Zbulohen veti të reja strukturore të qimes

Arfenilla

Themelues i Forumit
kimja-620x330.jpg
Struktura e flokëve të njeriut është studiuar gjerësisht për më shumë se 70 vjet, por një pasqyrë e plotë e strukturës së saj lokale është dëshmuar e pakapshme.
“Qimja e njeriut përbëhet kryesisht nga molekulat e keratinës së rregulluar në strukturën hierarkike, ku blloku themelor quhet filament i ndërmjetësuar”, tha dr. Stanic.
Derisa i studionte materialet e përdorura për trajtimet e flokëve, dr. Stanic dhe kolegët e saj po e pyesnin veten se çfarë efekti kishin këto trajtime në strukturat e difraksionit (shpërbërjes) të flokëve.
Edhe pse modelet e difraksionit janë shqyrtuar dhe raportuar në disa botime në të kaluarën, ato përfshinin grupe të fibrave të flokëve apo mikrodifraksione në fibrat e vetme të flokëve; dhe, në mënyrë të konsiderueshme, rrezja-X ishte gjithmonë e orientuar pingul në aksin e fibrit të flokëve,
Pra, shkencëtarët vendosën që t’i hedhin një vështrim nga afër modelit të difraksionit të flokëve, duke e matur atë me një rreze-X të drejtuar në mënyrë paralele në aksin e flokëve.
Duke e përdorur një rreze-X submikronike dhe mikroskopi të transmetimit elektronik, ata ishin në gjendje që nga pikëpamja hapësinore ta zgjidhin strukturën lokale të tri rajoneve kryesore të flokëve të njeriut: palca, korteksi dhe kutikula.
Hulumtuesit e bënë një hartë të plotë difraksioni nga një ndërseksion 30 mikron i trashë i flokëve, me paralele të rrezes në aksin e flokëve dhe e krahasoi atë me hartën e difraksionit me rrezen pingul në aksin e flokëve.
“Kemi zbuluar se, ndërsa lëviz nga rrezja X nga pjesa e jashtme e flokëve deri në palcë, radhitja e fibrileve të keratinës bëhet gjithnjë e më e çrregulluar. Kombinimi i rrezeve-X nënmikronike dhe të gjeometrisë së seksionit të prerjes na mundëson ta zbulojmë veçori të reja strukturore të cilat nuk janë vërejtur më parë”, tha dr. Stanic.
Ata zbuluan se brenda kutikulës, një tipar kyç i difraksionit të alfa keratinës mungon – duke treguar kështu për praninë e beta keratinës në vend të fazës së alfa keratinës.
Deri tani, besohej se keratina në të gjithë flokët e kishte vetëm një konformacion alfa.
“Studimi ofron dëshmi të pakundërshtueshme eksperimentale të variacionit të fazës së flokëve nëpër tri rajonet kryesore të flokëve dhe është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së kuptimit më të mirë të renditjes hierarkike të filamenteve të ndërmjetme të keratinës”, tha dr. Stanic.
“Kjo gjithashtu e nënvizon rëndësinë e përdorimit të një të rrezes-X submikronike për t’i zbuluar strukturat e sistemeve multifazore të keqradhitura, si flokët”.
Dr. Stanic dhe bashkautorët besojnë se industria kozmetike do të përfitojë nga konstatimet e tyre, të cilat janë prezantuar më 29 korrik, takimin e sivjetmë të Shoqatës Kristalografike Amerikane në Filadelfia.B koha ditore.
 
Titulli: Zbulohen veti të reja strukturore të qimes

Per 1 qime gjithe ky shkrim!
 
Titulli: Zbulohen veti të reja strukturore të qimes

Ky eshte lajm i mir per gjith tullacet.

ahahahahahaha o Gerto artikulli su premto floke akoma.
Vetem tip koreografie hartë të plotë difraksioni-thote.
Pra akoma asgje konkrete .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top