Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Nëse ndjeni se lidhja juaj duhet të ketë një shans të dytë, ja çfarë mund të bëni që kjo të funksionojë.

Epo, nuk jeni e vetmja femër në botë që vendos të luftojë për tu rikthyer me ish-të dashurin. Në fakt, kjo është një histori e vjetër që i ka ndodhur shumë vajzave dhe grave të tjera. Dhe është e vërtetë që shumica prej tyre e kanë fituar këtë betejë dhe rikthyen mashkullin pranë vetes.

Nëse ju jeni bërë për njeri-tjetrin, ju mund ta riktheni atë sërish. Ajo që ju duhet është shumë durim dhe zgjuarsi, sepse në këtë betejë, truri është arma më e fortë. Në fund të fundit kjo është një lojë që kërkon inteligjencë.

Ja disa hapa që duhet të ndërmerrni për të fituar përsëri zemrën e tij (dhe për ta mbajtur atë përgjithmonë).

Mendoni për arsyen e ndarjes? A doni vërtet që ai të kthehet?

ثshtë e nevojshme ta nisni me këtë. Jini e sinqertë me veten tuaj dhe përgjigjuni kësaj pyetjeje: Pse u ndatë ju të dy? Ishte faji juaj? Ishte i tiji? A ishte lidhja juaj, një lidhje e shëndetshme? Pse dëshironi që ai të kthehet? Bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë apo ju trembeni nga ideja e të qenit vetëm?. Merrni laps e letër dhe shkruani përgjigjet e këtyre pyetjeve. Në fund, bëjini vetes pyetjen finale. A dëshironi vërtet që ai të kthehet? Jeni e sigurt për këtë? Vetëm nëse jeni 100% e sigurt , ju duhet të ndiqni hapin tjetër.

Në fillim, injorojeni atë!

Në fillim, taktika më e mirë është ta injoroni atë. Plotësisht, nëse është e mundur! Nëse i interesoni vërtet, kjo sjellje do e bëjë atë të dojë të luftojë edhe më shumë për t’u rikthyer me ju. Nëse ende i pëlqeni, ai do t’ju telefonojë pas disa javësh. Mos u përgjigjni telefonatës së parë. Lëreni t’ju telefonojë sërish. Pastaj kur të përgjigjeni, mos jini shumë e disponueshme. I thoni që jeni e zënë dhe nuk keni mundësi të flisni gjatë.

Bëjani të ditur se ju keni bërë përpara. Mos u dukni sikur ‘keni ngecur’ në të kaluarën

Ai nuk duhet ta kuptojë se jeni e dëshpëruar për tu rikthyer me të. Mos u dukni sikur keni ngecur në të kaluarën. Bëjeni të besojë se jeni duke ecur përpara, me ose pa të dhe që jeni vërtet e lumtur për këtë. Kjo gjithashtu do ta bëjë të luftojë për ju.

Lëreni atë të vijë te ju

Mos i telefononi dhe mos i shkruani në mënyrë të dëshpëruar. Nuk ka përse ta dijë sa shumë i mungoni, shkruan Anabel. Lëreni atë ta ndjejë mungesën dhe të vijë te ju. Nëse vërtetë ju do, do të vijë.

Dukuni bukur

Sigurohuni që dukeni më bukur se kurrë më parë. Nëse e takoni (rastësisht ose jo) duhet të dukeni tërheqëse. Mbani një dietë, frekuentoni palestrën dhe kujdesuni për gardërobën tuaj. Kushtojini më shumë vëmendje pamjes suaj dhe bëjeni atë të bjerë sërish në dashuri.

(c)Portalb
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

me pak fjale strategji everywhere...
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Mos e bej o trim :p
Iku nje here sia vlen me. Do jene gjithmone te njejtat arsye .
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Kur te del njëher nga zemra, smundesh te kthejsh më si meparë... veq nese ia ben formatimin trurit :D
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Keto strategji mendoj se mund te funksionojne nese do qe te kthehet per nje here apo per ta detyruar te te doje. une sbesoj ne keto strategji te cilat mendohen se do bejne te me doje perseri dikush qe me ka dashur pikerisht per jo keto gjera. nuk besoj se edhe nese do kthehet ishi yne me keto strategji, do jete nje kthimi i lumtur.

nese dashuria ka marre fund per arsye te ndryshme, nuk ja vlejne keto makinazione...ah po nese duam ta bejme per egon tone atehere ndoshta, por perseri eshte qellim i gabuar edhe ky.
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

vetem dashuria nuk paragjykohet.
nese une do doja ta ktheja ..dhe gjithmone nese do mundja ta ktheja- do beja vec dicka qofte kjo edhe e gabuar...do i thoja se e doja!
me pas ai le te bente cte donte....por nese une thyhem 1000 copash c'rendesi ka me!
nese do kthehej e une ndjej se e dua ende ,cdo gje do e hidhja pas krahesh...dashuria ska lidhje me egon e krenarine....
e nese sdo kthehej ...te pakten une do qetesoja veten me - bera cdo gje qe ish e mundur.
nganjehere nuk mjafton te duash vec ti....tango nuk kercehet solo!
kurre sdo kisha gjykuar nje veprim timin nese do ishte udhehequr nga ndjenja ....
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

C'po te duhet nje i/e ikur..?!
Jo jo se dua pas,ti shkoje rruga drejt e pa shtremberime ne ikjen e tij/saj.
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

vetem dashuria nuk paragjykohet.
nese une do doja ta ktheja ..dhe gjithmone nese do mundja ta ktheja- do beja vec dicka qofte kjo edhe e gabuar...do i thoja se e doja!
me pas ai le te bente cte donte....por nese une thyhem 1000 copash c'rendesi ka me!
nese do kthehej e une ndjej se e dua ende ,cdo gje do e hidhja pas krahesh...dashuria ska lidhje me egon e krenarine....
e nese sdo kthehej ...te pakten une do qetesoja veten me - bera cdo gje qe ish e mundur.
nganjehere nuk mjafton te duash vec ti....tango nuk kercehet solo!
kurre sdo kisha gjykuar nje veprim timin nese do ishte udhehequr nga ndjenja ....

Monique ... Te dua !
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Don't let the same flame burn you twice! Kshu është 1 shprehje.
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Don't let the same flame burn you twice! Kshu është 1 shprehje.

eshte shprehje shume domethenese....por me mire te digjem nga ai zjarr sesa te shuhem ne heshtje!
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Puna eshte a duhet bere qe te kthehet si fillim, pastaj menyrat.. Gjthss nqs eshte dashuria jote e jetes dhe ka mundesi kthimi pse jo.. i would give a shoot...
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

N'shkoder thon fati i par lule n'ball ;) qa kan dasht me than une se di :p
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Per mua krenari e semure eshte fakti qe kerkon medoemos ta kthesh pasi te ka lene dhe jo fakti qe pasi ka ikur nuk e kerkon sepse je krenar/e.
Pastaj zakonisht ata qe nuk pranojne realitetin dhe kembengulin te kthejne te pakthyeshmen nuk e bejne per dashuri por e bejne per krenari dhe egoizem, jane te zote te bejne gjithcka per ta rikthyer per te qene ata me vone qe do ta lene ate, thjeshte sepse nuk pranojne qe te refuzohen!
 
voy kjo eshte nje ane e medjales. dhe personalisht nuk mendoj se duhet ulur vetja ne kete pike. nuk do ndjeja kenaqesi nese do beja kte. perkundrazi do vrisja edhe ate ndjenje te bukur qe dikur na lidhi.
por e pamohueshme eshte fakti se edhe kjo qe ti the ekziston
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Dhe une me logjike jam per pjesen po u thye nje here nuk ngjitet me. Dhe keshtu duhet te jete faktikisht. Zemra mund te gjeje 1 milion arsye per ta kthyer mbrapsh momentet e bukura dhe personin qe do. PAstaj hyn ne pune logjika a ja vlen te kthesh nje person qe te ka braktisur njehere pavarsisht dashurise qe ke treguar per te!

Me mire jo, jeta eshte shume e bukur pa njerez te tille, si dhe te ofron 1 milion mundesi me te mira se e shkuara e keqe!
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Varet se per ke behet perpjekja dhe situata,per shembull kur mbi mashkullin bien dy dashuri e imja dhe femijes se tij,zem shembull.
Ne kete rast gjithcka do beja qe dy dashurite e mija mos te ndaheshin per asnje arsye ne bote :))
 
Titulli: Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Tani, shkrimi eshte ca me pergjithesime gje qe na ve ne dilema qe ti japim mendjes nga fundi i detit e deri ne skaj te qiellit, por them te drejten, jeta, kjo lufte e perditshme, njashtu siq njeh ikje njeh edhe kthime.

Po morem rastet ekstreme do dalim ne funde ekstreme sepse me raste ekstreme nuk nderhtohet as mendja, as bota e asigje tjeter. Une, po mendoje per vete, qe ne jeten time kam njohur ikjen dhe kthimin dhe nuk besoje, apo besoje qe jane raste te rralla, sidomos ne keto gjeneratat tona (flas per vete se ketej u plak mileti 20 vjec :dylbi:) te mos kete njohur ikjen dhe kthimin. Tani e njohem kete ne dashuri, ne fillet e saj, ne kthetrat e saj apo ca me vone kjo ka pak rendesi, por duke pare insistimet se nga ikja nuk duhet te kerkosh kthim por duhet te ikesh sa me larg, them te drejten lexoj vetem trishtimin e ikjes nga vetja. Konsideroje se nuk ka gje me te keqe se sa te ikesh nga vetja.

E para, e para e punes pak dashuri, shume pak munde te perfundojne me urrejtje. Kjo nese flasim per dashuri se sa per nje njohje eshte diq tjeter. Sado lote te kem derdhur e te jemi dermuar dashuria ngelet dashuri: e embel, e sinqert, e padjallezuar, e kristalet ashtu siq vetem ajo di te jete.

Ne jete ndodhin thyerjet dhe faji eshte jetim. Kujoje se sa vrapojme pas fajit mir do te ishte te vraponim pas kthimit. Ashtu keshtu ti/une/ai/ajo herdokurdo do bejme ''vrapin'' per te gjetur nje dashuri te re e cila si ajo e para do kishte mundet e veta, njohjet e veta, pershtatjet e veta, perparesite e veta dhe mangesite e veta. Ndoshta, ndoshta do te jete edhe me e komplikuar ne sendertim. Kshu qe para se ti vihemi prapa per ta kthyer duhet te largojme inatitet dhe hatermbetjet dhe te vijme ne perfundimin se a do ja vleje. Nese do ja vlente dhe ne te shumten e rasteve do te ja vleje, them se mundi yne per kthim eshte i domosdoshem dhe do kete shperblimin e tij. A do ja vleje? Mendoje se po! Jo pak dashuri, humbin dhe mbeten peng i hatermbetjeve tona dhe mos angazhimit per kthim. :)
 
Per mua krenari e semure eshte fakti qe kerkon medoemos ta kthesh pasi te ka lene dhe jo fakti qe pasi ka ikur nuk e kerkon sepse je krenar/e.
Pastaj zakonisht ata qe nuk pranojne realitetin dhe kembengulin te kthejne te pakthyeshmen nuk e bejne per dashuri por e bejne per krenari dhe egoizem, jane te zote te bejne gjithcka per ta rikthyer per te qene ata me vone qe do ta lene ate, thjeshte sepse nuk pranojne qe te refuzohen!

E vertete.
 
Varet kush ka qene,sa e rendesishme ka qene per mua e nese une dua ta kthej...

Zakonisht ne keto ndarjet funksionon me shume ajo ego-ja,dmth edhe pse mund te duam te jemi bashke se pranojme ose themi,ai-ajo do na kerkoje nese i interesojme,dhe kshu harrohen... Fola per kete lloj situate ku marredhenia realisht s'ka mbaruar,se ne situata te tjera pastaj varet gjithmone ....
 
Nese deshironi te ktheheni me ish te dashurin mos postoni foto me meshkuj te tjere ne rrjetet sociale.
Do t'i lendoni egon dhe do ti prekni krenarine.
 
Kthehu kthehu.

Ajllavju very çum
thagapao
thagapao
Nqs do ket zëmër kthehet.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
:)

e kuku m3edet. ahhaahahahha

Cuna si ty Durrsi ka plotttt...mos me be me sjell tjetrin si noyziii me kong. :p
ajt ajt o llokum hahahahahahah
Ps; osht vajza,po une per efekt konge me dedikim e bona ,.cunaaaa. :p
 
Kam pare raste ne jete tek tjeret qe asnjehere si kam kuptuar kthimet e lutjet.

Me nje rrjedhe te cuditshme ecurie,edhe me nje oreks te habitshem te dy paleve,me mburoje se te falesh eshte hyjnore,une s'arrija ti kuptoja,e tani qe kan kalu vite serish nuk arrij ti kuptoj.

Ne hapesiren e hendekeve qe krijuan gjeje mjaft nota negative per te te mos fal,por shikoja qe per dy protagonistet nuk llogariteshin.

Ndoshta e benin fal dashurise.
S'di!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top