Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

sa her mendoj per ty une knoj per ty une jetoj per ty vazhdoj per ty edhe 1 her per ty perqdo her si e para her as1her e mrama her edhe 1 her veq per ty veq per ata sy per jeten teme qe nuk osht e jemja pa ty po edhe me mujt me kthy e me ndryshu skisha pranu se per kond atehere une me knu lot po mtern venat po mshteren fjalt qe i thom per ty a thu ku meren qe skan kuptim e as fuqi kur skom dit mi thon ashtu qysh ti ki dasht mi ndi e di qe po gaboj gjeth kom gabu e di po mpelqen edhe 1her po du po du me vazhdu pa ty me ty per ty ehe 1her edhe 1her per ty
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.

1010825_10151499244941513_1092519297_n.jpg


########################################

Kam harruar puthjet ti degdis...
Në të përjetshmen botë, ti lidh hajmali
Në dhera pa gjak...,
Gjak pa tokë
Kjo buzë e paputhur..
Mbi puthje....rëndon....

Në mes të gjallëve u ngrit një i vdekur
Tek puthte përgjërueshëm sytë e Jetës...
Ish vdekja...? Klithmë e endërrt
I huaj mes njerzeve...
Zambak pa lot....
Puthjen....këndonte vaj

Sa netë pa drite, e hije pa ditë...
Lëngonte ky varg
Epje....ngashërim
Vinim e iknim në jetë
Të puthur pa buzë...pa dritë
Mungonte ky përqafim.

Hejjjjjj! Ti lundërtar i puthjes pa emër
Në detrat e trazuar të vozitjes ndjenjë
Ngri një velë të bardhë për mua
Buzës së paputhur.
Ditën...
kur më, të mos jem...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Unë jam psherëtima e detit;
e qeshura e fushës;
lotët e qiellit.

Pra, me dashuri -

Psherëtij nga deti i thellë i dashurisë;
Qesh nga ngjyrat e fushave të shpirtit;
Lotoj nga qielli i pafundëm i kujtimeve ...

382564_10151475959316513_135822574_n.jpg
 
Copeza Shkrimesh

Ishte nje pasdite ne ate oborr te atij vendi te qe mua me dukej aq i ftohte...
Isha e perhumbur aq thelle ne mendime,mendoja,mendoja per gjithcka...
Ne nuk na kishte ndare vetem lagesia dhe kilometrat qe ndodheshin mes nesh tashme rruget e zemres tone ne te dy i kishim ndare kohe me pare...
Ashtu e perhumbur isha drejtuar me dyte drejte qiellit,
ndoshta si gjithmone duke ju lutur Zotit per ta kuptuar c'fare ndieje ti ne zemren tende...
Ndersa permendem shoh se dhe qielli kishte marre formen Dashuri...

Koha kaloi dhe duket se Zoti ju pegjigj pyetjes time ne u bashkuam se bashku pasi qe zemrat qe duhen,asnjehere nuk shuhen...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Po jetojmë në një kohë kur duhet të shtiresh se je budalla, në mënyrë që të përparosh në jetë! Nëse mendon se të mjafton dija dhe puna e sinqertë, atëherë do të dëshpërohesh. Puthadorët do të bëhen të gjithë bashkë kundër teje, sepse duan të rrënojnë gjithçka që ata vetë nuk mund ta arrijnë. Dështimi yt është suksesi i tyre!
Ti nuk duhet të guxosh të dështosh!
Qëndro fort!
Qëndro, sepse brenda njeriut që lufton të jetë vetja, digjet një flakë që rrezaton jetë. Pikërisht kjo i tremb ata që nuk mund ta ndezin kurrë këtë flakë në shpirtin e tyre!
Kjo është ajo që të bën ty të jashtëzakonshëm!
Mos ki asnjë dyshim. Historia mban mend vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm! Vetëm ata që kanë pasur guxim të ndahen nga turma.
Nëse kjo flakë digjet edhe brenda teje, mos lejo të ta fikin!
Mos u dëshpëro as me njerëzit e tu që nuk të mbështesin atëherë kur këtë e pret më shumë se kurrë!
Mos u mposht!
(A.R)

Ps: Një shpirt i bukur kurrë nuk mund ta mposhti asgjë dhe asnjë.. një shpirt i bukur, do ngelet i fortë dhe i bukur përgjithmonë :)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!



-Te mungon?!
Jo s'me mungon, tashme e kam harruar. Eshte thjesht nje e kaluar.
-Atehere perse loton sa here degjon emrin e tij?! Perse qan sa here degjon nje kenge qe te kujton ate?! Perse qan kur shikon cifte te lumtur?!
-Nuk di te jap nje pegjigje te sakte ketyre pyetjeve. Mbase ka dicka tek kujtimet e mia qe nuk fshihet dot.
-Do te them un arsyen perse qan ti?!
Ti qan sepse ate e dashuron, ti thua qe "Nuk me mungon" sepse po mundohesh t'a harrosh, por e din qe zemra jote nuk e ben dot nje gje te till.
Qan kur i shikon ato cifte te lumtur sepse dikur ishe dhe ti e till si ato dy me ate "Dike'n". Qan nga inati qe zemra jote vazhdon te vuaj ne heshtje, askush nuk e kupton qe ajo ulerit nga deshperimi kur degjon emrin e tij, vetem shpirti yt te kupton.
Mos u mundo te harosh dike me mendje kur zemra jote vazhdon t'a ruaj mbrenda ne thellesine e saj. Edhe gjerat kur humbasin ne det arrijne ne thellesi, por ajo thellesi nuk ka fund. Keshtu eshte edhe zemra jote ne kete moment.
Dikush nuk harrohet leht kur te ka lene teper gjera te ngjitura ne zemer!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mos ma shpërble dashurinë me heshtje.
Mos ma fyej atë.
Mos vallëzo përreth mërzisë së zemrës që të dashuron.
Mos kërko të të bie në gjunjë.
Mos!
Mos, sepse një zemër e dashuruar i bën të gjitha.
I bën të gjitha, por brenda diçka thyhet.
Thyhet përgjithmonë.
Fundoset brenda vetes.
Prangoset në dëshpërimin e pafund.
Mos ma shpërble dashurinë me heshtje!Gjithçka...
Por vetëm heshtje jo.
24271_609505965737392_975713270_n.jpg


#####################################

Një detyrë të vështirë
Ma ke nda, zoti im
Të gjej lumturinë në fatkeqësi
Të gjej bukuri në shemti

Të jam atje kur unë jam këtu
Të buzëqeshi si i lumtur, kur mbaj zi
Të bisedoj me ta edhe pse të gjithë janë gojëmbyllur
Të shoh qartë shumë larg edhe pse jam i verbër
Të ndihem i lirë i mbyllur në një lëkurë të huaj
Të mund të vallëzoj edhe pse më mungon trupi

Të jam i knaqur kur asgjë s’më jipet
Të kërkoj lëmoshë atë gjë që e kam me shumicë
Ta puthi atë në ballë kur ajo më tradhëton
Të bëhem se jam i ngopur kur jam i uritur
Të qëndroj i qetë para se të më vrasin

T’u ndaj komplimente atyre që më ofendojnë me muaj
Të ndihem si në vendlindje kur unë jam i huaj
971559_608554305832558_31479553_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lamtumire zemer! Do me marr gjithmone malli per ty! Per qetesine tende, per prezencen tende, per veten time kur ndryshonte prej teje!
Do me marr malli edhe per fytyren tende, te qeshuren tende, forcen qe ti me jepje, do me marr malli edhe per ate gezimin e madh qe zemra ime perjetonte sa here ti shfaqeshe ne jeten time! E di ishe shume i veçante per te qene realiteti im, por te betohem, kudo qe ta gjesh lumturine tende, nuk do krahasohet me ate qe do te falja une!
Fati, jeta keshtu eshte, nuk ti mundeson te gjitha, dhe me duhet ta pranoj se humba, dhe nuk dua te them qe humbe ti me shume, por di te them qe lumturin qe do kishe perkrah meje nuk do ta kesh askund tjeter! Por perseri nuk te urrej, nuk mundem, nuk te gjykoj, ti bere nje zgjedhje dhe ajo nuk isha une! ...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!



Nuk di nga ta nis, të flasë, po më dridhen duart, fryma po më merret dhe lotë po më dalin nga sytë. Sot, rastësisht gjeta ca mesazhe që kisha harruar ti fshija. Ishin mesazhet e komunikimit tonë në fillim. Për një moment u bëra gati ti fshija ato pa i lexuar, por më pengoi malli dhe mungesa jote që kishte pushtuar qënien time kohët e fundit. Zot, si s'po më dilte ky shpirt nga vendi.

Sa i pafajshem ishte ai komunikim, sa te thjeshta dhe shoqerore fjalet. Here qeshja me ze te larte, here here me pushtonte nje urangan dhimbje, aq me kishte mare malli per ato kohera te cilat si pa kuptuar me kishin mberthyer ne krahet e tyre. Per momentin harrova qe ne nuk flisnim, me dukej si heren e pare kur shkembyem ato batutat gazmore te cilat vazhduan per kohe me rradhe.

Ishin ca detaje qe nuk i kisha vene re atehere, fjale te goditura dhe shume te bukura. Ato shkronja qe u lagen nga lotet e mia, sikur me shikonin me meshire e mallkonin veten qe me dolen para syve. E ndjeva zemres ti thyheshin dhe ato pjese qe i kishin mbetur. Ishte shume e dhimbshme te degjoje nje gje te tille, shume torturuese. ZOT, pa kuptuar u ndergjegjesova qe akoma te doja.

Ndjeja shume, me shume sec mendoja. Per nje moment kapa telefonin, formova numrin tend, doja te te flisja, te te degjoja qofte dhe zerin kur ne nje moment, mu kujtua ''Ti i perkisje tjeter realiteti, duhet te jetoja dhe Une timin''. Ishte nje ndjenje qe as vet se kuptoja, vec rritej, s'me linte as te qaja, as te qeshja vec kisha fiksuar syte ne nje vend dhe nuk flisja. E cuditshme, aq shume u zhgenjeva, por inat s'te mbaja. Aq shume vuajta, por dot nuk te urreja.

اfare mund te jetë jeta kur në të përjetova vetem te hidhuren?! Sikur te mundja ti mbyllja sytë e të mos i hapja më kurre. Nuk mund të jetoj pa e ndiere aromen tende. اdo minut kalon e unë ende jam këtu pa lëvizur. Më ndjek zëri ytë kudo dhe më shton shpresën për te vazhduar jetën e humbur ne shikimin tënd edhe ne mendimet e mia. Nëse ende jetoj ne kujtimet e tua do të me lëndosh edhe pse nuk do t'ia dish.

Një ditë pa menduar do ta ndjesh dashurinë qe ndjeva unë per ty. Nje ditë do të të mungoj dhe do ta ndjesh butësine time brenda. Një ditë do ta kuptosh se sa te desha dhe te dua. Një të neserme ne shpirtin tënd do te shfaqem unë dhe do ti kujtosh momentet tona se sa bukur kaluam, se sa e qeshura iku por nuk është faji yt e as imi qe tani po përjetojm momente të vështira. Kjo është jeta! Gabimet falen.

Ndjehem sikur po e ndjek qetësinë tënde dhe për sa më shume që po mundohem ta gjej menyrën që të jap dashurinë time, Asgje! Jetoj ne vetmine tënde nëse dikush te lëndon. Sa me dhemb ta di se merr fryme por s'je i lumtur. Për mua je engjell qe çdo natë më ruan, që ne ëndërrat e mia shton qetësinë. Dhe duke menduar për ty dhe per dashurine qe s'ta shpreha kurre. E mallkoj ditën kur rrethanat tona na ndan. E mallkoj shoqerine qe patem. E mallkoj çdo minut që ma kaplon shpirtin me vetmine e ankthit tim. E mallkoj jetën qe me beri te vuaj. E mallkoj kohen qe jam e vetmuar.

Sa do te doja qe së paku vetëm edhe një herë të të kem afër qe të mund të të ndjej e të të shtregoj fort. Kudo që je mos harro që zemra ime s'do te te harroje kurre. Nuk mund të të them dot lamtumire nëse ne jetë ishe i vetmi qe dashurova. Nuk mund te flas e te bëj sikur jam e lumtur dhe ne hapesiren time po plas jeta ime.

Për cfare te jetoj nese lufta ime është kotë?! Për cfarë jam në këtë botë nëse kjo nuk rrotullohet?! Jam e vetme ketu dhe lutem për plagët qe të shkojne. Zemra ime ka hakmarrje që më bën te vështire zgjimin ne mengjes. S'dua te dorëzohem, dua të të kem afër të kaloj jetën me ty përgjithmonë. Por te të dua nuk është zgjidhje, sepse nëse nuk te kam atehere ajo është e kote. Por çfardo që te ndodhi me mua, të lutem KURRث MOS Mث HARRO dhe kujto qe Dikur, Diku, Dikush te deshi per ate qe ishe dhe te deshi me gjithe qenien e sajë......!!!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Unë jam psherëtima e detit;
e qeshura e fushës;
lotët e qiellit.

Pra, me dashuri -

Psherëtij nga deti i thellë i dashurisë;
Qesh nga ngjyrat e fushave të shpirtit;
Lotoj nga qielli i pafundëm i kujtimeve ...

382564_10151475959316513_135822574_n.jpg

Shume bukur :)
Kam dashur te te pyes Pinky : I shkruan ti keto vargje e dashur?
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mjegulli i dashurise ...
Kur ikja larg, drejt teje vija
kur vija afër, ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia behej çark.

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu...
Për dreq me trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.

(Dritero Agolli)

dedikuar vetes ....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ismail Kadare

Kristal.

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë. Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

T’i femer

Ti je endrra ime e kahmotshme, e çdo-ditshme, me e vjeter enderr imja dhe me e shpeshte, e cila me shfaqesh jo vetem neteve te pa gjume por edhe diteve. Je tronditja e jetes sime kur te kam aq larg dhe kuptimi i saj kur mbeshtese koken ne gjoksin tend per tu ndjere i ngazellyer si nje bebe. Je flutur qe te ndjek lule me lule dhe kur me humbesh, syte e mi, te kerkojne me ngulm gjithkah e kur te kap te trajtoje me delikatese nga frika se mos me vdes ne duar.

Je mendimi qe me bene te vuaj por dhe jetes i jep kuptim. Je gur i rende ne qafen time por dhe freski shpirti. Je zjarri qe djeg si llave vullkani por dhe akulli qe ngrin gjithçka. Je fushe me lule qe zhuritesh ne kohe zjarmi-e e ngjallesh me pikat e shiut. Je perrocka qe shfaq dhe terbim, je uji qe rrjedh e jep jete, je vershim, je urgan vdekjeprures por dhe Kep i shpreses se mire.

Je oaza ku rritet gjithçka por edhe shkretetire ku vdes per nje pike uje. Je lindja dhe perëndimi i erret pis- je lindja e pare dhe perëndimi i pare. Je horizonti qe duket sa i afert e sa i larget e nuk arrihet kurre. Je vështrimi i larget........


Ti je vet dhimbja, lufta dhe paqja aq e deshiruar. Je LIRIA qe duhet te dashurohet dhe deshirohet..........

Je, e cfare nuk je???? Ndonjehere nuk e di as se cfare je, por ti je femer.

TI je arsyeja me e madhe per te jetuar!!!!!!!

T’i femer
(E perpunuar nga nje motivim qasti)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

.....U be shume kohe qe nuk egzistojme me une edhe ti si nje person ,aq kohe sa kisha filluar te te harroj fytyren tende te bukur...
Duke surfuar neper internet me ra ne sy nje nuse e bukur ,klikova te fotot qe per fatin tim te keq nuk i kishte bere qe te shiheshin vetem nga shoket....Mbeta Pa Koment...Ne jeten time kam takuar femra kam pare nuse po asnjera si ajo qe e beri zemren time te dridhej ...Ishte ajo qe dikur thurnim plane bashke ,ajo qe me mbante per dore edhe me perqafonte edhe pas gjithe atyre gjerave te keqija qe i beja rruges...
Ishte ajo qe qante ne polici per mua kur une sillesha keq me njerezit e tjere ,kur une behesha harbut ajo dinte se si te me qetesonte ....
Kur pashe ate ne te bardhe dukej si engjell dikur kur ajo me permendke martesen me dukej si te me shponin bajoneta ,sot kur pashe me tjetrin ne fotografi e kuptova se kam qen idiot i madh se dashurit sikurse ajo vine vetem njehere ne jete.....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Unë... jam vesa e fytyres tende te trendafilt ..
aroma e buzeqeshjes tende..
flladi i perkedheljeve...

Freski ...

enderroj krahet e tu te mendafsht
jetoj nen puhizen e embelsires dashuri
fluturoj nen ritmin e shushurimave te te bukures vjesht

une .. ajo qe te deshiroji kaq shume
1000923_547987975274330_1234952387_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Pak, vetem pak dua te rri me veten time,
te notoj ne data e te perplasem ne kujtime.
Te hedh gure sic hidhja dikur ne lume,
te hedh dhe ankthin qe po me vret ne gjume.
Te rri pak, vetem pak... kaq dua, te kujtoj njerezit qe dikur ishin me mua!
300260_498572226872888_409843051_n.jpg


###################################

Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
veç per dashuri.
Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen,
per veshtrimin, per sjelljen delikate,
per mendimet qe perputhen e qe nje dite
me kthjelluan.
Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
Mos me duaj per meshiren
qe than faqet e mia.
Harro lotet qe te dhane kenaqesi
dhe humb keshtu dashurine.
Duame vetem per hir te dashurise
se dashurise,
qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.
579163_491850050878439_2132184537_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

S’jam vetëm ...
dhe pse nata për të zezën është gatuar,
se të kam ty...

S’jam lodhur...
dhe pse dhimbjen kam djegur ndër duar,
se të kam ty...

S’jam e trishtuar...
dhe pse lotët yjet kanë shuar,
se të kam ty...

S’kam frikë...
dhe pse rrugës së vetmisë kam udhëtuar,
se të kam ty...
Për mua mos vuaj...
në zemrën tënde kam banuar,
nga shi i përjetshëm...
nën krahët e tu jam mbuluar,
të ftohtit mos iu druaj...
një zjarr për të dy ,natën ka ndriçuar.

S’jam vetëm...
dhe pse malli për largësitë është gatuar,
larg s’të ndjej...
se në zemrën time përjet’ ke banuar...!
996913_616877401666915_1730737020_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

In order to hear Love’s words, you must allow Love to approach.
However, when it does draw near, we fear what it might say to us,
because Love is free and is not ruled by our will or by what we do.
We are used to thinking that what we give is the same as what we
receive, but people who love, expecting to be loved in return, are
wasting their time.
Contradictions are what make love grow. Conflicts are what allow
love to remain by our side. Life is too short for us to keep important words.

- Paulo Coelho.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dimenticare un giorno,
un mondo,
un grande amore.
Alla ricerca
di una strada
sconosciuta.
Dimenticare,
solo una necessità
per non cadere,
perché altrimenti
ci sarebbe
da impazzire.
Un’ancora
che non si vorrebbe
mai salpare.
Fa cosى bene
mantenere vivo
il proprio cuore,
al fine di scordare
ciٍ che
non si deve avere.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kepucet e tua te futbollit ne dollapin tim...

Duke shikuar gjerat e femijerise time rastisa ne kepucet e tua te futbollit ne dollapin tim,miku ato kepuce me kthyen me vjet mprapa,mu mbush zemra me lot ndersa shikoja ato kepuce qe dikur pretendonin te benin histori...
Ishim me shume se miq nderronim kepucet rrobat femrat ishim sikur nje po ti ju fute asaj rruge qe te dergoi ne pakthim...
Mka marre malli per ty mik ,mka marre malli per kohen kur na quanin djemte e arte e sot nuk eshte me djali i arte ky qe ka mbet eshte nje cope hekuri qe nuk shitet as edhe ne nje hekurishte.....
Ti e din qe je kon me i miri po gjithmon kurre se ke perdore fjalen "UNE" por gjithmon ke thene qe ne jemi me te miret....



I miss youuu ...Shpresoj te takoj ne parajse sa me shpejte
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Aty, mes asaj nate,
ku s'ka një yll të ndrijë,
Në skutën ku e vdekur gjithçka ngjason tani,
Shpirti ndien akoma diçka të regëtijë...
Je ti, kujtim i shenjtë, që fle,
Je ti, je ti!
Aty ku vec endrra ime fle ,
si pike vese lulezon syt e mi,
fllad kujtimesh qe koha dot si ndal,
Je ti vec ti
65007_542554445807999_514416205_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Gjithmone mund te kthehesh,por, kur kthehesh,malli per gjithcka qe te mundonte pak me pare therrmohet, zhduket.Vetem ne te shkuaren nuk mund te kthehesh dot. Nuk e kthen dot ate vajzen me te cilen ke shetitur dikur, ajo mbetet vetem ne fotografi dhe ne kujtesen tende. Nuk i kthen dot diskutimet me shoket, edhe temat e dikurshme s'jane me, edhe diskutimi duket i kote. Mund te kthehesh ne qytet, ne park, por nuk e kthen dot ndjesine e atehershme te parkut. E mrekullia aty qendron, tek ndijimi, jo te vete parku.
E vetmja ku nuk kthehesh dot eshte e shkuara, prandaj dhe vetem per te mund te ndjesh mall, sepse mall mund te ndjesh vetem per te pakthyeshmen...
"Nje histori amerikane" - Anatoli Toss.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E DUA NDARJEN

Kur bashkë jemi e bëjmë siç dimë
Ndarja s'më shkon kurrë ndërmënd
Kur ajo vjen e ftohtë thëllimë
Sepse s'jam unë, më merren mend.

Por ndarjen kur vjen...unë e dua
Edhe pse atë aspak nuk e uroj
Se kur pres ty...zemra më luan
Dhe me pritjen tënde dashuron.

E dua ndarjen kur vjen vetiu
Se nis pastaj të të kërkoj
Kundroj një qiell që vetëtiu
Sa pashë një yll, unë ty kujtoj.

E dua ndarjen...më bën të pres
Se zjarrin, ndarja..prush e mban
Kush dashuron ka edhe shpresë
Dhe shpresa zjarrit shumë i ngjan.

E dua ndarjen kur ikën ti
Me pritjen fle...dhe e gdhi...

A.b
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mث PREK ME SY

Dhe vjen ky çast...ky çast gëzimi
Kur ti më prek...më prek me sy
Magji...magji qënka vështrimi
Përhumbur sysh mendoj veç ty.

Dhe fjalëve kurrë s'i kam besuar
Buzëve, gjuhës...gjithashtu
Për fjalë sysh...jam përgjëruar
Mbi mua derdhur...ja...kështu.

Më shih, vështromë e mos u lodh
Ashtu më fol...e heshtur ti
Sa shumë dëgjoj e sa më shplodh
Kjo fjalë sysh...vështrim nga ty.

Dhe vjen ky çast...ky çast gëzimi
Kur ti më prek...më prek me sy.

A.b
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Zbuloj me trishtim qe egoizmi im nuk eshte dhe aq i madh, meqenese i kam dhene te tjereve fuqine per te me bere te vuaj...
untitled3.jpg
 

Attachments

  • untitled3.jpg
    untitled3.jpg
    23.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dhimbja e se djeshmes do te jete Forca e te Nesermes.......

tumblr_m9gw1kq0Fi1r5ri45o1_500.gif
 

Attachments

  • tumblr_m9gw1kq0Fi1r5ri45o1_500.gif
    tumblr_m9gw1kq0Fi1r5ri45o1_500.gif
    515.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

-E pashe Sot !
Zemra e dalloi . Edhe pse njerez
qyteti kish plot ! Ishte po Ajo e
njejta . Nuk kish ndryshuar
aspak . . ! ! Mjaftoi ta shikoja vec per
pak minuta. . .te Kuptoja se me
kishte munguar kaq Shume. . .Ata
Sy. . .Ajo Buzeqeshje. . . Erdhi dhe
njehere ne Jeten Time te me bente
te qarte faktin qe nuk e kam Harruar
dhe qe do e Dua Gjithmone
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

A tkujtohet kur kem fol gjith tu ra ngjum
kur ma bojshe LOQK natenn e mir mos harro tduu shum:$
kuu meten atoo fjaL a kokkan kon kejjt rrena ?
ppse sjje treguu i sinnqert mii qiit kejt qa kii mrena :$
ama OK tashht u kryy un nuk ta bojj hallall !
kii mem Lut per muu kthy , po moo sqon pesh fjala MFAL
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Asnjehere mos ia thyej shpresen ndokujt, ndoshta eshte gjeja e fundit qe ka....

Refugees-in-the-Korem.jpg
 

Attachments

  • Refugees-in-the-Korem.jpg
    Refugees-in-the-Korem.jpg
    94 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lindim dhe mesojm te ecim.. Arrijm te kuptojm fjalet, te kuptojm cdo te thote te jetosh. Me hedhjen e cdo hapi te metejshem, kuptojm qe jeta s' eshte kaq e bukur sa duket ne aparence.. sepse te jetosh s'do te thote vetem te jesh mbi kete toke.
Te jetosh do te thote:
Te dish te durosh, te perballosh, te guxosh, te sakrifikosh, te luftosh, te humbasesh, te rrezohesh, te pranosh dhe ne fund te ndihesh edhe me i fuqishem se dikur dhe te vazhdosh te ecesh qoft edhe i vetem.
Ja bukuria e vertet e kesaj Jete..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top