"Përgjaket" Zurichu, rrihen tifozët shqiptarë dhe serbë

Aguron

Anëtar Aktiv
Qeshtu po thot Telegrafi :D

"Përgjaket" Zurichu, rrihen tifozët shqiptarë dhe serbë

p-euml-rgjaket-zurichu-rahen-tifoz-euml-t-shqiptar-euml-dhe-serb-euml_hd.jpg


Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen.
Por, kështu nuk ishte edhe në Zurich! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person u lëndua.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrichut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi.

Provokimet dhe konfliktet në mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zurichut, shkruan 20minuten.ch dhe transmeton albinfo.ch. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”.

Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , dujke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital.
 
Titulli: "Përgjaket" Zurichu, rrihen tifozët shqiptarë dhe serbë

Ah keto gazetat tona. Gjithe kjo lufte me nje te lenduar :mendim:
 
Titulli: "Përgjaket" Zurichu, rrihen tifozët shqiptarë dhe serbë

Dhe ky i lenduari i vetem paska qene polic :D
 
Titulli: "Përgjaket" Zurichu, rrihen tifozët shqiptarë dhe serbë

Mos, ky polici, kishte mbathe kepucet e reja? - duhet pyet telegrafin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top