10 mjeshtri për super make-up

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 mjeshtri për super make-up

Nuk ke kohë për grim të kujdesshëm make-up? Mos u brengos: këto këshilla do t'ju ndihmojnë shumë, ndërkaq ju nevojiten më pak se 5 minuta. Mëso se si të bësh sa më mirë veprimet themelore make-up.Mjeshtëria 1:
PLOTثSIMI I VETULLAVE Tث RRALLA
Qëllimi:
Vetullat e theksuara ju ndihmojnë që t'i bëni sy më të theksuar.
Si të veprohet: Në qoftë se vetullat të janë të holla apo me rastin e ndukjes e ke tepruar, plotësoji me laps apo me pudër për vetulla (mund të shërbejë edhe hijesimi për sy ngjyrë të përshtatshme). Vajzat që kanë flokë të ndritshme duhet të zgjedhin nuancën e cila është pak më e errët se flokët, ndërkaq ato me flokë më të errëta - nuancë pak më të çelët. Me laps apo me brushë me maje të pjerrët, të cilën më parë e ke futur në pudër, plotësoji vetullat me disa veprime të shpejta anash, nga pjesa e brendshme drejt këndit të jashtëm të syrit. Kur të përfundosh, krihi vetullat nga poshtë-lartë (në qoftë se nuk ke brushë për vetulla, mund të përdorësh edhe brushë të vjetër dhëmbëve apo brushën e pastër të maskarasë së shpenzuar.
Koha: 1 minutë

Mjeshtëria 2:
QITJA E BAZثS Nث KAPAKث Tث SYVE
Qëllimi:
Shtresa e hollë e bazës e cila qitet në kapakë ndihmon që të kapakët e syve të marrin ngjyrën e tenit të lëkurës. Në të vërtetë, kapakët natyrorë mund të duken të shkëlqyeshëm, edhe në qoftë se janë nga pak të njollosur (posaçërisht në qoftë se ke ten vezullues). Përparësia është: ajo është baza e shkëlqyeshme e hijesimit do të rrëshqasë më pak.
Si të veprohet: Me gisht me kujdes qit bazën nga linjat e qerpikëve deri nën vetulla. Pastaj qit pak pudër pluhur për të forcuar bazën. Mos i harro këndet e jashtme të syve - në qoftë se i shndrit pikat e errëta, sytë do të të duken më të shkëlqyeshëm.
Koha: 30 sekonda.

Mjeshtëria 3:
PثRDORIMI I LAKUESIT Tث QERPIKثVE
Qëllimi:
Qerpikët duken më të gjatë, ndërkaq sytë më të gjerë.
Si të veprohet: Lakuesin përdore në qerpikë të pastër (maskara i bën të ngjitshëm, andaj do të mund të ndukësh ndonjë qerpik, në qoftë se ngjiten për lakues). Mbështete lakuesin në rrënjë të qerpikëve, shtrëngoje 10 sekonda. Nëse dëshiron të kesh qerpikë super të lakuar, përsërite këtë veprim edhe në pjesën e mesme të qerpikëve, pastaj edhe në maje. Përfundoje me një shtresë të maskaraje.
Koha: 1 minutë.

Mjeshtëria 4:
FثRKOJI BUZثT NJثRA ME TJETRثN PAS QITJES Sث KARMINIT
Qëllimi:
Ndihmon në definimin e formës së buzëve, ndërkaq nuk do të ketë linja të dukshme që mund të vërehet në qoftë se më parë ke përdorur lapsin.
Si të veprohet: Fillo nga harku i buzës së epërme (thellësinë ndërmjet dy lakoreve) dhe me veprim të shkurtër e të kujdesshëm paso skajin e buzëve deri te këndet. Në buzën e poshtme tërhiq linjën nga njëri kënd deri te tjetri.
Koha: 30 sekonda.

Mjeshtëria 5:
THEKSIMI I FAQEVE ME HIJثSIM Tث SHNDRITSHثM Tث VIZثLLUESHثM
Qëllimi:
I thekson sytë tuaj, i thekson faqet dhe i jep fytyrës sate freskinë.
Si të veprohet: Me brushëzën me maje sfungjeri qit hijesim pluhur (nuanca e verdhë e vizëllueshme i rri mirë secilës femër) me veprime poshtë-lart, nga maja e faqeve deri te gropat e syve. Nëse dëshiron të theksosh më shumë sytë, qit hijesim nën të dyja vetullat.
Koha: 1 minutë.

Mjeshtëria 6:
NGJYRA E BUZثVE E CILA DUKET E NATYRSHME
Gabim:
Nëse qet disa shtresa karmini dhe përdor lapsin për buzë i cili nuk i përshtatet karminit tënd.
Këshillë: Dëshiron buzë të përsosura, karminin apo shkëlqimin qite me gisht - krijon një pamje pak si të njollosur dhe natyrore. Gjithashtu kujdesu që të zgjedhësh lapsin për buzë i cili i përshtatet përsosmërisht nuancës së karminit tënd apo ngjyrës natyrore të buzëve tuaja.

Mjeshtëria 7:
Tث KUQTث Qث NUK DUKET ARTIFICIAL DHE ME VIJA
Gabim:
Nëse tenton "të krijosh" faqet, ndërkaq ngjyrën e qet deri te linja e rrënjëve të flokëve.
Këshillë: Të kuqtë duket më i mirë kur e qet vetëm në mollëza të faqeve. Rezultat më të mirë do të arrish me furçë me madhësi mesatare (në qoftë se furça është e madhe do të krijosh shtresa të të kuqit, në qoftë se është tepër e vogël do të bësh vetëm disa njolla). Pasi të kesh futur brushën në të kuqtë, duke shkundur me kujdes, hiq tepricën. Në qoftë se vëren në fund se në faqe ke qitur tepër të kuq, me sfungjer elimino tepricën.

Mjeshtëria 8:
VIJA PثRGJATث SYRIT

Nëse e tërheq vijën e trashë përreth syve - në fund sytë do të duken më të vegjël.
Këshillë: Vetëm ekspertët mund të krenohen me përdorimin e tushit për sy - ti më mirë zgjidh lapsin me të cilin më lehtë do të kontrollosh trashësinë e vijës. Fillo nga kapaku i epërm. Nga këndi i jashtëm i syrit tërhiq vijën në drejtim të këndit të brendshëm. Në kapakun e poshtëm qit ngjyrën në formë pikash ndërmjet qerpikëve, ndërsa në kënde pak thelloje vijën në drejtim të jashtëm.

Mjeshtëria 9:
I FSHEH GROPAT E SYVE
Gabim:
Nëse zgjedh nuancë tepër të ndritshme të korrektorit do të arrish efekt të kundërt apo nëse qet tepër, korrektori duket më i mirë kur e qet një shtresë super të hollë.
Këshilla: Zgjidh korrektorin i cili është për një grimë më i shndritshëm se ngjyra e lëkurës (apo baza) dhe që ka primesa të verdha (jo të trëndafilta|) të cilat neutralizojnë ngjyrën e kaltër të gropave të syve. Me furçë të gjerë qit një sasi të vogël korrektori nën të dy sytë. Fillo nga këndet e errëta të brendshme, ndaji në drejtim të jashtëm dhe pastaj barazoji me sfungjer të njomur kozmetik.

Mjeshtëria 10:
FORMثSIMI I VETULLAVE
Gabim:
Ndukja e tepruar apo prishja e formës së harkut.
Këshillë: Për disa minuta mbështet në vetulla një leckë të njomur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret (lehtëson ndukjen). Shfrytëzo piskatoren me maje të pjerrët për eliminimin e qimeve të shpërndara nën vetulla, duke pasuar linjën natyrore. Mos provo të formësosh apo të krijosh harkun - forma e vetullave me të cilat ke lindur më së miri i rri fytyrës sate. Kur i nduk qimet e vetullave, i tërhiq në drejtim të rritjes së qimeve dhe përherë eliminoji një nga një që rastësisht të mos e teprosh.



Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Sensual, por dhe i lehtë. Enkas për ditët e nxehta. Ja lëvizjet e duhura drejt grimit perfekt për këto kohë ...

Një make-up i rafinuar në tonalitete të lehta portokalli dhe rozë. Theksi bie te sytë, që janë trukuar lehtë. Këto nuanca të lehta e bëjnë vështrimin të freskët dhe bëjnë të mundur që ky truk të aplikohet paraditeve. Por dhe mbrëmjeve mund të përdoret, mjafton të theksosh pak më tepër sytë. Këtu po ju shpjegojmë hap pas hapi si ta realizoni. Grimi i syve është dhënë shumë i detajuar, sepse ato janë elementi kyç i këtij makijazhi. Për bazën fondotinta, pudër, laps vetullash dhe ruzh.
Hapi 1: Baza. Hapat e parë për një makijazh të plotë dhe të kujdesshëm: apliko fondotintën dhe pudrën për ta fiksuar. Pastaj “pikturohen” vetullat me një laps për to. Faqet marrin ngjyrë me ruzh-in, që aplikohet duke ndjekur linjën e mollëzave.
Hapi 2: Nuanca portokalli për sytë. Në pjesën e butë të qepallave aplikohet një hije ngjyrë pjeshke.
Hapi 3: Jepi formë syve. Për këtë përdoret një furçë mesatare për ngjyrë (jo aplikatori me sfungjer, që gjeni në konfeksione dhe është më i përshtatshëm për zbehjet). Tërhiqni sytë duke aplikuar hijen e errët drejt tëmthave.
Hapi 4: Theksoji sytë. Duke aplikuar një ton më të errët në rrëzë të qerpikëve, por dhe në harkun midis pjesës së butë të qepallës dhe harkut të zonës poshtë vetullës, sytë bëhen më shprehës.
Hapi 5 Theksim sysh (2) Aplikoni tonin e errët me një furçë në kënd.
Hapi 6: Ton poshtë syve. Po ai ton aplikohet në doza të bollshme poshtë syve. Për të theksuar më shumë sytë mund të përdorni pak pluhur të errët (ngjyrë kafe) në këndet e jashtme.
Hapi 7: Ndriçim. Për të aplikuar atë pjesë të grimit që sjell ndriçim zgjidhni një pluhur të hapur dhe lehtësisht të shkëlqyeshëm. Aplikojeni në qendër të qepallave dhe në këndet e jashtme të syve. Sfumojeni me pluhurin ngjyrë pjeshke, të aplikuar më parë.
Hapi 8: Këndet e brendshme. Dhe këndet e brendshëm të syve ndriçohen me një prekje toni të hapur.
Hapi 9: Poshtë syve. E njëjta nuancë përhapet poshtë syve.
Hapi 10: Edhe më shumë dritë. Poshtë vetullave aplikohet një pluhur i çelët për të hapur vështrimin.
Hapi 11: Dora e fundit. Toni i çelur përhapet dhe drejt tëmthave.
Hapi 12: Rimeli. ثshtë i pazëvendësueshëm. Për të korrigjuar “gabime” të mundshme përdorni një tampon pambuku pak të lagur dhe lëvizeni në formë rrethi mbi njollë, duke u kujdesur mos ta shpërndash produktin në pjesët e tjera të fytyrës.
Hapi 13: Buzët lyhen me një gloss rozë. Për ta aplikuar produktin me saktësi përdorni një furçë për buzët dhe jo aplikatorin që gjendet në konfeksion.
Hapi 14: Rezultati? Një grim i lehtë, joshës dhe elegant që është relativisht i lehtë për t’u realizuar. Nuancat e hapura humbasin papërsosmëritë e vogla dhe maskojnë dhe një dorë (ende) jo prej specialisteje. Provoje dhe nuk do zhgënjehesh nga vetja.RJeta
 
Last edited by a moderator:
Truku i duhur për Vitin e Ri? Xixëllues dhe sexy. Për të shkëlqyer në natën më të çmendur të vitit

Kristale, gurë, diamante dhe xixa. Në këtë stinë kërkesa është të shkëlqesh. Nga moda e automobilave, deri te mobiliet: çdo gjë shkëlqen e vishet nga një ujëvarë drite.
Edhe make-up-i i përshtatet kësaj tendence dhe drita bëhet sinonim i sharmit për artistët e make-up-it. Atëherë çliro diven që gjendet te ty dhe për Vit të Ri guxo dhe ti. Ja si mund të realizosh një make-up me të vërtetë rrëzëllitës.
Me buzët dhe sytë të shkëlqyeshme, lëkura e fytyrës duhet të jetë sigurisht mat. Para se të fillosh, apliko një serum me efekt lifting që tërheq lëkurën: mbaje në frigorifer dhe efekti do jetë më i dukshëm. Pastaj përhapni një krem pudër të lehtë.
Më pas është koha ta ndriçosh fytyrën me pluhura të çmuara. Elementi bazë për të realizuar një truk që shkëlqen është flakoni me xixa, që mund ta përdorësh vetëm për të theksuar sytë ose të përzier me pluhurat apo të aplikuar mbi buzëkuq e shkëlqyes. Ja disa sekrete për mos të gabuar.

Do që të të qëndrojnë sa më gjatë xixat mbi buzë? Para aplikimit, përhap një shtresë buzëkuqi të butë ose përzieji xixat me një krem të yndyrshëm: kështu ato do të japin shkëlqim të qëndrueshëm në buzë.

Për të përftuar një shtresë kompakte e të shkëlqyeshme në sy, përdor një furçë të sheshtë me fije shumë të përkulshme e aplikoje pluhurin e xixave mbi qepalla, pasi të kesh përhapur një shtresë xheli vetullash (e gjeni në parfumeri).
Rëndësi ka të zgjedhësh ngjyrën e xixave më të përshtatshme. Mund të kombinosh xixat me ngjyrën e veshjes që do veshësh për Vitin e Ri ose, në qoftë se zëvendësojnë pluhurin, me ngjyrën e syve.
Në qoftë se nuk do të gabosh, ki parasysh se ari shkon shumë me lëkurat me nuanca mjalti, argjendi harmonizohet me nuancat rozë, duke dhënë shkëlqim, ndërsa lëkurat e qarta theksohen me xixa më të kuqërremta.
Dora e fundit? Pak xixa në krahë dhe dekolte. Shtoji në një pudër të parfumosur për trupin, si bënin të famshmet njëherë e një kohë.
 
Last edited by a moderator:
اele fytyrën me trukun e duhur


Bezhë shkëqlqyese dhe si rërë, përzierje ngjyrash të zbehta, nuanca të kuqe dhe gri, vija blu: zgjidh trukun e duhur enkas për sytë e tu

Bezhë me shkëlqim dhe ngjyrë rëre

Pasi të kesh hequr nga sytë çdo gjurmë lodhjeje, mund të fillosh me trukun. “Në krye të hit paradës të tendencave të kësaj pranvere është make up-i natyral, me efekt tripërmasor”, shpjegojnë artistët e make ip-it të sfilatave të mëdha evropiane. “Për t’i realizuar nevojitet të përdoren pluhura me ngjyrat e hijes dhe dritës: “Për ta realizuar duhen përdorur pluhura me ngjyra të hijes dhe dritës: bezhë, rërë, e errët, gështenjë. Këto përhapen duke respektuar ngjyrat e qepallës. Pra, nuanca e hapur përdoret pranë qerpikëve dhe ajo e errët në vijën e harkut të syrit". Për një vështrim më të ëmbël, mund të aplikosh, vetëm në qerpikët e sipërm, një rimel ngjyrë kafë e errët.

Ne të këshillojmë:
Në rast se do që truku të qëndrojë më shumë, para se të aplikosh pluhurin, lyej gjithë qepallën me një bazë silikoni. Duke e mbajtur lëkurën paksa opake, ai bën që make up-i të qëndrojë më mirë.

Përzierje ngjyrash të zbehta
Një tendencë e fortë e stinës është ajo e ngjyrave të zbehta, pasaporta të vërteta të make up-it të tendencës. Nuancat si e jeshilja e hapur, bojëqielli e shuar ose e verdha e zbehtë janë hsuëm të përshtatshme si për paradite dhe për në mbrëmje. "Duhet pasur ama kujdes për përbërjen: është mirë të jenë kremoze, me shkëlqim dhe paksa metalike", këshillojnë mjeshtrit. "T’i aplikosh është e thjeshtë: mjafton të përdorësh furçë me fije natyrale dhe të përziesh të paktën dy ngjyra me njëra tjetrën". Për të thekusar shkëlqimin e vështrimit zgjidh një ngjyrë që kontraston me atë të irisit, për shembull jeshile po të kesh sy blu ose të kuqe po t’i kesh ngjyrë lajthie.

Nuanca të kuqe dhe gri
Pasi ishin ngjyrat top për veshjet dhe aksesorët e këtij dimri e kuqja dhe grija bëhen ngjyrat më glamour të makijazhit të pranverës. "Mënyra më e mirë për të përdorur këtë çift triumfator është të formosh “smoky eye”, pra një hije gri rreth syve. Por duhet të jetë më pak e theksuar, më e zbehtë dhe e lehtë se ajo që ishte në modë në dimër. Vetëm kështu në fakt do i japë elegancë fytyrës" këshillojnë specialistët. "Për t’i dhënë dritë vështirmit dhe krijuar vetëtitje të shkëlqyeshme sekreti është të dizenjosh një pikë të ndriçuar në këndin e brendshëm të syve me një pluhur me ngjyrë të hapur me shkëlqim".

Vija blu
Këngëtarja Amy Winehouse mban në sy një vijë të zezë, të trashë e së fundmi pak të rënë. Për të qenë aktuale, në të kundërt, vija që duhet të bësh ti duhet të jetë e përkryer dhe ngjyra e saj blu e errët, një nga ngjyrat më në modë. "Vija që përdoret tani është e gjatë dhe ngrihet drejt tëmthave. Pradaj mund të bëhet me pluhur: mjafton të përdorësh një aplikator me majë. Me këtë mënyrë, pastaj është me e lehtë ta pikturosh, sidomos po të duash ta trashësh më vonë, ngjyrë mbi ngjyrë. I shkon më shumë atyre që kanë sy të tërhequr sepse priret t’i rrumbullakosë ato" shpjegojnë specialistët.
 
Last edited by a moderator:
Ide, guidë dhe ngjyra must të stinës së re. Për një truk me të vërtetë up-to-date

Duket, s’duket
I lehtë, por i dukshëm. ثshtë loja e kontrasteve. Një shembull? Grimi i sfilatës së Givenchy pranverë-verë ‘08, ku janë “eliminuar” vetullat, është theksuar shikimi me tone të zeza dhe buzët janë bërë inekzistente.

E pafajshme jam
I bardhë borë, i pastër, i pafajshëm si në një përrallë moderne. Make up-i është në dukje shumë i thjeshtë. Por në fakt është luajtur fort me tonalitete të ndryshme pastel dhe ajo që mbizotëron mbi të gjitha është e bardha. Sfilata: Giambattista Valli.
Gozhdo me sy
ثshtë glamour-i i gruas së krijuar nga Marni në sfilatën pranverë-verë ’08. Një bazë e zbehtë në fytyrë dhe buzë, që ndizet nga pamja grafike e penelit gurkali me shkëlqim të fortë.

E ëmbël
Klasike, por me ca tone më të theksuara. Një make up i njëtrajtshëm, që të shpall lojën e transparencës së lëmuar. Grimi perfekt për ditën dhe mbrëmjet e ngrohta, këshilluar nga Ralph Lauren.

Super kukull
Pudër rozë e ndezur për mollëzat, qerpikë falsë, të ekzagjeruar për sytë. ثshtë kukulla moderne, shumë naive, shumë e ëmbël, që vjen nga pasarelat e stilistit John Galliano pranverë-verë ‘08.

Tokio girl
E gjithë fytyra në pah. Feminiteti luan me hapësirat e ngjyrave të ekzagjeruara, me linja të sakta, të harkuara, artistike. Vishnjë dhe e bardhë për sytë, e zezë dhe e kuqe për buzët. Nga sfilata Miu Miu pranverë-verë ’08.

E butë
Forca e ngjyrës, e plotë, e thellë, e dukshme. Si roza e modeleve të koleksioneve pranverore të Alessandro Dell'Acqua-s. Qëllimi? Për buzë vërtet të nxehta, të parezistueshme.
 
Last edited by a moderator:
Na bezdis grimi në plazh. E dimë. Por pa të vështirë se mund të bëjmë. Sidomos në plazh, kur duam të dukemi perfekte... pothuajse perfekte

Nga njëra anë, është karakteri estetik që nuk na lë rehat as në breg të detit. Nga ana tjetër, domosdoshmëria për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit. Të vendosësh një ekuilibër mes të dyjave, duket një çikë e pamundur. Megjithatë, edhe kësaj radhe, ca rregulla i kemi gjetur për të gjitha ato vajza që në plazh duan të duken të bukura.
Rregulli i parë që vlen për të gjitha: në det duhet mbajtur gjithmonë një grim natyral dhe i thjeshtë.
Para se të shkosh në plazh, duhet të aplikosh në fytyrë dhe trup kremin solar mbrojtës. Kjo, sepse filtri do të jetë aktiv vetëm pas 15-20 minutash. Por nuk ke qejf të shkosh në plazh pa një bazë (sidomos në ditët e para, kur na duket vetja “zhveshur” pa pak fondëtintë)? Atëherë zgjidh një fondëtintë waterproof. Sot është shumë e thjeshtë të gjesh produkte të përshtatshme për në plazh, me filtra të lartë solarë (deri në 40 SPF), që janë perfekte, të përshtatshme për plazh dhe që i rezistojnë edhe një zhytjeje në det.

Meqë në plazh përdorim pak truk, mund të theksohen më shumë se zakonisht qerpikët. Harkoji me kujdes (ose më mirë shko tek estetistja për një formë më të bukur) dhe dizenjojini me një laps për vetullat. Nëse vetullat në diell marrin një ngjyrë më të çelët, mund t’i vizatosh lehtë me laps.

Për në plazh është mirë që të përdoret gjithmonë një rimel waterproof, domethënë rezistues ndaj ujit. Vendose shtresë mbi shtresë për qerpikë të dukshëm e të zinj.
Natyrisht që edhe qerpikët mund të lyhen me bojë për një ngjyrë më të errët, por një shtresë rimeli është gjithmonë e nevojshme për t’i harkuar e për t’i bërë më të dendur.

Një vizë mbi qepalla i bën sytë me shprehës. Në plazh përdor gjithmonë një laps rezistues ndaj ujit, sepse një vizë e prishur nga dielli dhe uji i detit nuk ka të njëjtin efekt si ajo e vizatuara me kujdes dhe që qëndron e tillë edhe pas ndonjë zhytjeje. Por nëse preferon më shumë vizën, është mirë që të mos përdorësh edhe rimelin. Do të rëndohej shumë.

Theksoje abronxaturën e fytyrës me një pudër kremoze, që është më e shndritshme sesa ajo në formë pluhuri dhe që i reziston më shumë erës, diellit, ujit të detit dhe rërës.

Kurse buzëve jepu ngjyrë me një buzëkuq delikat në tonet e rozës ose përdor një shkëlqyes natyral. Syno për një produkt hidratues, mundësisht me filtra solarë.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 10 mjeshtri për super make-up

Make up për të fshehur defektet?

Mungesa e melaninës në zonat e fytyrës bën të mundur që atje të shfaqen njollat të ndryshme.Korrigjimi i tyre lidhet me homogjenizimin e tyre. Kjo, pasi ato shfaqen në zona të dukshme dhe me ngjyra të ndryshme. Njollat e bardha korrigjohen më lehtë, ndërsa njollat kafe, duan durim. Me pak pudër mund t’i mbulojmë ato. Në fillim duhet të gjejmë zonat më të acaruara, që edhe ndikojnë në mimikën tonë. Më pas nisim t’i mbulojmë ato me një ton të lehtë, në mënyrë që të mos rëndojmë pamjen. Por kujdes! Aplikimi i tonit të fytyrës duhet të jetë uniform, në mënyrë që ai të mos ndikojë në format e fytyrës. Kur njollat janë të errëta evitoni sa të mundni trukun e errët, pasi krijoni kontrast në fytyrë. Mësohuni të ekuilibroni ngjyrat. Njollat e bardha me anë të një peneli ose me gishta dhe mund të evitohen ngjyrat gri ose të akullta, që zvogëlojnë kontrastin.
defektef1.jpg
Në rast se keni shumë puçrra të lehta si shkak i alergjisë, më anë të një toni me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, aplikoni lehtë mbi to, në mënyrë që mos shkaktoni acarime ose gjakosje. Evitoni çdo lloj parfumi ose esenca acaruese, sidomos poshtë qafës, afër veshëve, pasi bëhen shkak për infeksione të rënda. Në rast se puçrrat nuk janë të acaruara, atëherë vendosni një ton më të zbehtë se e kuqja, në mënyrë që mos krijohen vija të dukshme që prishin uniformën e fytyrës. E kuqja, nëse ndiqet nga një gri e lehtë, i afrohet ngjyrës natyrale të fytyrës. Deri në këtë pikë, jeni “OK”, por duhet të kini kujdes që korrigjimet të mos jenë të thella, pasi ato prishin imazhin e zakonshëm dhe të tjerët kuptojnë marifetet e tua.
defektef2.jpg
Aknet janë një patologji e zakonshme dhe e dukshme mbi fytyrë. Kur aknet janë në fazën akute, aplikimi i ngjyrave të ndezura është zgjidhja më ideale. Kjo arrihet duke u trukuar në mënyrë sa më uniforme. Në pjesët delikate të fytyrës eliminoni kremin gjatë ditës. Ndërkohë që një masazh i lehtë i fytyrës në mëngjes me kompresa me ujë të ftohtë, do të evitojë ngjyrat artificiale që fiton lëkura në prani të akneve. Megjithatë, me aknet duhet të jeni të kujdesshëm. Kur ato acarohen, mbi to aplikoni vazhdimisht ngjyrat e rekomanduara, sidomos mbi mimikën e fytyrës, pasi atje ato bëhen më të dukshme. Gjatë natës mund të aplikoni krem ose solucion qetësues, në mënyrë që në mëngjes ato të jenë sa më pak të dukshme. /Telegrafi/
 

Attachments

  • defektef1.jpg
    defektef1.jpg
    12.3 KB · Shikime: 0
  • defektef2.jpg
    defektef2.jpg
    31.3 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top