I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fëmijë”

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ajo e djeshmja ishte e tmerrshme. Ai ia kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fëmijë. Vetëm kur ai po i priste qafën, ulëriti aq fort sa u dëgjua në të gjithë godinën. Policia duhet ta arrestojë e të përballet me drejtësinë”. Kështu janë shprehur kolegët e mjekes së dhunuar barbarisht nga bashkëshorti Altin Tepshi.

Kolegët tregojnë se menjëherë pas martesës, Anila Domi ishte shkëputur edhe nga shoqëria, pasi Altini nuk e linte të mbante as celular.

“Ishte xheloz dhe kjo ishte shumë e rëndë. Na tha që edhe adresën në “Facebook” ia menaxhonte i shoqi. Gjatë gjithë kohës që ishte me leje lindjeje, kishim mundur të flisnim shumë pak herë me të. Vetëm kur ishte me motrën dhe nënën e saj”, tregon kolegia Moza, e cila mundi ta shpëtonte nga duart e bashkëshortit.

Nëna e mjekes tregon se vajza e saj ka një vit që është martuar dhe ka një djalë 9 muajsh, ndërkohë që i shoqi shfaqte shenja xhelozie.


violence-640x480-300x225.jpg


“Duke e parë që nuk e lejonte të shkonte më në punë, Anila i ka kërkuar divorcin para disa ditësh dhe erdhi të jetonte në shtëpi me ne prindërit së bashku me djalin. Ai u bë shumë xheloz. Nuk e duronte dot këtë, i tha që djalin ta mbante e ta rriste e të mos shkonte më fare në punë. Por unë si nënë ia mora përsipër djalin për të mos e çuar në çerdhe se ishte i vogël”, tregon Shazia për GSH.

Shazie Domi tregon se dhëndri i kishte prerë flokët së bijës, dhe po të mos ishte ndaluar në kohë, do t’i merrte jetën Anilës.

Ajo bën thirrje që Altini të kapet sa më shpejt pasi ka frikë ndaj një hakmarrje të mundshme ndaj gjithë familjes.tema..
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Persona qe smeritojne per te jetuar,anormal
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë



Kolegët tregojnë se menjëherë pas martesës, Anila Domi ishte shkëputur edhe nga shoqëria, pasi Altini nuk e linte të mbante as celular.


Nje gje nuk arrij te kuptoj kur lexoj te tilla gjera.Keto femra i ka martuar lagjia?Apo e kane njohur vet kete person edhe me vone kane menduar te lidhin jeten
Me vjen shume keq kur lexoj te tilla lajme edhe pse nuk e di ne jane te verteta apo jo.Por gjithsesi tradhtia ne familje ka menyra te tjera paqesore per ti dhen fund.Kjo ngjarje duket anormale si shume e shume ngjarje te tjera.Mendoj se per te tille njerez duhet vendosur nje denim shume me i rende se burgu.Ndoshta behet shembull edhe per te tjere qe e kane ne mendje nje gje te tille,por qe nuk kane vepruar akoma ...
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

E shkreta shyqyr qe paska shpetuar nje here...se kuptoj prap se si arrin nje person deri ne ate pike aq xheloz edhe duke pasur nje femi...
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Paska patur sindrome Psikopati ky individi,paska patur nevoje per psikiater.
Zonja besoj se e ka ber vet zgjedhjen per te ndar jeten me te jo me shkesllik (qe vazhdoj ta kundershtoj se martesa nuk esht biznes qe sek.seri te bej ndermjetsin) e le ti mbaj pasojat meqe esht akoma gjall.
Gjynah ne kete rast vetem per femijen me vjen...
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Nuk besoj se esht ne pytje xhelozia, po aty eshte mbeshtet per arsyj te fitoj poena nga tjert si ai vet se eshte .... e shkreta me mir mos te kish pas ate feme mi fare me rehat do ishte.
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

gjelozia nuk ka kufi te ben te verber nuk sheh jashte vetes tende se ke lendon ose gezon :(
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Po mire Keta xhelozet pse nuk vrasin veten... Ket se kuptoj?
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Sa ishin te lidhur keta ! nuk e ka verejt ajo qe ky eshte xheloz ! kur u fejuan prap se ka pa qe eshte xheloz !
edhe xhelozia ka nje shkak ! smendoj qe melaqia eshte kjo femra e dreqi ky mashkulli ka diqka n'ket mes !
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Perendi e madhe c'jane keto kafsh..
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Po mire Keta xhelozet pse nuk vrasin veten... Ket se kuptoj?
Ata nuk e kuptojne qe jane gabim, shpesh here se kuptojne qe e kane kete semundje...Ata jane normal, ato gabojne!

Sa ishin te lidhur keta ! nuk e ka verejt ajo qe ky eshte xheloz ! kur u fejuan prap se ka pa qe eshte xheloz !
edhe xhelozia ka nje shkak ! smendoj qe melaqia eshte kjo femra e dreqi ky mashkulli ka diqka n'ket mes !

Hy ne lidhje me nje njeri xheloz, e mundohu te ndahesh me tej ( aq me shume nqs eshte lidhje serioze, sic kerkojne disa....ai i pari ne jeten e saj, familja do te ruaj nderin, e detajet e tjera qe i njihni mire).
E pa gjykuar femren, nje mashkull xheloz ( kur kthehet ne semundje) nuk gjykon realitetin sakt. I krijohen pershtypje te gabuara edhe kur ska vend per interpretim, pse u vonove 4 min ( se iku autobuzi me vone), pse buzeqeshi portjeri, pse e zgjate zeri, pse pse pse? Eshte nje jete e tmershme, ku ai mundohet te kontrolloj cdo gje, ska besim tek ajo, dhe si pasoj lindin zenjet, me tej agresiviteti, e shpesh here arrine ne dhune ose vrasje/krim.
Me pak fjale, te ruajt Zoti nga keta njerez!
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Ata nuk e kuptojne qe jane gabim, shpesh here se kuptojne qe e kane kete semundje...Ata jane normal, ato gabojne!

po pra moj Zinni...por nuk e di se xhelozija qenka nje semundje e mirfillte sic eshte diabeti apo skizofrenia..Nuk ka asnje pamje kjo semundje, e se fundi kur na u "diagnostikoka" si e till, duhet te na vije keq edhe per te semurin keshtu ?
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Vajzat duhet kene kujdes , me kend po njoftohen , me kend kane te bejne , me kend po vendosin te martohen etj etj . Po ashtu kjo vlene edhe per meshkujt !
Njerezit e semure nuk duhet len te martohen , se perndryshe pasojat do te jene fatale .
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

po pra moj Zinni...por nuk e di se xhelozija qenka nje semundje e mirfillte sic eshte diabeti apo skizofrenia..Nuk ka asnje pamje kjo semundje, e se fundi kur na u "diagnostikoka" si e till, duhet te na vije keq edhe per te semurin keshtu ?

Semundjet nuk duken te gjitha ne nje organ, sic jep shenja te qarta diabeti. Ne jemi qenje shoqerore, dhe kemi nje sjellje. Truri jon ka shume "mundesi" per te reshkitur nga rruga normale. E ne problemet e sjelljes, mund te futet dhe xhelozia, si semundje.
Xhelozia ka me shume shkalle, duke filluar nga ajo me minimalja ( qe mbase eshte normale ta ndjej cdo njeri qe dashuron), deri tek fazat me te larta ku kthehet ne semundje. Nje njeri qe nuk eshte me ne gjendje te kontrolloj veten, qe nuk kontrollon dot emocionet, qe kerkon te nenshtroj dhe izoloj partneren si pasoj te xhelozise, nje njeri qe arrine ne agresivitet e me shume, eshte i semure.
E xhelozia eshte semundje, me terapi tek psikollogu mund te sherohet, por vetem nqs njeriu e kupton qe ka nje problem, edhe ka deshire te sherohet....Me force ste sheron dot njeri. Edhe vaj halli per ata qe ke afer, sidomos nqs jane ne mes dhe femije.
Beni diferencen mes xhelozise natural dhe asaj patologjike, e cila ne cift, eshte nje emocion teper shkaterruese.
Frika e humbjes
Gjithmone eshte thene se xhelozia I ka rrenjet tek pasiguria emocionale e nje personi, megjitheate nuk eshte gjithmone e vertete ne shumicen e rasteve. Pothuajse perhere, xhelozia eshte dicka normale dhe jo patologjike pasi vjen si pasoje e nje faktori real te trete qe lekund ekuilibrin e nje lidhjeje.
Xhelozia normale eshte e justifikuar pasi eshte nje ndjesi “keqberese” qe ndjejme kur partneri yne tregon terheqje per nje person tjeter. Xhelozia ne keto raste eshte nje lloj frike reale qe ndaj rrezikut qe mund te humbim partnerin tone. Jeta ne cift na dhuron shume moment te bukura dhe te lumtura dhe eshte normale qe ten a dominoje frija dhe inatosja ndaj idese se mund te humbim nje lidhje kaq te vlefshme.

Xhelozi Shkaterruese
Xhelozia eshte patologjike kur rreziku eshte vetem imagjinar dhe ai faktori I trete ne lidhje eshte “i shpikur” ne mendjen tone. Problemi jepet kur inati dhe intensiteti I xhelozimit e tejkalojne normalen sepse ataket e fort ate nxehjes dhe dhimbjes e kethejne lidhjen ne nje ferr te vertete dhe krijojne nje hije ne dashuri. Xhelozia patologjike eshte shkak I dhunes ne familje dhe krimeve pasionale ne shumicen e rasteve.
Nje person xheloz patologjik, ndjen pronesi totale ndaj partnerit te tyre duke e pare ate si nje prone dhe duke besuar qe ndjenjat dhe trupi i partneres te tyre i perket ekskluzivisht. Dr. Hector Castillo, ****olog dhe specialist ne terapine e cifteve, thote se: “Kur nje person behet xheloz ne ate grade eshte sepse fillon ta shohe partneren si nje prone te tyre. Nuk e shohin me si nje subject por nje object te pronesise se tyre. Sidoqofte, xhelozia dhe tradhetia nuk jane te lindura tek qeniet njerezore, por sjellje te mesuara gjate jetes./albanianforum
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

as qe kam ndermend ta lexoj kte temen, lere te komentoj
 
Titulli: I kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fë

Mos te takofte zoti me nje njeri te tille... Keto te semure psiqik dine te sillen shume mire deri sa te arrijne ate qe duan.. pastaj tregojne fytyren e tyre te vertete. Gjynaf e shkreta paska qen dhe femer e shkolluar si ka mundesi qe e ka lejuar te arrije deri ne kete pike.. Vallai une te isha i kisha fut ilac ne ushqim e lija grumbull :D booh bishe behem kur me bijne ne qafe kot!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top