Ndërron jetë aktorja italiane Virna Lisi

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shuhet në moshën 78 vjeçare, ylli i kinemasë italiane, Virna Lisi.
Para një muaji kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Në karrierën e saj, ka fituar 6 kupa argjendi, një çmim për interpretimin më të mirë femëror në Kanë, katër çmime David Di Donatello, dy prej të cilave ishin për karrierë. Ylli i viteve ’60 e ka filluar karrierën që në moshën 14 vjeçare. Në vitin 1960 ajo u martua me arkitektin Franco Pesci që ishte dashuria e madhe e jetës së saj dhe në vitin 1962 lindi i biri, Corrado.
Rolet e saj më të njohura ishin në filmat: “Kukullat”, “Gruaja e liqenit”, “Pema e Krishtlindjeve”, “Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”, “Mbretëresha Margot”. Ajo vazhdoi punën deri në fund të jetës së saj, roli i fundit i së cilës ishte në filmin fiction “Nënë më ndihmo”, 2014.B lajmi


490-620x310.jpg



2152.jpg



Virna_Lisi_giovane.jpg



virna-lisi.jpg
virna-lisi1.jpg
 
Titulli: Ndërron jetë aktorja italiane Virna Lisi

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time....
U rrita me keta filma ... Nje aktore e madhe edhe pse jo e rrangut holliwudjan .

RIP
 
Titulli: Ndërron jetë aktorja italiane Virna Lisi

Endrra;668532[B said:
]Nese nje dite do te trokasesh ne porten time.[/B]...
U rrita me keta filma ... Nje aktore e madhe edhe pse jo e rrangut holliwudjan .

RIP

aa sa shum e du ate filem....dy her eshte dhen ketu .:)
Aktore e madhe ishte kjo
 
Titulli: Ndërron jetë aktorja italiane Virna Lisi

Nje DIVA e vertete e kinematografise italiane dhe me tej.U prehte ne paqe!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top