10 fakte historike (disa të panjohura) nga jeta e Ismail bej Vlorës

MrCool

Old School.
Shiko fotografinë 1691409


Historiani turk Nexhip Alpan ka shkruar një libër historik për themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin.

1- Ditëlindja e Ismail Qemalit përkon me atë të Enver Hoxhës. Deri në vitet ’90, teksti zyrtar i historisë së Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik, por edhe në memuarë të tjerë, Ismail Qemali nuk ka pasur një datë të lindjes, por shënohej vetëm viti, 1846.
Historiani turk Alpan thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846.

2 – Emri real: Një tjetër kuriozitet nga jeta e themeluesit të shtetit është se në të gjitha dokumentet e kohës ai quhet Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali, apo Ismail Bej Qemali.
Sidoqoftë, Ismail Qemali duket se ka fituar të drejtën e qytetarisë, pasi kështu gjendet pothuajse në të gjithë librat zyrtarë të historisë.

3- Martesat dhe fëmijët: Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edrenesë.
Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qami Bej.

4 – Poliglot: Ismail Qemali dinte, veç shqipes, edhe shtatë gjuhë, të cilat ishin osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja frëngjishtja, sllavishtja.

5 – Vdekja, e dyshimtë: Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime. Mendohet se ai është helmuar. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi iu hoqën organet e brendshme duke zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

6 – Flamuri që ngriti: Ka pasur diskutime dhe ende nuk është zgjidhur se cili flamur është ngritur më 28 Nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë historike të Vlorës. Një variant është se flamurin e qëndisi Marigo Pozio, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit; një variant tjetër është se flamurin e solli Spiridon Ilo nga SHBA; ndërsa varianti i tretë është ai Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit, flamurin ia kishte falur Aleadro Kasstriota, burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

7- Fotoja simbol: Fotoja simbol e Shpalljes së Pavarësisë ka ngelur ajo e datës 1 dhjetor 1912. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912.

8 – Dokumenti i Pavarësisë: Nuk është gjetur dokumenti original i Shpalljes së Pavarësisë. Ai që është, është kopje e Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës.

9 – Sa qëndroi në pushtet: Ismail Qemali, si kryeministër dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar që qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, dmth, 12 muaj e 56 ditë.

10: Eshtrat: Si fillim, kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosisë së tij, në Kaninë. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919, ditën e mërkurë. Pas 13 vitesh të prehjes në kalanë e Kaninës, trupi i pajetë i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar u zbrit në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Trupi i Ismail Qemalit u vendos në atë vend ku ndodhet edhe sot, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figurën e “Flamurtarit”, një vepër kjo e skulptorit të shquar Odise Paskali.


huazuar nga: bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top