Hiq mërzitjen me këto 6 hapa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hiq mërzitjen me këto 6 hapa

boredom.jpg


Shkaku nr. 1 i mërzitjes është rutina. Besoj se me këtë jeni të gjithë dakort. Sipas statistikave dhe studimeve kemi grumbulluar 6 gjëra që mund ti bëni shumë thjeshtë për të dalë nga rutina e mërzisë së përditshme.



1. Mëso një hobi të ri.
Në vend që të rrish kot, fillo mëso një instrumet për shembull. Kitarra është një instrument i bukur dhe nuk do të mërzitesh lehtë duke e mësuar atë.

2. Gatuaj.
Duke gatuar do të kalosh kohë të bukur dhe trupi yt do të falenderojë nëse merr iniciativën dhe gjen kohën për të. Mbaj mend të gatuash në mënyrë sa më natyrale, sepse efektet pozitive do ti ndjesh shumë shpejt. Provo të gatuash diçka të re, mbase përfshij në recetë përbërësit e tu të preferuar.

3. Miqtë dhe familja.

Rri pak me të shtëpisë ose mblidhu me miqtë e tu diku. Një këshillë për të mos u mërzitur: Vendos që gjatë kësaj kohe të heqësh dorë nga rrjetet sociale dhe celulari, dhe do të zbulosh që ato po të thithin energjinë.

4. Organizo dhomën në një mënyrë të re.

Mund të duket gjë e lehtë, por avantazhet që do të sjellë kjo janë të shumta. Do të vësh trupin në lëvizje, do të gjesh gjëra që të kanë humbur dhe natyrisht kur të qëndrosh në dhomën tënde të ndryshuar, do të ndjesh një atmosferë të re.

5. Dil për një xhiro.
Seriozisht, boll me qëndrimin në shtëpi. Do ti bësh nder trupit dhe mendjes. Duke shikuar gjëra rrugës, do të kesh ide të reja dhe ku i dihet, mbase do të takosh dikë.

6. Qetësohu dhe pusho.

Pusho në një vend të qetë, dëgjo muzikë, bëj një gjumë 30 minutësh ose medito. Gjumi do të bëjë të harrosh mërzinë dhe do të rifreskojë energjitë tuaja.
b.bletapertace
 
Titulli: Hiq mërzitjen me këto 6 hapa

6. Qetësohu dhe pusho.

Pusho në një vend të qetë, dëgjo muzikë, bëj një gjumë 30 minutësh ose medito. Gjumi do të bëjë të harrosh mërzinë dhe do të rifreskojë energjitë tuaja.
Jo pra kur te jeshe i merzitur apo i demoralizuar te rrishe kot veq shtohet merzia..tjera pik me duken ok... per te bere ni ndryshim
 
Titulli: Hiq mërzitjen me këto 6 hapa

Kur kam stres perqafoj tim bir :)) dalim e i xhiro e aq eshte stresi ciao ciao pastaj .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top