Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një student australian nisi të fliste kinezçe, një gjuhë nga e cila nuk dinte më parë asnjë fjalë, pasi u zgjua nga një komë disa-mujore në të cilën ndodhej pas një aksidenti me makinë.

Ben McMahon, ndonëse nuk di ta shkruajë, tashmë është në gjendje që të flasë në mënyrë të rrjedhshme kinezçen, madje edhe në tema jashtë sferës së gjërave të përditshme e që kanë nevojë për njohjen e një gjuhe më specifike, siç janë për shembull temat shkencore, transmeton Top-channel.

21-vjeçari, gjatë muajve në të cilat qëndroi në koma në një spital të Melburnit ishte nën kujdesin e një infermiere kineze, që me sa duket komunikonte me infermiere të tjera bashkëkombase brenda dhomës, gjatë shërbimit që i bënte studentit.

f.0716170311749_m.jpg

Ndonëse ky është i vetmi shpjegim, për burimin e mësimit të kinezçes prej të riut, mjekët dhe ekspertët janë tërësisht të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor, mbi mënyrën se si truri i McMahon ka përthithur gjuhën e panjohur më parë, porsi një i sapolindur.

”ثshtë e pashpjegueshme, por kur u zgjova mendova se isha në Kinë. Atje ishte infermierja kineze dhe nisja t’i flisja në kinezçe. Ajo mbeti e shtangur, ashtu si të afërmit e mi. Më përpara, nuk dija as edhe një fjalë nga kjo gjuhë”, dëshmoi McMahon.

Disa javë pas zgjimit, njohuritë e tij të kinezçes janë aq të mira, sa që McMahon ka nisur një profesion të ri të mirëpaguar, atë të shoqëruesit të grupeve turistike me kinezë, që vijnë në vendin e tij. /Telegrafi/
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Ka qen dhe nje rast tjeter, si teme e hapur ne fv.
Ja qe ndodhin dhe "mrekulli" te tilla, truri eshte mister.
Mbase fakti qe i ka folur ajo kinezce ka bere trurin te regjistroj fjalet.
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Qa fati ky tashi fillon pune si perkthys i shikon hajrin :D
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Po mendoj serjozisht ti bie murit me koke derisa te flas anglisht rrjedhshem lol
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Subhanallah...ju qe thoni ka ndegjuar ate,qe te mesosh nje gjuhe e ndegjon dike por duhet te te beje dhe shpjegimin me gjuhen tende qe ta kuptosh cfar po thot kjo duket si absurde
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Nese shpjegimi eshte se ai paska pasur nje moter kineze dhe ka degjuar derisa ato flisnin, si shpjegohet mesimi i termave shkencore (nuk e besoj se motra kineze ka folur per shkencen)

Duhet te kete nje shpjegim tjeter me racional
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Nuk jam shkencetar qe te jap mendimin tim per kete fenomen, por s'me duket e kapshme te mesohest gjuha e panjohur vec me degjim...kete po them.
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Po shkenctaret e dhane ti sje dakort, ndaj me cudite :D

Sidoqofte ka ndodhur edhe nese me para personi ne fjale ska degjuar asgje nga gjuha e huaj
Thjeshte sic tha zizi truri eshte mister
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Subhanallah...ju qe thoni ka ndegjuar ate,qe te mesosh nje gjuhe e ndegjon dike por duhet te te beje dhe shpjegimin me gjuhen tende qe ta kuptosh cfar po thot kjo duket si absurde

Nje soj si mesojne femijet e vegjel, vetem duke degjuar.
Besoj qe ka nje ngjashmeri, ngaqe truri i ketij ne kome, ka qen disi "i stakuar" e ka degjuar vetem ate duke folur.
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Shkencetaret dhane nje supozim, por jo mendim definitiv (Ndonëse ky është i vetmi shpjegim, për burimin e mësimit të kinezçes prej të riut, mjekët dhe ekspertët janë tërësisht të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor, mbi mënyrën se si truri i McMahon ka përthithur gjuhën e panjohur më parë, porsi një i sapolindur.
)...
kjo pune do analize me te thelle .
Zinna, femijet mesojne duke degjuar dhe shikuar ne te njejten kohe...ketu mungon te shikuarit e gjerave qe te kuptohet se c'qellim ka fjala e then
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Shkencetaret dhane nje supozim, por jo mendim definitiv...kjo pune do analize me te thelle.
Zinna, femijet mesojne duke degjuar dhe shikuar ne te njejten kohe...ketu mungon te shikuarit e gjerave qe te ku[tohet se c'qellim ka fjala e then

Varet, nuk eshte e thene qe te shikojne.
Ka femije qe thjesht degjojne kaseta me peralla, apo me tekste te ndryshme.
Truri regjistron....
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Varet, nuk eshte e thene qe te shikojne.
Ka femije qe thjesht degjojne kaseta me peralla, apo me tekste te ndryshme.
Truri regjistron....

Me thuaj pra si e identifikon femiu qe psh. fjala stol ka te bej me nje mjet ku ulemi...mos u beni aq naive aman se nuk funksionojne gjerat keshtu thjeshte sa po e mendoni ju...

Une e mesoj qenin tim duke ia treguar veprimin dhe jo vetem duke ia thene fjalen...nese i them shko dhe rri ftohet pa mimika, cka do bej ai do shkoj?? Njesoj eshte dhe truri i njeriut
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Me thuaj pra si e identifikon femiu qe psh. fjala stol ka te bej me nje mjet ku ulemi...mos u beni aq naive aman se nuk funksionojne gjerat keshtu thjeshte sa po e mendoni ju...

Une e mesoj qenin tim duke ia treguar veprimin dhe jo vetem duke ia thene fjalen...nese i them shko dhe rri ftohet pa mimika, cka do bej ai do shkoj?? Njesoj eshte dhe truri i njeriut

Naiv the?
Hmmm, besoj qe flet pa njohur aftesite e trurit te nje femije te vogel!

Femija meson duke degjuar.... sdo shkence per kete....
Si meson te flasi fjalet e para? Duke imituar ato qe degjon tek prindrit/ apo tek njerzit qe e rethojne.
Keshtu meson te shqiptoj e fjalet e tjera....

ps: smund te krahesosh asnjehere trurin e nje qeni me trurin e nje qenie humane, ka nje ndryshim nga qielli ne hene....
 
Titulli: Zgjohet nga koma, australiani flet kinezçe

Une e di shume mire si meson femiu dhe e kam shume te qarte qe nuk meson vetem me degjim.

Me trego pra si e di ky australiani si i thone trenit ne kinezisht...vetem se e ka degjuiar psh. fjalen tren nga kinezja....a nuk te duket paksa e pakapshme....

Truri i nje femie eshte ne nivelin e nje qenie jo humane..mbaje mend
 
Une se kuptoj ca ke te paqarte nga fakti qe truri eshte aq kompleks si aktivitet saqe nuk dihet qart qysh dhe tek vepron.
Ky rasti i ketij djalit nuk eshte i vetmi, kane ndodhur dhe disa te tjera ne bote.
PSE?! Ja qe keshtu ka vepruar truri i tyre, ka thithur ca i kane thene....
Skemi nga ta dime ca lidhjesh ka bere, e si i ka bere koneksionet i famshmi tru. Cdo gje eshte e mundur, dhe shkenca ska pergjigje per cdo gje....

Truri i nje femie eshte ne nivelin e nje qenie jo humane..mbaje mend
Hmmmm, e ne ca niveli eshte truri i femijes atehere?!!?!?!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top