Moda e re, të braktisësh prindërit

Moda e re, të braktisësh prindërit

Qindra të moshuar jetojnë krejtësisht të vetëm dhe në kushte mjaft të vështira. Kjo ka bërë që vitet e fundit shtëpitë e të moshuarve të shihen si zgjidhja më e mirë për ta.

E premte 22 Shkurt 2013 23:18
Tiranë: Janë vetëm 500 të moshuar, të cilët mund të qëndrojnë në institucione publike dhe private për të moshuarit, ndërkohë që kërkesat janë rritur nga viti në vit, vendet në këto institucione janë të limituara. Emigracioni, por edhe prishja e familjes bërthamë janë arsyet kryesore që po çojnë në rritjen e këtyre kërkesave.

"Eshtë rritur numri i kërkesave të të moshuarve për t'i sistemuar në shtëpitë e të moshuarve. Një pjesë e të moshuarve të ndodhur keq me probleme, të braktisur nga fëmijët, apo edhe për arsye të ndryshme sociale, në pjesën e fundit të jetës ata kanë nevojë për kujdes suplementar shtesë. Institucionet tona rezidenciale janë për të zgjidhur probleme të nevojës", thotë Gezim Tushe, shef sektori ne Sherbimin Kombetar Social.

Ekspertet sqarojne se eshte pse kerkesat jane te medha, shteti nuk mund te zevendesoje familjen.Femijet qofte ne emigracion, ose ne Shqiperi nuk mund te braktisin prinderit e tyre, duke iu pershtatur koheve moderne.

"Burimi kryesor i problemeve që kanë të moshuarit sot është familja e tyre biologjike. Shoqërisë shqiptare po i prishet një ekuacion tradicional shumë i mirë i saj. Ai raport i mrekullueshëm që ka qenë midis fëmijëve dhe prindërve të tyre. Këta prindër që sot janë të moshuar janë ata prindër që dje kanë bërë jashtëzakonisht shumë për fëmijët e tyre, për t'i rritur, për t'i shkolluar, për t'i edukuar. Ekuacioni e kërkon që në fund të jetës së tyre, ky kujdes t'ju kthehet nga pinjollët. Edhe ata që janë në emigracion të mendojnë se këtu kanë lënë prindërit, për të cilët duhet të tregojnë pikësëpari kujdes shpirtëror dhe më pas financiar, për t'i ndihmuar ata që të zbusin plagën e pleqërisë së vetmuar", tha Tushe.

Mbi 1 mije te moshuar marrin trajtime ditore, por kerkesat e tyre jane shume me te medha.Ndaj pushteti vendor duhet te punoje per t'u dhene atyre sa me shume sherbime komunitare, ne menyre qe te lehtesoje dhe permirësoje me teper jeten e tyre./tch/
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Nganjehere bej shaka me mamin e i them ''mos e duani vllain me shume se ne azil ka per tju cu'' po qe edhe po i coi do i marr vet :)
Mduket gjeja me e poshter ne bote te lesh prinderit atje ,ku ka me t shtrenjt se familja m ,smduhet gje as burri as askush para tyne.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Un nuk i kuptoj till njerz qe vendosin ti dergojn prindrit ne azil!mir ne e kuptojm shum mir se tani kan ndryshu kohrat per arsyj te punes dhe jetes dinamik se bejn,po cdo gje ka zgjedhje, nese nuk ke koh ti si djali apo nusja jote te kujdeset per nene tende, pse nuk merr ni shperbetore te pakten cdo mbremje jeni se bashku nene-bir-nip - mbesa ajo asgje nuk don me shum ne jet vetem te rri afer djalit te vet...
Nje nder shenjat e kjametit eshte kur braktiset nena e ngritet fjala e gruas.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

E pash ne lajme kete artikull. Po e bisedonim ne tavolin edhe eshte vertet dicka per ardhure keq. Dmth te mendosh qe prinderit tane kan bere gjithe ato sakrifica per ne dhe te meritojne kete fund. Une nuk arrij ta imagjinoje nje fund te till per ta dhe i konsideroje keta femije pa pike respekti dhe pa pike edukate shoqerore. Kur u bejne prinderve nje gje te till imagjino ca mund tu bejne te tjerve.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Sa keq qe keto djem harrojne qe nje dite do plaken edhe vet... Cfare ke bere do te te bejne.. me kujtohet nje teater qe ska pak kohe e kam pare ..

[video=youtube;RUcPud-49lw]http://www.youtube.com/watch?v=RUcPud-49lw[/video]
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Kurse mami im thote S'ka si vajzat lum ato qe i kane, k'to meshkujt tone c'do dite e me shume po ju humbasin vlerat ,

Eshte vertet prb per tu shqetesuar, mamin dhe babin i kam vetem por shyqyr jane goxha te rinj dhe ju bej vizita shpesh bashke me motren ,po ashtu edhe Gjysherit jane vetem , cunat fiu fiu si gomere pas grave/femrave.

Sa per qeverine c'me thene se ngela duke i namur qe mos pafshin dite,
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

ky duket si mesazh i qarte per ata njerez qe kan dhe duan te investojne per diçka. avash, avash me kalimin e kohes dhe ky si investim do filloj te vleresohet goxha. mundesite dihet se kush i ka , por kush esht i zgjuar kjo nuk esht ide e keqe per te hedhur hapat e para per nje investim te sigurte .
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Dynjaja eshte rreth, dhe do u vin radha edhe atyre, se do behen prind edhe vet dhe do shohin se si eshte tet perbuz femija... Thon gje me te rend ska... Une si dua vjerren dhe vjerrin me zemer, por mundohem ti respektoj per hater te burrit tim, se e dua ate, dhe kam prinder, dhe sdua nenes time apo babait ti ndodh qe vllezrit mos e duan. Une mundohem ti respektoj sa eshte e nevojshme, bilem ti durojm edhe nga pak se ato kan kaluar kohe te veshtira, dhe tash nuk mund te mendojn si ne... Ne nuk eshte patjeter te bejm si thon ato, por mos i largojm nga shtepia e tyre, nga vatani ku eshte munduar gjithe jeten, e ne fund te perfundoj ne shtepi pleqesh. Mekat. Me kujtohet nje grua me pat treguar, se kur i ka martuar djemt qe i i kish rritur jetima, deh vendos te shkoj tash spom kujtohet tek cili, por ajo nusja i thote, erdhi vjerra tek une.. e ather ajo i thot, oj nuse mos jesh gje gabim ti... se une ketu kam qen me vite dhe keto une vet i kam ndertu, keshtu qe ti ke erdhe tek une e jo une tek ti... Femija asnjeher smund tu dal borgjit prinderve por se paku mos ti merzis dhe hidheroj... se do ju ngjaj me keq....
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Plakat kan thene: Cunin, prinderit e rrisin e e kan per vete deri naten kur te futet ne gjerdek ndersa gocen e kane per tere jeten.

Kush ka goca boten ka!
 
Titulli: Pe: Moda e re, të braktisësh prindërit

Kjo nuk eshte nje mode e re,por edhe ka qene gjithmone,ndoshta jo me kaq permasa...Gjithsesi mbaj mend qe nje tematike te tille e kemi diskutuar edhe ne forum http://www.forumivirtual.com/diskutime-shoqerore/16345-shtepia-e-pleqve-apo-kujdesi-shtepiak.html

Ishte nje reportazh i perpunuar mire dhe shfaqte nje "mode" te re qe po tregon shoqeria shqiptare. Me pak llafe po shkojme drejte modernizimit, shikoje ne kete prizme jo ne ate tjetren nese mban ti prinderit apo jo :).
 
Pe: Moda e re, të braktisësh prindërit

Popo sa bukur flisni e i llastoni femrat ketu duke ja u ngritur vleren me te drejte sigurisht e nga ana tjeter ne rastin e pare i godisni (me fjale,dhune fizike) e i paragjykoni ato!!

Ne lidhje me temen ndoshta tani eshte me i theksuar ky si fenomen sepse kane ndryshuar kohet por jo qe s'ka egzistuar me pare..Nuk e shoh si dicka te keqe detyrimisht gjithmone kur femija e atij prindi e di situaten e gjendjen ne te cilen ndodhet dhe e ka te pamundur te jetoje me prinderit e vete,mbetet si nje zgjedhje e vetme ti mbyllin prinderit ne shtepine e pleqve sesa te perfundojne rrugeve duke jetuar ne ndonje barange e duke lypur nje kafshate buke ne koshat e plehrave...Edhe kam pare te tille mjaft..Kjo po qe eshte per te ardhur turp !!!
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Kam qene nje here ne nje azil ktu se kam vajt dhe kam luajtur pjese muzikore ne piano per te moshuarit dhe ajo qe vura re eshte qe jane vende te vetmuara dhe si spital dhe s'do i dergoja kurre prinderit e mi ne nje vend te tille. Nuk ka me mire se sa ngrohtesia dhe rehatia qe te fal shtepia jote, dhe sidomos kur te afrohet plakja.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Hajde mod hajde.Esht e tmerrshme sesi femija mund te drejtoj prinderin drejt nje azili kur mund te jetojn ne nje اati si nje familje sic ka dhe emrin.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Boo une sdo i leja ne azil edhe pse si dihet jetes, max do i merrja nje shtepi me qera afer times, do i dergoja femijet cdo pasdite.
E do kurohesha per ta sa te mundja, por smjafton vec kjo, kismet deri atehere ishalla jam gjalle vete..
 
Pe: Titulli: Pe: Moda e re, të braktisësh prindërit

Ishte nje reportazh i perpunuar mire dhe shfaqte nje "mode" te re qe po tregon shoqeria shqiptare. Me pak llafe po shkojme drejte modernizimit, shikoje ne kete prizme jo ne ate tjetren nese mban ti prinderit apo jo :).


Hard sic e sheh dhe ne pergjigjete komentet e me tejshme,te gjithe po thone i mbajme prinderit ne,pra eshte e njejta tematike si ne temen e dikurshme...Me nje ndryshim,qe ketu nuk shtrohett me pyetja : Do e mbani ne shpi apo ne azil?por ketu del troc qe eshte e vendosur qe po i cojne gjithnje e me shume drejt azilit:)...
Nje pyetje kam une per keta ''IDEALIZMAT'' e shkrimeve te forumit,meqe prinderitt tuaj sdo i coni ne azil te njejtten gje do beni edhe me prinderit e gruas/burrit tuaj??:)
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Po me njerzit/ciftet qe nuk kane femije cfare ndodh?! Ata kush do i kujdesi?

Ndersa nga ana tjeter e monedhes, se sa te rish me nje femije palaco, qe ste do, ska qejf te te kujdesi, nxefet per gjen me te vogel, me mire vetem, pleqeri te qet me bashkemoshataret e tjere!

Ose situata tjeter, ti si prind ke qen i tmershem, ske treguar kujdes ndaj femijes, ske ditur ti fitosh as respektin e as dashurine, si pret te te mbaj ne pleqeri?


Nuk them qe jam dakord me azilin, e ti mbyllesh atje, te harosh qe ekzistojne prindrit mbi toke, sepse nqs eshte ajo lidhja e mbrekullueshme prind-femije, i do perhere sa me pran. Ama ka raste kur azili eshte zgjidhja per disa njerez.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

OO kush drecin e personifikon ne cdo grad ironie qoft,,e quan kete gjest te shemtuar.."moda e re".
Ketu dua te them vetem kete:
Qe te jemi femij te mire duhet te kemi prinder te mire,,e qe te kemi prinder te mire,,duhet qe te kemi pas gjysherit e mire...e keshtu shkall shkall..
Pik muhabeti ca gjera jan me taban me familje ,,kultur,formim,,etj etj..
Te jesh jevg jevge,,(pa dasht ti ofendoj keta te fundit),,ska gje me te thjesht..se ato nuset e "zeza" qe sa marrin djalin e Nenes e martojn,,duan ta mbyllin ne dollap nuk mendojn qe neser do jene Nena vet,,por kur gjejn nuset hallall u qoft,,ama ka rrit Mami djal mamaje,,c'pret nga ai djal vetem te futet posht fustanit te nuses e ti bije te fiket..:p..dhe aty vdes qenia e tij,,perfundimisht se aq meriton ne fakt..:))
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Boo une sdo i leja ne azil edhe pse si dihet jetes, max do i merrja nje shtepi me qera afer times, do i dergoja femijet cdo pasdite.
E do kurohesha per ta sa te mundja, por smjafton vec kjo, kismet deri atehere ishalla jam gjalle vete..

eshte e njejta gje, prap sdo jesh tere kohes verdalle qe t kujdesesh per ta, do i mbyllesh ne nje shpi me qera vetem, te pakten ne azil do jene me njerez rrotull (edhe me menyra argetimi ndoshta) dhe mund te shkosh ti takosh atje

nejse

nuk me intereson kjo moda, me duket shume e trishte ti dergoj ne azil
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Ku eshte morali i atij njeriu , qe sillet ndaj asaj krijese e cila u be shkake per te ardhure ne kete jete , e cila cdo dite e nate u mundua qe femijes se saj, te ja plotesoj cdo gje , qe i duhet dhe i nevojitet atij . Une kam motrat me te medha se une , dhe kur i shikojsha se cfare veshtersie kishin me femijet e tyre deri te i rriteshin , kur u semureshin tere naten rrinin zgjuar me femijet e tyre . Por ,po e paramendoj , po ta bejn kete gje femijet e motres sime , me nenen e tyre , cfare mund ti thuhet ketyre njerezve , te cilet asnje pike meshire nuk kane . Zoti mos na sprovoft me femijet e tille , amin .

Per ata njeriu duhet te pergaditet mire per jete , te dije kuptimin e jetes , te dije ti edukoj femijet , te dije cfare kane nevoj keta femije etj . Se nuk besoj se nje femije i cili edukohet ashtu si meriton ai , do te vij ne kete gjendje , ti dergoj prinderit e tyre ne shtepi te pleqeve , apo me mire te them ne rruge !

Une e falenderoj Zotin qe ma ka mundesuar te kuptoj se obligimi mbas adhurimit te Zotit , eshte respektimi i Prinderit . Edhe une neser do te jem prej atyre femijeve qe do te marr nuse , por une nese nuk me respektojn prinderit si kerkohet nga nje femije i tyre , une prap do ti respektoja ata , do te perkujdesna per ta deri sa te jetojn ne kete bote . Dhe jam shume i bindur , se nenes time , kurr s'do ti afrohem ne perkujdesje , dhe mund qe ka ber ajo ndaj meje . Zoti na zbut zemrat , dhe na dhene dashuri ne zemrat tona , e ti dashurojm dhe te kemi meshire shume shume ndaj atyre qe u ben shkak qe te jemi ne kete bote .

Nje thenje e Profetit Muhamed as thote : '' xhenneti eshte nen kembet e nenes .'' Ah , po e mire eshte kjo thenje , dhe po vler ka tek une El-hamdulilah . Prinderit i dua shume shume , vetem kete Pejgamber e dua shume shume me shume se sa Pridnerit e mije ! Kam nje keshill per te gjithe ata qe , nese deshironi qe ti edukoni dhe ti duani femijet tuaj dhe ata neser te ju duan ju , hapeni zemren me shembullin e ketij Pejgamberi , dhe vallahin femijet do te ju dojn dhe do te perkujdesen per juve sa te ekzistoj jeta .
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

aman se kur thone s'ka si gocat, me duket edhe me absurde...
po s'ka si gocat per nenen e baben e vet, se nenen e baben e burrit le t'i cojme nga t'i cojme
ku jane keto gocat e mira, qe ua bejne mendjen burrave corap, ne fakt ata gjysme corap te gatshem duhet ta kene vete, e u thone qe me prinderit e tu sjetohet.
marrim anen tjeter, mbase ka ardhur koha tashme ne shqiperi, qe po vihet re nje fenomen i tille cdo dite e me shume. edhe prinderit zgjedhin te jetojne vetem, te pakten per aq kohe sa jane te zotet e vetes e me pas te bashkohen prape me femijet, per t'i lejuar ne privatesine e tyre.
po ama prinderit ne azil me duket absurde. do ua ve 'fajin" prinderve qe u kane dhene femijeve me shume se cduhet. mbaje shtepine ne emrin tend, edhe 5 lek menjane, se pleqerise s'i dihet. ahhhh si ti puth duart e kembet nusja dhe djali deri diten qe te mbyllesh syte, se ka hall se pale s'ja vendos emrin tek testamenti...
po jetojme ne nje bote te ndyre interesi, ku edhe femija qe e ke rritur me djerse e lot, te le menjane...
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Po me njerzit/ciftet qe nuk kane femije cfare ndodh?! Ata kush do i kujdesi?

Nuk eshte qeshtja vetem te kujdesi, sepse aty po kujdeset dhe azili .. qeshja qendon se dashURIA se kan prindrit per femijen, dhe eshte shum e rend te shkojn te jetojn ne azil kur kan femij !e ato cifte se nuk kan femij nuk e kan njohur kurr dashurin e te qenit prind, dhe nuk e kan probelm nese jeton vetem se jan mesu.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Nuk eshte qeshtja vetem te kujdesi, sepse aty po kujdeset dhe azili .. qeshja qendon se dashURIA se kan prindrit per femijen, dhe eshte shum e rend te shkojn te jetojn ne azil kur kan femij !e ato cifte se nuk kan femij nuk e kan njohur kurr dashurin e te qenit prind, dhe nuk e kan probelm nese jeton vetem se jan mesu.


Sa shemtuar tingelloj kjo...qe se kane njohur kurr dashurine!
Jeta rotullohet, si sta pret mendja. Sa prind nuk kane humbur femijet, e mbesin ne pleqeri vetem?!?!!?!
Nuk mund te thuash qe nuk e dine ca dmthn dashuria prinderore....
E mbase nuk jane te mesuar te jetojne vetem, se nqs kane qen cift tere jeten, vjen nje dite, qe njeri iken.... ose vjen nje dite qe s'kujdesen me dot per veten dhe per njeri tjetrin.

E thash dhe me siper, me duket absurde te harrosh prindrit diku te mbyllur. Por kjo vlen vetem per familjet e lidhura....
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Sa shemtuar tingelloj kjo...qe se kane njohur kurr dashurine!

Me keqardhje e them!por nuk mund te mohohet nje gje e till ...se ne duhet te nisemi nga vetja, sa e madhe mund te jet dashuria e prindrit per femijn ? (ne se nuk kemi kriju familje mund te flasim me hamenjde, po ato gra se ken provu nje dashuri till nuk besoj se mund ta pershkruajn me fjal.)per ket gje kisha fjalen.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Welcome to Europe!
Kete jete ben shoqeria Europiane sot,i dergon prinderit ne azile dhe "nuk i shqetesojn" me... kete po mundohen te integrojn dhe Shqiptaret ne shoqeri.
Shum gje negative kur behet per ate arsyetimin e "shqetesimit" apo "nuk mund ti rrij mbrapa".
Dashka investuar ne kte sektor ne Shqiperi meqe paska filluar perhapjen,biznes fitimprures duket ne aparenc.
 
Plage sociale e madhe kjo braktisja e prinederve!

Duhet te behesh prind vete qe te kuptoshe traumat qe ndjejne prindrit nga ndarja me largesi prej te shtrenjteve te tyre.

Familjet tona, pergjithesisht ballkanase kane te trasheguar mentalitetin e bashkesise. Kjo eshte arresyeja pse ndarjen, largimin, e kemi perjetuar si drame. Nuk ka prind, besoj, qe i shkon nder mendje te demtohet femija i vet per t'ju plotesuar atij nevojat. Prindi eshte gjer ne diten e fundit i sakrifices per femijet. Edhe kur ata jane bere vet prinder.

Mos te permendim vjerren ;) I rref gruja po guxuan ta mbajne prindin.
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

aman se kur thone s'ka si gocat, me duket edhe me absurde...
po s'ka si gocat per nenen e baben e vet, se nenen e baben e burrit le t'i cojme nga t'i cojme
.

Une nuk pres qe nusja e vellait te doje prinderit e mi, pres qe vellai im ti doje , ti ndihmoje, ti respektoje dhe nderkohe edhe nusja e tij per respekt te burrit te saj do ti respektoje prinderit e mi, pra nuk besoj qe prb vjen nga nuset ne shumicen e rasteve por nga burri i tyre,

Kam motren qe eshte e martuar, dhe kujdeset per prinderit e burrit me shume se vete cuni i tyre , eshte edhe me karakter ne fakt, flet me shume motra me to se vete burri i saj, dhe ky fakt gjithmone i tregon atij 1 shenje respekti ideal ndaj prinderve te tij , dhe une vete c'do vit qe iki ne Shqiperi kurre nuk iki pa ju blere 1 dhurate prinderve te burrit te motres ose pa i takuar me pire 1 kafe me to.

e njenta gje me prinderit e mi, jemi une dhe motra qe kujdesemi per to ne max, se cunave s'ju bie ne mend e kur s'ju bie ne mend cunave nuk pres nga nuset jo, por gjithsesi edhe une jua bej te qarte respektin tim ndaj tyre/saj kshu eshte kjo pune njera dore lan tjetren :)
 
Titulli: Moda e re, të braktisësh prindërit

Un nuk e kam babin, kam vetem mamin :(
i them mamit sa her, maj kraha djalit mbaj se ke un e motra do perfundosh.Pse thot mami dhendrin do duroj? me mir duroj djalin tim. He moj mami se do gjej burr te urt e un e urt jam do kalosh mir me ne te dy :) ajo veq qesh, sdo e lej mamin tim kurr n azil :( :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top