Kresha
A pretty face can never trick me
Mbetjet e një litre zaharinë shkaktojnë ndotjen e 180.000 metra kub të ajrit.
Dhjetëra të rinj sot kanë protestuar përballë ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, duke kundërshtuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.
Organizatorët e kësaj proteste sensibilizuese u shprehen se lloji i armëve siriane është jashtëzakonisht i rrezikshëm.
“Jemi sot këtu para ambasadës shqiptare për të dërguar mesazhin tonë drejtuar kryeministrit Edi Rama që ti thotë jo vendosmërisht ofertës së sekretarit të SHBA-së për të përdorur territorin e Republikës së Shqipërisë si territor për asgjësimin e lëndëve kimike, pasi që ne konsiderojmë se kjo është një procedurë e importimit të luftës kimike siriane në territorin e Shqipërisë”, tha Vedat Xhymshiti, njëri nga organizatorët e protestës.
Sipas tij, procesi i asgjësimit lë pasoja të pamënjanueshme. Duke cituar fjalët e një eksperti amerikan, Xhymshiti tha se mbetjet e një litre zaharinë shkaktojnë ndotjen e 180.000 metra kub të ajrit. //mesazhi