PiNkY
Anëtar i Nderuar
Fytyra e mësueses 23 vjeçare nga Anglia, Harnaam Kaur, ka filluar të mbushet me qime që në moshën 11 vjeçare.
Vajza e cila vuan nga Sindroma e ovarit policistik (PCO), fillimisht mundohet të shpëtojë nga qimet në fytyrë përmes depilimit por më pas "pajtohet" me këtë realitet dhe vendos të mos shkurtojë më qimet e fytyrës, duke marrë ehde epitetin "gruaja me mjekër".
Me këtë, Harnaam Kaur, synon të frymëzojë të gjitha gratë të cilat kanë probleme të ngjashme dhe që mundohen me çdo kusht të shpëtojnë nga qimet në fytyrë, që të jenë të qeta shpirtërisht dhe të mos turpërohen.
Ajo shprehet se edhe vet ajo ka ndier turp për shkak të qimeve në fytyrë dhe në trup dhe ka tentuar edhe të vetëvritet por tashmë e ka pranuar këtë gjendje dhe është e qetë shpirtërisht.
"Tashmë veshem me funde, bëj makiazh dhe përdor stoli. Kam filluar të bëj edhe manikur, si çdo femër tjetër", u shpreh Harnaam Kaur për The Sun.
/albeu.com/