojë të tjerëve dashurinë që ka për fëmijën. ثshtë diçka natyrale dhe shumë pozitive. Kjo gjë vjen e transferuar dhe në Facebook. Madje, kush më mirë sesa Facebook-u mund të përdoret për të treguar këtë gjë. Aty do të gjeni emocionet e para, fotot e para, peshoren e parë, dhëmbin e parë. Ndonjëherë mungon vetëm masa e pampers - bebilinave.

Moralizuesi

Ai flet për çdo gjë, që nga pagat e deputetëve, të drejtat e kafshëve, kriminaliteti dhe deri te martesat gay. Ky tip e sheh Facebook-un si një mundësi të mirë për të bërë moral dhe për të reflektuar mbi padrejtësitë e kësaj bote. Pak a shumë është njeriu që në gjimnaz shkonte në çdo protestë dhe u jep të drejtë të gjithëve, por, se cili është mendimi i tij askush nuk e di as sot. Megjithatë është i gatshëm t'i japë mend kujtdo.

Ekzistencialisti

E bukura e Facebook-ut është se mund të thuash kur të duash atë që do. Tek e fundit do të gjendet gjithmonë dikush që do të dëgjojë. Ekzistencialisti mundohet të hedhë në status çdo detaj nga jeta e tij. Janë statuse që ndonjë herë ju acarojnë; “Isha këtu... Jam atje... Sa bukur... U mërzita, etj.”. Tek e fundit kjo është dëshira e tij, që të tjerët të kuptojnë që ai ekziston. Dhe kështu dimë çdo gjë për të, çfarë bën, çfarë vesh, pi, ha, me kë del, kë ka të fejuar dhe me kë po flirton. Privatësia nuk është se i intereson shumë.

Miku dëgjues


ثshtë dikush në listën e miqve tuaj që mund t’ua ketë sjellë në majë të hundës me videot. Ai e kalon gjithë ditën duke hedhur video dhe këngë të preferuara. Shpeshherë të njëjtën këngë për çdo ditë. Mos u mërzisni, derisa ai të heqë dorë nuk keni çfarë t'i bëni, veçse ta hiqni nga lista.

Hermetiku

“Nëse jo tani, kur...”, “Mezi po pres”, “Uau çfarë lajmi”... I kini parasysh këto statuse mbushur me plot “mister”. Ky është tipi i hermetikut në Facebook që nuk do t’i tregojë të gjitha. Në fakt atij nuk i intereson ajo që po bën, por do të shohë se kush nga miqtë e tij është i interesuar t'a marrë vesh. Truku është i thjeshtë, një frazë e nisur dhe tre pika që vazhdojnë për të ngjallur kuriozitet. Në fakt gjithmonë dikush e ha karremin dhe nis e pyet në inbox ose direkt në uall (mur). l.r/noa.al
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

shume lehte mund ti besh te padukshem ato qe i ke antipati ne fb....un jam rehat
 
Redaktimi i fundit:
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Une jam ai tipi i 11..skam FB :p :p
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Ne Asnjerin per ketyre pershkrimeve s'pershtatet, edhe pse e hap rrall Fb...
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?



Koleksionuesi i miqve

Nëse një përdorues i zakonshëm ka 150 miq, një koleksionues ka më shumë se 1000 të tillë. Vështirësia është ta kalosh shifrën 1000, më pas numrat shtohen vetë me njerëz që nuk i ke takuar dhe ka mundësi të mos i takosh kurrë. Si arrihet kjo gjë? E thjeshtë, mjafton të bëni “mik” kë ju del përpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, të tjerët afrohen kollaj.


Sa mire me paska pershkruar :plakush:
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Une jam miku degjues per vete...por s'jam aq keq sa tregon pershkrimi :D
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Une jam lojtari , luaj bilardo dhe poker , asgje tjeter .
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Po tani qe kemi FV rralle na bie me u futne FB..:p PO me shume jam per ate vezhguesin..:D
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

une jam me shume nje mix..midis shetitesit( por kalon edhe nje muaj qe si ve fotot e FB,pertoj) dhe neo Mama :)
 
Titulli: Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Une jam ai tipi i 11..skam FB :p :p

une them te hapim nje sondazh....le te behemi nje milion veta qe flow te hap fb ahahahah LOL
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

E shikoj veten tek lojtari ,shetitesi dhe vezhguesi .
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

kam facebook, por kurrkund se gjeta veten ne kete listim:p.. une jam facebookistja qe e hap cdo dite per te pare nese mka ardh ndonje inbox, po mpat ardh e kthej nqs jo coj une po mpat mare malli per njeir, dhe me vone e mbyll. as hap faqe tjerve asgje:D
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Ne asnje ne keto te 10 tipe,se gjej veten...:p
Muzik vej ne f-b,,por uroij shpresoj qe nje -dy kenge ne ditet nuk i bezdis miqet e mij,,:p:p
Pa le qe i bej per nje lek,,po u bezdisen,,ahahahahahha,..fillon sherri..:p:p...
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Sinqerisht si lexova te gjitha, ama ia nganjehere nuk e hap nganjehre
spiunoj LOL
e nganjehere ne 4 muaj kaloj on :D
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Spara e hap fb dhe kur futem degjoj ndo nje keng ose dhe postoj dhe i fus ndo nje loje futboll ose poker skam me nerva per fb me shum shkruaj ne fv ne fb pothuajse fare..
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Larg gjerave qe te humbin kohen kot si fb
 
Pe: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Sme kapi kund syri ''Tipi Selektiv''...Nuk fut kedo ne miq,nukjep shume muhabet me dike,sheh terezine e tij pa i interesuar ca shkruajne statuset e miqve te tij/saj...Kur do te shtoje nje mik e shton se i pelqeu,jo per numer,kur e heq nje mik e heq se e zhgenjeu,jo per nje fjale goje...
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

Deri diku jam te ''vezhguesi'' , do doja te isha shetitesi :p
 
Titulli: 10 tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?




Vëzhguesi

Nuk e sheh kurrë në Facebook, përveç disa rasteve të rralla. Por më pas zbulon se ai di çdo gjë për të gjithë në Facebook. Ky është tipi i vëzhguesit, është aty, por nuk shihet. Admiron të shohë i fshehur statuset e miqve dhe të kontrollojë fotot e tyre për të rejat e fundit, sidomos ato të seksit të kundërt. Tek e fundit shumë të tillë mendojnë se Facebook është revista më e madhe gossip në botë.


Fiks une.... I like me lexu cfar shkruajn te tjeret po sa pertoj te kthej pergjigje lool :D edhe te like eshte pages :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top