10 kombinimet më të mira të horoskopit që padyshim përbëjnë çiftet perfekte! 03/12/20

Jetmira

V.I.P
Kur vjen puna te marrëdhëniet romantike këtu janë kombinimet më të mira të çifteve të zodiakut:

1. Luani dhe Peshorja

Natyra agresive e luanit do të zbutet nga një karakter i qetë dhe i balancuar i peshores. Të dy do të gjejnë ekuilibër dhe mirëkuptim dhe do të bëjnë një çift të përsosur.

2. Peshorja dhe Binjakët

Ashtu si Peshorja, Binjakët kanë një natyrë të qetë dhe paqësore së bashku me aftësitë e mëdha të komunikimit. Të dy do të stimulojnë intelektualisht njëri-tjetrin dhe në një mënyrë paqësore dhe harmonike gjithmonë do ti përfundojnë zënkat.

3. Dashi dhe Ujori

Këto dy shenja kanë shumë energji dhe marrëdhënia e tyre është njëkohësisht emocionuese, por edhe stresuese. Së bashku ata janë në gjendje të arrijnë qëllimet për shkak të vendosmërisë që dashi ka dhe vizionin e ujorit për gjëra të ndryshme. Krijimtaria e tyre gjithmonë do t’i bëjë ata të kërkojnë për aventura të reja.

4. Gaforrja dhe Dashi

Këto janë një shembull që të kundërtit tërheqin sepse gaforrja është emocional dhe i ndjeshëm ndërsa dashi është i guximshëm dhe karizmatik. Të dy do të ndihmojnë njëri-tjetrin të kapërcejnë dobësinë e tyre dhe do të përmirësojnë personalitetet respektive.

5. Peshqit dhe Dashi

Peshqit nuk mendojnë shumë për pasojat dhe janë impulsivë. Dashi gjithmonë e di atë që dëshiron dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur. Edhe pse marrëdhënia e tyre do të jetë gjithnjë emocionuese dhe super romantike, spontaniteti mund ti sjellë probleme.

6. Peshqit dhe gaforrja

Të dyja këto shenja janë emocionale dhe të ndjeshme prandaj marrëdhënia e tyre me siguri do të jetë shumë e gjatë. Kjo për shkak të natyrës së kujdesshme të gaforres dhe spontanitetit të peshqve.

7. Shigjetari dhe Luani

Të dyja janë shenjat e zjarrit. Në lidhjen e tyre me siguri nuk mungojnë momentet “e çmendura”. Marrëdhënia e tyre do të jetë energjike dhe gjithmonë do të kërkojnë aventura të reja.

8. Bricjapi dhe Demi

Personalitetet e tyre do t’i sjellin stabilitet në marrëdhënie, por gjithashtu nuk do të dinë si të relaksohen. Po, jeta është serioze, por duhet të marrësh një pushim dhe të relaksohesh pak.

9. Ujori dhe Binjakët

Ata gjithmonë gëzojnë një diskutim të mirë dhe do të ruajnë ekuilibrin e fortë romantik. Dinë se kur duhet të tërhiqen dhe t’i japin partnerit kohë.

10. Luani dhe Akrepi

Për shkak se luani gjithmonë dëshiron që dikush t’i japë admirim dhe komplimente, Akrepi është gjithmonë i mirë me fjalët e tij. Të dy bashkë janë një kombinim perfekt, edhe pse ndonjëherë mund të jenë shumë posesivë.
 
S’jam dakort fare
vellai im eshte luani une akrepi
skemi asgje te perbashket... biles urrehemi lol
 
S’jam dakort fare
vellai im eshte luani une akrepi
skemi asgje te perbashket... biles urrehemi lol

Flet per kombinime romantike tema zogu lol
E dhe te forte tani!
 
Po mire kjo shenja ime paska tre lloje shenjash, a lum une.?
 
lol
Une jam shenja jo-perfekte per ty (kshu per shenjen tate domethene). Mjafton kaq lol

Ta nderroj une shenjen ty burbuqe lol
e di si te boj a jo ? shenja shenja lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top