Titulli: Pe: Titulli: Si e festoni ditelindjen ju?
E thua këte me të dëgjuar apo shkruan me të vërtetë në Kuran?
Mbase po lyp a eshte e shkruar ne Kuran mund ta kuptojsh ne kete ajet te Kuranit.
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”. (El Ahzabë: 21)
Pastaj fjalet e Dijetareve.
Festimi i ditëlindjes së njeriut dhe organizimi i ahengjeve për të nuk është nga udhëzimi i fesë sonë dhe kjo është një risi, pa marrë parasysh a bëhet festimi i ditëlindjeve të të Dërguarve, të dijetarëve, të mbretërve, të udhëheqësve apo edhe vetë ditëlindjet e njerëzve për shkak se kjo praktikë nuk ishte e njohur së pari nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nga i cili merret praktika e fesë sonë. Gjithashtu kjo nuk ishte e njohur as nga muslimanët e parë (sahabët), për të cilët jemi urdhëruar t`i pasojmë dhe të ecim rrugës së tyre.
Parimi i sipërpërmendur është thelbësor për muslimanin dhe këtu qëndron edhe fshehtësia e mos devijimit të grupit të shpëtuar të muslimanëve, për të cilin ka premtuar Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se do të jenë të vetmit që do të shpëtojnë nga zjarri prej të gjitha grupeve të tjera.
Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Fjala më e mirë është libri i Allahut (Kurani), udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të), kurse gjërat më të këqija janë risit në fe. اdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje...” Gjithashtu thotë: “Kush vepron në çështjen tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar.” Buhariu dhe Muslimi.
Pastaj kremtimi dhe përkujtimi i ditëlindjes është vepër dhe praktikë e jomuslimanëve, kurse ne jemi urdhëruar të mos i pasojmë traditat dhe veprimet e jomuslimanëve. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Kush i ngjason një populli, ai është nga ata.” Gjithashtu transmetohet nga Saidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Do t’i pasoni traditat e popujve para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe bërryl pas bërryli (hap pas hapi) edhe nëse ata hyjnë në birën e hardhucës, do t’i ndiqni.” I thamë: “O i Dërguari i Allahut, çifutët dhe të krishterët?” Tha: “E kush tjetër?”
Shënon Buhariu, 3269 dhe Muslimi, 2669. Këto ishin disa nga citatet të cilat aludojnë për ndalesën e festimit të ditëlindjes. Allahu e di më së miri! Alaudin Abazi