Mehmeti blen Triestinën

Aguero

Anëtar Aktiv
mehmeti-blen-triestin-euml-n_hd.jpg
Hamdi Mehmeti ka dëshmuar fuqinë e tij. Biznesmeni kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, e ka blerë klubin italian, Unione Triestina 2012 që garon në Serie D (Liga e Katërt). Prezantimi i tij si president i këtij klubi është bërë të dielën në barazimin e Triestinas 2:2 ndaj La Fenadora. Mehmeti thotë të jetë i lumtur me blerjen e klubit të ri, derisa kjo shihet si një shpresë për futbollistët kosovarë për të depërtuar më lehtë në kampionatin italian
Një kosovar blen një klub në Itali, i cili për 28 vjet garoi në nivelin më të lartë, Serie A. Fjala është për biznesmenin e fuqishëm, Hamdi Mehmeti, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër. Mehmeti, i cili vitin e kaluar i dha Hajvalisë një ‘infuzion’ me disa investime, të dielën zyrtarizoi blerjen e klubit të njohur italian, Unione Triestina 2012.

Faktikisht, Mehmeti prej kohësh ka qenë i interesuar të blejë një klub në Itali dhe këtë e kishte bërë me Vicenzan, por më pas kishte hequr dorë për shkak të borxheve të mëdha të këtij klubi. Ai nuk u dorëzua dhe pas shumë angazhimeve arriti ta bëjë për vet Triestinën. Kjo skuadër aktualisht garon në Serie D (Liga e Katërt), por ka ambicie që gradualisht të ngjitet në majat e futbollit italian, aty ku dikur e kishte vendin.

“ثshtë e vërtetë. Pas procedurave që i kemi pasur, të dielën edhe zyrtarisht është kompletuar dokumentacioni dhe zyrtarisht kam blerë klubin Unione Triestina 2012. Vërtetë është një ndjenjë e mirë të jesh pronar i një klubi në Itali. Mirëpo, me angazhim arrihet gjithçka”, u shpreh Mehmeti të dielën për ‘Sport Plus’. Ai nuk ka dashur të publikojë shifrat se sa i ka kushtuar blerja e klubit, por ka falënderuar gjithë stafin e tij, konkretisht Pierre Janvier Mbock për bashkëpunimin. Për klubin italian dhe blerjen e tij nga Mehmeti, kanë shkruar edhe mediat italiane. Ndërkohë, shikuesit e shumtë e kanë falënderuar dhe përgëzuar Mehmetin për këtë veprim. Ata kanë festuar gjatë gjithë ditës së diel për këtë fakt.

Ambiciet e Mehmetit

Mehmeti ka ambicie të mëdha me klubin e tij. Duke parë traditën e Triestinës, ai pohon se gradualisht synon që ta ngritë skuadrën në majat e futbollit italian.

“Triestina është një klub me traditë të madhe. Nëse shikojmë aktivitetet e skuadrës ndër vite, atëherë kuptojmë se pozita aktuale nuk është reale. Prandaj, gradualisht do të mundohem që ta ngriti këtë klub, pasi ka shumë dashamirë”, deklaroi Mehmeti.

Ky i fundit të dielën nisi topin nga qendra, duke konfirmuar kështu pronësinë e tij te Triestina në barazimin 2:2 ndaj La Fenadora. “Ishte një moment emocionues. I tërë publiku të falënderonte. Sa i përket ndeshjes, skuadra barazoi 2:2 edhe pse në kohën shtesë humbëm një penallti”, shtoi Mehmeti. Te Triestina luan një futbollist shqiptar nga Maqedonia. Fjala është për Ilir Frangun.

Sipas Mehmetit, blerja e Triestinës është një mundësi e mirë edhe për të gjithë futbollistët kosovarë që të arrijnë sa më lehtë Italinë. Ndërkohë, i pyetur nëse do ta hapë një klub në Kosovë me emër të tillë, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Megjithatë, mësohet se Mehmeti do të hapë filiale të klubit edhe nëpër vende tjera të Evropës, pasi ambiciet e tij janë të mëdha me klubin italian.

Presidenti më i ri në Evropë

Me rastin e blerjes së Triestinës, Hamdi Mehmeti është bërë presidenti më i ri në Evropë. Andrea Agnelli i Juventusit pretendohej të ishte më i riu me 38 vjet, por Mehmeti me 31 sosh bëhet pronari më i ri. /SportPlus/Telegrafi/
 
Titulli: Mehmeti blen Triestinën

Blen ekip qe i duhen edhe 7-8 vite apo 10 vite te ngritet lart ne ndonje kompeticion europian apo ku ta di une ! dhe nuk blen nje ekip ne shqiperi apo mqedoni ( ekipe shqiptare ) ! e ti ngris lart ne europe ? dhe per te do ishte me e lehte dhe nuk do i kushtonte shtrejt ! plus do mundte te luante menjehere per 1 vite ne kompeticionet europiane qe ka perfitime shum me te medha... budallaki mendoj.
 
Titulli: Mehmeti blen Triestinën

Blen ekip qe i duhen edhe 7-8 vite apo 10 vite te ngritet lart ne ndonje kompeticion europian apo ku ta di une ! dhe nuk blen nje ekip ne shqiperi apo mqedoni ( ekipe shqiptare ) ! e ti ngris lart ne europe ? dhe per te do ishte me e lehte dhe nuk do i kushtonte shtrejt ! plus do mundte te luante menjehere per 1 vite ne kompeticionet europiane qe ka perfitime shum me te medha... budallaki mendoj.

Mundesi per talente shqiptare qe mu afirmu me shpejt ,qfare ekipesh te bleje ne shqiperi o ado aty komplet liga oshte e shitur si te fillon kampionati dihet se skenderbeu kampion ...
 
Titulli: Mehmeti blen Triestinën

Mundesi per talente shqiptare qe mu afirmu me shpejt ,qfare ekipesh te bleje ne shqiperi o ado aty komplet liga oshte e shitur si te fillon kampionati dihet se skenderbeu kampion ...

hahahaha po ma mir ne shqiperi se edhe ne itali dihet qe rubentusin kan me favorizu :p
amo prap nuk osht naj favor i madh per shqiptaret ! se me sa e di une njihen si ekstrakomunitar a sdi qysh quhet kshtu qe ne itali ma shum se 2 nuk i lejojn...
 
Titulli: Mehmeti blen Triestinën

E pave qa ju boni vaki bernard berishes edhe argjend mustafes rrahen nga shqiptaret e shkodres se ka ofenduar portierin serb te vllaznis
 
Titulli: Mehmeti blen Triestinën

Po e kom lexu ne shkoder kish ndodh ! sidoqoft s'osht hera e par as e fundit...mos me than te gjitha ! po shumica e ekipeve shqiptare kan lojtar sllav shki.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top