Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Love

βeℓℓe â๓e
"Nuk ka çarje dhe rrugë me gropa në opozitë"

ngjela-opozita-bashkuar.jpg

Spartak Ngjela, kryetari i PLD-së, njëkohësisht një prej krerëve kryesorë të opozitës, deklaroi në një intervistë për “Shqip” zhdramatizon lëvizjet e fundit që kanë pasur si protagonist Preç Zogajn, duke theksuar se nuk kemi një çarje apo rrugë me gropa brenda opozitës. Avokati, i cili është i bindur se Rama i ka të fituara zgjedhjet e 23 qershorit, gjithsesi, një paralajmërim e ka për partnerin e tij në koalicion, Edi Ramën. “Që të ketë sukses, duhet të delegojë pushtet”, deklaron Ngjela, i cili ka një qasje të ndryshme me komentet e fundit mbi rikthimin e Selamit, Shehit, Ndokës etj. “Pse thuhet se ata janë dorëzuar dhe nuk thuhet për shembull se kanë ikur në PD për të rrëzuar Saliun?”, pyet retorikisht Avokati….

Spartak-Ngjela-320x237.jpg

Avokat, mbledhja e aleatëve të opozitës është shoqëruar me një debat të rëndësishëm në media. Debat po zhvillohet jo me atë çka është diskutuar në takimin e krerëve të opozitës, por për “mungesat ekselente”. Të cilat hapën sipas zotit Zheji “gropat e radhës” në rrugën e opozitës. Cili është vlerësimi juaj zoti Ngjela, a kemi të bëjmë me një rrugë me gropa dhe hendeqe që u hapën nga ikjet e rëndësishme…?

Në çdo aleancë politike gjithmonë nënkuptohet rreshtimi në një formacion politik për të marrë pushtetin. Në lidhje me këtë, forcat politike që marrin pjesë në një koalicion duhet të bëjnë paraprakisht një marrëveshje në lidhje me pushtetin. Ky është rregulli i përgjithshëm i politikës moderne; ky duhet të jetë edhe për ne rregulli i çdo koalicioni. Në lidhje me koalicionin opozitar unë nuk shoh ndonjë çarje sepse mendoj se bisedimet për marrëveshjen nuk janë kontradiktat. Koalicioni ynë opozitar ende nuk e ka përfunduar marrëveshjen e vet. Prandaj nuk duhet të flasim as për “gropa” dhe as për mungesa. Politika është politikë dhe ajo është e tillë edhe në rastin e marrëveshjes. Pritni marrëveshjen dhe pastaj të nisim analizat.

Një pjesë e kritikëve të qeverisjes 8-vjeçare të Berishës dhe denoncues të deformimit të demokracisë, sot janë bashkuar me mazhorancën aktuale, si z.Selami z.Shehi, z.Ndoka dhe po komentohet dhe rikthimi i zotit Zogaj. Z. Mustafa Nano e cilëson këtë rikthim si një dorëzim ndaj parimeve që kanë mbrojtur më parë. Sipas jush avokat, a kemi një rreshtim normal të formacioneve politike para betejës në fushë të hapur, apo sërish kemi një përplasje mes pushtetit që ka kapur institucionet dhe një opozite e cila futet në luftë me formacione të ndara siç janë ato që drejton z.Rama me formacionet e reja opozitare të z. Topi dhe Z,Spahiu. Si e shikoni ju këtë betejë të 23 qershorit?

Nuk duhet që të ngatërrojmë politikën me dramat si teatër. Teatri politik nuk është një teatër dramatik. E pra, politika është një lëvizje dhe qëllim. Lëvizja është imazhi që duhet të krijojmë, qëllimi është pushtet. Prandaj ju nuk duhet të harroni qëllimin për hir të imazhit. Në një demokraci shpesh qëllimi të prish imazhin, por ky është përsëri qëllim, atëherë në rastin konkret nëse politikanët që ju po shprehni kanë prishur imazhin në funksion të qëllimit kjo rezulton te vota. Prandaj duhet të presim votimin, të gjitha të tjerat janë fjalë që dalin nga padurimi ose ngatërrimi që i bëhet teatrit politik me teatrin dramatik. Unë personalisht nuk mundem që të gjykoj lëvizjet e politikanëve, sepse nuk jam në gjendje të kuptoj qëllimin e tyre. Ju thoni se ky është një “dorëzim ndaj parimeve”, por ju s’jeni në teatër dramatik që të gjykoni kështu. Pyetja është: por në teatrin politik çfarë ndodh? Në teatrin politik qëllimi, duke qenë politik është i fshehur. Në funksion të kësaj, a mundet, për shembull, që ju ta përjashtoni mundësinë se këta persona kundërshtarë të Saliut nuk kanë shkuar atje, pranë tij, që ta rrëzojnë Saliun? Ose, a mundet ta përjashtojmë mundësinë se këta të kthyer nuk po shkojnë atje që, të ndodhen në Partinë Demokratike kur, pas humbjes së thellë, Sali Berisha të japë dorëheqjen? Pse të mos mendohet se, secili prej tyre kërkon të dalë në këtë rast në krye të Partisë Demokratike? E shikoni tani, sesa ndryshim të madh ka teatri politik nga teatri dramatik? Prandaj jo çdo gjë duhet parë si në letërsi, apo edhe si në gazetari. Politika ka ndryshim nga të gjitha këto, sepse ajo është një teatër shumë i vjetër, edhe më e vjetër sesa tragjedia greke. Dhe kështu ka qenë gjithmonë, sidomos, ajo është e tillë në demokraci. Kam vënë re se gazetaria shqiptare analizon me koshiencën e diktaturës dhe politikës hoxhiane të armikut. Jo, ju duhet të mësoheni se politika është pragmatiste, nëse do të jetë moderne dhe e kohës. Mos e goditni pragmatizmin, pa e parë rezultatin e saj.

Rama po mbledh rreth së majtës mjaft figura kritike ndaj tij të larguar nga PS-ja, ashtu si dhe Berisha kritikët e larguar nga PD.(Në fakt komentohen vetëm të rikthyerit në mazhorancë). Por disa analistë theksojnë se Rama duhet ta zgjerojë frontin opozitar edhe me njerëz përtej socialistëve. Sipas jush, cila do të jetë formula e duhur për fitoren e opozitës?

Unë nuk po shoh që Rama të ketë thirrur persona që kanë qenë kritikë ndaj tij në PS. Ndoshta nuk kam qenë aq i vëmendshëm. Por kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të theksohet se Rama është në një pozicion që, në një krah është triumfues i zgjedhjeve të ardhshme, kurse në krahun tjetër brenda rrezikut të administrimit të fitores. Ngandonjëherë administrimi i fitores është shumë më i vështirë se administrimi i humbjes. Në rastin e politikës fitorja është pushtet dhe, menaxhimi i fitores do të thotë menaxhim i pushtetit. E pra, ky është rreziku për kryetarin socialist; dhe, në thelb, ky lloj menaxhimi do të thotë: delegim i pushtetit. Sali Berisha dështoi përfundimisht, sepse patologjia e tij nuk ia ka lejuar asnjëherë delegimin e pushtetit te të tjerët. Kjo është arsyeja që ai nuk e kaloi dot paaftësinë e tij, sëmundjen e tij dhe impulsin e shkatërrimit që e karakterizon si psikikë. Si rregull, pushtetin nuk e kuptojnë si menaxhim tiranët e sëmurë. Demokraci liberale do të thotë skuadër qeverisëse me kompetenca individuale dhe një dirigjent që është Kryeministër. A e ka Edi Rama një skemë të tillë qeverisëse? Unë mendoj se e ka.

Një debat u hap së fundmi me rastin e kandidates Kushi që kishte firmosur një peticion proqeveritar kundër opozitës, por që kandidatja u shfajësua se ka firmosur mbi një letër të bardhë… A kemi të bëjmë me një fenomen që duhet të diskutohet mbi integritetin intelektual të parlamentarëve të ardhshëm…

Përsëri jemi jashtë politikës. Ka tepër mundësi që zonja Kushi të ketë firmosur mbi një letër të bardhë, por, edhe sikur të kishte firmosur në një letër të shkruar, asnjë gjë nuk do të thotë as për politikën, dhe as për moralin. I ditur është ai që di të ndërrojë mendimin. Fakti që zonja Kushi erdhi me opozitën, ajo tani ka mendimin e opozitës; dhe këtu vëmë pikë, sepse logjika nuk na lejon të shkojmë më tutje.

Përballja elektorale po kthehet më shumë në replika fiskale sesa në një program thelbësor për rivënien e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, të cilët ju z.Ngjela e keni pasur gjithmonë si “kalë beteje”, madje jeni shprehur se është arsyeja thelbësore pse jeni bashkuar me opozitën e Ramës. Si e gjykoni strategjinë aktuale të opozitës dhe a e përmban kuptimplotë termin “Rilindje”.

Natyrisht, në bindjet e mia për shtetin dhe demokracinë në një vend ku demokracia nuk funksionon, primare është reforma institucionale. Pa këtë reformë, asgjë nuk do të lëvizë në Shqipëri. Sot në Shqipëri pushtetet nuk janë të ndara; individi nuk është i mbrojtur nga ligji dhe qeveria nuk kontrollohet. Të gjitha këto kërkojnë një reformë të thellë në të gjitha aspektet e funksionimit të shtetit. Rama, si kryetar i opozitës dhe Kryeministër i ardhshëm, e ka në pikësynimin e vet këtë çështje si çështje primare. Për sa i përket çështjes së taksave ajo ka të bëjë me ekonominë. Në fushatën elektorale reforma ekonomike duhet te jetë më e rrahura, sidomos kur flitet për varfërinë. Varfëria jonë është një demon që duhet mundur. Kush Kryeministër do ta bëjë këtë, do të mbetet në histori; sepse të gjithë këta të tjerët jo vetëm që nuk e kanë mundur dot demonin e varfërisë, por janë bashkuar me të për të abuzuar mbi popullin e varfër. Dhëntë Zoti që me Kryeministrin që vjen të përfundojë në Shqipëri edhe kjo betejë historike.
G.Shqip
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Ngjela ose ngjala e kenetes. Sigurisht do edhe njehere ndonje post ministri ne nje qeveri te majte. Sepse ka qene dhe mbetet i majte. Vete origjina e tij e tregon, packa se e thote me mburje se ka qene ne "burg politik" Kush e futi ne burg kete karikature te politikes se sotme shqiptare? Ish shefi i babait te tij. Tani le ta mbylle gojen dhe te loze domino ne ndonje nga stolat e lulishteve qe ka vendosur Edi Rama ne Tirane.

Oh, Zot! E ke denuar Shqiperine me shume nga c'duhet. Te pakten hiq disa qelbesira te tilla si Ngjela.

Ndryshimi i PS vjen nga:
S.Ngjela. P.Zogaj , E. Veliaj, N. Peleshi, P. Sterkaj, B.Topi, K. Spahiu, etj..

PD vs PD
Atehere me shpjegoni mua ju perse nje njeri nuk do votoje PD por kopjen e shemtuar te PDse
 
Redaktimi i fundit:

hahahaha ....Shqiperia po heq te zit e ullirit (ata qe do mbillen prap :p) me pd e ps e pffff apo ca dreq partie tjeter po del se nuk po marrim vesh ku jemi, ku do vemi.

Babi im ka nje muaj qe eshte i stresuar se spo i del pensioni sic duhet, po i han 50 mij lek (te vjetra)...eshte bere me tension se kete pension po priste....aman Hajduti vetem per politik e qeveri ne keto momente sna behet te degjojm.... Jo per gje po kur ka padrejtesi tek populli i thjeshte, tek nje pension aq me teper (se para babit tim ka vuajtur dhe kusherinjt e mi me keto dokumenta e burokraci) nuk dua te shoh me sy as Salen as Edin...se keshtu jan institucionet...ka punuar me shume se 35 vjet babai im ne shtab ne ushtri e tani nuk ja nxjerrin pagen as tamam sic e meriton..

p.s dola pak jasht teme po meqe u permenden partite :p
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Po tani bella, jemi tek nenforumi i Politikes, me dashje apo pa dashje per politike do te flasim :)

Gjithsesi, me thuaj se tek cili institucion babai yt po gjen burokraci, mos e ndihmoj une, vetem ai mos te behet me tension, se pastaj kalon gjenitikisht...:p

Mirulexofshim.
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Ky ka qënë komunist,ashtu ka qënë edhe Zogaj,Ndoka ka qënë elektriçist,Berisha, komunist i orëve të para madje.Genc Pollo i nipi i Take Pollo edhe i i biri i Stefanaqit,Rusmailli i biri i një sekretari partie,Kryetari komiteti,drejtori i R.T.SH etj etj Gramoz Pashko ndjesë pastë i biri i Josif Pashkos,prokuror dhe ministër ,nga ata të mirën në kohën e xhaxhit,etj ejt ejt Lista është plot.
ا'kuptim ka të votosh komunistët apo ''demokratët'' ,kur është njësoj, P.P.SH vs P.P.SH :)
 
Sali Berisha...

Sali Berisha ka qene i detyruar me u regjistruar ne parti. Nje mjek i atyre permasave nuk do kishte se si te mos perdorej nga propaganda e kohes.
Dmth, mund te jesh i talentuar e i shkolluar sa te duash, po mos te ishe komunist me teser, nuk do kishe bere perpara.
Ky lloj "komunistit" qe pagoi detyrimet e teseres vetem per karriere, eshte ndryshe nga ato komunistat si puna disave qe jane komunista kot per qejf. Dmth, ju nuk ju falet, ndersa atij i falet. :)

Berisha ishte ambicioz ne profesionin e tij, por nuk mund te ecte perpara nese nuk kishte nje tesere partie ne xhep. Gjithe ceshtja eshte se Berisha nuk e ka perdorur ate anetaresi per te bere keq, as per politike e as per arsye personale. Berisha, nje intelektual qe njihte perendimin u be lideri i levizjes qe permbysi komunizmin ne Shqiperi dhe kete punistet nuk ja harrojne asnjehere, prandaj te kompleksuar ne maksimum per cenin e madh te te qenit punist, e sulmojne Berishen me karten e djegur te PPSH qe Berisha ja u perplasi fytyres.

Nje individ, nje politikan mund te ndryshoje bindje, nuk ka asgje te keqe ketu (nese bindjet e ndryshuara jane per mire). Churchill-i ka hyre e ka dale ne disa parti, Solana, ish-sekretari i Natos, ne fillimet e veta ka qene me bindje maoiste dhe kunder anetaresimit te vendit te tij ne Nato, erdhi koha qe u be sekretar i pergjithshem i Natos. Bile edhe nga komunistet e PKSH/PPSH/PSSH ke qe kane nderruar krah e bindje. Ka pasur nga ata qe kane qene me kemishat e zeza te fashisteve dhe pastaj kane dale malit me partizanet.

Por per rastin qe flasim s'ka pasur bindje fare por vetem mundesi per te ecur perpara ne profesion.
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Të jesh komunist nuk është turp,të jesh demokrat që udhëhiqesh nga një komunist i bindur është t'ja futësh vetes..me plumb kokës.
Shihe njëherë se ka qënë edhe dëshmitar edhe kërkonte të varej i akuzuari
 
Titulli: Sali Berisha...

Ehe, ja paske 1 cik idene, por s'ke thene aq sa duhet :)

Berisha ka qene ai qe tradhetoi kombin dhe akoma i vuajme ato pasoja si komb,

Ps..... me duket se hoqi dore ky nga Doktorata, sapo mori teseren ne dore apo e nenshtron zanatin e tij privat? :)

Sa per ne lidhje me Ngjelen dhe shoket e tij te majte apo te djathte, s'kam c'fare te them , se vete realiteti flet. Njerezit bejne gabimin me te madh nqs se ikin te votojne,
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Të jesh komunist nuk është turp,të jesh demokrat që udhëhiqesh nga një komunist i bindur është t'ja futësh vetes..me plumb kokës.
Shihe njëherë se ka qënë edhe dëshmitar edhe kërkonte të varej i akuzuari

mendoj se pyetja qe duhet ti bejm vetes , eshte :

a munden keta këlysha te komunizmit te perkrahin frym demokratike?

ne dime , qe si nga PS dhe nga PD rrenjet i kane qe para 45 (ne mos , me pas . zona ish-bllokut etj etj. them shumica) . kur pretendonin per nje qeversje demokratike ne vend , dhe perfunduan duke i'u nenshtruar kohes dhe komunizmit te eger. ku me pas e ushqyen veten me moton e miladin popoviçit : "partia forcohet duke e pastruar, kur nuk ke armiq, krijo armiq" . ose ndryshe siç quhen "elementet anti-parti" .

p.s ; pastaj , ktu ne shqiperi, posti i deputetit te kujton pak monarkitë . ku froni trashegohej nga babai(mbreti) tek i biri .
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

hahahaha ....Shqiperia po heq te zit e ullirit (ata qe do mbillen prap :p)
p.s dola pak jasht teme po meqe u permenden partite :p

Ka qe ju dhem ky fakt,,shqiperia spo heq dot plehrat nga tarrasat,,me gjith se ka investuar disa miljona euro ne urbanistike,,prap se prap mbetet ne epoken e gazetaris investigative.
Un nuk e kam zakon ti futem gjer e gjat gjerave,,,por sesht per tu theksuar dhe per te pasur frik nga horizonti qe u esht dhe partive qe jan formuar te freskta,me lek jan financuar edha ato:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Perpara se te merremi me "politike" me thashetheme, me qyfyre dhe qeshje deri ne tallje prej spektatori qe ende s'ka kuptuar se i qeshuri dhe i talluri eshte po ai, para se te gjykojme Sali Berishen, duhet shtruar nje pyetje vetes: Po ne, kush jemi, c'fare jemi??????

Berisha ka mbi koke kuroren e liderit te levizjes demokratike, liderit te se djathtes dhe te nje politikani te suksesshem qe ka konsoliduar qendren e djathte shqiptare.

Shihe njëherë se ka qënë edhe dëshmitar edhe kërkonte të varej i akuzuari

..kjo eshte menyra me e "lezecme" te ngushellosh veten edhe pse e di shume mire qe nuk eshte ashtu..
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Perpara se te merremi me "politike" me thashetheme, me qyfyre dhe qeshje deri ne tallje prej spektatori qe ende s'ka kuptuar se i qeshuri dhe i talluri eshte po ai, para se te gjykojme Sali Berishen, duhet shtruar nje pyetje vetes: Po ne, kush jemi, c'fare jemi??????

Berisha ka mbi koke kuroren e liderit te levizjes demokratike, liderit te se djathtes dhe te nje politikani te suksesshem qe ka konsoliduar qendren e djathte shqiptare.

..kjo eshte menyra me e "lezecme" te ngushellosh veten edhe pse e di shume mire qe nuk eshte ashtu..

Ta them un Hajduti...un jam vajza e nje ushtaraku qe ka punuar 40 vjet e qe sot pensioni i vleresohet ne nje kategori te ulet dhe nuk merr ate qe i takon. Ne qeveri dhe ne institucionet qe drejton kjo qeveri eshte Saliu...po nuk gjykuam ate ke do gjykoj un? babin tim i cili veproi me korrektesi dhe nuk pagoi nje shume ndonje zyrtari tek sigurimet per te marre cka i takonte....e jo ligji eshte vertet ligj por aman mesa shoh u lakoka nga zyrtaret sipas qejfit te tyre.

Sic e kam then me siper, nuk merrem me politike, nuk di te bej analiza te figurave politike deri ne detaje....edhe sme intereson, por nese me del kryeministri ore e minute e ne cdo fushate zgjedhje e me thote: do rrisim pagat, pensionet e etj e me pas edhe ai pension qe na takon nuk jepet....atehere Ngjela,Edi e Saliu gjithe kontributet e tija qe i kan dhen vendit. kushdo tjeter se korrupsioni ka shkuar deri ne palce ....Populli eshte praktik jo politik :dyluftim:

Nuk me ngushellon asgje, perkundrazi me indinjon...me vjen keq per babin se 40 vjet pune e nuk vleresohet kur del ne pension. :sport:

Ah normal qe do jet i suksesshem Saliu, ne e votojm.....personalisht nuk votoj kete vit..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

..kjo eshte menyra me e "lezecme" te ngushellosh veten edhe pse e di shume mire qe nuk eshte ashtu..
Nuk është ashtu?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

As kjo nuk është e vërtetë?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nuk po e gjej dot as audion ku falenderon përzemërsisht Ramiz Alinë ky komunisti i përbetuar.
E dinë gjithë njerëzit se çfarë kurore ka mbi kokë i lartmadhërishmi,ka kurorën që i dha Ramizi se kishte erdhur koha,asgjë më tepër.Unë i qeshuri edhe i talluri?Ju jeni për të qeshur edhe për të tallur i nderuar,përpiqeni të paraqisni ujkun si dele.Unë jam në rregull me veten,nuk kam ndonjë mëkat ndaj askujt,nuk kam vrarë,nuk kam vjedhur,nuk kam bërë që njerëzit të pësojnë ''aksidente'',besoj se e gjen vetë ti kush ka të tilla mëkate.Unë i talluri? Pse jam i tallur, sepse besoj në një demokraci të vërtetë dhe jo në këtë lloj komunizmi, ndër më të egërrit?Dihet kush janë të tallurit,komunistët e atëhershëm,edhe bijtë e tyre ''demokratë'' të sotshëm.Mjerr ky vënd në dorë të kujt është,vetëm kaq mund të thuash.
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Kur zevendes ministri i puneve te mbrendshme kontinentale e ka marr kete vendim,,
ajo qe mund besh
te mesosh prej tij,,deshiren qe ka per tu futur ne politike,,3 vjet stervitje me heqje plehu,,esht nje fillim i mbare.
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Bella, a ka korrupsion, po ka. A Ka burokraci, po ka. Sinqerisht ka te beje me sistemin e vlerave, por mbase ai vjen kur te kemi stomakun plot .. dhe kur te na marketohen modele sociale te cilat promovojne vlerat..Por perderisa kemi vrare cdo vlere komunitare .. yep brezi yne sheh endrra me sy hapur me Rilindjen dhe mos te harrojme shume skandale korrupsioni drejtesia i nxori te pafajshem. Apo edhe per kete te fundit e ka fajin Qeveria.

Iron,

Ai keshilltari amerikan i Rames qe drejton fushaten e shpifjeve mediatike kunder qeverise, i meriton te gjitha parate qe merr deri ne qindarken e fundit.
Eshte i paprecedent nje rast i tille, ku realisht kemi nje makine shume te organizuar shpifjesh.

Mediat e Rames jane shume te zena duke publikuar dhe diskutuar keto shpifje qe i marrin nga zyra perkatese. Pa u shuar mire njera del nje shpifje tjeter, kur nuk ka te reja ju rikthehen te vjetrave e keshtu me rradhe.

Bishti i dreqit eshte pak t'i thuash.

Deri tani qeveria ka arritur ta perballoje mire kete fushate rrenash, shpifjesh, perbalteje megjithese duhet gjetur nje rruge tjeter. Duhet nxjerre Ramen pa gjethe fiku, ashtu sic eshte ne fakt, per te mos lodhur publikun me shpifje qe duhen pergenjeshtruar.

Perse Berisha u be komunist!

Perse Berisha u be komunist? Po pse te mos behej?

Mos valle e dinte se cfare ishte bota e qyteteruar, sistemi i vlerave demokratike dhe liria e individit? - Jo!

Mos valle e kishte mesuar qe PKK e Shqiperise ishte nje parti antipopullore? - Jo!

A e dinte se te pranoheshe anetar i PK te hapej rruga per kariere? - Po!
 
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Sa per Ngjelen ky eshte nje cop langaraq..pa pik personaliteti politik(mund te themi qe personaliteti politik duhet te jete mashtues,,duke u lidhur me formen se si funksionin politikia shqiptare ne shumicen e carceve te saj)..por prap ky eshte nga ata avokatet qe duke u munduar te mbroj te drejtat civile i ngaterron me ato politike dhe eshte njelloj sikur flet nje psikiater per diagnozat e te semurve psiqik ne njeren ane dhe autike ne anen tjeter,,pra ky eshte kokerr legeni..ky jo para shum vitesh u akuzu dhe per tregti veshkash..por ne shqiperi asgje nuk vertetohet(dhe sikur te kete qen e verte,ky prap ne qarkullim te lire do e gjenim,,dhe me e keqja pretendime posti) te gjithe dalin te lar e te shplar etj etj nejse.
KY tani ju ka Bashkangjit Rames,,per ndonje fitore te mundshme me pas ndonje post,,pune interesi jo pasioni per nje politik te drejt qe te ndohmoj popullin,,apo individin ku dhe flet shume perzemersisht per ta..:)
Politika jon ngjan mercenare,,ku rrukullisen ne form te dhunshme mendime pothuajse te njejta pa ndonje dallim thelbesor per popullin..c"ka e ben politken shqiptare te pa denje per nje komb qe do te shkoj perpara,,ne te gjitha rruget e zhvillimit social,ekonomik e politik.
Ne lidhje me Salen do ishte INJORANC,,ti mohohej ndezja e flakes se Demokracis si nje nder pishtaret e pare ne vitet 90,,ama ne vazhdimsi,,tjegullat u thyen,,mos harrojm se 97,,u formua vetem nga pasioni i tij totalitar per te drejtuar,,(pa C"ka qe u ndezen fitilat nga PS qe te behej 79,,kete e din te gjithe),,Sala duhet te mesoj ta leshoj pushtetin atehere kur nuk fiton votat ne form te ndershme,,te mos cenoj vullnetin e popullit.(UNE NE KETE PIK DHE KAM HUBUR RESPEKTIN TIME PERSONAL QE KAM PAS KUNDREJT KETIJ lIDERI DEMOKRAT DHE TE DEMOKRACIS)...SA per Edvinen qe i thon nga njehere kampi blu,,sinqerisht nuk eshte me shume se sa per ndonje menaxher i rendomt..dhe s"ka per ti fituar prap zgjedhjet..dhe Ps nuk do vij ne pushtet pa u larguar Edi Rama..sepse dhe ne lob Nderkombtar Edi ka humbur shume pik.nuk ka negociuar apo demostruar kurr ne disa pika te rendesishme(siq ishin hapja vbizave) qe ky personalitet politik qe perfaqson opoziten e nje vendi ishte i gatshme te linte egot personale per pushtet dhe te shifte sikur njehere te vetem interesat Komtare.Keshtu qe Edvina mire te jete e te kete dhe gruan mire qe ndau Rudinen dhe beri nje martes politike totalisht,,prap dhe kjo s"do e ndihmoj e sigurt kjo pavarsisht shtrirjes dhe ndikimit qe ka fondacioni ku gruja e tij drejton..:)
I shalla behet me mire per popullin Shqiptar deri tani gjerat jan dobet,,e qe te kete ndryshueshmeri duhet qe acidet dhe bazat komuniste te largohen nga pushteti vjetersirat,,qelbesirat totalitare ne mendime,,e te len hapsir rinis,,njerzve qe kan studiuar e jan arsimuar ne perendim dhe kan ide dhe binje te shendetshme besojn neDemokracin e vertet dhe i sherbejn ne forme pishtare asaj...dhe jo te perzen dhe te ndjekun ajken intelektuale te rinis dhe ta shofin ate si kercenim te posteve te tyre,,deri sa ky balanc te nis te ndryshoj shqiperia mjer do rrjedhi plag..vuajtje , mjerimi,,e varferie.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Politikë Ngjela: Rama duhet të delegojë pushtet që të jetë i suksesshëm

Nje pyetje kam une per kta qe jan mbeshtetes te fort te politikave ... :)

Prse Z.Berisha apo Z.Rama nje her ne kater vjet dhe thon do ulim taksat do bejem ate do bejem kte dhe ne fund thon do hapim nga 200mije vende pune nderkoh qe siperher populli esht i pa pune ..Pse pikrisht kjo ndodh sa her vjen viti muaji dita e vtimeve ??

Qe te dalim e te flasim mir per politikanet tan ose te jemi qorra qe nuk shikojem dhe shurdha qe sdegjojem..Ose esht dhe kjo tjetra nese me paguanin e mua do cirresha dhe une rroft rama aporrft berisha .. :D Shikoni mir ngjarjet qe kan ndodh pastaj mbeshtesni Berishen e te tjeret me radh se po na perdorin si tufa delesh de ne prap shkojm mbas tyre ...Mos harroni vitet qe kan aluar, rremujrat protestat etj.. Te jesh demokrat apo dhe socialist por aman duhet dhe ti referohesh realitetit , ti referohesh nje te vertete qe ka ndodh dhe po ndodh...Mos na mbusheni koken me idera te kota dhe boshe pasi, kemi sy e vesh dhe i shikojem mjaft mir se cfar behet ..Nuk e kam qejf politiken por kjo sdo te thot qe skam par apo skam degjuar..Le te mos harrojem se te gjith jan rrit ne cerdhen e xhaxhit enver ,dhe e donin kohet te ishte kshtu shqiperia jo se e donin partit politike....

Se harrova kte lepurushen ngjelen ....Shoqe gjela cfar te kan ofruar kte her per te fol ?? :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top