bledikorcari
Anëtar i Nderuar
Topalli fshin nga procesverbali fyerjet e Berishës
» Dërguar më: 25/07/2008 - 07:09
Nga Tedi Blushi
Sharjet dhe fyerjet e kryeministrit Berisha ndaj deputetit socialist Taulant Balla janë fshirë nga procesverbali i seancës plenare të 21 korrikut. Reagom PS: Nuk pranojmë censurimin e ngjarjes.
Nuk kanë të sosur skandalet në Kuvendit e Shqipërisë. Kanosja për vrasje si dhe fjalori banal e poshtërues që kryeministri i vendit, Sali Berisha përdori ndaj deputetit të opozitës, Taulant Balla janë fshirë nga procesverbali i seancës plenare të 21 korrikut. Degjenerimi në rrugaçëri i punimeve kuvendore është përmbledhur vetëm në dy fjali të vetme në këtë dokument zyrtar të Parlamentit. “Kryeministri vjen dhe ndërhyn. Ka reagime dhe zhurmë në sallë”, shkruhet në procesverbal. Në të nuk pasqyrohen gjithashtu as deklaratat e kryeparlamentares, Jozefina Topalli që kërcënon punonjësit “nxirreni urgjent jashtë atë vagabond, se do ju shkarkoj”. Madje është fshirë edhe fjalori banal e tentativat për ushtrim të dhunës fizike ndaj socialistit Balla nga tre ligjvënësit demokratë, Edi Paloka e Rahim Kaleci si dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, të cilët disa herë u orvatën ta godisnin atë me grusht në fytyrë. Si për ironi të faktit të vetmet deklarata që nuk janë censuara nga seanca e sherrit mesnatën e 21 korrikut janë fjalët e thëna nga deputeti i PS si edhe paralajmërimet e Topallit që nëse ai nuk do të ulej në vend ajo do ta nxirrte atë jashtë punimeve. Referuar asaj ç’ka Balla ka deklaruar në seancë, madje dhe asaj çfarë ka zbardhur nga replikat e tij administrata e Kuvendit lexohet qartë që ai nuk ka përdorur asnjë fjalë ofenduese ndaj shefit të qeverisë.
Reagimi
Manipulimi i procesverbalit ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitës. Nënkryetari i grupit kuvendor të PS, Erion Braçe e ka denoncuar fort këtë fakt gjatë punimeve të djeshme kuvendore. Ai tha se të majtët nuk mund të votojnë fshehjen e një të vërtete duke iu referuar kësisoj fjalorit banal dhe kanosjes për vrasje që kryeministri Berisha bëri ndaj kolegut të tij Balla. Në këtë kontekst ai kërkoi shtyrjen e miratimit të procesverbalit në fjalë deri në korrigjimin e tij. “Ne do ju sjellim debatin e plotë dhe deklaratat e pacensuara të Berishës që janë transmetuar nga të gjitha mediat vizive dhe ato të shkruara. Nuk mund të pranojmë censurim të një ngjarjeje kaq të rëndë”, u shpreh Braçe.
E menjëhershëm ka qenë përgjigja e kryeparlamentares, e cila pranoi shqetësimin e opozitës duke e ftuar këtë të fundit që të sjellë debatin e plotë Berisha-Balla për të plotësuar procesverbalin e seancës të 21 korrikut. Vetë Braçe në një prononcim të djeshëm konfirmoi faktin se opozita do i dorëzojë Topallit debatin e plotë dhe të pacensuruar të sherrit banal të botuar të nesërmen e tij nga GSH.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
------------------------------------------------------------------------------------------------
OSBE: Topalli na dëboi kur Berisha shau Ballën
Nga Tedi Blushi
Thellohet skandali parlamentar. Përfaqësuesit e OSBE janë përzënë nga seanca e 21 korrikut fill pasi punimet u degjeneruan në sherrin banal mes kryeministrit Berisha dhe deputetit të PS, Taulant Balla. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Incidentet diplomatike në Kuvendin e Shqipërisë marrin për masa gjithnjë e më serioze. Skandali i dëbimit të trupit diplomatik nga seancat parlamentare është thelluar mesnatën e 21 korrikut ’08 kur përfaqësuesit e OSBE janë përzënë nga lozha fill pasi punimet degjeneruan në një sherr banal mes kryeministrit Berisha dhe deputetit të opozitës, Taulant Balla. Lajmi konfirmohet nga një notë proteste që shefi i Zyrës së Prezencës, Robert Bosch i ka dërguar dy ditë më parë kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në letrën e tij ambasadori i OSBE-së shpreh shqetësimin e thellë për këtë veprim të përsëritur të administratës së Kuvendit. Ai bën me dije se dëbimi i përfaqësuesve të OSBE nga nga zona e vendeve diplomatike në Parlament ka ndodhur edhe në seancën e 17 korrikut ’08, para se Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama të paraqiste raportin e saj vjetor për luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. “Në të njëjtën linjë me përmbajtjen e letrës së djeshme (pardjeshme) të ambasadorit amerikan, Withers, jam gjithashtu i pakënaqur që përfaqësuesit e OSBE-së, ambasadës së Shteteve të bashkuara dhe pjesës tjetër të trupit diplomatik të akredituar u dëbuan nga zona e vendeve diplomatike në parlament, para se Prokurorja e Përgjithshme Rama të paraqiste raportin e saj vjetor lidhur me aktivitetet e zyrës së saj. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë (parmbrëmë), kur përfaqësuesve të OSBE-së iu kërkua të iknin, megjithëse lozhat ishin të lira”, shkruan Bosch në notën e tij të protestës. Në këtë kontekst ai thekson se “prania jonë nuk është vetëm për arsye informimi, por edhe një rezultat i drejtpërdrejtë i mandatit tone”. Në vijim shefi i Zyrës së Prezencës deklaron se mbështet qëndrimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, John Withers që gjithashtu me një notë proteste drejtuar kryeparlamentares, Topalli shprehu shqetësimin e tij të thellë për dëbimin e stafit të tij diplomatik nga seancat kuvendore. Në mbyllje të letrës së tij zyrtare ambasadori Bosch thekson bindjen se incidente të tilla janë keqkuptime dhe se këto ngjarje nuk do të ndodhin më në të ardhmen. “Zonja Kryeparlamentare, unë kam besim se i gjithë ky është një keqkuptim i madh dhe se ju do të udhëzoni rojet e sigurisë të lënë të qetë stafin diplomatik. ثshtë në dorën e krerëve të misioneve të mandatojnë përfaqësuesit e tyre. Në rast të mungesës së vendit, ata do t’ia lënë vendin zyrtarëve më të lartë të ambasadave”, përfundon notën e tij të protestës shefi i OSBE-së.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
__________________