Atleti paraolimpik vret të fejuarën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Atleti paraolimpik vret të fejuarën
Oscar Pistorius, atleti afrikano-jugor, që theu të gjithë kufijtë e sportit paraolimpik, duke marrë pjesë në garat e Olimpiadës së Londrës, qëlloi me armë dhe vrau të fejuarën e tij 30-vjeçare, Reeva Steenkamp, një modele e njohur, e përfshire në listën e 100 grave “më të bukura të planetit”.



Policia akuzoi per vrasje atletin e njohur si njeriu me i shpejte në bote me aftesi te kufizuara, duke rrëzuar hipotezen qe ai e kishte ngaterruar Steenkamp me nje hajdut, siç kishte deshmuar ne momentin qe mberriti policia. Zedhenesi i policise tregoi se forcat e rendit mberriten, pas sinjalizimeve per nje sherr te forte mes atletit dhe te fejuares, ku kishin asistuar edhe “deshmitare te tjere”, te cilet pritet te tregojne me ngjarjen me vone.

Pistorius, doli nga shtepia i veshur me nje tute gri, me nje kapuc, qe i mbulonte fytyren. Pas marrjes ne pyetje, ai do t'i nenshtrohet analizave te gjakut per te percaktuar nivelin e alkoolit, apo nese ke shenja qe deshmojne dhune. Sic raportojne mediat nderkombetare, policia do te kundershtoje kerkesen e paraqitur nga avokatet e tij per t'u lene i lire me kusht.

pistorius-policia.jpg


pistorius-poli.jpg


Mediat e Afrikes se Jugut raportojne se Pistorius ka qene ne gjendje shoku kur policia mberriti ne shtepine e tij. Ai ka qelluar me kater plumba; e fejuara e tij kishte plage ne koke dhe ne trup. Ne versionin e tij te fakteve, Pistorius tha se e kishte shkembyer te fejuaren me nje hajdut, qe po perpiqej te hynte ne shtepi.

E perditshmja “Il Beeld” shkruajti se gruaja ishte viktime e nje gabimi tragjik. Duke ndjekur kete linje,Steenkamp kishte hyre fshehurazi ne oren 4 te mengjesit, per t'i bere Pistorius nje surprize per Shen Valentinin. Faqja e internetit “City Press” citon nje mik te familjes Steenkamp qe tregon se familjaret e modeles jane shprehur te shkaterruar nga kjo tragjedi. Po keshtu dhe i ati i Pistorius; “Jemi ne gjendje shoku dhe nuk kemi asnje informacion”.

pistorius-stafete.jpg


Afrika e Jugut renditet mes vendeve me kuotën më të lartë të krimit në botë dhe shumë banorë mbajnë armë për t’u mbrojtur nga keqbërësit. /tch
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Reeva Steenkamp

images


130214105535-reeva-steenkamp-closeup-story-top.jpg

image_update_056b3d5d851350fe_1360836854_9j-4aaqsk.jpg

article-2278492-17920574000005DC-84_634x606.jpg
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Kush ishte Steenkamp, modelja e vrarë nga Pistorius

pistorius-edashura.jpg
Reeva Steenkamp, modelja e vrarë nga atleti Oscar Pistorius, njihej si një vajzë kopertine për revistën afrikano-jugore “FHM” dhe si fytyra e produkteve të kozmetikës “Avon”.

Marrëdhënia e saj me kampionin paraolimpik kishte filluar prej disa muajsh dhe në media thuhet se ajo donte t’i bënte një surprizë të dashurit me rastin e Shën Valentinit.

“اfarë keni përgatitur për të dashurin tuaj nesër?”, shkruante modelja një ditë më parë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku sot janë postuar ngushëllimet e fansave.

reeva1.jpg
reeva2.jpg


Por dyshohet se ka qenë pikërisht surpriza që i ka marrë jetën Steenkamp, pasi raportohet se Pistorius e ka ngatërruar me një hajdut teksa ajo hynte në dhomën e tij në orët e para të mëngjesit. /tch

reeva3.jpg
reeva4.jpg


reeva5.jpg


 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Kyt mas e rujt Zoti vret kyt alamet femnet bahhhhhhhhh
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

na Ruajt Zoti nga meshkujt :S
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Gjynah ska fund marrezia e njerezve!
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Nese e ka vra me paramendim, meriton te kalbet ne burg, e nese jo siq thot shkrimi me vjen keq per te dyt.
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Mediat afrikanojugore informuan gjatë së dielës se në kontrollin e imtësisëshëm që i është kryer vilës luksoze të atletit u gjet edhe shkopi i përgjakur. Për momentin, nuk dihet se i kujt mund të jetë ky gjak, por sipas shtypit, ai mund të jetë ose i Reeves ose i ndonjë viktime tjetër të vrapuesit. Nëse do të jetë i të ndjerës së vrarë mëngjesin e Shën Valentinit, shkopi mund të përbëjë provën përfundimtare se ajo nuk u vra aksidentalisht, por qëllimisht,

Sipas këtij versioni, Pistorius ka goditur disa herë në kokë me shkopin e kriketit të dashurën e tij, duke e lënë të vdekur dhe më pas e qëlloi me katër plumba në trup kur ishte e vdekur, për të inskenuar vrasjen aksidentale, pasi e ngatërroi me një grabitës.

Diçka e tillë ka gjasa të jetë e vërtetë, pasi kafka e Reeve është gjetur e thyer. Deri tani, besohej se kjo kishte ndodhur si rrjedhojë e përplasjes me tokën, pasi u godit
nga plumbat.











​top-channel.tv
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

ne keshtu rastes gjithmone besohet ajo qe do tipi me leke te besohet
ketu kan qene te dy me lek se dhe ajo ishte e famshme, ndaj po perplasen mire e mire ne gjykate tani.
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

ketu kan qene te dy me lek se dhe ajo ishte e famshme, ndaj po perplasen mire e mire ne gjykate tani.

po keto jan vetem fytyrat te keqen, sa njerez e para leviz pas tyre :)

Pse lidhja e tyre ishte dashuri sipas ty?
 
Titulli: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

[h=1]Vrasja e modeles, detaje qe shtojne dyshimet rreth atletit
[/h]
Detaje te reja per vrasjen misterioze te modeles Reeva Steenkamp, qelluar nga i dashuri i saj alteti para dhe olimpik Oscar Pistorius. Vellai i viktimes i lutet atletit te tregoje se cfare ka ndodhur. Nderkohe qe policia, gjithnje sipas mediave, ka njoftuar se ka gjetur edhe IPad-in e saj.

Pranë krevatit të atletit eshte gjetur një shkop kriketi i përgjakur, që shton akoma më shumë dyshimet rreth asaj qe ka deklaruar ai lidhur me vrasjen. Nderkohe qe mediat njoftojne se ai ka perdorur steroidë.

Mediat madje kane publikuar edhe skicat rreth menyres se si ka ndodhur krimi. Fillimisht Oscar e qëllon atë në ije me pistoletën e tij 9 mm. Më pas ajo futet në banjë që të fshihet. Ai qëllon përmes derës së banjës tre plumba, një e kap në kokë, tjetri në krah dhe njëri në dorë. Njoftimi i policise ka ndodhur me vone, pasi ajo ishte e vdekur./Shqiperia

1361266111-vrasja_pistorius.jpg
 
Pe: Atleti paraolimpik vret të fejuarën

Po pra ka kujtu se ka hyre hajduti ne dhome dhe kur hyn hajduti direkt i qellon! Kur hajduti te hyn ne shpi ka dhe ai te drejtat e veta dhe s'mund ti qellosh kshu tak fak, se jeta e njeriut eshte me e rendesishme (qofte ajo e hajdutit apo jo) sesa e drejta jote te shijosh pronen tende.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top