Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Tuana

Nada é por acaso!
Mbi 93% e të rinjve, të cilët jetojnë në Meksikë, e quajnë veten njerëzit më të lumtur në botë, dëshmojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar nga kompania “Viacom”. Në vend të dytë renditet Argjentina me 87%, vendi i tretë - Brazili me 84%.

Sondazhi u krye midis personave të moshave nga 9 deri në 30 vjet në 24 vende në 5 kontinente. Në të u përfshinë gjithsej 15 mijë njerëz.

Studiuesit theksojnë se të rinjtë kanë filluar të interesohen më shumë për atë që ndodh përreth. Prosperiteti dhe zhvillimi i rajonit të rezidencës së tyre i shqetësojnë të rinjtë jo më pak se problemet personale./koha/
 
Titulli: Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Kurse ne SHqiperi mendoje se 30% e te rinjeve jetojne te lumtur!:vriveten:
 
Titulli: Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Jam dakort me kete shkrimin,sepse keta si popull (jo vetem te rinjte) jan shume pijdashes te dhene pas muzikes e pas cfare do lloj qejfi.Sic thoshim ne nje her nje kohe buke kripe e zemer te paster.
 
Titulli: Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Edhe pse keto me aq sa di une jane ne varferi por ama ne Meksike e kam enderr te ik, natyra , njerezit pasional, ata perendimet qe dalin
ne filma te kuq fare
Ehh lezet duhet te jete :)
 
Titulli: Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Ja paskan fut i çik kot...me ça e masin lumturine kta? Se shumica e vendeve latine jane te varfra, me probleme te medhaja sociale, shtet te korruptuar, shkelje te drejtave te njeriut, popullata qe i ka humb shpresat ne shtet dhe ne demokraci ne pergjigjsi. Eshte si me then te rinjt ne Shqiperi jane te lumtur (kto vendet latine jane me keq edhe se Shqipria).
Kshu qe jam kurioze te di ça nënkuptojne kta me lumturi.
 
Titulli: Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?

Zhvillimi i njerzve ne keto 3 shtete te siper-permendura: (English HDI)

Meksika renditet e 61°

Argjentina - 45°

Brazilin - 70° (burimi per kete esht personal,mund te ket levizur,por siç e shikoni dhe vet esht katastrofal)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top