Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Numri i pushuesve në plazhin e Velipojës këtë vit është më i vogël dhe për këtë ka ndikuar veçanërisht lënia pas dore e gjithë infrastrukturës.

Rrugët e papastruara, mbeturinat e pahequra dhe mungesa e plazheve publike tregojnë se në këtë zonë mungon tërësisht dora e pushtetit vendor.

Shqetësimi më i madh për pushuesit nga Kosova është papastërtia në çdo cep.

Edhe pushuesit nga Kosova e kanë kuptuar se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga mosfunksionimi total i pushtetit vendor.

Velipoja ishte njësi administrative më vete, ndërsa tani është pjesë e Bashkisë së Shkodrës, bashki e cila ende nuk ka nisur punën.

/ Top Channel
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

Jo se dua ti justifikoj ata barkmedhenjte e bashkive por sikur te kishin qene edhe vet pushuesit me te diciplinuar do kishte qene mire. Papastertia nuk do te ekzistonte po ta merrte me vete secili pushues berllogun e vet dhe ta hidhte ne kontejner.
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

Gjynah :S e ca po behet keshtu
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

po ca dreqi po beni mor njerz. durrsi plot me mbeturin , velipoja ashtu ! po e shikon se nuk e meritoni ju detin jo .ik sjellna ne keto anet tona dhe do habitin se do kem vizitor nga e gjith bota.:vrap:
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

Un bashk me kallamat do ndihemi mire shpresoj nga derdha e bunes , me cader si gabelt :p
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

Pushtetit lokal nuk i shkon akoma ndermend se aty ku ka dete mud te rrjedhin lumej $$$$$$$
Kjo konfermon qe jane akoma pa tru ne koke..!
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

Nuk e di a jemi populli me i lashte i evropes apo me i merdhituri.Apo të dyja bashke.
 
Titulli: Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike

E kur ka pasur turista ne mase Velipoja, pervecse vendalinjve aman ? Boll ngelen duke u ankuar, popull budalla/ i paedukate... vete e ndotin ambientin, nuk e mbajne/pastrojne... edhe ankohen.
Per k'te arsye per fat te keq nuk e frekuentoj me detin Shqiptar, nga pa edukata e njerezve, nuk ka qetesi.. pisllek ne mase, vjen era djerse me te mbytur.. imagjino edhe ne plazh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top