Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

cent

...Lontano
Adoleshentet shkonin në studion e një piktori, me qëllim për të bërë tatuazhe, por binin pre e dhunës sek.suale. Të paktën dy raste janë dokumentuar nga policia për piktorin nga Pogradeci, ndërkohë që dyshohen edhe raste të tjera, pasi ai vetë ka pranuar se është në krizë, sepse po divorcohet nga bashkëshortja.

4lgkl3.jpg
(Foto Arkiv)

Burimet policore të Korçës thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar, ka përdhunuar dy adoleshente të cilat kishin shkuar në studion e tij për të bërë tatuazh.

Sipas policisë së Korçës, autori është Andon Sallo, banues në Petrushë të Pogradecit, i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia, pasi akuzohet se ka abuzuar ****ualisht me dy vajza 16-vjeçare, ndërsa dyshohet për abuzime edhe me vajza të tjera. Mësohet se 41-vjeçari kishte marrë një ambient me qira në lagjen nr. 1, në Pogradec, në të cilin u bënte tatuazhe personave të ndryshëm. Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J. J., nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh, por ka rënë pre e abuzimit ****ual të 41-vjeçarit. “Ky i fundit i ka thënë asaj që të shkonte në tualet për të lagur me ujë vendin ku do të bënte tatuazhin, pasi duhet të mpihej më parë. Sapo vajza mbërriti në tualetin e vogël, 41-vjeçari e ndoqi nga pas ku dhe dyshohet se e përdhunoi”, ka bërë të ditur grupi hetimor. Mësohet se adoleshentja nuk bëri denoncim, ndërsa policia në rrugë operative mundi të informohej për abuzimet e Sallos, i cili më datë 6 shkurt të këtij viti tentoi të përdhunonte një tjetër 16-vjeçare me iniciale A. D, banuese në fshatin Remenj të Pogradecit. Pas mbledhjes së provave, policia ndaloi piktorin 41-vjeçar, i cili bënte tatuazhe. Burime nga policia thanë se sipas dëshmisë së e parë, Sallo deklaroi se vajzën e parë që e kishte përdhunuar do ta merrte për grua, por ku u përball me rastin e dytë të përdhunimit, ai nisi të ngrinte alibi të ndryshme. “Jam në krizë pasi po divorcohem nga bashkëshortja”, mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë kriminale, 41-vjeçari. Policia dyshon se Sallo ka abuzuar edhe me vajza të tjera dhe po punohet për dokumentimin e të gjitha rasteve. Ndërkaq, policia ka sekuestruar edhe disa materiale në studion e tij, ndërkohë që do të rimarrë dëshmitë e vajzave, që mendohet se janë përdhunuar./BeratiLive
 
Titulli: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

Eh koh krize ska faj i shkrti..!!

Por nje gje skuptoj une kto vajza qe ka perdhunuar ai asnjera se paska denoncuar..??!!
 
Titulli: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

njerez te semure,

c'jane bere edhe adoleshentet andej :S
 
Titulli: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

Ren ca ka te beje kriza me perdhunimet se spo e kuptoj?
 
Titulli: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

skane faj adoleshentet por piktori duke pare moshen e vajzave kane pasur frike te tregojne..gjithsesi piktori i famshem duhet cu te pikturoje ne burg te kerkoje sapunin e te kuptoje ceshte perdhunimi...
 
Pe: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

Epo varet ku e ka dash ajo cupa tatuazhin pastaj i shktreti piktor nga gjaku eshte nuk eshte skulpture
 
Titulli: Pe: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

Epo varet ku e ka dash ajo cupa tatuazhin pastaj i shktreti piktor nga gjaku eshte nuk eshte skulpture

Serjozisht e ke ti?
Po justifikon nje perdhunim???
Je mire ti?
Ne asnje motiv nuk justifikohet kjo gje, mbi te gjitha me minoren
Turp per kush thote keshtu.

Ska te beje mosha, pasojat psikologjike edhe sikur te kalojne 20 vite e ndoshta
ke arrit te krijosh nje familje trauma ngelet, nje femer sdhunohet , aq me pak nje femi
Kafsha te tilla duhen denoncuar sa me shpejt.
 
Titulli: Pe: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

Epo varet ku e ka dash ajo cupa tatuazhin pastaj i shktreti piktor nga gjaku eshte nuk eshte skulpture

Master e ke batute besoj, edhe pse jo shume me kripe more yllo:cow:.

Ne femrat i bie te perdhunohemi sistematikisht nga...piktori, tatuazhieri, gjinekologu, doktorri, mekaniku i makines, i lavatrices, bojaxhiu, fshesaxhiu, plehraxhiu, deputeti etj etj sepse te shkretet nga gjaku jan bere...:duel:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkojnë për tatuazh, piktori përdhunon adoleshentet

ky paska qene Maniak.... Ca lidhjet ka kriza me ndarjen e tij nga bashkeshortja ... :O
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top