Turqia bën autogola

13649.jpg


Me kërcënimet ndaj Gjermanisë dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për shkak të vlerësimit të tyre në masakrën e Armenisë, Turqia ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm, shkruan Thomas Seibert.
Rrallë ka sulmuar në mënyrë retorike Turqia brenda një kohe kaq të shkurtër kaq shumë aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Papa mori pjesën e tij njësoj si Parlamenti i BE, pastaj e pati radhën Austria. Më pas u sulmuan në një seri deklaratash të publikuara me distancë thuajse
minutash nga njëra*tjetra – Gjermania, Franca, Rusia dhe SHBA për shkak të pozicioneve të tyre në mosmarrëveshjen për vlerësimin e masakrës ndaj armenëve para njëqind vjetësh.
“Populli turk nuk do të harrojë dhe falë”
Në rastin e Gjermanisë, Ankaraja theksoi se populli turk nuk do t’i harrojë dhe nuk do t’i falë fjalët e Presidentit gjerman, Joachim Gauck për gjenocidin ndaj armenëve. Njëkohësisht, qeveria turke e paralajmëroi Bundestagun në Berlin që të mos miratojë një rezolutë të planifikuar, në të cilën gjithashtu bëhet fjalë për gjenocidin ndaj armenëve në vitet 1915 deri 1917.
Presidentët e SHBA, Rusisë dhe Francës, Barack Obama, Vladimir Putin dhe Francois Hollande e zemëruan Ankaranë, sepse edhe ata e kujtuan masakrën. Kjo në një kohë kur Obama, i kujdesshëm ndaj partnerit të rëndësishëm në NATO, nuk e përmendi fjalën gjenocid.
Pasojat të diskutueshme
Brenda pak orësh, Ankaraja sulmoi verbalisht në këtë mënyrë tre nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe me Gjermaninë edhe partnerin e saj më të rëndësishëm tregtar. Pak javë para zgjedhjeve parlamentare turke nm 7 qershor, tek zgjedhësit me drejtim të djathtë kjo ndoshta mund të bëjë efekt të mirë. Ndoshta kjo është edhe një arsye për valën e deklaratave me tërbim. Por në politikën e jashtme, Turqisë do t’i duhet të pranojë se këto shpërthime të tepruara zemërimi më tepër bëjnë dëm se sa dobi. Së pari, në vendet e prekura thuajse nuk gjen asnjë politikan qeveritar që t’i marrë seriozisht mësimet që u jep Ankaraja. Në të kaluarën Turqia ka shpallur me zhgënjim të madh kundërmasa politike dhe ekonomike kundër shteteve partnere, për të vazhduar pastaj heshturazi në pikat e tjera të rendit të ditës.
Izolim në politikën e jashtme
Së dyti, shpërthimet e tërbimit turk i përforcojnë dyshimet ndaj besueshmërisë së partnerit të rëndësishëm të Perëndimit. Që qeveria turke nuk e pranon kategorizimin e masakrës ndaj armenëve si gjenocid, kjo përballë dekadave të mohimit të krimeve dhe gjendjes në politikën e brendshme në vend, në njëfarë mënyre është e kuptueshme. Por që Ankaraja me gjeste spektakulare gati prish miqësinë me aleatë të rëndësishëm, vetëm sepse ata nuk duan të ndjekin pozicionin e Turqisë, kjo mund t’i verë në mendime disa politikanë dhe nëpunës në Perëndim.

Ka disa kohë që Turqisë i pëlqen të prezantohet si fuqi rajonale, ngjitja e pandalshme e së cilës thuhet se frenohet nga fuqi të huaja, sepse Evropa dhe SHBA kanë frikë nga një rival i ri. Ky botëkuptim i çuditshëm është pjesë e shkaqeve për çështjen e armenëve dhe ditët e fundit është përfaqësuar më me forcë nga shtypi proqeveritar dhe nga disa këshilltarë të Presidentit Rexhep Tayip Erdogan. Mundet që Erdogani dhe partia e tij për Drejtësi dhe Ripërtëritje (AKP) të mbledhin pikë në këtë mënyrë tek zgjedhësit nacionalistë. Në plan ndërkombëtar ky kurs çon në izolim.
DW
 
Titulli: Turqia bën autogola

Shi ca thote Erdogani:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


DO doja me verte ndonje koment nga Vetoni dhe Ricky per kete teme.. Nqs kane kohe do i lexoja me sh endje...
 
Titulli: Turqia bën autogola

Javash javash arkatash, do perfundosh si Gedafi me nje shkop ne prapanice..
 
Pe: Turqia bën autogola

Asnjë dasëm s'është bërë pa mish. Nuk ka luftë që deri në një
masë nuk ka pasur krime, por kjo që thuhet, më duket se është
shumë e terpruar. Për një kohë të shkurtër te asgjësosh
mbi 1 milion e gjysmë njerëz, diçka e pamundur. Sot posedojnë armë
moderne, dhe për të bërë të njëjtën punë duhet mjaft kohë.

Erdogani u thot shumë mirë sjellini faktet dhe ne jemi të gatshëm
të pranojmë. Nëse diçka e tillë ka ndodhë, eshtrat duhet të jenë
diku.

Po nejse, jemi mësuar gjithmonë me fushta të ndryshme, që kur
ti pikën dkujt, ose i nxjerrin shpirtin ose s'ka, si qej!
Ata ashiqjare bëjnë krime edhe sot, dhe njëri nuk jep përgjegjësi,
e këta pra 100 viteve!

Ky nuk është duke dhënë autogola, por euro gola.
Ky nuk është Gadafi. Aty secili mashtrohet. Le të provon dikush,
dhe do ta sheh se si i del flaka dynjasë!
 
Erdogan


erdogan3-620x330.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot sulmoi liderët e katër vendeve të e karaktiruzan zyrtarisht si gjenocid, krimin masiv e Perendorisë otomane kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Erdogan sot ka akuzaur Francë, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë që mbështesin “pretendimet, të ndërtuara mbi bazën e gënjeshtrave armene.”

Presidenti turk nuk ka kursyer as SHBA-në dhe e ka fajësuar se edhe ata janë në anën e Armenisë, megjithëse Presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e tij vjetor para kombit ishte përmbajtur nga përdorimi i termit “gjenocid”,

Liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Austrisë në të kaluarën kanë dhënë deklarata se atë që turqit otomanë ia kanë bërë armenëve njëqind vjet më parë e kanë përshkruar qartë si gjenocid.

Erdogan iu kundërpërgjigj deklaratave të tyre sot duke thënë se: “Ata të gjithë duhet së pari, një nga një, për të pastruar njollat ​​nga historitë e tyre.”

Historianët vlerësojnë se rreth një milione gjysmë armenë u vranë në mes 1915 dhe 1923, ndërsa Turqia mohon masakrën e armenëve në lidhje me gjenocidin./Tetova
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Nuk e kuptoj pse jan kaq sensitiv keta Turqit ne ket pik. Ne vend qe ta pranojne genocidin dhe ta mesojne neper shkolla, gjithmon dun me u shfajsu.
Amerika psh e meson ne shkolle genocidin kunder Japonise ne luften e dyte boterore.
 
Pe: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Sigurisht që po. Secili i a më të ndyrë prapanicën se tjetri.
S'ka fjalë.

Franca: deri në fyt (me gjynahe)
Anglia: deri në fyt.
Rusia: deri në fyt.
USA : dihet më.
Austria: pashtu

Kësaj i thone: dreqi po akuzon melaqen.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Sigurisht që po. Secili i a më të ndyrë prapanicën se tjetri.
S'ka fjalë.

Franca: deri në fyt (me gjynahe)
Anglia: deri në fyt.
Rusia: deri në fyt.
USA : dihet më.
Austria: pashtu

Kësaj i thone: dreqi po akuzon melaqen.

Harrove Gjermanine ricky..:) Problemi qendron tek njohja e gjynaheve, jo tek gjynahu. Gjermania e pranon demin qe ja ka bere te tjerve, dhe jua ka paguar. Turqia ngre hundet perpjete. Kjo eshte diferenca.

ps, kjo teme ekziston
 
Pe: Titulli: Pe: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Harrove Gjermanine ricky..:) Problemi qendron tek njohja e gjynaheve, jo tek gjynahu. Gjermania e pranon demin qe ja ka bere te tjerve, dhe jua ka paguar. Turqia ngre hundet perpjete. Kjo eshte diferenca.

ps, kjo teme ekziston

Dallimi qëndron se Turqia s'e ka bërë. Po edhe ato që a bërë,
dallojnë në përmasa astronomike.
Gjermania është zënë me pelë për dore. Nejse është me Austrinë e Hitlerin.
Si njona si tjetra

Besoj të të kem shërbyer me përgjigje.
 
Titulli: Pe: Turqia bën autogola

Për një kohë të shkurtër te asgjësosh
mbi 1 milion e gjysmë njerëz, diçka e pamundur. Sot posedojnë armë
moderne, dhe për të bërë të njëjtën punë duhet mjaft kohë.

Pse e pamundur?? Ne Ruande per 100 dite u vrane e masakruan rreth 800.000 qytetar.

Ne Turqi ne vitet 1915-1917 u s'pastruan hiq me pak se 12 provinca me qytetar.
 
Pe: Titulli: Pe: Turqia bën autogola

Pse e pamundur?? Ne Ruande per 100 dite u vrane e masakruan rreth 800.000 qytetar.

Ne Turqi ne vitet 1915-1917 u s'pastruan hiq me pak se 12 provinca me qytetar.

Po de. E ku janë faktet. Radio Armenia it tha?

Po nejse, dalllimi është koha prej 100 vjet,
ndërsa kjo në Ruandë viti 1994.
Edhe vet Hitlerit gjatë L II botërore iu deshtën 4-5 vite.

Sa katastrofë për këta në Ruandë. Më shumë kanë
armë s'e bukë. E kanë ndihmë nga perëndimi.
 
Titulli: Turqia bën autogola

Vetem keto vendet diktatoriale ( perfshi Shqiperine).duan te fshijne gjurmet e historise.
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Jo aspak nuk dhe pergjigje, per genocidin armen ka fakte. Mosvalle shkoj ne Armeni me Kuran e lule ne dore, ashtu sic pretendoni qe erdhi edhe ne Kosove..?

Ketu ke nja dy fjale per treshen e hekurt ne Armeni postimi 47 Nuk shoh asnje ndryshim me keta te ISIS.
Pse Turqia nuk e njohu menjehre pavarsine e Shqiperise ne 1912? - Page 3
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Po e zeme se qenka i vertete gjenocidi turk ndaj armeneve. Perse nuk po pranojne pra, t'i hap turku arkivat ?
 
Pe: Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Jo aspak nuk dhe pergjigje, per genocidin armen ka fakte. Mosvalle shkoj ne Armeni me Kuran e lule ne dore, ashtu sic pretendoni qe erdhi edhe ne Kosove..?

Ketu ke nja dy fjale per treshen e hekurt ne Armeni postimi 47 Nuk shoh asnje ndryshim me keta te ISIS.
Pse Turqia nuk e njohu menjehre pavarsine e Shqiperise ne 1912? - Page 3

Laur,

mund të shohësh në foto se janë 1 milion e gjysmë?
Siç e ceka edhe më herët, në çdo luftë dilet nga binarët,
por për t'u dijtur saktësisht duhen fakte të sakta.
Nuk thot askush se asgjë nuk ka ndodhur.

Nuk janë të gjithë të fotografuarë, apo?

Sot ka 3 milionë armenë. Sa ka pasur atëherë?
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Pak nga pak po e pranojne te gjithe. Heren tjeter Erdoganit do ti duhet ta bej sulmin me abetare ne dore. Me mire ta pranoj dhe ta heq ate re te zeze per hir te gjeneratave te ardhshme.
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Pak nga pak po e pranojne te gjithe. Heren tjeter Erdoganit do ti duhet ta bej sulmin me abetare ne dore. Me mire ta pranoj dhe ta heq ate re te zeze per hir te gjeneratave te ardhshme.

Per ke e ke ta pranoj? Erdogani?
 
Titulli: Erdogani ‘sulmon” Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë

Per ke e ke ta pranoj? Erdogani?

Soul, nuk e kisha fjalen qe Erdogani te pranoj gjenocide apo krime tjera.

Me 'abetare ne dore' e kisha fjalen per kritikat e Erdoganit ndaj qendrimit te atyre vendeve qe rastin e armeneve e konsiderojne gjenocid. Deri me tani i ka kritikuar Gjermanine, Francen, Austrine, Rusine, Shba, Vatikanin, Rusine etj. Numri i vendeve qe qe po e cilesojne rastin e armenise se gjenocid vetem sa po rritet... dhe do te vjen nje kohe kur do te jene shume me shume. Ndersa Turqise nuk i shkon ne favor qe te prish marrdheniet me secilin prej tyre. Kjo do te ishte me shume pasoja per vet ate.

Prandaj zgjidhja me e mire per vet Turqine do te ishte rishikimi i pozicionit te saj per kete problem. Nese eshte nevoja edhe ta pranoj gjenocidin (nese ekzistojne faktet e mjaftueshme) dhe gjeneratave te reja t'iu heq kete barre me te cilen do te perballen ne vazhdimesi.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top