10 profesionet më të rrezikshme në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sipas një klasifikimi të mediave amerikane, ndërtimi dhe ngjitja në antenat e telefonive celulare është shumë herë më e rrezikshme se puna në skelat e ndërtimit, peshkimi, apo puna në fermë. Shkalla e aksidenteve në këtë fushë është rreth 183 vdekje në 100 mijë punëtore. Pesë punëtore të kësaj fushe kanë vdekur vetëm në 12 ditë të këtij vitit në SHBA. Shkaqet për numrin e madh të vdekjeve në këtë profesion nuk janë plotësisht të qarta, por duket se është kombinimi i praktikave të pakujdesshme të punës (punëtorët nuk i përdorin mjetet e sigurisë 100 përqind të kohës dhe atëherë kur i përdorin, nuk i vendosin si duhet), si dhe kërkesat e telefonive celulare për të ndërtuar më shumë antena dhe më shpejt. Në vendin e dytë renditen peshkatarët që punojnë për kompanitë që shesin peshk. Zakonisht kjo konsiderohet si një punët më të rrezikshme të mundshme. Industria e Peshkimit Komercial raporton 51 vdekje, mesatarisht për vit. Me pajisje të rënda në bord, me mot të keq dhe stuhi të papritura, valë të larta e litarë gjithandej, peshkatarët s'kanë ku të fshihen kur kushtet përkeqësohen. Më pas janë pilotët dhe inxhinierët e avionëve. Shumë njerëz përfytyrojnë avionët e mëdhenj dhe ato komercialë, kur mendojnë për pilotët, por pilotët më të rrezikuar janë ato të "Crop Dusting", të fluturimeve dhe pajisjeve eksperimentale. Këto pilotë dhe inxhinierë punojnë me orare të zgjatura, ekspozohen ndaj kimikateve dhe fluturojnë ulët pranë linjave të korrentit. Këto pasohen nga druvarët. Të pajisur me mjete pune të rrezikshme, druvarët janë nën presion për të punuar shpejt dhe shumë në vende që s'janë gjithnjë të përshtatshme. Pjesa më e madhe e kësaj pune zhvillohet në kodra, ku druvarët ekspozohen ndaj erës së fortë, degëve që rrëzohen dhe rrënjëve të fshehura. Edhe pse për disa kohë ishte puna më e rrezikshme, kompanitë tashmë i kanë rritur masat e sigurisë. Punëtorët e ndërtimit janë të pestët në listë. Këta janë punëtorët që punojnë mbi skelat e mëdha të ndërtesave, urave dhe strukturave të tjera në ndërtim e sipër. Një hap i gabuar mund të shkaktojë që nga dëmtimet e rënda fizike e deri tek humbja e jetës. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë që përdoren, numri i vdekjeve në këtë fushë pune është akoma i lartë. Në vendin e fundit qëndrojnë shoferët e kamionëve. Ky profesion është në fundin e punëve që shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve të punëtorëve. Shoferët e kamionëve janë të stërvitur mirë përpara se të dalin në rrugë. Kjo për arsye se automjetet shpeshherë shpërqendrohen kur kanë para kamionë, ndaj shoferët e këtyre të fundit duhet të jenë të kujdesshëm të shmangin aksidentet.

1. Punëtorët e antenave të celularëve
Shkalla vdekjes:
184 në 100 mijë punëtorë

Aktualisht është në vendin e parë për punët më shkallën më të lartë të vdekjeve. Në vitin 2006, 18 persona kanë vdekur në këtë profesion. Pse është aq i rrezikshëm ky profesion? Kompanitë celulare po përpiqen gjithë kohës të ndërtojnë më shumë antena, më të larta dhe më shpejt.
2. Peshkatarët komercialë
Shkalla e vdekjes: 142 në 100 mijë punëtorë

Zakonisht kjo konsiderohet si një punët më të rrezikshme të mundshme. Industria e Peshkimit Komercial raporton 51 vdekje, mesatarisht për vit. Me pajisje të rënda në bord, me mot të keq dhe stuhi të papritura, valë të larta e litarë gjithandej, peshkatarët s'kanë ku të fshihen kur kushtet përkeqësohen.
3. Pilotët dhe inxhinierët e avionëve
Shkalla e vdekjes: 88 në 100 mijë punëtorë

Shumë njerëz përfytyrojnë avionët e mëdhenj dhe ato komercialë, kur mendojnë për pilotët, por pilotët më të rrezikuar janë ato të "Crop Dusting", të fluturimeve dhe pajisjeve eksperimentale. Këto pilotë dhe inxhinierë punojnë me orare të zgjatura, ekspozohen ndaj kimikateve dhe fluturojnë ulët pranë linjave të korrentit.
4. Druvarët
Shkalla e vdekjes: 81 në 100 mijë punëtorë

Të pajisur me mjete pune të rrezikshme, druvarët janë nën presion për të punuar shpejt dhe shumë në vende që s'janë gjithnjë të përshtatshme. Pjesa më e madhe e kësaj pune zhvillohet në kodra, ku druvarët ekspozohen ndaj erës së fortë, degëve që rrëzohen dhe rrënjëve të fshehura. Edhe pse për disa kohë ishte puna më e rrezikshme, kompanitë tashmë i kanë rritur masat e sigurisë.
5. Punëtorët e ndërtimit
Shkalla e vdekjes: 61 në 100 mijë punëtorë

Këta janë punëtorët që punojnë mbi skelat e mëdha të ndërtesave, urave dhe strukturave të tjera në ndërtim e sipër. Një hap i gabuar mund të shkaktojë që nga dëmtimet e rënda fizike e deri tek humbja e jetës. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë që përdoren, numri i vdekjeve në këtë fushë pune është akoma i lartë.
6. Mbledhësit e plehrave
Shkalla e vdekjes: 42 në 100 mijë punëtorë

Kjo punë përfshin ata që nga ata që mbledhin mbeturinat në vendet e ndërtimit, në magazinat e makinerive të ndryshme, operatorët e vinçave dhe ato që mbledhin plehrat çdo javë. Disa prej këtyre punëve kërkojnë që punonjësit të punojnë në mot ekstrem dhe në lartësi të mëdha. Punëtorët rrezikohen të priten nga xhamat, apo të përplasen nga makinat teksa po mbledhin plehrat, pa llogaritur toksina dhe kimikatet, ndaj të cilave ekspozohen.
7. Fermerët
Shkalla e vdekjes: 38 në 100 mijë punëtorë

Me mjete të mëdha punë në përdorim dhe orare të stërzgjatura, aksidentet kanë më shumë gjasa të ndodhin. Në fakt ndodhin pak si shpesh, me 307 raste në vit. Pakujdesitë mund të shkaktojnë aksidente të rënda, siç është përplasja e traktorëve apo helmimi me lëndët kimike që përdoren për bimët. Gjithashtu, edhe shqelmat e kafshëve here pas here mund të jenë mjaft të dëmshëm.
8. Punëtorët e çative
Shkalla e vdekjes: 35 në 100 mijë punëtorë

Duke mbajtur pajisje të rënda pune, duke qëndruar në majë të çatisë në kohë të mirë e të keqe mund të jetë mjaft e dëmshme. Lodhja shpeshherë shkakton mungesën e kujdesit dhe këtë punëtorë pësojnë dëme të mëdha. Përveç dëmtimit nga gozhdët dhe veglave të tjera është rreziku i rrëshqitjes nga shkallët apo çatitë e ngrira.
9. Punëtorët e linjave elektrike
Shkalla e vdekjes: 34 në 100 mijë punëtorë

Kjo është një punë, ku rreziku është gjithnjë i pranishëm. Të ngjitesh në shtylla gjigande është e rrezikshme, sidomos kur duhet të punosh në një linjë korrenti. Përveç kësaj, punëtorët duhet të mbajnë në kurriz pajisjet dhe të jenë të kujdesshëm që të mos elektrifikohen nga korrenti. Rreth 36 vetë në vit vdesin nga kjo punë.
10. Shoferët e kamionëve
Shkalla e vdekjes: 27 në 100 mijë punëtorë

Ky profesion është në fundin e punëve që shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve të punëtorëve. Shoferët e kamionëve janë të stërvitur mirë përpara se të dalin në rrugë. Kjo për arsye se automjetet shpeshherë shpërqendrohen kur kanë para kamionë, ndaj shoferët e këtyre të fundit duhet të jenë të kujdesshëm të shmangin aksidentet. TO
 
po ai i shperndaresit ?
 
nje nga shoket e mi te ngushte eshte teknik antenash cell dhe eshte vertet shume pune e veshtire
 
po dhe ata qe vendosin ajer kondicionat ...kur i shef si perkulen tek kati i 9....nje x ran:(
 
*Ushtareket paqeruajtes
*Astronautet
*Pilotet e formula1 dhe MotoGP
.. ..

A jane edhe keto profesione?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top