Adolf Hitleri rikthehet në Berlin në muzeun e dyllit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vendoset në bunkerin e tij me bombat që bien mbi Berlin

Figura historike më famëkeqe e Gjermanisë po nxit polemika ndërsa shfaqet në ekspozitën pranë vendit ku dorëzoi trashëgiminë e fundit.
Suspansi ka marrë fund, “Hitleri u kthye në Berlin” është titulli i parë i të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndërsa muzeu i dyllit “Madame Tussauds hap degën e tetë në kryeqytetin gjerman. Publiciteti maksimal ishte i garantuar për këtë muze, duke qenë se i ftuari special nxiti kritika e kundërshtime. “Do të mërziteshim shumë nëse ai do të bëhej fokusi i ekspozitës”, thotë Suzanne Keller, drejtoresha e galerisë në bulevardin Unter den Linden.
Por ndërsa ajo qëndronte pranë figurës prej dylli të diktatorit nazist, por jo aq afër që të mos fotografohej me të, ishte e qartë se kërkesa e saj ndaj gazetarëve që të mos tregonin shumë vëmendje për të ra në vesh të shurdhët.
Por pse gjithë kjo trazirë për një copë dylli? Hitleri është një personazh i madh në historinë gjermane. Përjashtimi i tij nga një ekspozitë dylli, e cila pretendon se ofron të tregojë figurat e rëndësishme të Gjermanisë, si dhe shumë celebritete të tjera ndërkombëtare, nuk ka si të ndodhë. Megjithatë, vihet në dyshim fakti nëse shumë do të ishin gati të dilnin ballë për ballë tij në mish dhe t’i kërkonin të bënin një fotografi, pa u dridhur nga frika.
Edhe pse është galeria me 75 personazhe të rinj nuk është hapur ende, Hitleri ka tërhequr me qindra kureshtarë. Nuk është çudi sikur shumë turistë të shkojnë në Berlin vetëm për ta parë nga afër Hitlerin, duke qenë se nuk kanë patur mundësi ta shohin gjatë luftërave botërore. Figura e tij është vënë pranë vendit ku 63 vite më parë kreu vetëvrasje dhe kjo ka shqetësuar disa kritika. Lea Rosh, një prej nxitësve të memorialit të madh të holokaustit masiv shumë pranë muzeut, thotë se statujat prej dylli po nxjerrin para me kapitullin më shqetësues të historisë gjermane.
Ndërkohë, Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani ka pohuar se figurat duhet të ekspozohen me shpjegimin përkatës të Hitlerit dhe krimeve të tij. Kujdestarja në muzeun “Madame Tussauds” ka reaguar duke e vendosur Hitlerin në një cep të errët të ekspozitës. Ai qëndron i ulur në tavolinën e tij brenda bunkerit, me pamje të shqetësuar ndërsa bombat (në bunker përfshihen edhe efektet e zërit) bien si shi mbi Berlin në ditët e fundit të diktaturës së tij.
Hitleri pranë Churchill. Sa për Churchill, mund t’i japësh dorën dhe t’i biesh mbi supe. Po Hitlerit? “Ai do të rrethohet me litarë dhe askush s’do të lejohet pranë tij”, insistoi zonja Keller. “Stafi ka marrë urdhra specifike që të mbajë larg fotografët dhe kureshtarët”, thotë ajo. Gjermanët duhet ta marrim mesazhin se ai që kanë përballë tyre është një burrë i mposhtur, i turpëruar dhe shpirtlig, jo aktor Hollivudi. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por publiku mban çdo ditë radhë për ta parë personalisht.

Dixhitura

Statuja prej dylli, modeli i Hitlerit në muzeun “Madame Tussauds” në Berlin

Adolf Hitleri i ulur në tryezën e bunkerit të tij, me bombat në sfond

Hitleri i mendueshëm me dorën mbi dosje

Ashtu si në Londër, muzeu donte që Hitleri të qëndronte përbri Churchillit, por për shkak të debatit e lëvizën në një cep të errët

Kritikët thonë se s’duhet të jetë në muze, por muzeu thotë se është pjesë e historisë gjermane

Adolf Hitleri ka tërhequr më shumë vëmendje se 75 figurat e reja
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top