Amerikanët që braktisën New Yorkun për Lipjanin

Amerikanët që braktisën New Yorkun për Lipjanin


20150808233800984646.jpg
Ka lindur dhe ka jetuar për 25 vjet rresht në Albany, kryeqytetin e shtetit amerikan New York, mirëpo në vitin 2005 Jeffrey Diehl, tashmë 35 vjeç, kishte një mision humanitar bashkë me bashkëshorten Deborah në Lipjan, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe, përderisa po shërbenin për qëllime humanitare nën ombrellën e OJQ-së UFM, nuk kishin besuar qysh në fillim se pak kohë më vonë do të vinte një vendim i ri për jetën e tyre.

Atëkohë nuk i kishin të lindur asnjë nga tre fëmijët që kanë tani dhe kishin blerë një truall në periferi të Lipjanit për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë vend. Pas ndërtimit të shtëpisë së re të projektuar vetë nga Jeffi ndër punët e para ai e kishte menduar edhe hapjen e një firme ndërtimi e renovimi.

20150808233654757.jpg

Firma “Integriteti” do të lindte si nevojë e kohës dhe të filleve të para të amerikanit që përfundimisht vendosi të braktiste New Yorkun për të bërë jetesë në Lipjan. Prindërit Jeff dhe Deborah tashmë flasin shqip më mirë se sa mund të mendohet, kurse vajza e madhe Emma shkollohet në gjuhën shqipe. Kjo familje amerikane tashmë themelet e para në Lipjan i ka hedhur.

“Kemi arritur në Kosovë në nëntor të vitit 2005 me një organizatë në sallën ‘Better Life’ në Lipjan si OJQ (UFM) shoqëri humanitare dhe jofitimprurëse në ShBA. Ndërkohë duke punuar mësuam se këtu ka nevojë për ndihma, por edhe për punë, krijuam shoqëri dhe e ndieja nevojën për të pasur një shtëpi. E kemi blerë truallin më 2008 dhe e kam ndërtuar shtëpinë ku tashmë edhe jetoj me kënaqësi”, tregon Jeff për “Kohën Ditore”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me “Koha Ditore”)

koha/net
 
Titulli: Amerikanët që braktisën New Yorkun për Lipjanin

Kur te shkoj ne Lipjan, do bej nje takim miqësor me ta :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top