Jete e bukur apo ... ?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Momentet...

Ne jetojme ne to! Kenaqesia, lumturia, trishtimi, ankthi, ekstazia, paqja, qetesia; Te gjitha keto jane momente. Ne thjesht I emertojme ndryshe, duke krijuar keshtu ndryshueshmerine dhe varietetin. Kur keto momente te ndryshme I bashkojme sebashku, perbejne ate te cilen ne e quajme JETE. Nqs duam te kemi nje jete te suksesshme dhe do dpyesnim vetem se si arrihet? Padyshim se llogjika jone do te na thonte se nje jete e suksesshme do te ishte ajo ne te cilen momentet 'e mira' mbizoterojne mbi ato 'te keqija' . Por çeshtja eshte si arrihet kjo?

Normalisht dime se ne nuk jemi ne kontroll te rrethanave me te cilat perballemi cdo dite dhe keshtu nuk mund te kontrollojme emocionet qe momentet tona te pervojes na sjellin. Po, e vertete, ne nuk mund te jemi ne kontrollin e asaj qe hasim, por ne jemi ne kontroll te asaj se si ne reagojme ndaj nje momenti. Dhe reagimi yne eshte se si ne fund ne I etiketojme ata “momente” - te gezuara apo te trishtuara, te mira apo te keqija. Imagjinoni si do te reagonim ne ne cdo veshtiresi qe mund te hasnim, nqs para se ta perjetonim ate do te dinim produktin perfundimtar se cdo na sillte gjithe ai perjetim. Ne qofte se do na thuhej se pasi te deshtoni dhe ju te vuani, ai deshtim do ju vendos ne nje pozicjon me te mire, si do ndiheshim rreth kesaj? Nqs do na thuhej se eshte e rendesishme te rrezohesh pasi vetem atehere do dinim lumturine e vertete e te ngriturit lart, si do e percaktonim kete pervoje; te mire apo te keqe? Ne qoftese do na thuhej se duhet te copetohemi ne pjese qe kur te bashkohen ato copeza do arrinim te kuptonim ndjesine e te qenit si nje pjese e bashkuar e lumtur si do e percaktonim kete pervoje; te mire apo te keqe? Ne qoftese do na thuhej se duhet te thyhesh dikund per te deshmuar dashurine e dikujt I cili do vrapoje per te zgjatur doren duke te te ndihmuar para se ne te kerkojme ndihme? Atehere si do e percaktonim kete moment?
E tere jeta jone rrotullohet rreth te mesuarit dhe rritjes. Asnje moment s’duhet te konsiderohet si I parendesishme apo domosdoshmerisht i 'keq'. Nese nje moment sjell trishtim, merzitje e ankth, do kete gjithmone nje moment me pas qe do sjelli lumturi , harmoni dhe qetesi. Keto momente te ndryshueshme jane ato qe ngjyrosin kete jete te bukur. Nese natyra nuk do provonte vjeshten veren dhe dimrin, ne nuk do te perjetonim dot pranveren.

moments_zpse88a826d.jpg

Si mendoni, a ka momente te keqia, apo ato thjesht na duken ne impakt te pare te tilla, dhe A ka cdo e keqe nje ane te mire te fshehur diku?
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Jeta eshte e bukur fantastike,plus qe jan njerzit e poshter qe na mbajn ne forme.
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Sic ke shprehur dhe ti Soul, jeta esht e perbere nga momentet, dhe ato kane ndjesi te ndryshme. Ne varesi te perqindjeve qe zene momentet e mira dhe te keqija, si perberese te jetes, mund ta cilesojme jeten tone te bukur apo jo.
PO fundja, pas shiut, ka gjithmone diell, ashtu si dhe anasjelltas , edhe pse nuk e deshirojme!!
 
Pe: Jete e bukur apo ... ?

Vete fjala jete,perfshin teresine e cdo gjeje,duke filluar nga momentet e keqija e duke mbaruar tek te mirat...Rendesi ka perjetimi te dy aneve jo sikur do ishte fundi i tyre apo i jetes,por te jetohen duke pranuar jeten vete...Une e kam dhe me pare,te jetosh eshte nje filozofi me vete qe jo cdkush e arrin,disa vec sa ekzistojne e jo se jetojne...
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Cdo gje esht e bukur ne jet .. Cdo pjes e saj qe na shoqron deri ne ditet e fundit , si te mirat e te keqijat e saj , po te kishim vec te mira dhe mos ta njihnim te keqen ne jet sdo dinim dhe sec dhemibja .. Ndaj cdo sek i jetes esht bukur ta jetosh natyrshem si te vij ..
 
Pe: Jete e bukur apo ... ?

Po i referohem vetëm fjalisë së fundit në lidhje me të keqen!
Realisht, edhepse neve na duken të vogla, por edhe e keqja
më e vogël len pasoja. Një mërzi më e vogël, të shkurton
ymrin së paku për disa sekonda të jetës.
E keqja nuk mbjell të mira. Të mburr vetëm ajo që e ke tejkaluar,
por çmimin për të e ke paguar!

Sa ai përket temës, në Botë janë diku 7 Miliardës njerëz
dhe secili e përjeton ndryshe nga tjetri. Krejt relative!
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Jeta eshte shume e bukur . Vetem Ai i cili e ka pergaditur ne kete menyre meriton Falenderim dhe Lavderim .

Nuk ka ndjenje me te bukur se sa te frymojsh ne kete jete , se sa ti shohesh dhe ti shijojsh bukurit natyrore me te cilen eshte e veshur kjo jete .

E kam nje pyetje per te gjithe se , kur i numrojm momentet kenaqesit qe i peretojm gjate gjithes jetes , per disa momente te veshtira a nuk eshte turp nga ana jone ti permendim me ato qe na kane ndodhure ?!

Edhe pse ne jeten tone perjetojm shume gjera te bukura , kenaqesi te ndryshme , por edhe e kunderta perjetojm edhe momente te cilat jane jo te mira . Por , keto momenete nese shikojm thelle mund gjejm urtesi te medha ne to. Mbas ketyre perjetimeve mund te mesojm , mund te edukohemi , mund te pergditemi per nje jete me TE mire , dhe mund te informohemi me shume per kuptimin e jetes !

Jeta ne te cilen e jetojm pergjithesisht eshte e bukur , dhe jemi falenderues mirenjohes ndaj ketyre kenaqesive qe na kane dhene ne sherbim pa asnje takes !

Jam shume i sigurt se per keto te mira , po te ishte njeriu ai dhuruesi , taksat dhe kamatat do te ishin te tmerrshme !!!
 
Pe: Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Jeta eshte shume e bukur . Vetem Ai i cili e ka pergaditur ne kete menyre meriton Falenderim dhe Lavderim .

Nuk ka ndjenje me te bukur se sa te frymojsh ne kete jete , se sa ti shohesh dhe ti shijojsh bukurit natyrore me te cilen eshte e veshur kjo jete .

E kam nje pyetje per te gjithe se , kur i numrojm momentet kenaqesit qe i peretojm gjate gjithes jetes , per disa momente te veshtira a nuk eshte turp nga ana jone ti permendim me ato qe na kane ndodhure ?!

Edhe pse ne jeten tone perjetojm shume gjera te bukura , kenaqesi te ndryshme , por edhe e kunderta perjetojm edhe momente te cilat jane jo te mira . Por , keto momenete nese shikojm thelle mund gjejm urtesi te medha ne to. Mbas ketyre perjetimeve mund te mesojm , mund te edukohemi , mund te pergditemi per nje jete me TE mire , dhe mund te informohemi me shume per kuptimin e jetes !

Jeta ne te cilen e jetojm pergjithesisht eshte e bukur , dhe jemi falenderues mirenjohes ndaj ketyre kenaqesive qe na kane dhene ne sherbim pa asnje takes !

Jam shume i sigurt se per keto te mira , po te ishte njeriu ai dhuruesi , taksat dhe kamatat do te ishin te tmerrshme !!!


Deuid,

nga nje aspekt e ke mirë, sa i përket Allahut gjegjësisht krijimit, mirëpo
bërja një analizë nga aspekti (këndvështrim) ynë.

Sinqeriteti është një virtyt që nënkupton të jesh realist, mos ta rrejsh
veten me iluzione dhe nga kjo si rrjedhojë mos të shkojmë hiç më larg
se lufta e Kosovës: unë e kam parë në TV, kurse shumica e kanë përjetuar
LIVE, dhe tani ta pyesim veten se "çfarë mendon ai i gjorë atje që i ka
parë të zinjtë e ullirit?"
dhe "se a është i falënderueshëm dhe se kend
duhet ta falënderoj ai që e ka përjetuar atë xhehnem për së gjalli"?

Nuk ma merr mendja se një njeri normal do të ndiej nostalgji për ato momente
që përmenda më lartë.

Kurse, natyrisht jeta është e mirë vetëm atëherë kur është e mirë:
në paqe, harmoni, mirëqenie, bollëk etj.., kurse të keqen nuk duhet
shumë filozofi ta dallojmë, sepse posa ajo të çfaqet, ne e luftojmë
spontanisht e instiktivisht pa menduar shumë...
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Jeta eshte shum e bukur per ate qe din ta jeton po ata qe nuk din te jetoj eshte shum e keqe dhe e hidhur.Gjdo njeri deshiron te ket nje jet te mir dhe te lumtur:uff::uff::uff:
 
Titulli: Pe: Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Deuid,

nga nje aspekt e ke mirë, sa i përket Allahut gjegjësisht krijimit, mirëpo
bërja një analizë nga aspekti (këndvështrim) ynë.

Sinqeriteti është një virtyt që nënkupton të jesh realist, mos ta rrejsh
veten me iluzione dhe nga kjo si rrjedhojë mos të shkojmë hiç më larg
se lufta e Kosovës: unë e kam parë në TV, kurse shumica e kanë përjetuar
LIVE, dhe tani ta pyesim veten se "çfarë mendon ai i gjorë atje që i ka
parë të zinjtë e ullirit?"
dhe "se a është i falënderueshëm dhe se kend
duhet ta falënderoj ai që e ka përjetuar atë xhehnem për së gjalli"?

Nuk ma merr mendja se një njeri normal do të ndiej nostalgji për ato momente
që përmenda më lartë.

Kurse, natyrisht jeta është e mirë vetëm atëherë kur është e mirë:
në paqe, harmoni, mirëqenie, bollëk etj.., kurse të keqen nuk duhet
shumë filozofi ta dallojmë, sepse posa ajo të çfaqet, ne e luftojmë
spontanisht e instiktivisht pa menduar shumë...

Ricky une Soulmindit jam munduar ti pergjigjem ne ate menyren time . I kam permendur tre elemenete : 1. Bukurin e kesaj Bote madheshtore , 2. Perjetimin e te mirave , momenteve te kenaqesive te kesaj bote me ato momente te kuderta te cilat jane shume te paketa me te parat dhe 3. Urtesit e momenteve jo te mira , te cilat mbeshteten mbas tyre .

Po ricky une jam nje besimtar i sincert , kur te mu kujtohen te gjithe keto te mira qe i perjetoj e mos te jem falenderues nuk mundem fare e di qe me shume shkrimin tim mund ta kuptojn nga konteksti fetare . A realisht shkrimi im eshte me shume subjektiv dhe i mbeshtetur ne pervojen qe kam fituar ndaj jetes sime .Por une nuk jam si ata injorantet te cilet arrijn te zbulojn shenjat- ate qe ka krijuar Zoti , e ate e harrojn fare ta permendin . Por i permendin vetem meritat e tyre ne zbulim !

Paragrafin e fundit e kam shkruajtur me arsyen se sa njeriu eshte perbuzes dhe i padrejt ndaj vetvetes . Se po te ishte cdo njeri me i arsyseshem ne veprimet e tij edhe ato momente qe i kalon , e qe ne syt e tij ju duken si jo te mira , a ne te vertete ato momente jane vetem ne temiren e tij . Sepse cdo gje qe ekziston ne kete Bote eshte krijuar per te miren e njeriut , por eshte ai njeriu i cili eshte neglizhent si ndaj te mirave dhe po ashtu ndaj momenteve jo te mira .A ne te vertete ne te dy monentet e perjetuara , ka hajr , vetem hajr per mencurit .
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Kujtimet jan te bukura,se jeta ta shpif
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Cfare dyshimi eshte ky: Jete e bukur apo....???? Nuk ka te drejte besimtari i devotshem te dyshoje ne jeten qe e ka dhurate nga Allahu sepse behet pjese e pabesimtareve dhe del nga rruga e Zotit.

Pra gezimet, vuajtjet, hidherimet, zhgenjimet dhe te gjitha te mirat dhe te keqijat qe na ndodhin jane dhuraet e Allahut andaj, si bindes dhe adhurues vetem te tij, neve nuk mbetet gje tjeter pos te lutemi dhe ti falenderohemi Allahut ( krijuesit te qiejve dhe boterave, pa deshiren e te cilit nuk ndodhe asnje gje) me te gjitha ato qe na ka sprovu.

Neve nuk kemi te drejte te dyshojme ne tek ne ka ardhur e keqja apo e mira, nuk guxojme te dyshojme asnjehere ne to por duhet te gezohemi dhe te jemi te kenaqur per te gjitha ato qe na ka dhuruar Zoti dhe ti falenderohemi ati. :sho:
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Pavarsisht se shpesh themi jete koti..
Ndoshta sepse skemi term tj per te treguar dicka qe na ndodh shpesh jo qe na gezon.
Mua me kujtohet shpesh filmi me Will Smith-Ne kerkim te lumturise..(film i bazuar ne nje jete reale)
Ishte njeri i ndershem kishte familje te mire, por fati sdonte.. sdonte as kur do udhetonte nga mengjesi ne darke vec per te shitur nje tip skaneri..
Edhe pse skishte shtepi,lek,buke apo te mundesi te mbante femijen pasi gruaja e la
Flinte ne banjot metropolitane
Dhe jeta e tij u vendos nga nje kub..ata me sh ngjyra me katrore te levizshem.

Ndoshta ne jete duhet pak fat,ndoshta jemi edhe ne gjithmone ne kerkim te asaj qe eshte me e mire per ne
Por ska jete pa peripeci.
Mjafton te mos humbasin gjate atij kerkimi dhe te ecesh gjithnje para : )
 
Pe: Jete e bukur apo ... ?

Futja kot me perrallat nga babagjyshi i vitit te ri ose duke krahasuar jeten me telenovela Meksikane bohhh:haaa:

Jeta eshte ajo c'fare jemi ne,e bukur kur jetojme e mendojme ne menyre pozitive ,e shpifur kur jemi mizer...
 
Titulli: Pe: Jete e bukur apo ... ?

Futja kot me perrallat nga babagjyshi i vitit te ri ose duke krahasuar jeten me telenovela Meksikane bohhh:haaa:

Jeta eshte ajo c'fare jemi ne,e bukur kur jetojme e mendojme ne menyre pozitive ,e shpifur kur jemi mizer...

Me mua e kishe ?
Se e v etmja qe kam bere krahasim me film me duket jam une.
Por po te lexoje me kujdes edhe do vije re se telenovelat meksikane skane te bejne fare.
 
Titulli: Pe: Jete e bukur apo ... ?

(Film i bazuar ne jeten reale)....neper skenat e filmave gjithcka perfundon bukur,nga mbrapa c'behet,dmth ne jeten reale? Asnje lidhje...

O ben sikur skupton ose se di... ta thashe edhe lidhjen jeta mund te ndryshoje nga casti ne cast edhe atehere kur
te duket sikur ske rrugezgjidhje, mjafton te mos humbesh shpresat.
Nuk them per nje nje zenke me nje shoqe edhe ia na u shemb bota , po flas per jeten reale te nje njeriu normal
E ky njeri normal mu duk ai filmi qe thashe
Tani sdi sa din italisht se spo lodhem me gjate ti gjej ne anglisht

La ricerca della felicità - Wikipedia
Chris Gardner - Wikipedia

Tani te lutem nese akoma nuk e sheh lidhjen me thuaj edhe ta shpjegoj une :)
 
Pe: Jete e bukur apo ... ?

Cupke e lehte ne teori e ne fjale te flasesh e krahasosh jeten me filma por shume e veshtire ne praktike,lese je e vockel do rritesh po he :p

Si mund te ndryshoje jeta nga casti ne cast,apo kshu si me magji sikur ne skenat e filmave?

Ndryshe si i ka perjetuar gjerat ai qe i ka vuajtur realisht,si eshte ndjere edhe ndryshe te flasim per nje interpretim nga nje aktor duke imituar sado pak jeten e vertete te personit ne fjale..Gjerat sjane gjithmone kaq te lehta sic i shikon ne filem..Te dalesh aty jashte e te perballosh jeten,sfidat etj eshte shume me e veshtire dhe shpesh humb kurajo edhe shpresa,ndersa ne filem perfundimi eshte :"JETUAN ATA MIRE E NE AKOMA ME MIRE"

Abra katabra e u rregullua cdo gje:eek:hh Nejse lidhjen shpjegoja vetes me mire...
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Sa teme e mir!
Jeta eshte aqe e bukur kur je e lumtur saqe thua do zoti te jetoj 1000 vjet, por behet aqe e shemtuar kur ndodhe ndonje fatkeqesi saqe thu ishalla tani perfundon .Por ta kthehemi ne nje aspekt tjeter nese nuk do ekzistonte hidherimi nuk do e kishim shiju lumturin ne maksimum,pra gezimi hidherimi jan si alfa omega.Kur ndihemi te merzitur mundohemi ti kalojm shpejt e shpejt ato qaste e te arrim gezimin kur ballafaqohemi me lumturin mundohmi te mos prekim grimca te hidherimit me nje fjal jeta eshte luft,sfid quaje si te duash
 
Titulli: Jete e bukur apo ... ?

Jeta i jep mundesi endrres se bukur qe te behet realitet por edhe endrrat i japin kuptim jetes dhe e bejne te duket me e bukur kur ato perjetohen dhe nuk mbesin vetem endrra.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top