Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene, shitën bizhuteritë e prindërve për të shkuar në Tiranë
KORCE – Zbulohet aventura e 3 vajzave të mitura që u zhdukën një ditë më parë në Korcë..News 24 ka qenë sot në banesën e 11-vjeçares me iniciale B.D ku dhe ka mundur të mësojë skenarin e arratisjes së tyre. Prindërit e të miturës tregojnë se ngjarja e pazakontë e ka pasur fillesën mbrëmjen e së dielës, kur 11-vjeçarja pa dijeninë e tyre ka vjedhur disa bizhuteri për t’i shitur më pas në bashkëpunim me shoqet e saj në një prej argjendarive të qytetit të Korçës, me qëllim për të siguruar paratë e udhëtimit për në Tiranë.

Mësohet se vajzat kanë përfituar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, të cilat i kishin shpenzuar më pas për rroba dhe sende të tjera personale duke mos kursyer edhe ndryshimin e pamjes.

Më pas vajzat ndonëse nuk kishin shkuar asnjëherë në Tiranë janë nisur më furgon drejt kryeqytetit, duke u ndalur në një hotel në periferi të Tiranës dhe duke prenotuar për tre ditë njërën prej dhomave të hotelit.

Pas publikimit të lajmit në “News 24”, pronari i hotelit ka kontaktuar menjëherë policinë e Tiranës, e cila më pas bëri edhe shoqërimin e tyre në komisariat për të marrë edhe deklarimet përkatëse. Pavarësisht ngjarjes,vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa nuk ngurojnë të deklarojnë se janë larguar në Tiranë për një jetë më të mirë.

Të miturat me iniciale B.D, K.Z dhe Xh.H janë shoqe me njëra-tjetrën dhe banojnë në zonën e njohur si “Lagjia e Francezëve” në Korçë. Denoncimi për humbjen e tyre u bë mbrëmjen e djeshme nga familjarët pasi kërkuan për orë të tëra, pa mundur të gjejnë asnjë shenjë nga vajzat ju drejtuan komisariatit të Korçës. Sakaq policia e Korçës, po vijon hetimet për rastin në fjalë ,pasi mbetet ende e dyshimtë si tre vajzat e mitura, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë në Tiranë kanë mundur të shkojnë aty dhe më pas të sigurojnë një dhomë hoteli.
/BalkanWeb
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

per mendimin tim ngjarja eshte me e thelle se kaq.
nje femije 11 vjecar nuk mund te dije te sillet nje menyre te tille, edhe sikur te kete pare gjithe filmat e botes. pasi eshte njesoj sikur asgje mos jete reale, mire qe kane ditur si vidhet shpia, se kjo s'do filozofi te madhe, po ditkan qe shiten diku, madje, ditkan edhe se ku dhe si shkohet ne tirane, pas ndryshimit te look-ut, e me e bukura, dine qe nese je nje nje qytet te madh, ka akomodim ne hotel. madja paskan ditur te sillen si te rritur... boooohhh
cila parukiere i ndryshon lukun tre vajzave te vogla, pa qene nje prind prezent? cila makine merr 3 femije nga korca ne tirane pa i pyetur? po i zoti i hotelit si akomodoi tre vajza minorene, pa 1 dokument identifikimi? apo kur pa lajmin ne tv u kujtua te njoftonte policine?
mund te kete sh arsye qe keto femije te kene bere dicka te tille, ashtu sic mund te jete nje dore qe i ka organizuar mire te gjitha...

Njeri nder personat me racional edhe qe jep komente me real je ne kete forum se ketu e spjegojne si aventure e vetmja femer qe jepi nje koment real.
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

Kush i beson keto perralla aman...
 
kemi ngelur mbrapa neve mik,ketyre vajzave ne forum ju duket aventur .
kane harru se nuk eshte si te vjedhesh mollet e komshis si te besh 230 km deri ne Tirane kjo eshte e pakapshme per trurin tim.
 
Nuk e gjykoj situaten vetem nga gjatesia e rruges Xhebro; por jan shum faktore sic i ka permendur dhe kreta me lart per te mos i riperseritur. Dicka tjeter qe nuk shkon me kete tregim eshte mosha e tyre me llogjiken qe eshte perdorur, Ku di nje 11 vjecare se ne tirane mund te ndertohet nje jete me e mire se ne vendin ku jetonte kur ska qene asnjehere ?. E nese i ka lindur nje ide e tille nepermjet televizionit apo internetit, ne c`baza e krijuan konceptin e mirqenies duke qene se po themi paskan zhvillim te avancuar krahasuar me moshataret e tyre, mbi bazat e moshesh e krijuan ? ka njeri qe punon 11 vjec sot pervec se lypseve ? ose mund te jete ndonje rast ekstremisht i rralle te punojne ne ate moshe, e nese vertet nevoja do te lindte per dicka te tille kaq ekstreme, duhet te kuptojme qe prinderit e tyre paskan patur bizhuteri ne shtepi e nuk ma do mendja qe ka prind qe mban sende me vlere ne shtepi e le femijet "pa ngrene", keshtu qe situata nuk na paskeka qene kaq keq. Kaq per te mos e zgjatur me shume...
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

kemi ngelur mbrapa neve mik,ketyre vajzave ne forum ju duket aventur .
kane harru se nuk eshte si te vjedhesh mollet e komshis si te besh 230 km deri ne Tirane kjo eshte e pakapshme per trurin tim.

po duke u bazuar tek lajmi aventure ngjan , nqs fshihet realiteti I kesaj ngjarjeje atehere eshte gje tjeter ,

Ps....njoh femije plot ne k'te moshe qe jane aventuiere, ne fakt jane aq te zgjuar dhe te guximshem , sa shkojne nga 1 shtet ne 1 tjeter... nuk eshte per tu cuditur apo per tu vene ne mendyshje se s'ben.......

Se si e transmeton/percjell fjalen " Per 1 jete me te mire" 1 moshe e tille, nuk do te thote qe ka per qellim ate qe kupton/nenkupton qellimin e ksaj fjalie 1 moshe e madhe , sepse dihet perversiteti I moshave te rritura ne k'te rast.....
 
jam dakord me ty per faktin qe femije pak "me capkene", apo 'aventuriere" te bejne dicka te tille, te ikin nga nje vend ne nje tjeter pa lejen e prinderve. e kam bere dhe une kur isha 5 vjec, (doja te ikja te gjyshja, dhe kam ngrene nje dru te mire atere :p)
por te vjedhesh, dhe t'i besh te gjitha keto tek familja jote ka shume 'ligesi' brenda

nje tjeter rast i tille m kujtohet para ca vitehs, kur nje 14 vjecar, qe jetonte me gjysherit pas prinderit jetonin jashte, e vrau per ti marre leket e pensionit.
une me ngjarjen e ketyre vajzave nuk kuptoj nje aventure, pasi ndryshon shuume nga veprimi qe ato kane bere. te vjedhesh familjen, shoqerohet me shume veprime te tjera negative. pasi ato prederisa kane qene 'kaq te zgjuara' sa bene nje veprim te tille, duhet te kene ditur edhe kuptimin e vjedhjes, apo renedsine e familjes, sepse nje femije i zgjuar i di keto gjera...

rast tjeter eshte kur nje 15 vjecare i hidhte familjareve cdo darke ne gjelle ilac gjumi, dhe vete nuk hante. me qellim qe prinderit te flinin dhe ajo takonte te dashurin naten... mos ti kete ditur pasojat ajo, apo thjesht dinte ku ta blinte dhe ta perdorte? me vjen keq, ti quaj 'te semura', por femije te tille kane nevoje urgjentisht per psikolog, ndryshe mjere ne se c'femiije do rrisim...
ndodnje dite mund te na vjedhin, te na helmojne, apo te na vrasin...
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

Ylli jan aq fmi sa nuk dine te ngrene as te mbathurat e tyre jo te dine kuptimin e " jetes me te mire " mos e co kaq extrem

Sa per ngritjen,apo uljen e brekve
do ishte me mire te dinim ne i kam pas veshur apo jo!
adoleshentet e sotem jan shum te avancuar pinky, skan komplekse hic.
ti vret trurin ketu.duke shkrujt,ndersa ato pa menduar kryejne veprimet!
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

po duke u bazuar tek lajmi aventure ngjan , nqs fshihet realiteti I kesaj ngjarjeje atehere eshte gje tjeter ,

Ps....njoh femije plot ne k'te moshe qe jane aventuiere, ne fakt jane aq te zgjuar dhe te guximshem , sa shkojne nga 1 shtet ne 1 tjeter... nuk eshte per tu cuditur apo per tu vene ne mendyshje se s'ben.......

Se si e transmeton/percjell fjalen " Per 1 jete me te mire" 1 moshe e tille, nuk do te thote qe ka per qellim ate qe kupton/nenkupton qellimin e ksaj fjalie 1 moshe e madhe , sepse dihet perversiteti I moshave te rritura ne k'te rast.....

Cili femije 11 vjeqa pash zoten vjedh bizhuterit e familjes i shet ato niset bene 230 km per Tirane pa qen kurre...ti njef femije qe dalin nga nje shtet ne tjetrin hahaha me familje nuk numerohet zana ..
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

kreta flakia thashe duke u bazuar tek lajmi, aventure ngjan , mua me pelqen e gjithe ideja dhe fakti qe jane sjelle si zonjusha te rritura neper qytet :)

se si e pershkruan/mendon ti me mendjen tende eshte dicka tjeter ,

por te them te drejten me vjen 1 cik me vjelle kur shume po e lidhin me anen s*e*k*s*uale ne 1 moshe te tille, ky eshte thjeshte mendimi/imagjinata e I 1 te rrituri qe eshte vertet me te ardhur keq........
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

kreta flakia thashe duke u bazuar tek lajmi, aventure ngjan , mua me pelqen e gjithe ideja dhe fakti qe jane sjelle si zojnusha te rritura neper qytet :)

se si e pershkruan/mendon ti me mendjen tende eshte dicka tjeter ,

por te them te drejten me vjen 1 cik me vjelle kur shume po e lidhin me anen s*e*k*s*uale ne 1 moshe te tille, ky eshte thjeshte mendimi/imagjinata e I 1 te rrituri qe eshte vertet me te ardhur keq........
TEta ZAna ky eshte nje veprim adoleshent kaq!
ska me lidhje,.cdo veprim si ky qe u tha ketu vjen nga adoleshenca!
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

TEta ZAna ky eshte nje veprim adoleshent kaq!
ska me lidhje,.cdo veprim si ky qe u tha ketu vjen nga adoleshenca!

ti ne radhe te pare meso si te me drejtohesh!!!

Dhe duken qarte mendjet e semura..... qe percojne marredheniet s*e*k*s*uale neper imagjinatat e tyre, ne k'te moshe minorene......

Bazohu tek artikulli, mos e kalo trurin neper lendina me filma horror......
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

Pse mu duk aq manjakshe kjo gje lol

Sepse kuti yt i matjes eshte i tille, manijaksh
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

Sa per ngritjen,apo uljen e brekve
do ishte me mire te dinim ne i kam pas veshur apo jo!

adoleshentet e sotem jan shum te avancuar pinky, skan komplekse hic.
ti vret trurin ketu.duke shkrujt,ndersa ato pa menduar kryejne veprimet!

C'fare eshte kjo !!!!!!

Bohhh :vje:

Nuk I lene perversat femijet te gezojne femijerine, rrine duke ju vrojtuar breket,
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

C'fare eshte kjo !!!!!!

Bohhh :vje:

Nuk I lene perversat femijet te gezojne femijerine, rrine duke ju vrojtuar breket,
Ca Problemi ke ti?
te erdhi keq per veprimin e tyre?
per breket?
apo qe te thirra Teta?
apo pse sjam dakord me ty?
ps,/sa per pervers me vjen anash mua ti! skam ngel une te me vlersosh ti!
ate qe the terhiqe mbrapsh dhe fute atje nga e nxorre!
 
Titulli: Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene

“Vodhëm paratë e babait për jetë qejfi në Tiranë”
Dëshmia e 11-vjeçares: Lyem flokët e blemë taka të dukeshim më të rritura.

Flokë të lyera, këpucë me taka dhe veshje që t’i tregojnë më të rritura! Këtu nis aventura e tri vajzave të mitura, 11 dhe 13-vjeçare, të cilat u nisën “për një jetë më të mirë” në Tiranë.
Të miturat me inicialet B. D., 11 vjeçe, K. Z., 13 vjeçe dhe Xh. H. 13 vjeçe, vunë në alarm dy ditë më parë Policinë e Korçës pasi u larguan nga banesat e tyre pa i vënë në dijeni prindërit. Gjithçka ishte organizuar nga dy “të rriturat”, ndërsa më e vogla vodhi një varëse të trashë të të atit, e cila kushtoi 57 mijë lekë, si dhe unazën e martesës të të atit, që kushtoi 3 mijë lekë. Pronari i argjendarisë iu dha 60 mijë lekë në dorë të miturave, pa i pyetur se për çfarë do t’i përdornin. Më pas, me veshje e pamje aspak të përshtatshme për moshën, vajzat hipën në furgonin e Tiranës. As shoferi dhe pasagjerët nuk i pyetën fëmijët se pse gjendeshin të vetme. Pasi zbresin, vajzat prenotojnë për tri net një hotel në kryeqytet. Edhe në hotel janë futur lehtësisht, pasi askush nuk iu kërkoi dokument identifikimi. Pronari i hotelit është kujtuar se “diçka nuk shkonte” vetëm në momentin që ka parë titrat në TV për tri të mitura të denoncuara të zhdukura nga prindërit në Korçë. Ai ka shkuar në dhomën e të miturave dhe i ka detyruar ato të kontaktojnë me prindërit dhe t’i njoftojnë se ku gjendeshin. 11- vjeçarja B. D. rrëfeu dje për “Panorama” aventurën e një dite.

Pse u largove nga banesa?
Po dy shoqet e mia më thanë se do të iknin në Tiranë për një jetë më të mirë. Edhe unë kisha dëshirë që të shkoja në Tiranë me to, pasi nuk kisha qenë asnjëherë më parë. Kam dëgjuar që është qytet i bukur dhe me shumë gjallëri. Planifikuam gjithçka me njëra-tjetrën dhe u nisëm.
Si vepruat kur mbërritët në Tiranë?
Kur arritëm atje rezervuam dhomën në një hotel për tri net. Vendosëm që do të qëndronim atje. Më tej nuk e di me saktësi se çfarë do të bënim. Nuk e menduam gjatë.
Ku i gjetët lekët për rrugën dhe hotelin?
Shitëm disa gjëra prej floriri. Unë mora fshehurazi në shtëpi një varëse të trashë dhe unazën e martesës së babit dhe ua dhashë shoqeve të mia që t’i shisnin. Vetë nuk shkoja dot sepse mami nuk më linte të shkoja larg pallatit. Shkuan ato dhe më thanë që vetëm nga varësja kishin marrë 570 mijë lekë, ndërsa rreth 30 mijë lekë kishte kushtuar unaza. Shoqja më tha se pronari i argjendarisë ia kishte blerë menjëherë, pa e pyetur se për çfarë na duhej shuma e parave.
اfarë bëtë pasi i morët lekët e bizhuterive?
Blemë rroba që të dukeshim si më të rritura. Blemë këpucë me taka. Blemë edhe bojë flokësh dhe i lyem në shtëpinë e njërës prej nesh në momentet kur nuk i kishte në shtëpi prindërit. Më pas gjetëm një furgon që po nisej për në Tiranë. Nuk ishte fare e vështirë kjo për ne.
Nuk ju pyeti askush në furgon për moshën dhe me kë ishit të shoqëruara?
Jo, ne shihnim punën tonë. Nuk na pyeti askush dhe ne nuk u ndiem gjithë rrugës, derisa zbritëm nga furgoni.
Po flokët kush t’i leu?
Vetë i lyem. Shoqet më thanë që t’i lyenim se do dukeshim më të rritura ashtu. Unë i bëra të zeza, njëra të kuqe dhe tjetra bionde.
Nuk keni folur me askënd tjetër, nuk ju orientoi dikush i rritur që t’i bënit këto veprime?
Jo, unë isha më e vogla dhe bëra atë që më thoshin shoqet, pasi ato janë dy vjet më të mëdha se unë. I dëgjova për gjithçka thoshin. Unë nuk kisha qenë ndonjëherë në Tiranë. Ato thoshin të lyejmë flokët, dhe unë bëja si ato. Thanë të shkojmë në hotel dhe shkuam. Madje edhe lekët nuk i mbajta vetë, i mbajtën ato, pasi më thanë se unë isha e vogël dhe mund të më humbisnin.
Po prindërit e tu kush i njoftoi?
Pronari i hotelit. Kur pa në televizor që po na kërkonin, nguli këmbë që të lajmëronte prindërit dhe ashtu bëri. Mua erdhën dhe më morën në Tiranë, kurse dy shoqet e mia janë ende në Tiranë te motra e njërës prej tyre. Do t’i niste ajo në Korçë sot (dje).
/Panorama
 
Kjo me larte, eshte shenja me e mire per budallallekun me te madhe qe bene media shqiptare. Dhe kjo media, tere diten e lume, terrorizon nje popull te tere, duke ndertuar nga hici, nje piramide dhune psikologjike ne mendjen e nje populli duke e dhunuar ne menyren me te vrazhde psikologjike. :gazet::druprapanice::druprapanice::peshku::peshku::sharr::sharr:
 
jam shume dakort, dhe shume gabim qe nuk denohen!!!!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top