A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

MasteR

I'm offline
Sinqeriteti i plot per njeri-tjetrin luan nje rol shume te rendesishem i cili ndikon qe nje lidhje te jete e mire e qendrushme dhe funksionale.

Ju si mendoni?
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

PO poooooooooo e di une
Ky sekret eshte................
....................... akoma sekret :p
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

ehhhh kete e dija dhe une :p
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Mirekuptimi dhe toleranca ,eshte sekreti per te qene te lumtur ,sinqeriteti deri diku po ,por jo plotesisht ,nje sinqeritet i tepruar do krijonte konflikte besoj .
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Por dhe toleranca e tepert do krijonte konflikte
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Mendoj se pervec gjerave te tjera si : respekti, mirekuptimi, te perbashkat apo te vecantat, simpatise , sinqeritetit e shume elementeve te tjera qe jane shume te rendesishme ne nje marrdhenie dhe thelbesore do thoja qe ajo cka e ben nje cift te lumtur[ me sakt te ndihen shume mire me njeri tjetrin ] jane pikerisht keto elemente , ndersa AJO CKA PER MENDIMIN TIM E BEN NJE CIFT TE SUKSESSHEM NE MARDHENIEN E TYRE eshte KOMUNIKIMI.
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Ne fakt jane shum gjera po mjafton te kuptohesh me ate qe ke perkrah
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Megjithese kete teme ne njefare menyre e kemi diskutuar disa here, meq kan ardhe cuna e cupa te reja (shfrytezoj rastin ti kiss k'to cupat) :kisspa pertese edhe do e debatojme dhe mendimet e tyre per mua gjithsesi jane te vlefshme. Nuk ka edhe ndonje sekret aq te madhe ne nje situate te tille por jan dy ceshtje ( do ti permend me vone) te cilat ne munges te tyre theme se veshtire tejkalohet mosfunksionimi ne cift. Ne radhe te pare duhet ta bindim veten se per te gjetur nje partner/e te mire dhe per nje jete te lumtur se pari ne (vetvetja jone) duhet te jete partneri/ja e mire. :nxef:. Gjithashtu duhet ta kemi parasysh se tentimi per te ndryshuar partnerin/en eshte gabimi me i madhe. Ne secili kemi te metat tona dhe duhet te mesohemi me te metat e partnerit/es dhe ne vecanti do duhej qe ato te meta te ja konsideronim si perparesi te tij/saj nese nuk duam te ja thejme personalitetin. :ciaoo:Konsideroj se sinqeriteti, respekti, mirkuptimi, besimi jane faktor apo nje nga faktoret qe jane te mireseardhur per nje jete cifti me te mire, por dy faktoret dominant per nje jete te tille jane;
1. Komunikimi
2. Pershtatshmeria seksuale ne shtrat (seksi), madje ky eshte faktori kryesor dhe balancues i te gjithe faktoreve te tjere. Nese ky faktor eshte jo i duhur atehere te gjithe faktoret tjere biejne poshte. Nese ky faktor eshte ne nivelin e duhur shtu edhe i cik komunikim, atehere faktoret tjere krijohen apo edhe mungesa e ndonjerit nuk perbene rrezik. :poezi:

Kaq kesaj radhe :viola:
 
Pe: Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

nuk ka asnje sekret per nje jete perfekte ne cift
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Sbesoj te jet ndonje sekret qe nqs e ben mund te te ec lidhja perfekt varen shume gjera e nqs ato perputhen cdo gje ecen mbrare e ne harmoni.
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Jo nuk eshte fjala per sekret qe se di njeri por cilat jane ata cka vertet e bejne nje lidhje te qendrueshme e plot jete
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

vetem Dashuria,qe nuk eshte sekret eshte ndjenje qe ose e ka cifti ose se ka,e po se pati eshte e kote te quhet cift..po egzistoi Dashuria jan te aft ti bejn balle cdo gjeje
 
Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

ehhhhhhh po duhen disa gjera per te ruajtur kete dashuri
 
Titulli: Pe: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Njeriu ka pasur, ka edhe do të ketë gjithëmonë probleme, pasi që vetë naytyra
e ka krijuar të atillë: egoist të madh në të gjitha pikëpamjet!
Kush ka të drejtë? - Natyrisht unë!
Kush duhet të posedojë më shumë? - Prap: Unë!
Kush ka faj? - Eh këtu ndal pak: faj ke ti!

Për të mos e zgjatur shumë, kjo edhe është arësya e shumë mosmarrëveshtjeve
qe njeriu ka jo vetëm në jetë bashkëshortore por edhe në përgjithësi!
Paaftësia e tij të gjykojë drejt është arësya kryesore e lindjes së shumë
problemeve!
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Ska nevoj te hysh e te kontrollosh per te gjet sekretet se si te jesh i lumtur...

Besimi , sinqeriteti, dhe respkti jan gjerat baz te lumturis ne nje marrdhenje... Nese kto te treja funksionojn nje menyren me te mir at'her dhe lumturia e nje cifti esht normale dhe harmonike ne cdo koh.... :)
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Nuk kam mundur kurr te kuptoj kete punen e sinqeritetit te plote,,ndaj tjetrit..qe perkufizon zbulimin e nudesis se mendimit deri ne kock,me duket absurditet.
une mundem te jem e sinqert ndaj tjetrit,,duke mos e perfituar ,nga ai/ajo me hipokrizi.
ndersa boten time shpirterore dhe ate c'ka dua ta kem per vete,,,,nuk kuptoj se pse duhet ta mas me barometer,,ne e kam hapur apo jo me dike,,qoft ky dhe nje person shume i afert i imi,.
une jam gjithmon ne kerkim dhe njohje me vetveten time,,ndaj e kam te pamundur te jemi gjithmon ne koherenc me dike tjeter dukei folur pafundsisht per veten.
do varfroja veten dhe tjetrin ne kete menyr.
perfundimisht sinqeriteti eshte ceshtje relative,,dhe se si e eprkufizon c'do kush sinqeritetin.

Ne lidhje me lumturin ne cift,.ne ekziston ndonje celes,.po ekziston,,tolerimi,dashuria,respekti,,dhimbja,,perkdhelja me shikim kur e shef apo te shef,,mos mbajtja inat ne cift,,shuarja e egoizmit,,etj etj..keto jan disa nga celsat...
 
Pe: Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

Nuk kam mundur kurr te kuptoj kete punen e sinqeritetit te plote,,ndaj tjetrit..qe perkufizon zbulimin e nudesis se mendimit deri ne kock ,me duket absurditet.
une mundem te jem e sinqert ndaj tjetrit,,duke mos e perfituar ,nga ai/ajo me hipokrizi.
ndersa boten time shpirterore dhe ate c'ka dua ta kem per vete,,,,nuk kuptoj se pse duhet ta mas me barometer,,ne e kam hapur apo jo me dike,,qoft ky dhe nje person shume i afert i imi,.
une jam gjithmon ne kerkim dhe njohje me vetveten time,,ndaj e kam te pamundur te jemi gjithmon ne koherenc me dike tjeter dukei folur pafundsisht per veten.
do varfroja veten dhe tjetrin ne kete menyr.
perfundimisht sinqeriteti eshte ceshtje relative,,dhe se si e eprkufizon c'do kush sinqeritetin.

Ne lidhje me lumturin ne cift,.ne ekziston ndonje celes,.po ekziston,,tolerimi,dashuria,respekti,,dhimbja,,perkdhelja me shikim kur e shef apo te shef,,mos mbajtja inat ne cift,,shuarja e egoizmit,,etj etj..keto jan disa nga celsat...

Sinqeriteti nuk nënkupton transparencën e plotë të dikujt.
Secili njeri ka diçka që dëshiron të mbajë përvete.

Mirëpo, siqeriteti qe themi shpesh është i nevojshëm,
më shumë mendohet në atë të jemi të drejtë, pa rrena,
të padjallëzuar, si themi edhe në popullorçe pa dallavera,
pa çivija (çivijash), pa hile pa tendenca profitimi në situata
të ndryshme, shfrytëzim etj..

Në anglisht përdoret shprehja honest dhe sincere, në gjermanisht aufrichtig,
në italisht onesto, greqisht τίμιος (marrë nga google translate).
Këto do të ishin kuptimet bazë të domethënjes së fjalës.

...dhe natyrisht se kjo kërkohet nga të dy palët, përndryshe
nuk funksionon!


Kemi edhe disa përkthime të fjalës i sinqertë në anglisht:

i sinqertë
honest, sincere, frank, unaffected, candid, outspoken
zemërçelur
candid, ingenuous, unfeigned, fair, open-hearted, sincere
me shpirt të bardhë
sincere
i çiltër
downright, forthright, hearty, unaffected, straightforward, sincere
i padjallëzuar
innocent, artless, guileless, naive, sincere
 
Redaktimi i fundit:
Si të jeni i lumtur në një lidhje?

f.0401185044742_m.gif


Mësojeni sekretin prapa lumturisë në lidhje! Duhen disa hapa të thjeshtë për të sjellë dashuri dhe lumturi në një lidhje.

Komunikoni dhe kuptojeni njëri-tjetrin!
A mund të kujtoni të gjitha pyetjet që i bënit njëri-tjetrit rreth pëlqimeve dhe mospëlqimeve? Mos ndaloni. Vazhdoni të bëni pyetje të ngjashme dhe mundohuni të komunikoni me njëri-tjetrin në mënyrë që të kuptoheni më mirë mes vete.

Ndalojini argumentimet!
Nëse dëshironi të ndryshoni jetën tuaj për të mirë, ju duhet të ndaloni argumentimet sa më shpejt që është e mundur. Konfuzionet mund të ndodhin në çdo kohë, por ju duhet të mundoheni të pajtoheni sa më shpejt.

Bëhuni e gatshme për të kërkuar falje!
Në disa kohë ju mund të mos dëshironi të kërkoni falje, duke qenë e bindur se nuk ishte faji juaj. Megjithatë këtu gaboheni. Nuk duhet të mundoheni të dëshmoni se partneri I juaj është gabim dhe ju keni të drejtë. Nuk do të fitoni asgjë.

Respektojeni njëri-tjetrin!
Partneri juaj dhe ju mund të jeni të dashuruar me njëri-tjetrin, por kjo nuk e përmbush recetën për një lidhje të lumtur. /Telegrafi/
 
Titulli: Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Keshilla te mira !
 
Pe: Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Sa te rrosh te mesosh
 
Pe: Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Une thash ca paskan shpikur,po keta jane ditur me kohe...
 
Titulli: Si të jeni i lumtur në një lidhje?

Edhe une mendoja kushedi se cfare..po keto skane nevoj per ndonje kerkim per ti ditur.
Jane gjera qe te vine vet nese je i lidhur me dike..
 
15 Sekretet e lumturise në çift!

Përveç se të duash dhe të duhesh, duhet të shtohen edhe këto. Edhe

ju mund tu kushtoni vëmendje këshillave tona, dhe do të shikoni që do

të jeni më afër lumturisë në çift…

1. Jini i/e buzëqeshur
Problemi më i shfaqur në jetën martesore, është fytyra e ngrysur e
njërit prej bashkëshortëve dhe sjelljet që pajojnë atë. Kjo sjellje,
nxit konflikt dhe mosmarrëveshje në çift. E kthen shtëpinë në një
ambient të vështirë për të jetuat. Përkundrazi, buzëqeshja është burim
i harmonisë dhe i bashkëbisedimeve në çift. Një buzëqeshje nuk duhet të
jetë shumë e vështirë…

2. Shtrëngojini duart bashkëshortit/bashkëshortes tuaj
A e dini se qëndrimi dorë për dore midis bashkëshortëve ul stresin e
tyre? Sipas një studimi të bërë mbi çifte të martuar amerikanësh,
rezulton se bashkëshortët tregohen më të qetë dhe më racional në
përballimin e problemeve. Shtrëngojini edhe ju dorën
bashkëshortit/bashkëshortes tuaj dhe do të shikoni që me kalimin e
kohës ndjenjat tuaja do të dalin në pah akoma më shpejt.

3. Dashurinë që ndjeni shpreheni me fjalë
Për burrat është më e vështirë se sa tek gratë shprehja e dashurisë me
fjalë. Burrat nuk e shprehin lehtë dashurinë. Pse duhet që të humbasim
një dashuri që e kemi në zemër, për hiç gjë?

4. Lutuni së bashku Zotit

Uluni të dy së bashku dhe lutuni me zë për njëri tjetrin. Renditini
fjalët e lutjes ashtu siç ju vijnë nga brenda. Mos vallë nuk jeni të
sigurtë nëse dëshironi të luteni? Atëherë, uluni dhe falënderoni Zotin
për të mirat që ju ka dhuruar. Shkruani çdo ditë tre nga gjërat e mira
që ju ndodhin dhe pyesni se pse më ndodhi kjo gjë e mirë. Studimet
tregojnë se ata persona që e bëjnë diçka të tillë, pas një periudhe jo
më të gjatë se tre muaj, janë ndier shumë më të lumtur. Pas një studimi
mëse 30 vjeçar mbi lutjen, shkencëtari amerikan në Universitetin e
Harvardit, Herbert beson, shprehet se të gjitha mënyrat e lutjes,
qetësojnë stresin dhe trupin e njeriut.

5. Mos ndërroni veshjen sapo të ktheheni në shtëpi

Njerëzit vishen bukur sa herë që dalin për të shkuar në punë apo për të
shëtitur. Por, kur kthehen në shtëpi, menjëherë kërkojnë të vishen më
komod. Ka nga ata bashkëshortë që kalon kohë e gjatë dhe nuk e shikojnë
njëri tjetrin të veshur bukur. Bashkëshortët duhet të vishen e të
mirëmbahen mirë jo vetëm për miqte dhe kolektivin, por edhe për njëri
tjetrin. Zonja, po ju pse nguroni të zbukuroheni në shtëpi kur
bashkëshorti juaj kthehet nga puna?

6. Mos harroni ditëlindje e bashkëshortes tuaj apo përvjetorin e martesës

Gratë kryesisht janë mjaft të ndjeshme për datëlindjet, për përvjetoret
e martesës apo për data të caktuara. Madje, ato mund të pyesin edhe për
ditën kur jeni njohur për herë të parë, për ditën e fejesës, apo pse jo
edhe për ditën kur keni vendosur të martoheni. Por ju, të paktën mos
harroni ditëlindjen dhe përvjetorin e martesës.

7. Lini shënime dashurie

Shkruani shënime dashurie dhe lërini në vende që edhe bashkëshorti apo
bashkëshortja juaj të mund ti shikojë. Në fletushka të vogla, shkruani
fjalë të bukura. Kjo do të ndihmojë në atë që bashkëshortët të kuptojnë
akoma më mirë dashurinë për njëri tjetrin.

8. Vishuni sikur do të shkoni në shëtitje dhe uluni në shtëpi

ثshtë shumë e rëndësishme që bashkëshortët të vishen bukur dhe të bëjnë
njëri tjetrin të ndihen të vlerësuar në ambientin familjar. Kjo gjë sot
duket se nuk funksionon. Ata vishen bukur për të shtiru apo për të
takuar miqtë e shokët, dhe nuk vlerësojnë njëri tjetrin. Edhe ju, të
paktën një ditë në javë vishuni bukur, por mos dilni nga shtëpia.
Qëndroni dhe kaloni kohën me njëri tjetrin.

9. Mos flisni me urdhra por me mirësjellje
Kur një person flet me tone urdhëruese, patjetër që do të përballet me
kundërshtimin e atij që ka përballë. Kjo bëhet akoma më e hidhur në
marrëdhëniet në çift. Në vend të saji duhet të flitet me tonë
mirësjelljeje. Kjo nuk të cenon ty ndonjë të drejtë, përveç se kthehet
në një investim harmonie dhe lumturie. Në këtë mënyrë, ti do të tregosh
bashkëshortit/bashkëshortes se jeta është e përbashkët dhe për të dy.

10. Mëngjesin hajeni së bashku

Kur në jetën e çiftit përzihen fëmijët dhe puna, takimi dhe ndarja e
halleve midis tyre duket sikur merr fund. Ju, të paktën duhet të
përpiqeni që kur të jeni së bashku me familjen, të shfytëzoni më së
miri këtë kohë. Kjo mund të jetë edhe koha e ngrënies së mëngjesit. Pse
jo, mund të lini disa minuta nga gjumi i mëngjesit për të përgatitur së
bashku mëngjesin dhe për të gjetur kohën për të biseduar kokë më kokë.

11. Hani darkë kokë më kokë jashtë.
Mos mendoni se të bie më lirë në shtëpi veçanërisht tek çiftet që kanë fëmijë, problemi më i madh që shfaqet
është mos gjetja e kohës për të qenë vetëm për vetëm. Angazhimi me
fëmijët i lodh si nënën ashtu edhe babain. Qoftë edhe një orë të vetme,
ju mund ti lini fëmijët tuaj tek një i besuar, dhe të dilni për të
ngrënë diçka sëbashku kokë më kokë. Kjo do ti jepte më shumë forcë
lidhjes tuaj. Ajo për të cilën ju keni nevojë, nuk është darka që do të
hani, por situata që ju lë të bisedoni për disa minuta rreth atyre që
keni përjetuar, apo për planet në të ardhmen.

12. Përcilleni bashkëshortin tuaj me lutje

Ata gra të cilat nuk punojnë dhe i përtojnë të ngriturit herë në
mëngjes kur burrat e tyre shkojnë në punë, duhet të ulen dhe të
mendojnë edhe një herë. Të përcjellësh burrin për në punë, do të thotë
ta bësh atë të ndiejë se ka lënë në shtëpi gjysmën e zemrës së tij.
Madje, t’i thuash burrit “ne nuk duam tia dimë për uri e varfëri, neve
na duhesh vetëm ti”, kjo do ta motivonte atë akoma më shumë.

13. Silluni mirë me familjen e bashkëshortit tuaj
Fjalët e rënda që bashkëshortët mund të thonë për familjet e njëri
tjetrit, ndikojnë shumë në marrëdhëniet në çift. Ju nuk duhet të minoni
dashurinë tuaj duke folur për të tjerët. Respekti që bashkëshorti i
tregon familjes së bashkëshortes apo anasjelltas, do të shtoje edhe
dashurinë dhe respektin e ndërsjellët në çift.

14. Përdorni fjalë të bukura kur i drejtoheni njëri tjetrit
Ironizimet që bëhen në jetën në çift, ftohin marrëdhëniet midis tyre.
Madje, ajo ndikon edhe në besimin tek njëri tjetri. Në momentin kur në
martesë humbet besimi, atëherë nis edhe humbja e lumturisë.

15. Mos mbani asgjë të ndarë, gjithçka të jetë e përbashkët
اiftet, kur martohen duhet të dini që gjithçka kanë është e përbashkët.
Si e mira, ashtu edhe e keqja, si në të sëmurë, ashtu edhe në të
shëndoshë, ata duhet të jenë të bashkuar. Kurrsesi nuk duhet që pasuria
e njërit të ndikojë në marrëdhënie. Nëse burri punon dhe fiton më
shumë, kjo nuk duhet të ndikojë. Madje, gjëja më e mirë që duhet të
bëhet, është bashkimi i të ardhurave të të dyve, vendosja në një vend
të caktuar dhe secili të marrë sipas nevojës. Në një çift, nuk mund të
ketë aspak gjëra të tilla si kjo është e imja dhe kjo është e jotja. Në
momentin që pranohet të vihet kurorë, atëherë çdogjë është bashkuar në
një.

"77 news"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 15 Sekretet e lumturise në çift!

sh te bukura kto pikat :)... vertet qe permiresojne goxha marredhenien nqs praktikohen...
 
Titulli: 15 Sekretet e lumturise në çift!

Sinqeriteti ,besnikeria dhe Respekti e mban lidhjen te forte,
 
Titulli: 15 Sekretet e lumturise në çift!

Kan thane plakat: Nje luge tharm e prish nje fuqi me qumsht :uff:
 
Titulli: A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?

mendoj se sduhet tket sekrete nese nje lidhje duhet te funksionoj ashtu sic duhet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top