Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Love

βeℓℓe â๓e
Duke shfletuar si çdo ditë faqen e mikut tonë Nostra në facebook, më ra në sy shkrimi i tij real me atë çka ndodh sot në të vërtetë në komunikimin mes njerëzve në virtualitet, të cilën po e sjell këtu:


Sikur të shiheshim me vetvehten
sy më sy,
do të putheshim
apo kishim për t'u pështy?!

Këto janë vargjet e Azem Shkrelit, të cilave nuk po gjejmë dot guximin t'iu përgjigjemi.
Na mjafton vetëm të hapim një gazetë shqiptare online, një material në ndonjë forum shqiptar, një video shqip në Youtube, një faqe shqiptare në ndonjë prej rrjeteve sociale dhe përpara teje do të shfaqet një lumë i rrëmbyer që transporton vrullshëm një fjalor banal rruge, me sharje, ofendime, akuza, kërcënime, mallkime që kalojnë edhe kufijtë e imagjinatës.
E gjitha kjo, zakonisht, në një shqipe të shkruar keq, nga njerëz pa identitet apo me identitet të rremë, që kanë gjithë kohën dhe forcën e duhur për të shkarkuar pa mëshirë të gjithë arsenalin e energjisë së tyre negative.

Ndonjëherë edhe kur lajmi ose tema që diskutohet ka të bëjë me diçka krejt të pafajshme, ose kur ka të bëjë me një lajm që nuk le vend qoftë për 2 mendime të ndryshme, aty do të krijohen sigurisht kampe që shfryjnë papushim të gjithë urrejtjen e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Të duket sikur tashmë edhe mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara, virtyti apo vesi janë përzjerë aq shumë mes tyre, saqë është e pamundur ti dallosh.
Përgjithsimet bëhen argumenta, shpifjet kthehen fakte, përbaltja modë.

Komente në shqip dhe prej emrash shqiptarë, që shfryjnë vrer ndaj Shqipërisë e gjithçkaje shqiptare, vepra, art, kulturë, histori, figura të shquara, simbole kombëtare etj, etj.
Aq të pranishme janë këto komente "tradhëtarësh", saqë ndonjëherë madje të shkon mendja se shtetet tona fqinje punësojnë njerëzit e tyre të komentojnë dhe ndysin rrjetet sociale shqiptare.
Fetarë që të kërcënojnë me vdekje, gangsterrë që të lënë vendin e takimit, perversë që rrëmojnë në jetën tënde, maniakë që të sulmojnë e klonojnë profilet e gjithçka tjetër e zezë çfarë mund të pjellë urrejtja, padija, miopia...

Komunikimi nënkuptonte që do të shuante dyshimet tona, do të na bënte të njiheshim më mirë, do kanalizonim dëshirat dhe qëllimet tona... Hë për hë, urrejtja ka fituar.
Nuk ka asnjë iniciativë qytetarë që të krijohet e formohet prej rrjeteve sociale shqiptare. Ka iniciativa dhe ide të shkëlqyera, të cilat përbuzen, përbalten, përçmohen.

Kur del dhe hedh një shikim në realitet, vështirë të të shkojë mendja se e ndan jetën tënde me mendje kaq të çoroditura e busull-humbur. Eshtë e frikshme të mendosh se ky është realisht realiteti shqiptar, niveli yn social-kulturor.

A mendoni se ka ardhur koha që ashtu siç ka disa ligje e rregullruajtës në realitet, ka ardhur koha të vendosen edhe në këtë realitetin virtual shqiptar?

Kalojmë një pjesë të mirë të kohës nëpër rrjetet sociale dhe nuk kemi pse infektohemi të gjithë nga kjo urrejtje që vjen panjohur, nga të gjitha drejtimet.


Shkroi: Stop Injorancës !
 
Last edited by a moderator:
Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Ka shume arsye qe na dergojne drejt ketij perfundimi, por qe une do permend vetem disa:
1- rritja e shpejte ne moshe...
Ne ditet e sotme edhe femija 8 vjec eshte pjese e nje rrjeti social. Ne vend qe te ishte duke luajtur me kukulla ose me shoket e shoqet e pallatit gjendet ne nje vend ku ai e ndjen veten komod, por seshte dhe aq komod sa atij i duket. Cben ky ne kete terren ? Ai sben gje tjeter vecse, klikon ne site te palejuara per te, lexon fjale qe eshte heret ti mesoje. Ne nje fare menyre del jasht "shinave"
2- mbipopullimi i rrjeteve sociale nga injorante...
Di qe primare eshte te mesosh te lexosh e te shkruash ne shkolle, pra te kesh nje formim te pergjithshem. Injoranca ska pare ndonjehere libra me sy dhe per kete arsye ai ben te fortin gangsterin, te le dhe vendin e takimit. I duket mousi arme e ftohte dhe fjalet plumba ;)
3- privatesia
Jane te shumte ata qe snjohin konceptin e privatesise. Duke mos patur nje pune ose dicka tjeter qe te shtyjne kohen, cdo bejne ? Do fillojne te germojne mbi jeten e dikujt tjeter per ta njollosur apo jo ate ;)

A mendoni se ka ardhur koha që ashtu siç ka disa ligje e rregullruajtës në realitet, ka ardhur koha të vendosen edhe në këtë realitetin virtual shqiptar?

Rregull thate ? Po ku jemi mesuar ne shqipetaret me rregulla. Ne bejme ligjin e rregullin vete!
 
Pe: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Ha ha ha Stop injaranca! Athua e ka fut edhe veten këtu,
apo vetëm rreth vetes së tij?

Vetë ky lloj mendimi tregon mostolerancë kur dikush është kritik,
dhe për pak fjalë të fut në listën e armiqve kombëtar!

Pra derisa të kemi profesora të llojit të tij, që i japin vetes privilegjin
të vlerësojnë injorancën e të tjerëve, të sjell në qorrsokak,
ndërsa ngritin veten në llojin e patriotave me bateria....që atyre
u ka mbetur shpëtimi i kombit! Vetëm se shtrohet pyetja nga kush?

Për ta përfunduar ma shkurt:

Duhet pasur parasysh se duhet ndaluar imponimi i gjërave që
janë relative të tjerëve: atë që sheh ti, tjetri nuk e sheh ashtu!
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Ne fillim mendoja se fjalori i fyerjeve shqip-shqip eshte shume i varfer, dhe thoja se edhe pot e mblidheshin te tera do dilte, hiq, hiq, nje liberth xhepi. Andaj dhe kisha objektive te botoja nje fjalor fyerjesh shqip-shqip, por ja qe u zhgenjeva. Jo qe s'me premton koha, por aq shpesh i rastise, sa kam pershtypjen se do me duhet ti botoje me vellime (I, II, III, IV,.....). Kam pershtypjen se e tera kjo dhe ajo e peditshmerise na vjen nga mungesa e konkurrences se mirefillte qe po prodhon shkolla shqipe.

Cfare munde te presesh nga dikush qe pas Abetares te vetmin shkrim apo lexim qe ka bere eshte ai kur ka hapur faqebo-kin.
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Kam hapur rastesisht nje video ne Youtube, ishte nje kenge e huaj, por me videon e filmuar ne Shqiperi. Nder komenteve qe lavdronin kengen, kishte nisur dhe nje lufte mes shqiptareve dhe te huajve.
Shqiptaret qe donin te mburnin Shqiperine ( sa vende te bukura kemi), dhe te huajt qe ishin kaq te paditur qe sdinin qe vendet nga video jane ne Shqiperi.
Fjalori ishte ( edhe eshte akoma) per te vene duarte ne koke. Besoj qe si kushtonte gje asnje shqiptari, ti thoshte persembari nje te huaj, qe "ja kjo eshte toka jone, shiko sa e bukur eshte", ama menyra brutale qe perdorin disa...nuk i ben nder popullit.

Shpesh here ne zenjet "shqiptare" del serb, grek, italian. Nqs dikujt si pelqen mendimi jot, ose nqs guxon te mbrosh nje serb, grek, italian ( se sben vaki qe edhe keta njerez te jene persembari e te bejne gjera per te lavdruar, duhet ti heqim vizen komplet si popull!) menjehere behesh armike e shqiptareve dhe "fiton" shtetesine qe mbrojte.

Fjalori banal e plot ngjyra qe perdoret sot ne Internet, eshte po i njejti qe perdoret dite per dite ne shoqerine shqiptare. Nje njeri me edukate nuk do vij te shaj ne internet, qe te shfryj nervat e dites, apo te clirohet se gjate dites duhet te sillet si nje zotni.
Kush e ka ne gjake edukaten e ka dhe ne mengjes, dhe ne dreke e ne dark e ne gjume. Nqs nje njeri ul veten duke perdorur fjale te tilla, as tjetri qe ja kthen me te njejten monedh svlen me shume se i pari.
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Ashtu si dhe ne komunitet real shoqeror edhe ne komunitetin virtual egzistojne menyra te ndryshme sesi flet apo sillet dikush,menyra qe nuk bazohen ne ligje te caktuara,
ashtu sic nuk ka ligj te te detyroj te thuash miremengjes me mengjes dhe flm kur te japin dicka.
Sido qofte nqs nuk bazohemi ne disa ligje se si sillemi dhe flasim ne net atehere do kemi probleme bashkebisedimi dhe kuptimi dhe ne fund te fundit sdo ndihemi mire dhe me veten dhe te tjeret me ne
Neti do fantazi ,sa do e cuditcme tju duket egzistojne njerez,qe dicka qe per ju duket e lehte ne afermendjes ,per ata eshte ekomplikuar dhe nqs tek ju mendimet e nje antari tjeter j duken kaq te pakuptushme si kinezce mos haroni se egzistojne ne bote 1000.000.000njerez qe flasin kinezcen ne menyre te shkelqyer
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

E kam ven dhe une re kete urrejtjen per te cilen flet tema. Si ne facebook ketu ne forum edhe ne vende te tjera. C'lexoj ne faqet e ndryshme qe hapin shqipetaret ne facebook ne disa raste me vjen dhe inat dhe them per fajin e disa personave qe nuk kan nje edukate, dituri perderisa nuk din as te shkruajn. Dhe kur shkruajn qoft edhe nje koment per dicka qe jane dakord qe te mos jete nje kundershim karshi nje person tjeter e thone me ane te sharjeve. Bah.
Jam dakord qe ne cdo kultur mund te ndodhin gjera te tilla por une kete gje nuk e shikoj tek amerikanet, spanjollet, marokenet ose italianet citoj keta se kam patur te bej dhe kam njohur disa. Fjalori yn me tere ato shprehjet vulgare ska mbarim, i kan italianet sharjet por ato 3 qe kane jane bere te perditshme dhe sado sado ste godasin si sharjet tona. Gjithsesi me kete punen esharjeve doja te thoja qe nuk jemi te afte te degjojm dhe te respektojm mendimet e te tjereve prandaj ne virtualitet e kemi me te lehte te pergjigjemi dhe tte shkruajm cte "duam" duke kerkuar gjithmon te kemi te drejt edhe nese nuk e kemi ate.
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

nqs ndonje ka kohe per te urryer....le ta beje ...
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Urrejtja ka lindur me njeriun, mos ta fajsojm tani vetem popullin ton shqiptar , sepse urrejtje kan edhe popujt tjer , por e mira eshte se Ata njohin ligjin dhe respektojn rregulloren.E ne asnjeren nuk e respektojm ase qe i friksohme , kam lexu njeher nje liber po nuk me kujtohet titulli i librit (psikologjik ishte)autori thoshte ; te gjithe kan goj, te flasin,por pak din te flasin!?Sot nese nuk je pro mendimit tjetrit pamvarsisht sa esht i drejt Ai mendim e humb respektin nga Ai person.Dite sdite duhet te hyshe ne valla se perndryshe prejashtohesh nga ajo shoqeri !me nje fjal shoqeri egoiste !por cdonjeri pasqyron kulturen e familjese nga ajo e perditshmja (realja) ne ket virtualen.
Andaj, e mira se mires eshte te mundohemi te ruajm respektin qe kemi, te mos behem pre e cdo njeriut te ulet, ku eshte rrit ai ne nje ambijent till dhe ashtu do frymoj gjith jeten dhe kudo qe te ndodhet.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Sa interesante ne fakt,se pikerisht ato qe shkruajne te mos ulemi me nivelin e njerezve,jane pikerisht ato qe kane share e ofenduar me shume:)...Na rrofte IDEALIZMI virtual qe shkruajme...

Ne cdo vend te botes,ndodhin ofendime por te flasim realitetin si me ne Shqiptaret sme ka ndodh te shoh...Te gjithe shajne,por ne shajme kot...Per komente,per tema,e gjitha kjo nuk ndodh vec nga edukata e familjes,ndodh se jemi te vetembushur me veten,mendojme se kemi gjithmone epersi mbi tjetrin,mendojme se dime me mire se tjetri,duam te imponojme mendimet e tjetrit,edhe nese sna pelqejme,gjejme te vetmen menyre tja mbyllim gojen me OFENDIME...Kjo per mua eshte taktike e njerezve 2 leksh,qe ne mungese te argumentash apo ne mungese te nje bagazhi kulturor e pa panjohuria e temes apo subjektit qe flitet,sharrojne ne muhabet...E kur ndodh kjo gje arrihet ne sharje ne ofendime,pasi disi do mbrohet injoranti,e me cfare ka arme me te forte se injorancen??...Asgje tjeter...Per mua ofendimi nuk eshte me shkak,por eshte me GJAK:)...Kush e ka ne gjak ofendimin do e beje me apo pa shkak,kush se ka se ben kurr sado te krijohen mundesite,rrethanat...
Pastaj mos te leme pa permend edhe varferine kulturore dhe edukative qe kemi,ne akoma sdime rregullat baze te mirsjelljes(FLM,TE LUTEM)etj etj...Ndoshta skemi patur ku te mesojme,edhe pse brezi i kaluar ska qene keshtu,por ndoshta ska tru te funksiunueshem per te mesuar keta gjera...Nuk ka nje konkurence te mirefillte,edhe ato qe jane me bagazh me edukate jane kaq te ''vegjel'' e te ''padukshem'' pasi pjesen me te madhe e perben injoranca...E vetmja konkurence qe sot lulezon eshte konkurence mes injoranteve...
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Nuk do te merrem shume me fyerjet, jo pse me pelqejne ato (edhe pse jam adhurues i debateve te ashpra) por edhe fyrjet shqipet i kan banalizuar, por do merrem me fenomenin apo shkaktarin e perditshmerise tone.

Ngjashem me kete teme, kemi hapur shume tema ketej, dhe i kemi diskutuar gjerat shume gjate, por llumi dhe berllogu (qe fatkeqesisht perfaqeson nivelin ton social-kulturor te gjithe popullit ne gjitha nivelet e perfaqesimit), deshiron te rrije ne dukje dhe eshte shenderruar ne fenomen.

Dhe cfare eshte fenomeni??? Duke lexuar publicistin tone, z. Xhaferi, kam lexuar nje nder perlat me te bukura shqipe mbi fenomenin qe na percjelle. Ai thote: ''Shqiptaret kane ardhur ne gjendjen, ku inelektualet shesin banane, nderkohe qe pasqyra (ata qe merren me perfaqesimin) na e kane shenderruar jeten ne baze te llumit te tyre, ne llumokraci te stilit: ke ka nxene muzgu i mbremje patriot - agu i mengjesit gjithsesi duhet ta zbardhe tradhetare''.

Arsyet e fenomenit: Jan te shumta por kryesorja eshte ajo se shteti me mosfunksionimin e tij (por edhe me deshiren qe llumokracia te fitoje sa me shume) ka humbur kuptimin. Ne vend qe te merret me inkulturimin ai permes nivelit arsimor ne te gjitha shkallet i ka hapur rruge llumokracise. Dhe ne kete situate, te tmerrshme, gjithkush ka nje leter tualeti (qe quhet diplom) ne xhepin mbrapa. Teoria e Platonin mbi shtetin eshte hudhur ne kanalizim dhe ka mbire teoria e llumokracise e cila nuk njef vlere, nuk njef meritokraci, por njef vetem dukjen e tij. Situata behet edhe me alarmante, kur kjo llumokraci, ka krijuar mekanizmat e vet mbrojtes: militantin, servilin, robin modern, kembtrokitesin, likemanin dhe mekanizmin sulmues: grupin e baltosjes. Ne nje situate te tille, ne situaten me te veshtire gjenden ata qe ngrejne koken per te kritikuar llumokracine. Fillon te sulmohesh nga cdo ane nga mekanizmi mbrojtes dhe sulmues i llumokracise dhe ne mengjesin e se nesermes ti e gjene veten i baltosur, i pelloqur dhe i leqitur nga shoqeria (sipas llumokracise). Ne nje situate te tille kashta noton mbi kanalizim duke dhene arome mbytese dhe frymzenje. Llumokraci, kane te gjitha vendet e botes, por ne vendin tone, mjerimi me i madhe eshte se llumokracia eshte bere model perfaqesimi, eshte bere pasqyre dhe me krekosje shprehet: JU jeni UNE. Pra te shofesh shoqerine shqiptare, ne mjerimin e saj, ne te gjitha nivelet e perfaqesimit (pasqyres) duke filluar nga perfaqesimi virtual, perfaqesimi lagjes, mahalles, qytezes, qytetit e deri te perfaqesimi i shtetit ka te beje me llumokraci qe ngerthen ne vete mekanizmin mbrojtes dhe sulmues. Pra, militanti, servili, robi moderne, kembetrokitesi, grupi i baltosjes: jane shenderruar ne perfaqesues virtualiteti, lagjeje, qyteze, qyteti dhe shteti, dhe po ngreu koken dikush agu i mengjesit do te te zeje tradhetar: Kete e ke te garantuar nga grupi i baltosjes! Ku keni pare ju qe shendetesine e qytetit ta udheheqe militanti, ndertimin – servili, kulturen – kembetrokitsi dhe likemani, bujqesin – robi, gjersa grupi i baltosjes bene roje ne gatishmeri. Ku keni pare ju qe virtualiteteve temat shoqerore, problemet sociale, politike e shume e shume tjera ti udheheqin njerezi te cilet kurren e kurres nuk kan shfaq as nje mendim personal mbi kete lemi. Une e kuptoj se ata kane deshire por mundesite i kan te kufizuara. Dhe kjo llumokraci perdore cdo mekanizem (fyerjet jane pak) per te mbajtur veten ne dukje. Eh, cfare dukje???? Dukje llumokracie i thone kesaj.

Sherimi:
Eshte i dhimbshem, mjerisht i dhimbshem dhe i gjate. Kjo llumokraci ka ve rrenje dhe mekanizma, por ata qe ndjene veten intelektual, e kan obligim te bezajne, te ngrejne koken, te kritikojne,te ngrejne zerin e arsyes dhe ti thone: Stop Injorances.
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Autori i shkrimit flet per urrejtjen e cila gjindet ne virtualitet . Ne parim edhe une jame me te , qe tregon per komunikimin se si behet menyra e te shprehurit apo komunikimi ndermjet njerzeve te caktuar ne boten virtuale . Me ka rastisur edhe mua ne shume shkrime te gazetave te ndryshme shqiptare te lexoj komentime te cilat flet ky ,po ashtu kam lexuar edhe komentime te temave te forumeve te ndryshme etj. Eshte e vertet se si behen ato sharje, ofendime ne ato rrjete sociale .Per mendimin tim niveli me i ulte i komunikimit njerezor te mundeshem behet ne ate menyre ! Ky fakt nuk duhet te pranohet nga askush qe mendon qe posedon edukat dhe personalitet te ngritur ne shoqeri ne te cilen jeton. Duhet kritikuar te gjithe ata te cilet jane fajtore per kete . E autori flet per kete qeshtje ne te gjithe shkrimin e tij , e ne fund shkruan stop injorances . Por injoranca me emadhja eshte te flasesh per nje tem te caktuar , por per ate tem je shume injorant i madhe vete! Per mendimin tim njeri pa kulture e pa edukate eshte ai njeri qe nuk e respekton vetvehten dhe te tjeret . Nese ne flasim per jokomunikim edukues e kulturor , nuk guxojm te biejm ne balte te fjaleve te tona te thena ne fillim . Autori edhe nje here po e perseris e ka kuptuar kulturen e keqe qe gjindet ne rrjetet sociale - virtuale por pse athere vete ky hyne ne grupin e atyre njerzeve me fjalet e tij ! Si nuk mendon kur i akuzon si shkaktar te pare fetaret per kete qeshtje !!! A s'eshte kjo absurde qfare shkruan ky , dmth ky fajtor te pare ne shkrimin e tij i len fetart ! Por jame shume i sigurt se fjalen fetare e ka vetem me te ndegjuar . Une e konsideroj veten fetare te besimit te caktuar , por une kete titulle fetare e marre vetem atehere kur e praktikoj fene e caktuar . E feja jone nuk thote te shajme te ofendojm te tjeret .Perkunderazi feja jone na nxit-motivon ne dashuri ne miresjelle me te tjeret . ArgumentI per kete qe po e them eshte ne foruminvirtual te qe jemi ketu , sa kam mundur te kuptoj jemi jo edhe pak fetare dhe pyetja ime eshte se jemi ne ashtu si na gjykon ky qe kerkon rregulla per komunikimin boten virtuale ?! Te gjithe munden te akuzohen per kete qeshtje por fetaret asesi , sepse ata te cilet nuk kane edukate jane pikerisht jofetaret, e kunderta qe thote i nderuari ne fjale .
Por nuk eshte shkrimi i pare i kesaj natyre qe e lexoj une, qe njerzit e tille mundohen te gjuajn balet ne emer te kombit kinse i fajsojn gjitheqka qe eshte fetare ne emer te patriotizamve te tyre fallco qe jane. Por le ta dijne se e kane gabim dhe jane ne rruge te gabuar ! Sepse ata qe duhet larguar nga injoranca jane vete ata dhe duhet te lexojn me shume per fete dhe mos te gjykon dhe akuzojn nga jashte , pa e lexuar as te vetmin nje liber per fene dhe fetaret . Patriotizmi nuk eshte vetem me fjale , qfare ben njeriu me keto fjale te kesaj natyre , qe akuzon me miliona fetare te pafajshem . Ne shumica e shqiptareve jemi fetare thuajse 99% , me shume se ne askush se don vendin tone sepse ne jemi vete shipataret ne e bejme shqiperin e jo ateistat injorant .
Ata te cilet se njohin Zotin -fen e Tij ata nuk njohin asgje as vetvetene tyre e lere me kombin , popullin e vendine tyre . E shkaktaret kryesor per kete fenomen ne shoqeri jane mungesa e edukates fetare e dijes fetare qe ofron per shoqerit njerzore .
Une jame fetare dhe nuk deshiroj askend ta ofendoj me qellim . Sepse keshtu eshte i kenaqur Zoti im !
E jofetari - ateisti kend e kenaq me veprat e veta ?- vetem egon e tij se ai ate e konsideron Zot !!! E shkaktari kryesore qe njerzit e tille ofendojn gjindet tek ego-t e tyre te pakontrolluara.
Une kerkoj nga rrjetet sociale te bejne rregulla per kontrollimin e egove tona shkaterruse ! Se nese ne egon tone smund ta stopojm edhe me miliona ligje-rregulla te miratohen gjendjen tone shoqerore smund ta ndryshojme .
Dhe po e permnd ne funde nje parim shume te madhe qe gjendet ne fen islame : ''Deshiroja vellaut tende te miren sikur veteves tende'' E ketu subjekt te huaj nuk ka ! Ju qe shiteni patriot te medhej . Nese je njeri me plote kuptimin e fjales asgje te huaj nuk ka . E huaj eshte vetem e keqja(urrejtja - ndaj te se drejtes ) dhe largimi nga e drejta . E ideve te patriotizmave duaje te tendin e urrej te huajin i ka kaluar koha .
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

2 gjera kam ven re un . gocat shqiptare neper fb bejn bllok nga me te ndryshmet , se ka injoranta qe marin foto e cfar nuk sajojn , gje qe jasht nuk ndodh .
dhe tjetra hy ne you tube , shif i vidjo me qesh lex komentet fillojn shahen me njeri tjetrin pfffff.Ne jemi futja kot , bota e ka netin kalim kohe , ne e kemi netin per tu vra me ropt .
 
Pe: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Cdokush mund te jet gjithcfar pas nje ekrani...
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

kur ta mendosh se fjalori i gjuhes shqipe nuk ka gjithe ato fjale na del se mbi 20% qenkan fyerje goxha shume....Po ne realitet do ishte ndryshe do paloheshin ata qe shajne naper virtu8alitet
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

virtualitet hesapi, tregon 1 % shume te vogel te realitetit ne raste te tilla.....
Do theksoja qe Shqiptaret tani per tani ne pergjithesi e ndjekin virtualitetin i madh dhe i vogel ,si mundesi te domosdoshme dhe gjithashtu te modes,:) nderkohe qe jashte Shqiperise ka 1 koncept krejt tjeter, dhe ky fakt i ben qe 80% te jene fallxo :)
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Per keqardhje e them se jo vetem ne virtualitet por ne shqipet, kshu ne pergjithesi, me te huajt jemi shume te dashur, nderkohe qe mes vete na paraqitet nje urrejtje interesante, madje e kam perserit disa here se fqinjet tane nuk na urrejn fare, jo se na duan, por u mjaftn urrejtja qe kemi mes vete per momentin :chh
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

kitrra mendoj qe s'kemi /s'jemi te afte/ baza te kapemi me te huajt, kurse me njeri tjetrin varet nga ignoranca :D
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

thone nje shqipetar eshte aq i Zoti sa mund te udheheq nje shtet, mirepo kur behen dy shqipe, ather e shkatrrojn ate shtet
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?


Personalisht une shpresoj se shum shpejt as sdua fare te jem ne kete forum.

Nuk urrej askend -qoftë larg asaj, dhe nese dikush me urren, ateher pastë veten ne qafë se askujt keq nuk i kam ber, por arsyeja se dua te jem larg ketij forumi eshte: Kur njeriu sdon te kupton drejt (realitetin), sdu te zgjas biseden kot.

Ti mbaj secili mendimet e veta, me mirëmbetje prej meje !!!
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Ne realitet duhen kellqe te flitet sikur flitet ketu po per nje send nese te shaj ketu te shaj edhe ne tiran shkoder struge e kudoqofsh te ngopi dajak per ate per shume kend me lehte eshte me fol se me vepru
 
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mos te behet kaq tragjike se ne cdo faqe ka sharje ofendime. Une s'i shoh si shprehje urrejtjeje kto gjera. Thjesht njerez qe mendojne ndryshe dhe kete ndryshueshmeri e shprehin jo ne menyre te qyteteruar por duke futur dhe banalizmat. Kjo ndoshta vjen dhe me karakterin e shqiptarit gjaknxehte e kokforte, o ti dale e vetja ose s'ka, plus dhe mania qe une di me shume se ty, e ti je me poshte se une..

NQs do thoja pse kjo vihet re kaq sh ne virtualitet, eshte sepse me forumistet s'te lidh asgje pervec germave. Po i referohem konflikteve qe lindin tek forumi i fese psh. Ktu shpesh shahen ndermejt veti, ama ne realitet skam pare te zihet njeri per fene, Pse? sepse ne perfaqsohemi nga veprat dhe veprat tona ne jeten e perditshme jane gjithperfshirese, vendosim llogjiken ne pune se si eshte xy personi ne cdo situate. Gjithashtu ne jeten reale, ti nuk shkon ti flasesh tjetrit pse beson? apo pse nuk beson? sepse ti vete me qenien tende deshmon ate besim apo mosbesim qe ke. Ndersa ne rastin ne fjale (virtualitet) ne cdo gje e sjellim nepermjet germave dhe do s'do kur te del shkrimi para nuk mund te besh indiferentin perher. nxitesh nga tema nga komentet e futesh ne valle. Pastaj grada ne te cilen perfundon diskutimi thjesht deshmon nje edukate te caktuar te personit dhe s'mund ta pergjithsosh...

Nqs do i referohesha forumit tone, mqs kte frekuentoj, s'para kam pare ndonje urrejtje te theksuar. Per me teper duhet pare si devijon biseda, thjesht nje provokim mund te beje gjemen... Se jane 2-3-4-5 prototipa qe ja shkelin ndonjeher s'do te thote qe urrejtja mbizoteron, perkundrazi ke mbi 20-30 qe flasin me miresjellje e mirekuptim. Nuk duhet te ndjekim zhurmen por heshtjen! :) E pastaj kam pas lexuar shpesh nga disa anetar me perpara, kur flisnin keq mbi dike thonin: Nuk kam asgje personale me ty, perkundrazi ste njoh e kam me germat qe shkruan.(s'mbaj mend qysh tek, por mka mbet ne mendje si fenomen), kshuqe jane germat qe urrehen jo njerezit, Lol

Mos u merzisni!
:)


p.s. mbeshtes dhe disa nga parafolsit mbi shqiptaret,qe kur behen 2 thyejne kokat :p (jo tgjithe :D)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Sbesoj se virtualiteti esht jeta vet, esht thjesht kalim kohe :( as nuk e njeh antarin/en qe esht aktiv ne fb, forum apo ku di un.Ndoshta puna gradave puna shoqeris, varet se dikush rrespektohet nga te gjith kurse dikush tjeter nuk rrespektohet nga askush ose mosha ben te veten, ka e paragjykime qe mamat e forumit tmerren veq me pun jo nforume sikur rinia :( kur ne fakt pergjigjet e antareve mbi 20-22 vjec jan me te pjekura se antaret nen 20,edhe skan pik rrsp per antarin:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top