Rama tërbohet me ministrat: Turkoshakë, ambasadorët tallen me ju.

Kryeministri Edi Rama duket se nuk mban më.

Ai u ka dërguar një letër ministrave të tij, duke i quajtur arrogantë, që po shkëputen nga realiteti i përditshëm.

Letra është zbardhur nga Newsbomb.al.

Sipas Ramës, ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët dhe orët e entuziazmit të qeverisjes janë zëvendësuar me pasdite turkoshake në kafene, në dreka e darka të gjata.

“E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era”, shkran Rama.

“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen”, shkruan Rama.

Ja e-maili i plotë i Ramës:

Qysh ne fillim te kesaj aventure te perbashket dhe ne vijim ju kam folur sa kam mundur, mbase jo aq shpesh sa eshte dashur, per rrezikun numer 1 qe kercenon ecurine e punes tone: ARROGANCEN! Dhe jam munduar, mbase jo aq sa ka qene e mjaftueshme, t’ju sensibilizoj lidhur me faktin se e kunderta e ARROGANCES, modestia ne sjellje dhe sforcoja per te qene te begenisur me kedo, duke filluar nga maredheniet me njeri – tjetrin, pastaj me deputetet e me tutje, jo per nga rendesia, me njerezit e çdo kategorie, eshte arma e pazevendesueshme ne luften e jashtezakonshme me veshtiresite e ketij vendi e me merzine, lodhjen, stresin e njerezve…

Konstatoj me shqetesim, nje shqetesim qe ndjej se po kthehet ne hidherim, se po marrim pak nga pak po ne menyre te pandalshme tiparin e nje pushteti arrogant ne sjelljen me Tjetrin; e nje pushteti njerezish qe po i dorezohen lehtesise se reagimit ndaj veshtiresive duke e shprehur kete dorezim ne formen e vet primare qe eshte ARROGANCA, mosvemendja, paraqendeja, nervozizmi dhe rrjedhja e lire e marredhenieve me Tjetrin; e nje pushteti qe fatalisht po merr trajten turkoshake ne sjelljen e njerezve te vet me perfaqesues qe jeni ju, secili ju!

Arrogante me njeri – tjetrin ne te gjitha format e shprehjes se ketij tipari gerryes per pushtetin. Arrogante me deputetet qe jane kush jane dhe si jane, jane baza e pazevendesueshme per te ngritur punen tone te perditshme dhe per te realizuar objektivat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata!

Arrogante me miletin, permbledhur ne kete koncept te gjithe pa perjashtim e pa ndryshim kategorish…

Reflektimi i kesaj arrogance ndjehet ne raportin me detyren fatkeqesisht, detyre qe nuk behet me pasionin e me kembenguljen e oreve te para, po gjithnje e me shume me rehatllekun e oreve te pasdites turke, nje lloj zhegu ku kane filluar te degjohen gerrhitje te rehatshme nen zhurmen e mizave.

Ndjehet reflektimi i kesaj arrogance ne raportin gjithnje e me turkoshak me kohen, ku stresit e pagjumesise se fillimit i’a ka lene vendin limontia rraskapitese e lodhjes prej kotesive, drekave, darkave, muhabeteve dhe, ruajna zot, vemendjes se shtuar per interesat e vogla.

Por me e keqja e te keqijave, kjo arrogance merr trajta te turpshme nen ju, pergjate linjave te piramides ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman te arrogances se pushtetit te vogel te njerezve te vegjel mbi te tjeret pa dallim.

A ju ka munduar ndonjehere pyetja se ç’behet ne zyrat e tjera te ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre – kater vete, te cilet jane jashte prezences suaj jo lidershipi po gjeneratori me i fuqishem i arrogances dhe idiotesise se verber te vetekenaqesise prej te qenit njerezit e besuar te ministrit a ministres?

Po pyetja se ç’behet me tej, ne godinat jashte barkut te pallatit te pushtetit tuaj, ku horrlleku ne sjellje dhe gerryerja e gjithandejme e pushtetit tone vijon perdite, çdo ore, ne çdo raport pune dhe mbi çdo pune per t’u bere e per t’u raportuar?

Ke pyesni ju, nese pyesni, per menyren se si ju shohin te tjeret dhe se si dukeni ne kryerjen e detyres suaj? Pyesni ata qe ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i te afermve te perhershem e sa nga interesi i strukturuar ne skuthllekun e afrimitetit konjuktural dhe me te cilet merrni neper goje te tjeret, duke filluar nga njeri – tjetrin, duke dhene mendime te lira e te habitshme ne peshen e tyre negative qe pastaj marrin dhene neper Shqiperi? Apo pyesni ata qe punojne me ju te cilet jane me te paret qe ju bejne cope dhe shpesh me te drejte, kur u qellon te flasin per menyren e drejtimit tuaj ne rrethe te ndryshme?

E pra, mesojeni perpara se sa te behet vone sepse se shpejti do jete vone, qe une nuk bashkejetoj dot me kete situate dhe nuk i honeps dot me reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerezit, qe nga shqiptaret e deri tek nderkombetaret qe kane nisur te bejne humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk honeps dot me as qe porosite e mia ne kete drejtim te merren si pjese e merzitshme e te qenit ne nje klase ku fjalet e zyshes i merr era!…

Me siguri qe secili apo secila prej jush thote me vete tani po me mua ç’ka ky qe me ka futur ne letermarresit e ketij mesazhi(?), por perpara se sa te gjeni veten ne keto radhe mundohuni te gjeni thelbin e ketij shqetesimi shume serioz qe afekton imazhin, sjelljen dhe performancen e skuadres sone. Sepse une nuk shoh asnjerin prej jush si nje individ e aq, po secilin prej jush si lojtar te nje skuadre qe e kam zgjedhur per te ndryshuar Shqiperine duke filluar nga ndryshimi i kultures se drejtimit, i sjelljes ne drejtim, i seriozitetit per gjerat e “vogla” qe ne fakt jane guret e themelit per te bere te medhate!

Nuk pres pergjigje, po reflektim te thelle permes nje ndryshimi radikal te sjelljes dhe nje pastrimi te sameshpejtshem te pasqyres ku po deformohet dita – dites profili i qeverise sone si rezultat i renies ne batakun e vetemjaftueshmerise idiote qe i mbyt qeverite nga brenda; nga brenda zemres se çdo ministri; nga brenda trurit te çdo pjesetari te ekuipazhit drejtimhumbur; nga brenda kabinave te institucioneve qe vuajne peshen e ujit te futur ne zemer e ne tru per se pari!

Merreni kete mesazh si nje S.O.S jo si nje sosje te durimit tim prej ndonje a disa arsyeve te pathena me lart sepse te tilla ju siguroj qe nuk ka.

Kjo qeveri ka vetem nje armik dhe ky armik eshte turku qe jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o pergatituni per te lene anijen!!!

(c)Mapo
 
Titulli: Rama tërbohet me ministrat: Turkoshakë, ambasadorët tallen me ju.

dhe pasi zysha doli jashte klases ata serisht me Arrogance thane - po ky c'pati?
 
Titulli: Rama tërbohet me ministrat: Turkoshakë, ambasadorët tallen me ju.

I paskan bêre hack emailit , te kryeministrit ? Leter pa lidhje.
 
Titulli: Rama tërbohet me ministrat: Turkoshakë, ambasadorët tallen me ju.

I paskan bêre hack emailit , te kryeministrit ? Leter pa lidhje.

Jo Zana nuk mendoj se ja kane hackuar, thjesht kjo eshte ajo qe ai dhe ministrat duan qe ne populli te dime se cfare behet gjoja pas siparit.
Nuk kuptojne nje gje keta "burra" se te gjithe jemi te lodhur me fleterrufete e tilla, duam gjera konkrete. Nuk ka kohe me qe kryeministri ti shkuli dikujt veshin e dikujt barsetatat...
 
Titulli: Rama tërbohet me ministrat: Turkoshakë, ambasadorët tallen me ju.

Ky Rama varet ca malli merr.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top