Marylin Monroe

loyalx

Muslim
Duket se e vërteta e plotë për një nga vdekjet më të mëdha dhe më misterioze, atë të aktores bukuroshe Marylin Monroe, gjendet në një dosje të FBI-së.

Faktikisht, dyshimet për vdekjen e saj në këto 45 vjet gjithmonë kanë qenë të shumta, duke lidhur dhe ngritur teza se gjithçka ka ardhur si rezultat i lidhjes së saj me vëllezërit Kennedy.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë ka dalë një "teori" e re shokuese, e cila mbështet me forcë faktin se bukuroshja nuk kishte ndërmend të vriste veten, por u la që të vdiste nga "miqtë", që në fakt duhej ta shpëtonin.

Në një dokument të jashtëzakonshëm, të papublikuar ndonjëherë, dhe të nxjerrë në dritë nga një regjisor australian, sipas asaj që raporton e përjavshmja britanike "The indipendent", FBI-ja "tregon" se si aktorja 36-vjeçare hollivudiane kishte bërë një "pakt" për të "shtirur" një tentativë vetëvrasjeje, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e Robert Kennedy (vëllai i Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, John. F. Kennedy, thuhej se kishte lidhje edhe me të), me të cilin ajo kishte një raport dashuror, që e detyroi të ndahej nga gruaja.

Sipas asaj që ishte shkruar aty, Marilyn i kishte treguar për planin e saj Peter Lawford, edhe ai aktor dhe bashkëshort i motrës së Bobit, Patricia Kennedy, dhe kishte rënë dakord me të për "të ardhur në kohë" për ta shpëtuar.

Marilyn kishte marrë një dozë shumë të madhe barbiturikësh, siç i ishte thënë Lawford-it dhe pak miqve të tjerë të ngushtë të saj, por u la të vdiste dhe askush nuk bëri gjë për ta shpëtuar. Biondja më e famshme në botë u gjet e vdekur mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962, nudo në krevatin e saj, ku ndoshta kishte pritur kot më së koti që të "vinte sërish në jetë".

Në dokumentin që deri tani ka qenë "top secret" dhe i sapo bërë publik falë ligjit për lirinë e informacionit, FBI-ja tregon për regjistrimin e një telefonate "ngjethëse" të bërë mes aktorit Lawforfd dhe Bob Kennedy natën e vrasjes së Marylin. Në atë telefonatë, Kennedy pyeste: "Atëherë Marilyn ka vdekur apo jo?" Sipas regjisorit australian, Philippe Mora, aktorja Monroe ishte bërë e padëshiruar për Kennedy-n, sepse kishte kuptuar se Bob nuk do të ishte martuar kurrë me të dhe e kërcënonte se do të tregonte gjithçka për lidhjen e saj me vëllezërit Bob dhe John.

Mes të tjerëve që ishin në dijeni për tentativën e "rreme" të vetëvrasjes së yllit amerikan dhe që nuk bënë asgjë për ta ndaluar, duket se kanë qenë edhe psikiatria e Marilyn, Palph Greenson, guvernantja e saj, Eunice Murray, dhe agjenti i saj i shtypit, Pat Newcomb.

Madje, Lawford kishte arritur deri aty sa kishte bindur Greenson që t‘i jepte më tepër se 60 kapsula barbiturikësh, pikërisht në atë kohë kur Marilyn po përpiqej që t‘i linte. Në gushtin e atij viti, kufoma e Marylin u zbulua nga zonja Eunice Murray, një infermiere e "këshilluar" për Marilyn nga psikiatria e saj, doktoresha Ralph Greenson. Ka nga ata që thonë se në ditën e vdekjes së saj kanë kaluan rreth pesë orë, pastaj i lajmëruan autoritetet policore.

Gjatë atyre orëve, Marilyn u çua në spitalin "St. John" në Santa Monica, por spitali refuzoi për ta pranuar këtë rast, për shkak se viktima ishte një personazh i famshëm. Kjo ardhje e policisë në orët e vona të natës la hapur ndër vite shumë spekulime, sipas të cilave Murray mund të ketë ditur më shumë gjëra se ato që tregoi. Në të vërtetë nuk dihet akoma nëse kjo është e vërteta mbi vrasjen e aktores bukuroshe.

Kush ishte Marylin Monroe?

Marilyn Monroe, emri i vërtetë i së cilës është Norma Jeane Mortensen, e lindur më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos, ka qenë një aktore amerikane. Miti i saj dëshmon qartë për talentin e një gruaje ndryshe nga të tjerat, dëshmon qartë një ëndërr të ndaluar për miliona njerëz të pasionuar pas kinemasë.

Bukuria dhe talenti që rrezatonte nga ekrani i madh dhe nga kopertinat e revistave më të famshme të kohës "kontribuuan" që të bëhet një seks simbol jashtë çdo kohe dhe përmase. Për të mos folur pastaj për thjeshtësinë dhe brishtësinë që e bënë një ikonë të vërtetë të kulturës pop. Marilyn ka qenë gjithashtu edhe një këngëtare, sigurisht jo mes atyre me karrierë më të shndritshme, por me një timbër vokal, në gjendje për t‘i bërë për vete të gjithë ata që e dëgjonin.

Mes sukseseve të saj, thuajse të gjithë të futur në përmbajtje të filmave të interpretuar prej saj, ishte edhe e famshmja "My Heart Belongs To Daddy" i Cole Porter. Suksese të tjera këngësh të Marilyn ishin "Bye Bye Baby", të kënduar në filmin "Burrat preferojnë biondet" dhe "I wanna be loved by you", kënduar në filmin "Dikujt i pëlqen e nxehtë". Marilyn si këngëtare do të kujtohet edhe për një tjetër interpretim në festën e ditëlindjes së Presidentit

Kennedy, "Happy birthday mister president". Aktorja bukuroshe u bë e famshme në vitin 1949, kur pozoi nudo për fotografin Tom Kelley dhe u pagua për 50 dollarë. Vitet e fundit të jetës shtrohej shpesh në një klinikë psikiatrike, pasi vuante nga çrregullime mendore.

Martesat

Marilyn Monroe u martua me James Dougherty më 19 qershor të vitit 1942 dhe u divorcua në vitin 1946. Në vitin 1951 u njoh me Joe di Maggio, me të cilin u martua më 14 janar të vitit 1954. Lidhja e tyre nuk do të ishte e lehtë, për shkak të xhelozisë që Di Maggio tregonte ndaj gruas së tij të bukur. Më pas u martua me komediografin Artur Miller në një ceremoni civile më 29 qershor 1956, me të cilin u nda në vitin 1961


Vdekja

Marilyn është varrosur në "Westwood Village Memorial Park Cemetery. Ajo u varros aty, sepse po aty prehej edhe halla e saj që u kujdes për një periudhë kohe për të. Kur karriera e saj ishte drejt rënies i kërkoi grimierit të saj t‘i premtonte se edhe ditën e vdekjes do të kujdesej për trukun e saj


explorerunivers.forumslife.com
 

Attachments

  • 3p8packs.jpg
    3p8packs.jpg
    15.3 KB · Shikime: 25
Se ku pash me i ven atje lart qe thoshte "Aktores" pse aktore ka qen ajo mi ?
un e disha per prostitut :p
 
un gjithmon e kom adhuru ket krijes..nuk osht ku me dit sa e bukur amo ka diqka qe t'ngreh be, t'kap kejt..edhe mu m'vjen keq qysh ka vdek dhe gjith ato probleme qe ka pas me dashni..
 
Boll mire ja kane bo. Kqyre ku i ka rrase hunt veQ sherr me bo lol
 
Pash ne TV 1ditè historin e saj...per kohen e saj ishte vertet e bukur tani me kjtohet aj fragment i documentarit..ne ditlindjen e Kendy ku i kendon happy bday..ishte veshur vertet bukur dhe shum shum sexy,skandaloze per atè kohè..
Mua me plq vetem per pamjen e saj andaj nuk dua ta kujtoj si 1vajzè qe deshtoj gati ne cdp sferè..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top