10 njerëzit më të kërkuar në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjithë bota është "sheshi i lojërave" të organizatave kriminale. Hajdutët dhe banditët më të këqij kanë gjetur anën e errët të globalizimit, duke shfrytëzuar të njëjtat teknologji që e bëjnë tokën të duket e vogël dhe të përshtatshme për tregti. Ato kanë lëshuar një valë të paprecedent krimesh që është me të vërtetë e pakufi. Më pak hierarkike dhe duke vepruar nëpërmjet rrjeteve të pakapshme, bandat e sotme kriminale janë në gjendje të përfitojnë nga çdo mundësi e re. Ato vjedhin, pastrojnë para, bëjnë kontrabandë dhe vrasin në shkallë botërore, duke punuar me partnerë të ndryshëm dhe duke u shpëtuar detyrimeve ligjore. Konvergjenca më trazuese e gjithë kësaj: shkrirja e aktivitetit kriminal me terrorizmin e dhunshëm. Nuk është habi që Osama Bin Laden është i pari në listën e "Forbes" të 10 njerëzve më të kërkuar në botë. Njeriu më i kërkuar në botë mendohet se fshihet në Pakistan. Presidenti amerikan, George W. Bush ka thënë se Bin Laden kërkohet, i vdekur ose i gjallë. Por, për gjashtë vite, Bin Laden ka mundur t'i rrëshqasë kërkimit më të madh të organizuar në ndjekje të një njeriu, në historinë ndërkombëtare, duke qëndruar në zonat rurale në kufirin mes Afganistanit e Pakistanit. Bin Laden, lideri i Al-Kaedës është akuzuar nga gjykata federal në Nju Jork, për bombardimin e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë më shumë se 200 njerëz. Bin Laden është bërë përgjegjës edhe për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Departamenti i Shtetit Amerikan ka vënë një shpërblim 25 milionë dollarë për kokën e tij. Të tjerët në listë mund të mos jenë aq të njohur. Ndër to është dhe Joaquin Guzman. Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë "famën" e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si "el Chapo", apo "shkurtabiqi" drejton kartelin e "Sinaloa", i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshme për pushtet në Meksikë, mbi korridoret e transportit drejt SHBA-së, ku kanë ngelur mijëra vetë të vdekur. Pasi gjykatat meksikane vendosën që ai mund të ekstradohej në SHBA në vitin 2001, Guzman u arratis nga burgu në një kamion rrobash të palara. Ajo çfarë kanë të përbashkët të gjithë është se krimet e tyre të kryera në nivel kombëtar apo ndërkombëtarë kanë pasur një domethënie të tillë, saqë duhej të ndiqeshin botërisht.
Osama Bin Laden
Njeriu më i kërkuar në botë mendohet se fshihet në Pakistan. Presidenti amerikan, George W. Bush ka thënë se Bin Laden kërkohet, i vdekur ose i gjallë. Por, për gjashtë vite, Bin Laden ka mundur t'i rrëshqasë kërkimit më të madh të organizuar në ndjekje të një njeriu, në historinë ndërkombëtare, duke qëndruar në zonat rurale në kufirin mes Afganistanit e Pakistanit. Bin Laden, lideri i Al-Kaedës është akuzuar nga gjykata federal në Nju Jork, për bombardimin e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë më shumë se 200 njerëz. Bin Laden është bërë përgjegjës edhe për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Departamenti i Shtetit Amerikan ka vënë një shpërblim 25 milionë dollarë për kokën e tij.
Joaquin Guzman
Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë "famën" e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si "el Chapo", apo "shkurtabiqi" drejton kartelin e "Sinaloa", i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshme për pushtet në Meksikë, mbi korridoret e transportit drejt SHBA-së, ku kanë ngelur mijëra vetë të vdekur. Pasi gjykatat meksikane vendosën që ai mund të ekstradohej në SHBA në vitin 2001, Guzman u arratis nga burgu në një kamion rrobash të palara. Që atëherë autoritetet nuk kanë arritur ta kapin.
Alimzhan Tokhtakhounov
Tokhtakhounov, nga Uzbekistani është fytyra e re e mafiozit rus, sidomos qëkur Semion Mogilevisch u arrestua në fillim të këtij viti. Tokhtakhounov njihet si "Taiwanchik" për shkak të tipareve të tija aziatike. Qeveria amerikane e konsideron atë një "figurë të madhe në krimin e organizuar euro-aziatik", i cili është përfshirë në "shpërndarje droge, shitje ilegale armësh dhe trafikim i automjeteve të vjedhura". Ai dyshohet se ka dhënë ryshfete në gjithçka në Utah, nga konkurset e bukurisë e deri tek lojërat sportive. Në vitin 2002, qeveria amerikane e akuzoi atë se i kishte dhënë ryshfet anëtarëve të jurisë të patinazhit artistik, që të votonin në favor të skuadrës franceze.
Dawood Ibrahim Kaskar
Njeriu më i kërkuar i Indisë, drejton "D-Company" një grup krimi i organizuar me bazë në Mumbai. Ky djalë polici, mbikëqyr një perandori kriminale të përfshirë në të gjithë llojet e aktiviteteve ndërkombëtare, duke përfshirë trafikun e drogës, falsifikimin, kontrabandën e armëve dhe vrasjet. Ibrahimi dyshohet se ka organizuar shpërthimet e Bombeit në vitin 1993, ku mbetën rreth 257 vetë të vrarë dhe 713 të plagosur. Ai mendohet se ka lidhje me Al-Kaedën. SHBA e kanë deklaruar atë terrorist botëror dhe OKB-ja ka tentuar të ngrijë asetet e tij. Edhe pse qeveria e Pakistanit e mohon, Ibrahimi 52-vjeçar mund të ndodhet pikërisht në këtë vend. Mendohet se ai ka lidhje të ngushta me Shërbimet e Inteligjencës së Pakistanit dhe se gjithashtu ka kryer operacione plastike për të ndryshuar paraqitjen.
Matteo Messina Denaro
Rrjeti më i famshëm i krimit të organizuar në botë vazhdon të jetë i fuqishëm dhe anëtari më i famshëm dhe i frikshëm, i cili ndodhet në arrati është Denaro, i njohur gjithashtu edhe si "Diabolic". Pleiboi i mafies italiane, Denaro, njihet për stilin e jetesës së dhënë pas kënaqësisë, pasionin e tij për makinën "Porche" dhe markën e orës "Rolex". Ai mendohet se ka marrë përsipër veprimet e mafies në periudhën që preku organizatën mafioze "Cosa Nostra", ku u arrestuan disa prej liderëve të saj. Ndër anëtarët më të njohur që u arrestuan ishte Bernardo Provenzano, i cili mundi të kapej nga autoritetet italiane në vitin 2006. Denaro luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e "Cosa Nostra" në vitin 1993.
Felicien Kabuga
Njeriu më i kërkuar në Afrikë akuzohet se është personi kryesor që qëndron pas një prej gjenocideve më të tmerrshme në historinë njerëzore. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ruandën po e kërkon Kabuga-n për "shkelje serioze nën Konventën e Gjenevës 1949, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid", në lidhje me masakrën e bmi 800 mijë grave, burrave dhe fëmijëve nga Ruanda në 100 ditë terrori në vitin 1994. Biznesmeni i pasur akuzohet se ka regjistruar grupet guerile Hutu që kanë kryer vrasjet. Stacioni radiofonik i Kabuga përhapte ideologjinë ekstremiste Hutu dhe ka nxitur dhunën ndaj popullsisë Tutsi në Ruandë. Ai gjithashtu ka furnizuar me armë, uniforma dhe transportim trupat. Kabuga është larguar nga Ruanda dhe mendohet se është diku në Afrikë.
Pedro Antonio Marin
I njohur si Manuel Marulanda, Marin është lideri afatgjatë i "Fuerzas Armadas Revolucionaria Colombia" apo "FARC", një grup marksist, i themeluar në vitin 1960 duke marrë shkas nga figura e Fidel Kastros. Marin akuzohet tashmë për sipërmarrje në biznesin e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale, si rrëmbimet për të marrë shpërblim. Qeveria amerikane, e cila e ka cilësuar tashmë "Fuerzas Armadas Revolucionaria Colombia", si një grup terrorist, ka thënë se ky grup kontrollon pjesën më të madhe ë prodhimit të kokainës kolumbiane dhe furnizimin e gjysmës së tregut botëror të kësaj lënde narkotike. Qeveria amerikane ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për Marin.
Joseph Kony
Kony është kreu i "Lord's Resistasnce Army", një grup gueriles që po përpiqet për të stabilizuar një qeveri teokratike në Ugandë, duke përdorur mënyra brutale. Nën Kony-n, "Lord's Resistasnce Army" ka zhvendosur 2 milionë njerëz dhe ka krijuar shkallën më të lartë të rrëmbimit të fëmijëve në botë. Kony ka urdhëruar rrëmbimin e rreth 60 mijë njerëzve, duke përfshirë 30 mijë fëmijë, duke i detyruar ato të luftojnë në fushatën e tij të vrasjeve, përdhunimeve, gjymtimeve dhe skllavërisë seksuale. Mendohet se ai i detyron fëmijët të vrasin prindërit e tyre, si pjesë e fillimit të pjesëmarrjes në grupin e tij. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër arresti me 33 akuza.
James "Whitey" Bulger
Bulger është lideri i bandës "Winter Hill Gang", një familje kriminale amerikano-irlandeze me bazë në Boston, e cila kontrollon tregtinë ilegale të drogës dhe grupet e zhvatjes në jug te Bostonit. Bulger ka dëshmuar se sa e vështirë mund të jetë për të kapur një kriminel. FBI-ja e ka ndjekur Bulger për më shumë se një dekadë për rolin e tij në shumë vrasje. Pasuria e tij vlerësohet të jetë nga 30-50 milionë dollarë dhe mendohet se ka lidhje me sipërmarrje të mëdha kriminale në Amerikën e Veriut dhe Evropë, duke përfshirë këtu dhe Ushtrinë Republikane Irlandeze. 78-vjeçari përdor pasurinë dhe kontaktet për të mos rënë në dorë të autoriteteve dhe mendohet se me të në arrati është dhe e dashura e tij. FBI-ja ka vënë një shpërblim 1 milionë dollarë për të.
Omid Tahvili
Tahvili është boshti kryesor i një familjeje krimi të organizuar persiane në Kanada. Familja është e lidhur me Triadat dhe grupe të tjera kriminale botërore. I njohur si Nino, Tahvili doli qetë-qetë nga dyert e një burgu të sigurisë së lartë në British Kolumbia, në nëntor, pasi u premtoi dy rojeve nga 50 mijë dollarë. Ai pritej të dilte në gjyq pasi ishte dënuar për rrëmbim dhe përdhunim. Tahvili, 57-vjeç kishte tortuar të afërmen e një personi, për të cilin dyshonte se i kishte vjedhur 500 mijë dollarë të parave të tij të drogës. Qeveria amerikane e kërkon atë për një biznes mashtrues të shitjeve nëpërmjet televizionet që u ka zhvatur më shumë se 3 milionë dollarë të moshuarve amerikanë. TO
 
shumica trafikant shume sen i keq shyqyr qe ste kuka asnjo nga shqiptaret ne top 10
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top