Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

TIRANث-Policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe një imam xhamie. Personave iu gjetur armë zjarri që dyshohet se do i përdoreshin për luftën në Siri.
Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e re e Tiranës. Mësohet se hetimi për arrestimin këtyre personave ka zgjatur 9 muaj dhe se është kryer nga SHISH. Aksioni përvec Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera.

Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.
Burimet e policisë kanë thënë deri tani se të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municioni dhe eksplozivi.

(BalkanWeb)
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Po kto armet i mernin me vete kur shkonin ne siri apo ska informacion, Lol
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Po kto armet i mernin me vete kur shkonin ne siri apo ska informacion, Lol

i perdornin ketu per stervitje... sigurisht qe ka info por jo per ty :p
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

TIRANث-Policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe 2 imam xhamie. Personave iu janë gjetur armë zjarri që dyshohet se do përdoreshin për luftën në Siri.
Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e Re e Tiranës.

Të arrestuar janë shtetasit, Genc Balla, imam në xhaminë e Unazës së re, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit, Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Zeqir Imeri dhe Almir Daçi.

Mësohet se hetimi për arrestimin e këtyre personave ka zgjatur 9 muaj dhe se është kryer nga SHISH. Aksioni përveç Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera.

Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.
Burimet e policisë kanë thënë deri tani se të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municione dhe eksploziv.

vijon


/BalkanWeb

P.s Bravo SHISH
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Një besimtar mysliman pranë Xhamisë tek Unaza e Re tregon momentet e arrestimit të besimtarëve sot në ambientet e kësaj xhamie. Sipas tij, akuzat për rekrutime në Siri janë sajesa, ndërsa akuzoi policinë se sot përdhosën ambientet e xhamisë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Sot u arrestuan disa persona në xhaminë ku faleni, na tregoni momentet...
Ata ishin me këpucë me çizme dhe hynë në tapetin e xhamisë imagjinoni, aty është vend ku falen njerëzit. Ne kishim dëgjuar nëpër lajme se ndodhin gjëra të tilla, por nuk e besonim se do të na ndodhte neve diçka e tillë. Ju jeni njerëz në radhë të parë, ata do bëjnë detyrën, por kjo është xhami. U thashë, policëve. Ju nuk duhet të dhunoni institucionet fetare, por duhen respektuar normat njerëzore më të thjeshta.

Po çfarë kërkonin ata, ju thanë? Gjetën armë e tritol?
Ata kërkonin për armë dhe tritol. E besoni që mund të ketë në xhami një gjë të tillë? Akuzat janë akuza dhe çfarë ndodhi sot, ka vetëm një përgjigje. Kërkohet të njolloset feja islame me akuza për terrorizëm. اfarë terrorizmi kemi bërë flisni?

Ata thonë se ka rekrutime në Siri?
Shteti e ka sajuar atë që ka sajuar. Nëse duan le të vazhdojnë atë çfarë kanë urdhëruar. Kjo është një luftë ndaj Islamit dhe besimtarëve të Islamit. Ja ku po ja them se na duket vetja si në kohën e komunizmit. Më duket se komunizmi po vjen...

اfarë kërkoni ju?
Ne kërkojmë të lirohen vëllezërit tanë, na kanë mësuar të largohemi nga e keqja. Këto janë akuza si gjithkund. Ne besojmë Kuranin. Nuk e kemi frikë policinë, kemi vetëm Zotin. Ata janë pa faj. اfarë mendoni ju se njerëzit çohen pako në Siri. Lerini mo këto, këto janë përralla.
/BalkanWeb
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Vetem Sherbimi Inteligjent Shqiptar (SHISH) mund te shpikte te tilla skenare hollivudiane per te mbuluar paaftesine e tyre per te zbuluar terroristet e tritolit ,te cilet cdo dite vrasin shqiptar.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Vetem Sherbimi Inteligjent Shqiptar (SHISH) mund te shpikte te tilla skenare hollivudiane per te mbuluar paaftesine e tyre per te zbuluar terroristet e tritolit ,te cilet cdo dite vrasin shqiptar.

Loverboy me gjith respektin qe kam me duhet te te them se ti ben gabim qe shprehesh me kaq siguri! Asgje seshte e pamundur apo e papranueshme, mund te ndodhin te gjitha.
Gjithsesi ne Tirane ka patur njerez besimtare qe kan ikur ne Siri. Mos harroni se ne jemi nj vend me 80% te popullsis te fese Islame dhe askujt nuk do ti interesonte te njolloste besimin fetar Islam.
Ne kete rast ska lidhje qeverria, por Sherbimi Informativ Shqiptar.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Edhe ajo eshte e mundur Poet, nuk e perjashtoi mundesine, thjeshte per nje moment fitova kete bindje, t'cilen edhe e shpreha duke analizuar cfare ka ndodhur, bazuar ne lajmet e fundit dhe rrethanat.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

E verteta dhemb LB!


Nuk te arreston njeri pa prova.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Shteti ka ligje,Nesoj per te gjithe
bravo policise, qe po ben detyren me nje rroge akoma qesharake!
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Ne kete shtet ku qdo gje shitet e blihet ,kur nuk mund te arrestojne rrjetet kriminale te drogave edhe tritolit na del se nje hoxhe po e perdorka UZIN ne xhami hahahhaha./..
Keso hiperbolizimesh vetem policia e Sajmir Tahirit mund te beje ,me vjen keq qe ka ra kaq poshte si shtet qe me mbajt nje minister kontrabandist me te tilla fore...

Nuk paskan pase ku te bejne rekrutimin per Siri veq ne Xhamija.haj medet haj..
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

E verteta dhemb LB!


Nuk te arreston njeri pa prova.

Cfare e vertete ? Sa njeriu eshte i burgosur ne burgun famekeq ne Guantanamo ? Sa njeriu e henger burgun me vite, dhe ne fund u lirua, sepse ka qene i pafajshem, eshte denuar gabimisht !? "Prova" ishin edhe ato sipas amerikaneve, por me vone nuk doli ashtu.
Mua s'me dhemb aspak nje gje e tille, sepse u mesuam t'i shohim njerezit duke u qelbur neper burgje te pafajshem, perderisa terroristet e vertete udheheqin shtetin dhe mbysin njerez, dhe askush s'i denon ata.
Edhe ne Kosove s'di sa here arrestuan nje hoxhe, kinse terrorist, madje eshte i kerkuar nga Interpoli i Kosoves por jeton ne paqe njeriu, sepse s'ka fakte. Me 2-3 fishek vetem tek shqiptaret shpallet terrorist dikushi. Ndaj, edhe kesaj rradhe u treguat qesharake. Nese doni t'flitni per nje te vertete qe thua te dhemb, te keshilloj t'jesh me largpamese, e jo te vuash nga Islamofobia, qe mbjellin mediat.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Arrestimet, Prokuroria: Rekrutim personash p


Hahahhahaha qeky eshte lajmi i vertete jo ai i top chanelit nuk eshte imam po i veteshpallur Imam

Edhe shumicen e ketyre gjerave i gjen ne secilen familje shqiptare ,edhe ne makinen tem gjen revole ,fishek libra CD Arabisht e Turqisht e Anglisht
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Arrestimet, Prokuroria: Rekrutim personash p


Hahahhahaha qeky eshte lajmi i vertete jo ai i top chanelit nuk eshte imam po i veteshpallur Imam

Edhe shumicen e ketyre gjerave i gjen ne secilen familje shqiptare ,edhe ne makinen tem gjen revole ,fishek libra CD Arabisht e Turqisht e Anglisht

15 fishek= terrorizem lool

Kjo quhet armembajtje pa leje , e jo terrorizem haj medet. Per sa kohe qe ata nuk kane bere ndonje krim ne Republiken e Shqiperise, ata duhet te lirohen.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Kur do nderhyj shteti per arrestimin e kultivuesve te droges ne lazarat ? atje ska nevoj per FAKTE apo DYSHIME ! ato shihen me sy? :D
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Arrestimi i imamëve, besimtarët: Shteti në luftë me Islamin, mashtrime për të dhunuar institucionet fetare

Besimtarë të xhamisë tek Unaza e Re shprehën të indinjuar në lidhje me operacionin e policisë mëngjesin e sotëm. Ata hedhin poshtë akuzat për rekrutim të besimtarëve myslimanë për të luftuar në Siri dhe deklarojnë se policia dhunoi institucionin e fesë.

”Mua më qëlloi të hap xhaminë dhe pashë që Xhamia ishte mbushur m maska e të armatosur. Hynë në xhami me këpucë e çizme në tapeta ku njerëzit ecin pa këpucë. Kërkonin për armë e tritol. E besoni që mund të ketë?? Besimtarët janë falur në rrugë dhe nuk janë lejuar të falen në xhami, ” thotë besimtari duke shtuar se urdhri për kontrollin i ishte vënë në dispozicion vetëm pasi policia kishte kryer operacionin dhe po largoheshin.

Përfaqësuesi i besimtarëve myslimanë hedh poshtë të gjitha akuzat dhe kërkon lirimin e imamëve por dhe besimtarëve të arrestuar.

“Asnjë besimtar s’ka vepër penale. Njerëz që praktikojnë islamin urdhërojnë të ndahen nga e keqja. Shteti e ka sajuar nëse duan le ta vazhdojnë por kjo është luftë ndaj Islamit. Ata janë edukatorët tanë. Na kanë mësuar ne të sillemi mirë dhe të largohemi nga e keqja.”

Shtatë persona, mes tyre imamët e dy xhamive në periferi të Tiranës janë arrestuar sot pasi dyshohen se janë implikuar në krijimin e celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri.Dy prej të arrestuarve janë Genc Balla, imam i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit.

Bota Sot
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.


Përgjimet e “imamëve”, çuan 50 shqiptarë në luftën e Sirisë


Imamët e vetëshpallur të xhamive të Unazës së Re dhe Mëzezit dhe gjashtë persona të tjerë përfunduan dje në pranga, nën akuzën e terrorizmit. Operacioni për kapjen e të dyshuarve si pjesëtarë të një celule të cilësuar terroriste u organizua njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec, në orët e para të mëngjesit, kur të dyshuarit ishin nisur drejt xhamive për të kryer ritin e faljes. Nga hetimet dhjetëmujore të Prokurorisë për Krime të Rënda, dyshohet se ata rekrutonin besimtarë myslimanë, mes të cilëve dhe gra e fëmijë, dhe i dërgonin për të luftuar në Siri. Sinjalizimi për funksionimin e kësaj celule terroriste iu dha Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar nga disa agjenci shërbimesh të huaja, ku informonin se celula rekrutonte besimtarë dhe i dërgonte në Siri. Burime për “GSH” thanë se SHISH-i vuri në përgjim të dyshuarit, mes të cilëve dhe dy imamët e arrestuar, Genci Balla dhe Bujar Hysa, në një kohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për të cilësuarën si celulë terroriste. Burimet shtuan se rreth 50 shqiptarë janë dërguar të luftojnë në Shqipëri, 5 prej të cilëve rezultojnë të vrarë. Sipas drejtuesit të prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beçi, në kërkim janë shpallur dhe shtatë të dyshuar të tjerë, ndaj të cilëve është firmosur fletë-arresti. Në dosjen e prokurorisë, Genci (Abdurrahim) Balla konsiderohet si një ndër organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad luftarak në Siri. “Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës ‘Tekfiriste’. Balla është një ndër teologët më radikalë, që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda Komunitetit Mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin e besimtarëve myslimanë dhe dërgimin e tyre për xhihad luftarak në Siri”, thuhet në dosje.

ROLI I GENCI BALLثS
Imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re konsiderohet si organizatori kryesor i rekrutimit dhe dërgimit në Siri të besimtarëve myslimanë për xhihad në Siri. “Genci BALLA (Abdurrahim) ka kryer studimet e larta në Universitetin Islamik të Medinës (Arabi Saudite), ku mendohet se ka rënë në kontakt me dijetarë të linjës së ashpër ‘Tekfiriste’, të cilët kanë ndikuar në indoktrinimin e thellë të tij dhe që më pas janë bërë burimi kryesor i frymëzimit të veprimtarisë së tij. Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës ‘Tekfiriste’. Balla është një ndër teologët më radikalë, që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda Komunitetit Mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad luftarak në Siri”, thuhet në dosje. Sipas prokurorisë, Balla së bashku me elementë të tjerë të sektit Selafi, drejtues të grupeve lokale, janë përgjegjësit kryesorë për dërgimin e shtetasve shqiptarë (burra, gra e fëmijë) për në Siri, ku shumë prej tyre janë trajnuar për luftë dhe indoktrinuar me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve xhihadiste, që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. “Thirrjet e tij për pjesëmarrjen në xhihad të armatosur në Siri janë mbështetur nga disa elementë të rinj shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Sirisë dhe dyshohet se u janë bashkuar grupeve xhihadiste. Prej gjashtë vitesh ushtron aktivitet fetar ilegal, dhe nëpërmjet nxitjes së tij, një numër i konsiderueshëm besimtarësh shqiptarë, u janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri”, theksohet në dosje. Madje sipas prokurorisë, niveli i indoktrinimit konsiderohet si tepër i lartë, pasi Balla dyshohet se ka penguar shkollimin në shkollat publike të fëmijëve të tij dhe të lidhjeve të tij. “Ka hapur një shkollë fetare në ambientet e Xhamisë së Unazës së Re, ku fëmijëve u jepen vetëm mësime fetare dhe arabisht”, - thekson prokuroria. Imami i Xhamisë së Unazës së Re, akuzohet gjithashtu se gjatë faljes së të premtes nxit dhe predikon ndjekësit e tij të mos njohin institucionet e shtetit. “Genc Balla predikon për Sheriatin (ligj islamik). Predikimet që ai mban gjatë ditës së premte në Xhaminë e Unazës së re dhe thirrjet që ai bën lidhur me detyrimin për të marrë pjesë në xhihad, mosnjohjen e demokracisë, mosnjohjen e shtetit, urrejtjen e shteteve perëndimore, mbrojtjen e personave dhe mbështetjen e atyre që luftojnë për xhihad në Siri”, arsyeton prokuroria në vendimin e arrestimit të tij.

ROLI I BUJAR HYSثS
Nga hetimet e prokurorisë është përcaktuar dhe roli i imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit. “Bujar Hysa ushtron aktivitetin e tij radikal-ekstremist islamik si imam i xhamisë së Mëzezit, ku dhe ka krijuar një rreth të ngushtë e të besuar besimtarësh. ثshtë ndjekës i ideologjisë radikale ‘Tekfiriste’, të drejtuesit të Xhamisë së Unazës së Re, Genci (Abdurrahim) Balla. ثshtë element radikal-ekstremist islamik dhe predikon në ambiente fetare për mosnjohjen e institucioneve dhe ligjeve të shtetit. Predikon në mbështetje të vendosjes së ligjit islamik, Sheriatit”, thekson prokuroria. Sipas organit të akuzës, Hysa ushtron aktivitet fetar ilegal dhe është aktiv në drejtim të përhapjes/nxitjes së urrejtjes ndërfetare, rekrutues, mbështetës dhe ndihmues i një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që u janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri. “Hysa ka lidhje të ngushta me shtetasin Genci Balla dhe, bashkëpunimi mes tyre dhe persona të tjerë, janë baza kryesore e indoktrinimit, rekrutimit, nxitjes dhe ndihmues për dërgimin nga radhët e besimtarëve në Siri. Dyshohet se kryen rolin indoktrinues të ideologjisë fetare ekstremiste, me fëmijë të moshave të vogla, të cilët ndjekin shkollën fetare pranë xhamisë në Unazë të Re. Hysa është mësues i lëndëve fetare për fëmijët”, saktësohet në dosje. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, Bujar Hysa mban komunikime me individë me pikëpamje radikale brenda vendit, rajonit, dhe me personat që aktualisht gjenden përkrah grupeve ekstremiste në Siri.

Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

................ bo e ndryshova postimin se po me gjurmojne kot, lol
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Selim Muça: U kemi thënë imamëve Siria është luftë e ndaluar, lërini budallallëqet

"U kemi bërë thirrje xhamive që të mos merren me dërgimin e shqiptarëve në Siri. Ajo është luftë e ndaluar”. Kështu shprehet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ishkreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, i cili vetëm pak ditë më parë u zëvendësua nga Skënder Bruçaj. Veç kësaj, Muça shprehet se para pak kohësh, në formë thashethemesh ka dëgjuar për rekrutimin e shqiptarëve në Siri. “Kemi dëgjuar disa fjalë për këtë çështje, por nuk kemi pasur informacion të saktë”, shprehet ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Sipas tij, lufta në Siri është e ndaluar dhe shqiptarët nuk duhet të shkojnë atje. “Shumë shqiptarë që shkojnë nuk e dinë se do shkojnë për të luftuar dhe për të vdekur”, - shprehet Muça. Ai pohon se nuk ka asnjë informacion për arrestimin e dy imamëve në dy xhami të kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.

Z.Muça, keni dijeni se janë arrestuar dy imamë në kryeqytet pasi dyshohet se dërgonin shqiptarë në Siri?
Jo, unë nuk di gjë për një gjë të tillë, pasi jam sëmurë dhe jam shtrirë në krevat. Nuk kam marrë asnjë informacion të tillë, shto këtu edhe faktin se nuk jam më në krye të Komunitetit Mysliman.
Kur ju keni qenë në krye të komunitetit, kishit informacione se persona të ndryshëm rekrutonin shqiptarë për në Siri?
Me thënë të drejtën, para pak kohësh kemi pasur sinjalizime për këtë çështje, por gjithmonë në formën e thashethemeve, pa pasur asgjë konkrete. Kishim parë dhe disa raste në media, por ne nuk kishim fakte konkrete për këtë çështje. Kishim dëgjuar fjalë, por nuk na kishte thënë askush se cilët ishin personat që rekrutoheshin, apo ata që rekrutonin; ishin vetëm fjalë, thashetheme. Informacion të sigurt nuk kemi ne.
Ju, keni bërë ndonjë përpjekje gjatë kësaj kohe që të parandaloni dërgimin e shqiptarëve drejt Sirisë?
U kemi bërë disa herë thirrje imamëve dhe xhamive që të mos e bëjnë budallallëkun që të merren me këto punë, por të shikojnë punën e tyre. Pasi ato nuk janë punët tona, nuk është fetare ajo luftë.
A flitet në Kuran për luftëra si ajo e Sirisë, apo në ndonjë luftë tjetër të ngjashme?
Për sa i përket Kuranit, besimtarët shqiptarë nuk e dinë që nuk kanë detyrim që të shkojnë për të luftuar në Siri. Pasi, nëse do ishte e nevojshme, ndërhyrja e shqiptarëve në luftëra do kërkohej nga organizata si OKB-ja apo NATO etj. Por, ata shfrytëzojnë varfërinë dhe duke i mashtruar i dërgojnë shqiptarët në një vend që nuk e dinë që do luftojnë dhe shqiptarët ikin e vdesin në luftë dhe lënë familjet në vështirësi. Shqiptarët duhet të punojnë për vendin e tyre. Kjo luftë është e ndaluar.

Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

1926801_10203211215870566_678447132_n.jpg
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Si t'ia japesh nje imazh negativ Shqipërise ?

... pretendo se posedon "terrorist" dhe se je ne luftë me ta !

Keshtu te jesh i sigurt qe do te ikin edhe ata pak turist qe te vizitojn !
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Pse Shqiperia ka vite qe ka kete imazh, harrove qe eshte vend anetar i Shoqates Boterore Islamike.

Shpesh here nder vite shume shtete te botes nepermjet perfaqesive diplomatike te tyre ne Shqiperi japin alarm per kujdes shtetasve te tyre.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Keta jane propaganta te komunistave dhe atesiteve, amiqt te islamit.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Vetem Sherbimi Inteligjent Shqiptar (SHISH) mund te shpikte te tilla skenare hollivudiane per te mbuluar paaftesine e tyre per te zbuluar terroristet e tritolit ,te cilet cdo dite vrasin shqiptar.

SHISH shpif..?? Mire e ke ne fakt SHISH paska shpikur ;)
1 nga te kerkuarit 65-vjeçari me origjine nga Dibra, Medi Manellari, i shpallur ne kerkim

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Rekrutimet, informatori i SHISH: Trajlera me pako në xhaminë e Mëzezit
TIRANE - Natën pranë xhamisë së Mëzezit kanë mbërritur kamionë të mëdhenj me pako të dyshimta brenda. Në xhami nuk hynte askush pa autorizimin e imamit". Ai ka vëzhguar çdo lëvizje që është bërë pranë xhamisë, ku pak ditë më parë u arrestua i vetëshpalluri imam, Bujar Hysa. T.D. është një informator i SHISH-it dhe ai rrëfen për "Gazetën Shqiptare" se si ka zbuluar lidhjet e fshehta mes banorëve të zonës dhe imamit të xhamisë, si dhe vendtakimet e tyre për rekrutimin e personave në Siri. Ai tregon me detaje ato që ka parë, duke u shprehur se shumë persona, paguheshin nga 200 euro në muaj.
Sa kohë kishit që e vëzhgonit xhaminë e Mëzezit, ku dyshohet se janë bërë shumë rekrutime për në Siri?
Kisha shumë kohë që i vëzhgoja, pasi kishim sinjalizime se në këtë xhami, imami që është arrestuar, në bashkëpunim me persona të tjerë dërgon persona për të luftuar në Siri.
Kush ju ka thënë se në këtë xhami bëheshin veprime të tilla?
SHISH-i ka pasur sinjalizime për veprime të tilla dhe unë jam një informator i tyre që prej kohësh vëzhgoj këtë xhami, si dhe disa xhami të tjera. I vëzhgoj nga larg, pasi brenda nuk kam mundur që të hyj.
Ju, nuk keni tentuar asnjëherë që të hyni?
Jo, kam tentuar. Duke qenë pjesë e këtij hetimi, më është dashur që të jem më i saktë në raportimet e mia, ndaj duhet të futesha në xhami. Por, të hysh brenda saj është shumë e vështirë, pasi aty nuk mund të futet çdo person. Ata kanë edhe vende të fshehta në banesa të pabanuara, ku kanë pikat e takimit të tyre.
Po banorët e kësaj zone, si futen në xhami, meqë ju thoni se është shumë e vështirë për t'u futur brenda saj?
Mesa kam parë unë nga larg, në xhami nuk mund të futen të gjithë banorët e zonës. Aty hyjnë vetëm personat që janë të autorizuar. Hyjnë vetëm personat që kanë lidhje me imamin që u arrestua, ose personat që bënin plane për të ikur në Siri. Ata që donin të hynin në këtë xhami, duhej të paraqisnin fotot e tyre më parë, për të parë nëse janë pjesë e grupit të tyre apo jo.
Po në lidhje me rekrutimet në Siri, keni zbuluar ndonjë të dhënë që e lidh imamin me këtë çështje?
Unë di të them që ky imami në atë zonë e mbante veten për avokat, përveçse edhe si imam. Javën e kaluar, unë kam vëzhguar nga lart hyrjen e xhamisë, ku ka ndaluar një trajler, nga i cili zbritën shumë pako të dyshimta, pako shumë të mëdha. Një pjesë e pakove u futën në xhami dhe një pjesë u dërguan tek familjet që bashkëpunojnë me imamin për të dërguar persona në Siri. Përfshirë këtu faktin që shumë persona aty, paguheshin 200 euro në muaj.
Cilët janë këta persona?
Pranë xhamisë është një pallat, në të cilin jetojnë vetëm familje myslimane, të cilat të gjitha kanë pasur dijeni për dërgimin e personave në Siri. Madje, një nga pjesëtarët e këtyre familjeve ka shkuar në Siri dhe ka vdekur duke luftuar atje.
A shërbente si shkollë kjo xhami, për aq sa ju keni vëzhguar?
Po, xhamia e Mëzezit shërbente edhe si shkollë, por unë vetë nuk kam mundur që të hyj brenda dhe ta shikoj.
A keni vëzhguar xhami të tjera në kryeqytet, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me këtë çështje?
Dyshohet se janë edhe dy baza të tjera në kryeqytet. Një xhami është në autostradë, ndërsa tjetra nuk e di.
Po për mënyrën se si i rekrutojnë këta persona, a keni mësuar gjë?
Di vetëm që në xhami hynin njerëz të besuar dhe personat e rinj nuk mund të hynin në xhami, nëse nuk i rekomandonte askush. Por, pjesa më e madhe e atyre që ikin, marrin premtime se do u mbrohet familja dhe se do u japin lekë. Prandaj, në zonën e Mëzezit shumë herë kam parë kamionë të mëdhenj që kanë shpërndarë pako. Unë nuk e di se çfarë fshihet brenda tyre, nëse ka ushqime apo jo, por pakot kanë qenë të dyshimta. Por, di edhe që në një xhami tjetër në kryeqytet, këta persona që merren me rekrutimet për në Siri, hyjnë natën në xhami dhe jo ditën.
Ju, nuk keni frikë që merreni me këtë punë?
Normalisht që është e frikshme, sepse me këta nuk mund të luash. Nëse e zbulojnë se kush jam unë, ata më vrasin.


/BalkanWeb
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Cent krejt me dyshime i paska ky informatori me kon tu me jep llogari mue ja kisha shtie qoket ne dollap se di me duket me dyshime smundesh me akuzu askend nuk kam qene ne xhami....
Ama informatori se paska qene ku ne kete mision qe ju ka ngarku ska arrit as te futet te shof qofte edhe nje fakt me duket histori e stisur nuk dua te mendoj qe SHISH jan kaq jo profesional
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, financimi bëhej kryesisht nga besimtarë myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe

/gazetaexpress
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Punon shtepi punon lol
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

Nuk luftohen keto dukuri duke burgosur 7-8 mjekerrosha sepse keta mjekerrosha jane pasoje e mosfunksionimit te shtetit si duhet. Ende nuk degjova dhe lexova, qe shkoi ne Siri apo u budalleps pas fese nje person me arsimim si duhet dhe me kushte te mira ekonomike, keta "mjekerrosha" jane pasoje e fukarallekut intelektual dhe ekonomik.
 
Titulli: Terrorizmi, arrestohen disa persona, rekrutonin luftëtarë për në Siri.

ai shkrimi i atij informatorit tregon qarte qe eshte nje gje e montume ! askund asnjehere ne shum xhami kam qene nuk me ka ndodh qe te qiten letra te xhamia te tregojn se kush mundet te hyje ne Xhami e kush nuk mundet pra eshte shum banale dhe genjeshter e madhe qe te thuhet qe smundet te hyje gjithkush ne Xhami ! pastaj aty shkruan qe marrin nga 200 euro ! kjo eshte futja kot ! hajt sa per te thene diqka ? se si e zbuloj ai nje gje te tille qe marrin nga 200 euro kur ska qene ne gjendje as te hyje ne Xhami ! e lere me te kuptoje qe dikush po merrka nga 200 euro ! pastaj gjeja tjeter shpifur eshte qe ato pako qe po flitka ky informatori ato thjesht ndihma per popullin qe shteti qeverit te gjithat i kan pru ne varferi te madhe dhe ky Imam po i ndihmojka ! kta i bene te dyshimta ndihmat per popullin !!! sinqerisht na udh'heqin njerezit me te flliqt te ketije populli sa qe arrijne te bejne gjana kaq te shpifura qe montojn gjana te tilla....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top