Vizita e Merkel ne Shqiperi.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1436268571gjeral.jpg


Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ditën e mërkurë, në kuadër të vizitës së Kancelares gjermane në Shqipëri, Angela Merkel.

Sipas planit të masave, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi i kundërt do të vijojë normalisht. Policia këshillon përdoruesit e mjeteve që vijnë drejt Tiranës të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.


-Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht);

-Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë-Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit-mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara;

-Në vazhdim, segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz-Sheshi “Shqiponja”-Rruga e “Durrësit”, gjithashtu i bllokuar.

-Në segmentin rrugor sheshi “Skëndërbej”-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që të mërkurën, nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me automjete në këto akse rrugore.

/ Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Merkel, nesër në Tiranë. Policia: Ja rrugët që bllokohen

E pastaj se vjen kjo lol
 
Titulli: Merkel, nesër në Tiranë. Policia: Ja rrugët që bllokohen

Merkel pritet në selinë e Kryeministrisë nga Edi Rama

1436359590merkeliiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.jpg


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u nis nga Aeroporti i Rinasit drejt selisë së Kryeministrisë, aty ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Pas luajtjes së dy himneve, në pjesën e përparme të godinës së Kryeministrisë, Merkel dhe Rama ecën në drejtim të Hollit Kryeministror, për të nisur takimin kokë më kokë, që do të zgjasë rreth 15 minuta. Më pas, për 45 minuta do të mbahet takimi mes dy delagacioneve, që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Vizita e kancelares Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

/ Top Channel
 
Titulli: Vizita e Merkel ne Shqiperi.

Pse nuk na ndejti per darke kjo mo?
 
Titulli: Merkel, nesër në Tiranë. Policia: Ja rrugët që bllokohen

E pastaj se vjen kjo lol

e pastaj??? arrita ne shpi ne ora 6 mbadite prej surratit te ksaj, ....vetem ne i japim kaq peshe e rendesi ketyre njerezve ...
 
Titulli: Merkel, nesër në Tiranë. Policia: Ja rrugët që bllokohen

e pastaj??? arrita ne shpi ne ora 6 mbadite prej surratit te ksaj, ....vetem ne i japim kaq peshe e rendesi ketyre njerezve ...

Pse sthua ti qe paska qen me rendesi vizita e kesaj :p
 
Titulli: Vizita e Merkel ne Shqiperi.

Jam kurioz te di nese Merkel pati fatin te beje nje selfie me Ramen?!

Hajduti
 
Titulli: Vizita e Merkel ne Shqiperi.

ka qen Merkel ne Shqiperi?

O po keto mediat gjermane duhen vra ...si mo na e kane fsheh nje lajm kaq te rendesishem per boten :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top