Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

###################################################################

Ate qe dashuroja nuk e dua me. Genjeva! E dua, por me pak. Genjeva serish: e dua, por me turp, me trishtim. Me ne fund thashe te verteten. Eshte pikerisht keshtu. E dua, por ate qe do te doja te mos e doja, ate qe do te doja te urreja, ama gjithsesi e dua, por kunder deshires, ne detyrim, ne lot, ne vuajtje. Mund te gjej trishtueshem vehten te shprehja e nje poeti te famshem: "Do te te urrej, nese do te mundem. E nese jo, do te te dua kunder deshires".
64215_4960949474642_899913042_n.jpg

e bukur shume kjo.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nese do te me duash

Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
veç per dashuri.
Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen,
per veshtrimin, per sjelljen delikate,
per mendimet qe perputhen e qe nje dite
me kthjelluan.
Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
Mos me duaj per meshiren
qe than faqet e mia.
Harro lotet qe te dhane kenaqesi
dhe humb keshtu dashurine.
Duame vetem per hir te dashurise
se dashurise,
qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.
544229_495984153798362_1723175329_n.jpg


########################################################

E dua dhimbjen time … Po: e dua!
Ajo më lindi – nënë unë e kam.
Por kur shoh lot të ndrijë ndër sytë e tua
ti nuk e di se sa fatkeq që jam!

Ti nuk e di o shpirti im i dytë
si brenga zbret në zemrën e cfilitur,
kur ti i ngre drejt meje te dy sytë
ku ndrit e trishtë shpresa e venitur!

_Robert Shvarc

######################################

E ç’të shpresoj tani për ritakime?
Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!
Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,
rënkime dhe shpresa që më dhelin!

Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:
t’i falem pastërtisë së panjohur,
asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,
asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.

Këtë e quaj unë shenjtërim
dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!

Por ja që mbetem prapë i vetmuar
dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.
E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,
më lumturon e prapë më trishton…

E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,
ku unë dalngadalë vras veten time.

Dhe po humbas, por nuk më vjen çudi,
se jeta më llastoi e përkëdheli:
më fali zjarr, kurorë dhe lavdi,
por dhe më shpesh më tundi nga themeli.
532915_560303153991007_874253321_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

kjo dite shkon e vjen pas dritares
me ato re te hirta si çanta emigrantesh

ecin e ecin, se ecjen e kane per nane,
se ikjen e kane per Zot,
ata ecin, se po u ndalen
kullojne lot

483769_310237809104275_634744475_n.jpg


~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

syte e saj
jane ishuj muzikor

e gjithe bota asht heshtje
( Prsh PiNkY )
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

''Ato që na këthejnë prapa janë kujtimet,apo që na çojnë para janë ëndrrat''
Kush nuk ka provuar ç'do çast të jetës të tij ndjesinë e kohës,atë kohë që ikën por që këthehet gjithmonë nëpërmejt kujtimeve.
Uh, dikur ato kujtime të sotme ishin e ardhmja ime,ishin ëndrrat e mia.Kam jetuar me këto kujtime një kohë të gjatë ,vazhdoj të jetoj me to,por sigurisht edhe ëndërroj,mendoj për të ardhmen.Ti,plangprishëse,që do gjithmonë të më këthesh kohën prapa,sikur makina e kohës për mua të mos egzistone.Ti,që do të më mbushësh mëndjen se një shpikje kaq e sofistikuar nuk është realizuar.Do të thyesh të ardhmen time edhe ta bësh copash?Nuk mundesh,se mbase për ty makina e kohës nuk egziston,por për mua po, ajo egziston edhe është shpikur që atëherë kur u lind njerëzimi,është në kulisat e shpirtit të ç'do kujt prej nesh,përveç atyre shpritrave të mbetur midis dy kohëve,që nuk dinë ku të shkojnë.Makina e kohës që do më çojë prapa ose në të ardhmen është edhe me masha sigurisht,jam unë ai që vendos se ç'farë mashi do i fut.Shpesh i kam dhënë para- mbrapa,me raste edhe më shumë mbrapa,kjo nuk do të thotë që nuk mund ti jap para për tu këthyer në një kohë tjetër,në atë kohë që unë do të zgjedh të ndaloj.Prandaj më ler të ëndërroj hipur në makinën e kohës time,më ler të shkoj drejt të ardhmes.
Të gjithë kemi një makinë kohe,të gjithë mund ta shfrytëzojmë në mënyrën që dëshirojmë.Për ata që nuk e dinë ajo ka edhe mash para,nuk ecën gjithmonë mbrapa.Prandaj njerëz të mirë,ndëroni mashin dhe shkoni drejt të ardhmes,nuk keni pse qëndroni gjithmonë tek e kaluara.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

waiting1.jpg


Te presësh vetveten!!

Të presësh është në vetvete dicka mjaft aktive. Shumë prej nesh e shohin pritjen si dicka pasive, një gjëndje e pa-shpresë e kushtëzuar nga ngjarje jashtë zgjedhjes tonë. Autobusi është vonë. Nuk ke cfarë të bësh, prandaj të mbetet të ulesh e ta presësh. Nuk është e vështirë të kuptosh irritimin që njerëzit ndjejnë kur dikush ju thotë “thjesht prit..”
Sekreti i të priturit qëndron në besimin se një farë është mbjellë, se dicka tashmë ka nisur. E pritura aktive do të thotë të jesh plotësisht i pranishëm në atë moment, me bindjen që dicka po ndodh. Një njeri që pret është një njeri i duruar.
Fjala “durim” do të thotë të jesh i predispozuar te qëndrosh aty ku je dhe të jetosh situaten plotësisht me besimin që dicka e mirë do të shfaqet nga e gjithë kjo. Njerëzit e pa-duruar janë gjithmonë në pritje që diku do të ndodhë dicka prandaj vëmëndja e tyre largohet gjithmonë.
Momenti është i zbrazur. Por njerëzit e duruar guxojnë të qëndrojnë aty ku janë.
Të jetuarit me durim do të thotë të jetosh në mënyrë aktive në të tashmen dhe të presësh aty ku ndodhesh.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte çeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrullur te drurit,
gjithçka me shpie tek ti,
sikur gjithçka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.
Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.
Nese e konsideron te gjate e te çmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me bragtisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.
Por nese çdo dite, çdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese çdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ah e dashura ime, ah e imja,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dahurine tende,
e dashur, e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te tu pa dale nga te mite.

488162_558334884187834_589588412_n.jpg


#######################################################################

Kesaj here me lini te jem i lumtur,
nuk i ndodhi asgje askujt,
nuk jam asgjekundi,
ndodh qe jam i lumtur,
deri ne te fundit thellesi te zemres.
Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar,
çfare mund te bej, jam i lumtur.
Jam me i panumert se bari ne kullote.
Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar,
uji poshte e zogjte ne maje,
deti porsi unaze rreth jetes sime,
e guatuar prej buke e shkembi - toka,
ajri kendon porsi nje kitare.
Ti afer meje mbi rere, je rere,
ti kendon dhe je kenga.
Bota eshte sot shpirti im,
kenge e rere, bota sot eshte goja jote,
me lini mbi gojen tende e mbi rere
te jem i lumtur,
te jem i lumtur patjeter,
sepse marr fryme e merr fryme,
te jem i lumtur, ngaqe preki gjunjin tend
dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit
dhe freskine e tij.
Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft,
me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin
e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token,
te jem i lumtur me ty, me gojen tende,
te jem i lumtur.
181012_558280820859907_478232755_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me mungon koha ne te cilen mendoja se bota ishte shume e bukur & epiqendra e saj isha une.
Me mungon koha kur shqetesohesha se si t'ia merrja kukullen motres time.
Me mungon koha kur kisha turp te flisja sepse mezi i shqiptoja fjalet, vecanerisht ato me shkronjen "ll".
Me mungon koha kur veshja nuk ishte shqetesimi im i dites por qe te haja sa me shume embelsira.
Me mungon koha kur nuk enderroja te studioja por shkarravisja libra me buzekuqin e mamit.
Me mungon koha kur nuk qaja pas nje interviste pune mosperfillese.
Me mungon koha ne te cilen nuk e gjeja dot logjiken sesi halla ime ishte motra e babit tim.
Me mungon koha kur mendoja se mesuesja ime e klases se pare ishte njeriu me inteligjent ne planet.
Me mungon koha kur mendoja se njerezit neper filma vdisnin me te vertete & qaja per kete gje.
Me mungon koha kur mesova te ngisja bicikleten per here te pare.
Me mungon koha kur skuqesha e tera vetem se nje shok klase me dhuronte kartolinen me urimet e Vitit te Ri.
Kam mall per ty femije çapken ...

248879_204958076207843_689479_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Vetem...
Dhe mes njerzve vetem prape.
C'me ndodh valle ?
Braktisja e vetes....
E jetoj...
I ikur dhe une larg..
Por ikja ka imazh.
Strehohet ne kraharorin tend.
E imja inkone pa kornize.
Si zog i trembur
ne te panjohur hapesire..
Para nesh nate...
s'luftohet kollaj !!!.
Mi dergo pak syte..
Vec per nje cast...

529615_562102840477705_1235310770_n.jpg


Une te flas me gjuhen e shpirtit,
ndaj ti mos ma ve re,
sepse shpirti im si i gjithkujt
nuk eshte vetem gaz e hare...

ti vleresome shpirtin e bukur,
nxirr me te miren prej tij,
mos e shih ate te keqin
qe kam sikurse cdo njeri...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lehte ...peshperitja e Henes vjen tek ti......
un s'ndihem mire,thjesht s'kam qetesi........
enderroj.... te kem prane, te shtrengoj fort ne gjoksin tim...
ne nje nate..qe s'duhet te kete mbarim.....

Deshiroj me ne fund ty .......forte te ndjej....
ty.....ne endrren time te rrembej.......
dhente zoti , kjo ender...te mos mbaroje...
me ty..ne kte ender, ne pafundesi te qendroje....

46587_563326933688629_133382434_n.jpg


Ne zemren time kam dicka te fshehte
Ate ne bote nuk ma di njeri;
Kur jemi tok, lulzon si lulja vete
Por hesht serish ne terr, kur iken ti.

Nje fill i arte shpirtit m’i jep drite
Po rrezet nuk i shihen dot me sy
Ate mbi dhe s’ka force ta venite
Se erresira nuk arrin aty

Oh, dhe ne vdeksha, sillme neper mendje
Kujtoje miken qe te desh me zjarr
Sa ta duroj, e mjera, s’jam ne gjendje
Harrimin tend, i dashur, as ne varr!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shpeshher në jetë
E ndjen se je rrëzuar
Dhe gjithçka rreth teje
Më nuk funksionon

Sheh muzgun e mëngjesit
Sheh dhe mbrëmjen kur fillon
Gjithçka njëlloj,gjithçka njëlloj

Më zgjo nga kjo mjegull
Më shpëto dhe shko
Por vash të lutem
Për gjendjen time mos trego

Koh e turbullt dhe e frikshme
Botë e mjerë e me zili
Për të jetuar ndjenjat janë të fuqishme
E ndjej se do ta gjej rrugën për në shtëpi

E dij se neser
E dij se një ditë
Rrugën time do ta gjej

526570_564641990223790_1830002462_n.jpg


##################################################################################

Ty, të kam dedikuar aq vargje
sa, s’ke thënë fjalë në jetë.

Të kam kushtuar aq kohë,
sa jam plakur vetë.

Ty, të kam menduar aq shumë,
sa e kam trurin të zbrazët

Të kam ëndërruar aq gjatë,
sa ëndrrat i marr hua natën!

552809_563374460350543_706757970_n.jpg


########################################################

Nëse ti e ndjen
Se do të jesh më mir vetëm
Vetmia ty të prêt
Dashurit në kujtime mbeten
Rrugët e qytetit
E ndjejn mungesën tënde
Liqeni në syt e tu tretet
Dashuria në kujtim mbetet
Vetmia nëse të mundon
Dhe e ndjen se ke gabuar
Mendo se dikush të kujton
Gjithçka nuk duhe harruar
Mëngjesi të duket I brisht
Edhe pse vjen me djell
Vetmia mendimet ti prish
Dashuria gjithçka sjell.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk kam ber kurr rrumpalle
megjithse c'doja kisha verdalle

S'jam i njome, madje i thare,
se kam ngrene me shum papare,
jo nga qejfi por nga halli ,
me eshte zbukuruar balli,
realisht ne trup skam dhjam,
e kam tretur pa pishman,

Nen lepirje kockash e siper
ne shaka , qyfyre e gallat, shok e shoqe e vere plot,
i thash vetes :
Kjo eshte jeta o poet, me shume se kaq ske cfar pret...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti me asgje nuk krahasohesh
se paku per mua
me pelqen keshtu siq je
tek ti une gjithqka dua.

Tek ti pelqej gjithqka
andaj te admiroj
sa me pelqen buzeqeshja jote
qe me detyron te te shikoj

Ti je thjesht ti
me aq thjeshtesi
sa me ben te ndihem mire
kur une me ty rri

Ti dua enderrat
qe i thur me nostalgji
e dua personalitetin tend
qe tek une zgjon kersheri

Jeton me aq thjeshtesi
repekton me shume dashuri
te ardhmen tende e shikon me xhelozi
me pelqen keshtu siq je,ti je thjesht ti…

532817_455617664526320_634370562_n.jpg


##################################################

NثSE Mث KUPTON.....

Kaq e bukur,kurrë s'më je dukur
Dhe pse sytë e mi të shohin shpesh.
ا'far ka ndodhur!Pse jam kaq i lumtur?!...
Sa të shoh,qesh e buzëqesh.

Në se më kupton po ndjehem mirë
Dhe pres ledhatimet që ti ndjej.
Eh,ç'far kënaqësi , ç'far dëshirë.....
Shprehin sytë e zinj që sa po vlej.

Në se për një çast po ndodhem vetëm.
Endërroj për ty e kjo s'është pak.
Syri,shpirti,zemra aty mbetën
Dhe dy buzkat presin në merak.

Ndosht sot jam dehur nga shikimi,
Për këtë besomë si për në Zotë.
Kaq i bukur më duket verbimi
Sa vetë tradhëria fare kotë.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T'i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsh, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle deren, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Gjdo te mir e familje intelektuale
I lindur e i rritur hiq pa shprehje banale
Gjdo deshir ma kan plotcu me honger e me vesh
Po kur i bona kejt qather u qova pesh
Vlla ky osht ni gabim qe paguhet me jet
E po djegshe shum shpejt sikur 1 flet
Unë kejtve ju kalli se tash m`rroki halli
E boj t'pamudren per me arrit te malli
Po ti fol qka dush po unë sjom hiç n'tem
Mar nuk kom hec se shum e nana mka nem
Që ja helmova djemt bash n'lulen e rinis
E kjo valle nuk nalet nese niher ja nis
I hupa kejt tmirat me shoqni e dashni
I padeshirushem neper kejt vendet ku rri
Trupi si skelet pa moral pa shendet
Se dora jem dvret nat koh kur ka siklet
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Pata pare qaq shum sa qe krejt i perbuza
Per 1gram t'mallkum mu ka shit edhe bluza
Ma shkurtoj jeten shum keq ja pash sherrin
I dhash senet me vler plus e shita kerrin
Pa shok dvjeter m'beta emni jem n'gazeta
Athu prapa kujt po fshihet e verrteta
Shpesh pom bojn me lot kujtimet e fminis
Fotografit e shkolles edhe tripat e shoqnis
Se dashnit e vjetra tash po i shoh n'do letra
Kur njonja um dojke po se like ajo tjetra
Ehh mori jet unë ndryshe t'kuptova
Pendimi nuk vjen se shum teper gabova
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nje kenge per ne te dy…

Sa here qe jemi bashke ti me thua
Se do me rrembesh gjithe ngrohtesine
Dhe ta mbash me vete
Per ta pasur dikur, nese i ftohti te rreshket neper shpine.

Sa here qe te takoj ti me thua
Se do rrembesh aromen e flokeve te mia
Per ta mbajtur brenda teje
Sa here qe te duhet te enderrosh…

Sa here qe te shikoj ti me thua
Se do ta marresh driten e syve te mi
Dhe do ta ruash ne zemren tende
Per te bere drite kur jeta te jete e erret..

Kur te jemi bashke
Une do rrembej gjithe rrahjet e zemres tende
Dhe me to do te ndertoj krahet e nje fluture
Qe te rrije me mua dhe te me tregoje per ty…

Kur te jemi bashke
Do te te dua dhe vetem do te te dua
Dhe gjithe kjo dashuri do jete
Me e bukur se gjithe endrrat e gjithe te dashuruarve.

Kur te jemi bashke
Nga cdo enderr do çele nje lule
Nga cdo lule, nje fole dashurie,
Nga cdo fole, nje kenge per ne te dy…
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E ndjen se jemi larguar?

Nuk vjen më në orët që vije!

Por vargjet pak më të rralluar

Zemrës i veshin dritë-hije ..!



Ti jo nuk e di se si unë

Në çdo çast veç ty të kërkoj.

E ndjej kur ti je në furtunë,

Trishtimin me ty përjetoj…



Më thuaj nëse si më parë

E ndjen se ç’mendoj unë tani!

Dërgomë një tingull, një fjalë

Trokit dhe kur unë heshtur rri…!
58067_453779528043467_173716850_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

......5 muaj, 5 decenie apo 5 shekuj pritje tashme i takojne se kaluares. Erdhe si nje shpërthim frymëzimi nga ato shpërthime qe njef vetem pranvera. Erdhe si nje rreze dielli qe ngroh gjithçka, qe bulëzon cdo syth, qe gjallëron cdo shpirt, qe trazon gjakra nder deje, qe shpeshton frymarrje gjersa te ligeshtohet shpirti e bene Ohhhhhhhh......, nga lodhja apo kenaqesia.....
Erdhe per te zhdukur ditet e vrenjtura, zymtesine e kote e per te ndalur vetëvrasjen e diteve ne te cilen vetmbytje mbyteshin edhe fantazia e frymezimi. Erdhe per ti dhene vet jetes jete!

Se di perse, por kjo riardhje ytja, kshu heshturazi me ngjalle shprese e frymëzim, per te vëzhguar dhe kënaqur kshu heshturazi duke ndjere ngrohtesine tende nga larg. Nuk afrohem jo, jo se jam frikacak, por digjem. Fundja erdhe si nje pranvere e vone ajo per te cilen kisha aq nevoje dhe kaq shume kërkoja per ta thithur si ajrin e jetes.....

Une nuk se kerkoje edhe aq shum. Mjafton te mos ikesh, te mos zhdukesh tek e fundit te thithesh ajrin e hapesires qe thithe dhe une....... kenaqem me pak une e ndoshta edhe nuk meritoje me shume andaj o Pranvere e vonuar, te lutem shpërthe ne ngrohtësi, frymëzim e gjalleri, pa me vene re mua, ngase dhe si e tille me rinon, gjallëron e frymëzon e ne daç edhe me pervelo me rrezet tuasepse djegja yte nuk se sjelle gje tjeter pos freski ......
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nese do te me duash

Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
veç per dashuri.
Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen,
per veshtrimin, per sjelljen delikate,
per mendimet qe perputhen e qe nje dite
me kthjelluan.
Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
Mos me duaj per meshiren
qe than faqet e mia.
Harro lotet qe te dhane kenaqesi
dhe humb keshtu dashurine.
Duame vetem per hir te dashurise
se dashurise,
qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.

603837_573814605973195_1139149809_n.jpg


sa shumë ëndërruam në jetën tonë
dhe jetën e bëmë ëndërr,
sa shumë ëndërruam…sa shumë,
dhe jetën e bëmë gjumë…

jeta qënka një ëndërr e madhe,
ëndrra qënka një gjumë i gjatë…
lumë i pazëshëm nën qepalla strukur…
dhe padashur në gjumë biem që t’shohim një ëndërr…
e tërë jetës flejmë në arrati prej vetes
mjaft që ëndrrën ta shohim të bukur...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kjo eshte jeta ime,Ku kam ber shume gabime,
ku kam derdhur lot pa mbarim,ku kam heshtur por vetem un e di
sa kam vuajtur edhe shpirti im.Jam ngritur edhe pse shume here u rrezova,
kam qeshur edhe kur u trishtova,kam fituar edhe kur humba njerez qe desha,
kam loz edhe kur nuk kisha deshire te lozja me ndjenjat e tjerve por ja qe e bera.
Kam kerkuar falje dhe nganjeher falje nuk kam marr,kam falur edhe kur dikush nuk ishte per te fal.
Mesova te eci me koken lart edhe kur disa mendonin qe un duhej te ecja me koke te ulur,
kam pas dhe kam shume krenari,pervec zotit dhe familjes time nuk perulem per asnjeri..!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Edhe unë do të iki. Do të mbeten
zogjtë këngëtarë;
do të mbetet kopshti im, me pemën e gjelbër
dhe me pusin e bardhë.

Mbrëmjeve qielli do të jetë i kaltër, i qetë;
do kumbojnë siç kumbojnë sonte
kambanat në kambanore.

Do të vdesin ata që më duan,
viset do të rilinden për vit,
anës së kopshtit me lule e gëlqere
do të endet shpirti im nostalgjik.

Edhe unë do të iki. Fare vetëm, pa vatër,
pa pemën e gjelbër, pa pusin e bardhë,
pa qiellin e kaltër, të qetë...

Do të mbeten zogjtë këngëtarë.
945364_575344195820236_366244867_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Unë të shikoja. Nën velat e tij të gjata,
atje tej kruspullosej hidhërimi
si një muzg i dendur që mbledh valët e tij.
Një shi i imët - ç'qiell i kaltër!- ta vesonte
ballin e ri. I dashuruar, i dashuruar ishte
fati i dritës! Kaq e praruar më dukeshe,
sa diejt mezi do të kishin guxim të ngulmonin
të ndizeshin për ty, mbi ty, të të falnin prore
pasionin e tyre të ndritshëm, vallen e shtruar të diejve
që silleshin rreth teje, o yll i ëmbël, që silleshin
rreth një trupi pothuaj të tejdukshëm, fatlum,
që thith dritat e lagëta e të mbrame të mbrëmjes,
dhe ende i mëngjestë, agsholet e tij përhap.

Ishe ti, dashuri, fat, dashuri e mbrame dhe e ndritshme,
ndoshta lindja e parafundit në rrugën e vdekjes.
Por jo. Ti më dole përpara.Vallë, ishe zog, trup,
apo vetëm shpirt? Ah mishi yt i nartë
që e puthja si dy flatra të ngrohta,
si ajrin që ngre peshë një kraharor, kur merr frymë.
Befas dallova fjalët e tua, parfumin tënd
dhe në shpirtin e thellë që sheh larg,
ti u ndale. I përshkuar nga ti deri në palcën e dritës,
ndjeva një pikëllim,: Dashuria
është e pikëlluar.

Në shpirtin tim po agonte. Ndritja
prej teje, tek unë ishte shpirti yt.
Në trup, në gojë, ndjeva shijen e agsholit.
Sytë e mi shprehën të vërtetën e tyre të praruar.
Ndjeva zogjtë,
tek më çurlikonin në ballë, duke ma mbushur zemrën
me një zhurmë shungulluese. Aty brenda vështrova
degët, luginat me diell, flatrat e ndërkëmbyeshme,
dhe një fluturim pendësh shumëngjyrëshe, çastesh vezulluese
më dehu, ndërsa tërë qenia ime e shkundulluar, e dalldisur,
e përflakur ngjitej në zenitin e saj
dhe gjaku im buçitës shpërthente në të qeshura
dashurie, drite, plotërie, shkume.
182206_575260605828595_326565987_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.


936867_573799769308012_1619127583_n.jpg


##########################################

Unë kam shkuar në treg të shpezëve
dhe kam blerë zogj
për ty
dashuria ime

Unë kam shkuar në treg të luleve
dhe kam blerë lule
për ty
dashuria ime

Unë kam shkuar në treg të prangave
dhe kam blerë pranga
pranga të rënda
për ty
dashuria ime

Unë pastaj kam shkuar në treg të robërve
dhe të kam kërkuar
por nuk të kam gjetur
dashuria ime.

163513_518817574848353_914383621_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ikin sekondat,
ikin minutat,
ikin orët,
ikin ditët,
ikin netët,
ikin vitet,
Spo mund t'i ndal dot,
vetëm po i numëroj,
po ikin shumë shpejtë,
aq sa smund të imagjinoj.
Ditë pa ditë,
natë pa natë,
javë pa javë,
vit pa vit,
Kohë pa kohë,
sa vështirë t'i përcaktoj,
si t'i veçoj,
për to çka të shenoj?
Ndalo kohë e më prit pak?
Premtom se do të ndalesh!
E din sa ke vlerë për mua?
pse nuk po ndalesh edhe pse të dua?
Ama një çast për të menduar?
E kuptova,
çastin e kam për të menduar
që të jem me kohën,
nga dora ime,
minutat mos me i lëshuar.

580580_491850084211769_764899965_n.jpg


########################################
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Rastesisht gjeta ca mesazhe, qe kisha harruar ti fshija... ishin mesazhet e komunikimit tone ne fillim!!! Per nje moment, u bera gati ti fshija dhe ...ato, pa I lexuar! Por me pengoi malli dhe mungesa jote qe kishte pushtuar qenien time kohet e fundit... Zot, si s'po me dilte ky shpirt nga vendi...
Sa I pa fajshem ishte Ai komunikim, sa te thjeshta dhe shoqerore fjalet. Here qeshja me ze te larte, here here me pushtonte nje urangan dhimbje, aq me kishte mare malli per ato kohera, te cilat si pa kuptuar me kishin mberthyer ne krahet e tyre... Per momentin harrova qe ne nuk flisnim, me dukej si heren e pare kur shkembyem ato batutat gazmore, te cilat vazhduan per kohe me rradhe. Ishin ca detaje qe nuk I kisha vene re atehere, fjale te goditura dhe shume te bukura. Ato shkonja qe u lagen nga lotet e mia, sikur me shikonin me meshire e mallkonin veten qe me dolen para syve. E ndjeva zemres ti thyheshin dhe ato pjese qe I kishin mbetur. Ishte shume e dhimbshme te degjoje nje gje te tille, shume torturuese!! ZOT, pa kuptuar u ndergjegjesova qe Akoma te doja... Ndjeja shume, me shume sec mendoja... Per nje moment kapa telefonin, formova numrin tend, doja te te flisja, te te degjoja qofte dhe zerin kur... ne nje moment, mu kujtua...
Ti I perkisje tjeter realiteti, duhet te jetoja dhe Une timin. Ishte nje ndjenje qe as vet se kuptoja, vec rritej... s'me linte as te qaja, as te qeshja... vec kisha fiksuar syte ne nje vend dhe nuk flisja... E cuditshme, aq shume u zhgenjeva, por inat ste mbaja... Aq shume vuajta, por dot nuk te urreja... : اfar mund te jetë jeta.. kur në të përjetova vetem te hidhuren… Sikur te mundja te kthehesha dhe nje here mbas ne kohe.. . e cdo beja?! pergjigje s'di... (Xh.Zh)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndaloj. Një pauzë vetvetiu në mes të kohës,ne mesin e mendimeve Kam menduar, kam menduar shumë. Te përgjithshme dhe specifike. Pesimist dhe optimist. Duke analizuar faktet, duke kontrolluar opsionet, kufijtë ku mund te arij, duke ndryshuar prizmin e shikimit duke matur durimin.
Sa Mendime mund të numërohen, të kalojnë nëpër mendjen time. Sa emocione për të ngatërruar zemrën time. Endrrat luftojnë qe te mbizoterojne në kokën time dhe shpresoj që të mund te me japin nje drejtim. Dhe kisha nevoje për të dalluar nje horizont. Një nevojë për të zbuluar "kush" dhe "pse" dhe "si" derisa dëgjova një zë të thellë brenda meje qe ulërin, "... nuk ka asgjë të rëndësishme. Shih se çfarë të bëni tani. "




Dhe sakrifikova naten deri sa kuptova se nuk mund te marr nje vendim te qarte,kuptimplot, sepse mendimet e mia janë të gabuara. Arrita te kupotoj qe nuk mund te kuptoj asgje, sepse së pari me duhet te qetesohem, të pusho, dhe më pas çdo gjë do të jete më e lehte, me shumë qetësi, ky vendim do të bëhet më i lehtë, me i drejtë, më racional. Me duhet te pres, kjo është më e mençura dhe më të sigurta.

Gjërat janë me te thjeshta sesa duam ti shohim dhe jeta më e vogël se sa kemi llogaritur. Më e mira qe mund te bejme eshte te secili te shoh realitetin e tij,pa egoizem dhe pa ligësi. Le të lëvizin përpara me një zemër të hapur dhe mendje të hapur. Me dashuri dhe të gatshëm për të ndihmuar. Dhe ndoshta bota mund te na duket me e mire dhe ne me njerezor

Dhe në qoftë se mendoj se jam ne rruge te gabuar le te dua gabimet e mia le te shfajesoj gabimet e te tjereve
le te shpresoj.
Nqs do vija nje ti titull ne cfare shkruaj tani smund te gjej
ashtu sic nuk mund te di cfare sjell cdo dite qe fillon.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shumë e rëndë të të kem kaq afër!
Dhe njëherësh të të ndiej kaq larg.
Të rinohem në rrezatimin e pasionit tënd të heshtur.
Dhe më pas si kaproll i njomë të thyhem në akullin që ti shpërfaq.
Bie shi.
Shumë shi.
Le të vërshojë sepse dua ta përmbyt mërzinë, por djalli e marrtë është e kotë.
Mërzia ime ka mësuar not!
Si kampion olimpik noton mes dallgësh, derisa fshehtazi pushon në bregun e shpresave tona. Poshtë shatërvanit të kujtesës, që buron te rrënjët e pemës së jetës.
Aty ku të pres gjithnjë, sa herë që lodhemi nga kjo botë.

##########################################
375089_578084945546161_1870615101_n.jpg

#########################################

Si ta shëroj vetminë?
Jam fshehur nëpër rrëmuja.
Jam dehur me të panjohur.
Jam lodhur duke shpikur detyra të reja për veten.
Kam provuar të iki.
Sa më larg nga ti.
Por ti gjithnjë je aty.
Si hije, që bëftë më shfaqet sapo i mbylli sytë.
Ti je jehona e jetës, që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.
Pasqyra e të vërtetës, ku e ardhmja zbehet para vrullit të kujtimeve.
Imazhi, që ma trullos të tashmen.
Më trego si ta shëroj vetminë?
Apo vërtetë nuk mund të harrohet dikush, që ia vlen të kujtohet?
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndoshta ishte rastësia, ndoshta ishte fati, ndoshta ndoshta, nuk e di se cfare të them e të mendoj
ndoshta ishte Zoti ai që të dërgoi tek unë thjesht për të ndricuar e dhenë kuptim udhës time.
Atje dhe atëherë kur nuk e prisja, në ato kohë kur unë aq shumë i druhesha e i largohesha fatit tim,atëherë u shfaqe ti.
I duhet besuar shprehjes që Rastësia është mbret i Botes.
E mua s'më mbetet gjë tjeter vecse të falenderoj Zotin edhe ty gjithashtu.
Faleminderit që ekziston.

1011340_341535325973477_949805105_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dedikuar :)


Tani ti mund te jesh ne shtrat,
nese s’po fle me degjo,
nese po fle, dergoi enderrat
ne rruge vargjesh t’i shetis,
nese po fle, ne gjume do te qeshesh,
se lumturine ti e do.

Ti me degjo! Lumin e kthejllet
Do imitoj ne varg e fjale,
mbi guralece do peshperis
dhe harakat do bej rremuje.
Dicka do shemb, dicka do ngre,
Do behem drite, do behem det,
Se erresire ti nuk do,
Se vetem detit i jepesh ti.

Ti me degjo! Henen e verdhe
Ne loder dasme do ta kthej,
Te cahet hena nga sazexhiu
Ne s’te pelqen, me rrathe valesh
Si dajre do ta zgjoj qiellin,
Se dasmat ti i dashuron,
i dashuron nuset e bardha.

Ti me degjo! Une sheleg do kthehem,
nje sheleg lotues romantik,
do peshperis kur ti nen mua
te shtrihesh qete mbi dashurine,
do t’i fshij lotet kur ti te qash,
mbi ty pranvera do te pikoj,
te qeshesh ti e une te qaj,
te dy te lumtur ne te jemi.

Ti me degjo! Une kohe do behem,
jo kohe akrepash mbi fushe ore,
do behem kohe ti te jetosh
me zhurme turbinash, feshferime gruri,
me pune, disfata dhe fitore,
si ti, o dashuria ime,
ke lindur kohen ta shtysh perpara,
askurre mos prehesh,
qe kurre mos vdesesh.

Ti me degjo! Une kenge do behem,
se kenget ti gjithmone i do,
se edhe une paskam deshire
ne buzen tende te mbshtetem.
Nese s’po fle, ti fli, bukur!
Dhe qesh, se je e dashuruar!

(1987) Teodor Keko.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top