Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar

1444390485ramakonference.jpg

Shqipëria humbi betejën në fushën e lojës me Serbinë në ndeshjen e luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, por fitoi tri pikë të arta si vend dhe si popull.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet këtë të premte, ku falenderoi të gjithë tifozët për sjelljen shembullore të treguar në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij.

“Humbëm në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që me gjasa na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ky mesazh nuk duhet marrë si ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, por vijoi se nëse tifozët kuqezinj do të kishin rënë në batakun e skenareve të dhunës vendi do të humbte shumë më shumë.

“Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb. Përulem me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë. Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”, vijoi ndër të tjera Rama.

/ Top Channel
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Epo mire e ka..nderi mbi te gjitha! :p Edhe dhelpra kur se arrinte rrushin ashtu tha lol
Me te vetmin ndryshim qe skish asnje lloj provokimi ama nga ana e tyre sic ndodhi ne ndeshjen e pare nga ne..! Mos ndoshta nderi u takon prap atyre lool!!
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

shyqyr qe nuk " u perdhunum" nga nderi moj WOW.....nderi mbi cdo gje
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Edhe per Papen, per Bushin, kur kane ardhur, nuk ka patur masa te tilla policore, nuk ka patur nje presion te tille, saqe shpesh te krijohej idea se nuk duhet te dilje fare nga shtepia, sepse kishe frike se do ndodhte dicka e keqe.

Na duhej imazhi, sic eshte edhe psikologjia e kesaj qeveria....dhe imazhi i rreme u arrit!

hajduti
 
Sepse Papen e Bushin ne i duam....kurse serbet snuk

ka goxha dallim...mgjth me mire qe ishte , por e gjithe kjo situate krijoi realisht nje ndikim jo pozitiv si tek futbollistet tane por edhe te vete ne tifozeria
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Me k'te kryeminister frymezues qe kemi , kujt I duhet fitorja ... lool
Ju dhame fitoren shkijeve I pritem edhe I respektuam si te shpise - kemi Dalur taman faqebardhe... Bravo Edit .
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

So ken keq mej mas fitu edhe ato tri piket tjera se sot ishim edhe me te arte ne sferen globale :p

edhe ishin ne kualifikim edhe per mikpritje :vesyze:::cool::
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Serbia Wins in Albania Amid Heavy Security

ELBASAN, Albania — In the end, the snipers stood down and the fans went home in silence.

...More than 2,000 police and 500 special forces officers patrolled the streets, and snipers took positions on the rooftops surrounding the Elbasan Arena. Huge, Russian-made helicopters flew overhead as the police, equipped with water cannons and tear-gas canisters, tried out crowd-control maneuvers. “It is for practice,” a police officer explained over the deafening sound of the rotor blades overhead.

Artikulli i New York Times per ndeshjen dhe masat qe ishin marre:

http://www.nytimes.com/2015/10/09/sports/soccer/serbia-wins-in-albania-amid-heavy-security.html?_r=0

Kete "fitoren" politike kryeministri yne ta fusi, atje ku e di vete, sic me te drejte ia thote edhe Doctori.

P.S Ballist Morina mbetet ne burg: “Do doja të isha para një gjykate serbe të mbroja krenarinë shqiptare”

hajduti
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

"PIKث E ARTث"... Porse eshte deshtim ne 4minutat e fundit, i ngrenët 2gola paprit......

Poashtu lojetaret shqiptarë dukeshin shum te rinj, kurse ata serb ishin mbi 30-t e siper....
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Ato pike te arta i kemi pasur nder shekuj mor zotri , por ti u mundove te fitosh pike te arta personale ne shpin te kombtares
dhe te çunave , duke ju shtuar edhe me shume presjon nga çkishin .
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

O lere futbollin, e fillo me politikën.

Kurr falë mos i qofshim pikave të nderit me shkijet.
Me ta kur nuk koritesh.
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Po po piket i morem krenar per civilizimin tone, te dhj**ere dolem ama krenar
kjo ka rendesi.
Dy te rrahura ste bejne keq.Cit.ime gjyshe.
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

Qeveri me antishqipetare se kjo ska pasur si tek kjo ndeshje . Ne mund te jemi mikprites , por jo te perdhunojme veten per respekt te "mikut" qe na pret si armik
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

sa gallate qe kemi ne shqipet, tallemi me veten...nje ndeshje futbolli eshte edhe humbet robi ahahah...edhe ne kete rast qeveria Edi Rama e ka fajin sic e ka Saliu per te tjerat ahahaha........... po te pranojme qe humbem se luajten me mire nga fundi ata...nder apo jo nder ska rendesi... humbi skduadra jone ska lidhje politika se na u trash koka duke i vene fajin per cdo gje qeverise....... NE LOJE NJERI HUMB TJETRI FITON E KJO VARET KUSH LUAN ME MIRE.

ps. saper kete Morinen...po normal ne burg se u kap me pistolete, pak aksidente e jo aksidente kane ndodhur kur dikush ka pistolete...keshtu qe mire e kane bere qe e kane mbajtur....ky beka dhe pordh, te isha para nje trupi gjykues serb..po ik o Morina ta kishe pare ndeshjen ne shtepine tende bashke me shoket mire do beje...
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

He se nuk eshte fundi i botes si beni dhe ju!sa e sa ekipe te forta kan humb ne kampionat e jo me nje humbje se beri komtarja jo ...siku te kishim fitu ato gola ne jam e bindur se serbet do krijonin ndonje tollovi:lool:mir se u qetsuan me ato gola edhe pse kAn humb me shum gjat ndeshjes vitin se iku:snob:
 
Titulli: Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar -

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top