Përkthimi online thyen barrierat e gjuhës

Love

βeℓℓe â๓e
Google dhe shërbimet e tjera falas të përkthimeve në rrjet u mundësojnë përdoruesve që të fusin tekst të çdo lloj gjuhe, dhe të marrin cilësi përkthimi nga mbresëlënëse, në të pakuptueshme. Por kjo po përmirësohet.

0,,16462215_401,00.jpg

Interneti lidh botën, por mes shumë njerëzve qëndrojnë mure, për shkak të pengesave të gjuhës. Kështuqë robotët përkthyes falas online si Google Translate, Bing i Microsoft dhe Systran, janë një dhuratë nga Perëndia.

Më shumë se 200 milionë përdorues në mbarë botën e klikojnë Google Translate vetëm brenda një muaji, sipas Franz Josef Och-it, i cili drejton grupin e motorit të përkthimeve.

"Shumë nga përkthimet në planet bëhen tashmë me Google Translate," shkruajti ai në fillim të këtij vitin në blogun e kompanisë.

Gjithsesi, Och-i nuk ka iluzione rreth sfidës për të prodhuar tekste të lexueshme nga makineria e përkthimit. Ai beson se ka ende shumë punë për t´u bërë.

"Nëse faqja e internetit është në frengjisht dhe ju nuk flisni frëngjisht, përkthimi i makinerisë nuk është i kënaqshëm siç mund të ishte përkthimi njerëzor, por ju mund t´a kuptoni atë," thotë ai

اështje probabiliteti

Google Translate merr përkthimin njerëzor ekzistues në web dhe përdor algoritme statistikore për të përmbledhur përshtatjen më të mundshme mes dy teksteve paralele në një gjuhë të caktuar.

Kjo metodë është e bazuar në një zbulim të makinerisë së përkthimit, zhvilluar nga një ekip fizikantësh të IBM-së në vitet 1990. Konkurruesi i Google-s, Bing i Microsoft, gjithashtu përdor të njëjtën metodë.

Një shembull i mirë se si punojnë Google dhe Bing , është përkthimi i një urimi Krishtlindjesh në gjermanisht:

"Wir wünschen Euch ein frohes Weihnachtsfest und einen guten Rutsch ins neue Jahr!"
Google dhe Bing e përkthejnë: "Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!"

Por Systran, një nga robotët e përkthimit, e përkthen në një mënyrë të çuditshme:
"Ju urojmë një Krishtlindje të gëzuar dhe një rrëshqitje të mirë në vitin e ri!"

Rezultati i Google dhe Bing është më i miri i mundshëm, në bazë të të dhënave të robotëve të kërkimit.

Roboti i përkthimit i Microsoftit Bing

Një nga avantazhet kryesore të këtij përkthimi të bazuar në rregullat gjuhësore ështe se u jep përdoruesve më shumë kontroll në rezultatin përfundimtar, mendon Aljoscha Burkhardt, ekspert i përkthimit mekanik në Qendrën Studimore Gjermane për Inteligjencën Artificiale (DFKI) në Berlin.

0,,4298368_4,00.jpg

"Ju e dini se çfarë po bën sistemi i bazuar në rregulla, por keni nevojë për ekspertë që të shkoni në një territor me një subjekt të ri, i cili kërkon leksik të ri dhe një mënyrë të mirë për ndërtimin e fjalive," tha ai .

"Subjekte të caktuara prodhojnë rezultate të mira, si përshembull debatet parlamentare, ku sasia e madhe e teksteve të përkthyera nga profesionistë të BE-së apo OKB-së ekziston në shumë kombinime gjuhësore," thotë Burkhardt.

Problemet e Google Translate

Cilësia e rezultatit të Google bie në mënyrë drastike në zona të caktuara, ku vlefshmëria e teksteve të përkthyera për përshtatje paralele është shumë e vogël, si përshembull në zoologji apo gjueti, theksoi eksperti.
Por edhe më keq është fakti kur ka fjalë me kuptime dyfishe apo shumë kuptime, të cilat përshtaten me vështirësi me kontekstin. Përkthimi statistikor mekanik varet në miliarda fjali të përkthyera për përshtatje paralele brenda një sekonde.

OKB dhe BE janë burimet më të mëdha të përkthimeve cilësore profesioniste. Por ka gjithashtu një duzinë përkthimesh të varfra njerëzore dhe mekanike në web, sa që një makinë nuk mund të marrë vendime gjykimi. Përveç kësaj, Google nuk mund t'i dallojë përkthimet njerëzore nga ato të sistemit të saj.

"Shumë njerëz e vendosin Google Translate në web. Si rezultat, sistemi ynë ´mëson´nga vetë përkthimi ynë, të cilin është e qartë se nuk e duam", thotë Och. Ekipi i tij po punon në algoritma që të shmangë përkthimet e këqija.

Gjithashtu, Google po i përmirëson përkthimet e saj me pak ndihmë nga përdoruesit, të cilët tentojnë t'i përkthejnë tekstet në gjuhën amëtare. Një variant i ri i pyet ata që të zgjedhin përkthimin më të mirë mes dy ose më shumë opsioneve.

"Gjëja e mirë ështe se njerëzit kanë mirëkuptim për llojin e ndihmës që u jep Google Translate, sepse edhe në rastet kur roboti formulon si përkthim diçka që tingëllon e çuditshme, ju gjithsesi mund t´a kuptoni thelbin," thotë Och.

Autor: Diana Fong /Elona Elezi
Redaktoi: Auron Dodi
 
Pe: Përkthimi online thyen barrierat e gjuhës

Ka bere e lehtesuar shume pune...
 
Titulli: Përkthimi online thyen barrierat e gjuhës
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top