Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish ministri britanik i Punëve të Jashtme Jack Straw dërgoi kritikë të ashpër në kundërshtimin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur se bllokimi është i motivuar në mënyrë religjioze.

Sipas Strawt, vendet e caktuara evropiane kundërshtohen në inkuadrimin e Turqisë drejt Bashkimit Evropian, sepse është vend mysliman.

Straw potencon se bllokimi për anëtarësim të plotëfuqishëm të Turqisë, në bazë është për shkak të "lidhjes së ndyrë" mes Gjermanisë, Francës dhe Qipros kundër pohimeve për pozitën gjeografike të vendit, sepse pjesa më e madhe e territorit të saj është në kontinentin aziatik.

"Derisa bëhej fjalë vetëm për "problemin gjeografik" atëherë nuk do të kishte mënyrë Qiproja ose Malta të përfshihen në kufijtë e BE-së. Nuk bëhet fjalë për arsyetimin lidhur me gjeografinë, por me religjionin", vlerësoi ish ministri britanik i Punëve të Jashtme në fjalimin e konferencës në Ankara.

Ekziston standard i dyfishtë, nëse Turqia krahasohet me disa vende lindore evropiane, atëherë Bullgaria dhe Rumania hynë në BE nga arsye strategjike, edhe pse të gjithë e dinin se ato nuk i përmbushën kriteret e Kopenhagës, vlerëson ish ministri britanik./Indeksonline/
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

A edhe ne BE, me te njofshem hyhet....pa pa.... shtete qe smeritojn te hyne kan hy, ndersa disa tjera pse jane vende islame jo... uroj te jetojn edhe gjate, te shohin suksesin qe arrin Turqia edhe pa BE....
 
Jashte le te rrije, biles edhe gjeografikisht nga kontinenti Europian. Me pare te na ktheje te gjitha taksat e marra per 500 vjet me rradhe, pa ndertuar as nje ure te vogel askund ne Shqiperi. Pastaj te njohe gjenocidin Armen. Me Erdogan ekstremistin nuk do futet turqia ne BE. Sarkozy i ka thene qarte" sa te jeme une gjalle nuk hyni ne BE"
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

A edhe ne BE, me te njofshem hyhet....pa pa.... shtete qe smeritojn te hyne kan hy, ndersa disa tjera pse jane vende islame jo... uroj te jetojn edhe gjate, te shohin suksesin qe arrin Turqia edhe pa BE....

Mire thoshte Erdogan "Klub i Krishtere" eshte bere. Por, do ta lypin kete Turqi ;)
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

ky fakt eshte thene gjithmone, dhe s'do realizohet per Turqine, dhe nqs k'to s'jane te afte ti pershtaten asaj qe i kerkohet per arsye te fese, atehere se shoh te arsyeshme pse kerkon apo duhet te hyje ne Europe.....
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Evropa eshte e vdekur po nuk u zgjerua . Turqia dhe Maroku i duhen shume Evropes .
Ne kete menyre Evropa ven loz ne Azi dhe Afrike dhe jep sinjale te forta .
Po te ishte e zgjuar Evropa perjashton Anglin nga gjiri i saj dhe zgjerohet drejt jugut .
Anglezt dhe Srkozi jan dore e Amerikes dhe te mendosh qe Amerikani don nje Evrop te fortashtu siç
e propagandon ai , do te thote qe je naiv . Ketu behet fjale per konkurence dhe ajo eshte e eger .
Turqia , duam apo sduam ne , do apo sdo Evropa , eshte fuqi .
 
Turkia gabon shum rond nese hyn ne BE sepse si duhet asgje BE-ja perkundrazi e demton BE-ja turkin qysh po i demton vende te ndryshme qe jan ne BE.
turkia liri per me shku e ka ne BE , per ekonomi eshte perfekt ma mir se shum shtete te BE-s , biles sot turkia ka pagu borgjin e fundit FMN-s kurse ju ka dhan atyne 5 miliard euro kredi !! per mendimin tem nuk do futesha ne BE hiq se veq dem i bon.
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

o c'i duhet Europa Turqise, Ajo e vetme dhe shiko ku ka arritur.. ajo ne pak vite nga debitore u be huadhense, Se mos vjen dita e te doj Europa te hyj ne Turqi :p
 
hahahahahahahahahaha LOL
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Sorry per injorancen por se dija qe kusht per BE ishte feja...Mendoja qe cdo gje u percaktonte nga kriteret te tjera jo feja...Vertet qe se dija...
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Shume thjeshte Gloom. Gjeje nje shtet me shumice muslimane qe eshte ne BE, e kupton edhe me mire.
 
Loverdjali smund te jesh kaq pragmatik,sepse edhe ne synojme te hyjme ne BE,edhe Shqiperia mbi 80% e popullsise eshte muslimane(praktikante apo jo ama musliman quhen),dhe me kete qe thuhet i bie qe as ne mos te anetarsohemi kurre...
 
Nuk eshte Kosova & Shqiperia sikurse Turqia. Shiqoj nr e banoreve sa i ka Turqia, trembet gjithe EU per ate numer te madh, jo pastaj nr i madh i ushtareve, kapaciteti qe ka, nr 2 ne Nato sa i perket ushtrise etj. Sic eshte cekur edhe ne artikull, as Qipro dhe Malta qe nuk perfshihen ne kufijte e EU, jane ne EU.
 
diqka tjeter eshte me synu me u fut ne EU e diqka tjeter me qene ne EU.
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Nuk eshte Kosova & Shqiperia sikurse Turqia. Shiqoj nr e banoreve sa i ka Turqia, trembet gjithe EU per ate numer te madh, jo pastaj nr i madh i ushtareve, kapaciteti qe ka, nr 2 ne Nato sa i perket ushtrise etj. Sic eshte cekur edhe ne artikull, as Qipro dhe Malta qe nuk perfshihen ne kufijte e EU, jane ne EU.

Dhe artikulli e ka gabim per kufirin e Maltes... Shko shife pak ne harte ku esht Malta dhe kerko ishullin italian Lampedusa afer Tunisise. Perderi sa ai ishull esht Italian a mund ta quajm Europe dhe Malten qe esht siper atij ishulli?

Turqia esht nje shtet qe ekonomikisht renditet ne rangun e shteteve Skandinave,por problemi qendron tek te drejtat e njeriut qe Turqia i shkel haptazi!
Nje shtet qe shkel kushtin kryesor per ne BE dhe ka tensione per ishujt me Greqine nuk mund ti bashkohet BE.
Nje fakt qe e shtyn Turqine qe te "hapi dyert" me Europen esht biznesi turk qe esht perhapur ne Europe,shtylla e BE dhe Europes (Gjermania) esht PRO nje antarsimi te Turqise dhe esht e gatshme ta ndihmoj per ta antarsuar duke par miliona banor Turq qe jan ne Gjermani.
E shoh si nje provokim kete deklaraten e ish-ministrit Anglez kur Anglia po mendon te dali vete nga BE.
 
Qe kur Anglia paska hyr ne BE, dhe dashka te dale ??? :funny::funny: lol lol lol lol
 
Redaktimi i fundit:

Turqia eshte shprehur qe kerkon te jete pjese e BE-se por jo e Euros...kshu qe mund te jete edhe ky nje faktor qe e penalizon.
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Qe kur Anglia paska hyr ne BE, dhe dashka te dale ??? :funny::funny: lol lol lol lol

Dhe un po qesh me ate qe ke shkruar ti... Po me te madhe!

Eurozona esht te kesh EURO-n si monedhe dhe BE (Bashkimi Europian) esht nje Bashkim midis 27 shteteve aktualisht!
Per te qen pjes e Eurozones ka kritere ekonomike qe mund ti lexosh vete per kulture ne libra...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Dhe un po qesh me ate qe ke shkruar ti... Po me te madhe!

Ti po qesh me budallallikun tend, pasi Anglia nuk esht ne Bashkimin Europian, Kurse ti shkruan
E shoh si nje provokim kete deklaraten e ish-ministrit Anglez kur Anglia po mendon te dali vete nga BE.
Aman re bombi mire qe nuk di, por te pakten lexo lol lol lol lol
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Ti po qesh me budallallikun tend, pasi Anglia nuk esht ne Bashkimin Europian, Kurse ti shkruan

Aman re bombi mire qe nuk di, por te pakten lexo lol lol lol lol

Mos e zgjat me se le nam, kush te lexon :p....ka te drejte Bomba ;)
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Dhe un skam pas lindur ne 1973 kur Britania Madhe esht antarsuar ne BE por e kam mesuar,dhe ti ndoshta ske pas lindur qe ta jetosh vete,meso dhe ti!

UE%20per%20tappe%20fino%20al%202007.jpg
 
Attachments

  • UE%20per%20tappe%20fino%20al%202007.jpg
    UE%20per%20tappe%20fino%20al%202007.jpg
    156.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Esht pjes e parlamentit te bashkimit europian jo esht ne BE se jan krejt te kunderta ate qe the me pare bombi
P.s mbase e di un gabim ,ca zben vaki :D
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Me mire degjo keshillen e Legally...

Te jesh pjes e PE duhet te jesh antar i BE,se pari!
Cdo shtet ka aq deputete ne PE sipas demografise(popullsis),pershembull Gjermania esht shteti qe ka me shum deputete (99).
Ato qe thash un i ke siper...
 
Google is our friend
http://en.wikipedia.org/wiki/European_Union#Member_states

Anglia nuk ben pjese VETEM ne zonen monetare dhe ne Shengen por ne BE eshte antare e rregullt

Turqia faktikishte te vetmin progres qe ka bere eshte me Ataturkun se me keta te tjeret as ne kufijte me Italine skane b..... Te shkojne
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Me mire degjo keshillen e Legally...

Te jesh pjes e PE duhet te jesh antar i BE,se pari!
Cdo shtet ka aq deputete ne PE sipas demografise(popullsis),pershembull Gjermania esht shteti qe ka me shum deputete (99).
Ato qe thash un i ke siper...

te legally e lexoj keshillen me qejf te math :) flm per info-t,shyqyr qe pate te drejt 1 here :p
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Evropa eshte e vdekur po nuk u zgjerua . Turqia dhe Maroku i duhen shume Evropes .
Ne kete menyre Evropa ven loz ne Azi dhe Afrike dhe jep sinjale te forta .
Po te ishte e zgjuar Evropa perjashton Anglin nga gjiri i saj dhe zgjerohet drejt jugut .
Anglezt dhe Srkozi jan dore e Amerikes dhe te mendosh qe Amerikani don nje Evrop te fortashtu siç
e propagandon ai , do te thote qe je naiv . Ketu behet fjale per konkurence dhe ajo eshte e eger .
Turqia , duam apo sduam ne , do apo sdo Evropa , eshte fuqi .

Turqia eshte fuqi, fuqi baruti! Kush do barut? Europa plake-Rrugaçe e vjeter..;) di ke fut e ke nxjerr nga oborrit te vet. Hartin, fuqi eshte edhe Kina, Brazili, India etj...ndoshta pas pak do jene edhe superfuqi! Por si behesh fuqi, aty qendron problemi. Vende pa sindakata, puntore pa asnje mbrojtje, puntore qe punojne per 1$ ne dite...vende Ku shkelen te drejtat e njeriut ne menyre flagrante. Vende ku pasuria dhe drejtesia eshte privilegj i nje grusht njerzish, si vende komuniste, o islame kane pak shance te futen ne BE. Pastaj po ta shikojme ne kendveshtrim fetar, qe disave po ju intereson kjo ane, nuk ka lidhje fare mendoj une. Se per ndryshe nuk ju japin leje ndertimi xhamijave qe bejne gjithandej. Pa lene me nje ane qe ne Europe mbizotron nje linje te besmit islam me tolerant dhe modern kundrejte vendeve te tjera islamike.
Per te gjykuar me mire pse Truqine nuk e duan ne BE, shikoni Shqiperine, Bosnjen, Maqedonine. Beni dot gje pa bakshish? Korrupsion ka gjithandej, por haptas si tek keta vende e veshtire. E kemi tashigim ne P. Osmane, keta jane gjurme qe veshtire qe do hiqen edhe per ndonje shekull tjeter.

Ne BE kane deshire te futen gjithmone vendet dembele dhe te korruptuarit, duan te rrine ngohte nen krahet e dikujt tjeter $$$$$$$ (money)
Pa shiko vendet qe jane mire ekonomikisht, ne Europe dhe jashte saje, kush po ben kerkese per te hyre ne BE? Turqia fuqi,cdo qe kercet ne dyert e Europes duke e ditur mire qe nuk ja hap kush?
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

o c'i duhet Europa Turqise, Ajo e vetme dhe shiko ku ka arritur.. ajo ne pak vite nga debitore u be huadhense, Se mos vjen dita e te doj Europa te hyj ne Turqi :p

Cka? Slow down your horses. Mos tish kan per Anglezet e fiset e bardha lol kjo bota e mjer nuk ish shkru rreth e rotull, hec e kuptoje tash :D

ps, une hiq skam urrejtje per asnje fe kshu qe mos ma merrni per tmadhe se ju dua krejt per paqe e dashuri :D
 
Titulli: Turqia bllokohet për në BE shkaku i fesë!

Cka? Slow down your horses. Mos tish kan per Anglezet e fiset e bardha lol kjo bota e mjer nuk ish shkru rreth e rotull, hec e kuptoje tash :D

ps, une hiq skam urrejtje per asnje fe kshu qe mos ma merrni per tmadhe se ju dua krejt per paqe e dashuri :D

Mso shqip ti njeher pastaj na flit dhe anglisht me te zgerdhire mbrapa ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top