Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Pas vrasjes shokuese të 20 fëmijëve në shkollën fillore Sandy Hook në SHBA, debati në lidhje me ligjet për kontrollin e armëve në SHBA është ndezur.

Këtë javë presidenti Obama premtoi se do të ketë reforma në fushën e kontrollit të armëve, por një grup lobistësh të fuqishëm të armëve thanë se përgjigja është që të armatosen rojet e sigurisë nëpër shkolla.

Por një seri fotosh më poshtë tregon familje të armatosura gjer në dhëmbë me një arsenal vdekjeprurës, që shpjegojnë se përse mbajnë armë.

“Armët na bëjnë më të sigurt,” thotë Jennifer në Uashington.

Kurse Danielle në Pensilvani shprehet se “bota është një vend i rrezikshëm”.

Michael në Florida thotë se si amerikan beson se është e drejtë natyrale që të mbajë një armë zjarri.

Kurse Theresa në Arizona thotë se mori armë pasi pa një hajdut duke u rrëfyer në TV. Ai tha se frika më e madhe e tij është një pronar shtëpie me një armë në dorë.

Kevin nga Kentaki thekson: “Si një hebre i Amerikës, e di se gjashtë milion nga njerëzit e mi u bënë hi shekullin e shkuar. Unë e di që fjalët nuk mjaftojnë kur dikush të shkallmon derën”/Tema

181.jpg


263.jpg


363.jpg


459.jpg


550.jpg


639.jpg


725.jpg


817.jpg
 
Pe: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

te themi te verteten... edhe THIKA mund te jet arme
sidomos kto te miat miracle blade qe nuk mund te perdor as thiken me te vogel me qeru patate
 
Pe: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Me kto çiftet ku shkojne kta? Mjafton nje pistolete e vogel per tu vetembrojtur dhe jo çifte e automatikë!! Shqetesuese kto fotot.
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Sa foto te bukura !!! Ka lezet kur je i armatosur , ndjehesh tamam i lire .
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Ne dhe nje kallash te ndryshkur te na gjejen ne shpi na e sekuestrojen na fusin dhe ne burg per armbajtje pa leje LOL LOL Kta paskan arem per te ber luften e 3 botrore LOL
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Ne kemi marrë si dhuratë për Krishtlindje këto… armë (FOTO)

Në këto ditë festash, njerëzit marrin dhurata nga më të ndryshmet.

Këta amerikanë janë lumturuar kur kanë parë se Babagjyshi u ka sjellë për fundviti nga një… armë si dhuratë.

Ata janë të lumtur që po postojnë në rrjetet sociale armët që kanë marrë si dhuratë.

Dhe në fakt po të shohësh bëhet fjalë pikërisht për AR-15, si arma që u përdor në masakrën e Njutaunit në SHBA, ku Adam Lanza vrau 20 fëmijë./Tema

196.jpg


275.jpg


374.jpg


469.jpg


560.jpg


648.jpg


734.jpg


826.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Kto njerez paguajn taksa qe ushtaret Amerikan te sherbejn ne "te mire" te vendeve si Afganistani,(dikur) Iraku... qe atje te vihet PAQJA.
Shembulli me i mir qe mund te meret nga shteti me Demokratik ne Bote.
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Tani qe edhe mediat sensibilizohen kur ndodh nje katastrofe edhe me para jo
Po edhe qe i zmadhojne kjo qendron
Disa mund te jene lodre ...disa gjahu.. mund ti kene me leje..vec me idene qe eshte vend me i zhvilluar mund te themi pse?
Shume shqiptar qe mbahen si te ''forte'' e kane nga nje te tille...
I qajme hallin botes ne!
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Disa mund te jene lodre ...disa gjahu.. mund ti kene me leje..vec me idene qe eshte vend me i zhvilluar mund te themi pse?

Ky djali i fundit qe i vrau 20 femije me loder i vrau apo ???
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Deud e kam fjalen per fotografite.

Dhe jo se jam kunder dorezimit..por qe mediat sensibilizohen vetem kur ndodh ndonje
Kur nese ke arme dihet heret a vone ndodh ndonje gje, sidomos nese ky nr eshte i madh
1+1 bejne 2.
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

dakort per kete...derisa shqiperia sdo hyje ne nje depresion me te thelle..tek ne vriten njerezit i pritet qafa e i hidhet ne lume...

Prandaj ne jemi te fundit ne bote,per Shqiperine nuk thuhet ne asnje raport qe jemi per tu mar shembull.
SHBA-te ngelen duke na then se duhet ti marim shembull per Demokracine e tyre,ne mund te jemi "llum" ne drejtsi,korrupsion... Por femijet kurr si kemi prekur (me dashje).
Njerzit duhet te kuptojn qe SHBA nuk te sjell te miren "pa pagese",por ai esht borxh. Nderhyri ne Kosove per ta cliruar,por ato shpenzuan,shpenzojn akoma sepse kan trupa per mbikqyrje... nxjerrin para nga xhepi dhe c'detyrim i kan?
Shqiperia nuk mund te bej ate hap te madh,per kete jemi te vetedijshem,as nuk duhet ti kerkojm te na udheheqin SHBA si manikine "drejt rruges se mire".

pra dua te them se Shba-s alenca jone si hyn fare ne xhep..

Albanian-Royalties.gif


Shikoje pak cfare mund ti hyj ne xhep SHBA aleanca me Shqiperine... Miliarda fucia nafte ne detin dhe nen-token shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Prandaj ne jemi te fundit ne bote,per Shqiperine nuk thuhet ne asnje raport qe jemi per tu mar shembull.
SHBA-te ngelen duke na then se duhet ti marim shembull per Demokracine e tyre,ne mund te jemi "llum" ne drejtsi,korrupsion... Por femijet kurr si kemi prekur (me dashje).
Njerzit duhet te kuptojn qe SHBA nuk te sjell te miren "pa pagese",por ai esht borxh. Nderhyri ne Kosove per ta cliruar,por ato shpenzuan,shpenzojn akoma sepse kan trupa per mbikqyrje... nxjerrin para nga xhepi dhe c'detyrim i kan?
Shqiperia nuk mund te bej ate hap te madh,per kete jemi te vetedijshem,as nuk duhet ti kerkojm te na udheheqin SHBA si manikine "drejt rruges se mire".

Si nje vend teper i vogel ,as qe behet fjale te ecim perpara pa nje Aleate te fuqishem ne krah. E se fundi asnje Aleate nuk te ndihmon se kemi sy te bukur apo buzeqeshja jone i mahnit ata por sepse kane nje interese ne keto marredhenje. Puna jone eshte te kemi se cfare tju ofrojme e ta bejme vendin tone sa me te lakmueshem. E cfare kemi ne per te ofruar?
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Bombastik une e shoh ndryshe..
Pavarsisht se jemi shume me ndryshe..behen 1000 aborde me dashje vec per nje shkak.
Hidhet femija nga ballkoni sepse iken nga trute.

Edhe ata femije qe vdiqen ishte sepse ai djali ish i semure.
Nuk e justifikoj as ate as familjen as mbajtjen e armeve por ne nje shtet te madh ndodhin gjera te medha aq.

Edhe pse dakort me ty kur permendim fjalen shembullm duhet te jete domosdo i mire.
 
Titulli: Familje të lumtura: të armatosur gjer në dhëmbë dhe gati për të vrarë (FOTO)

Si nje vend teper i vogel ,as qe behet fjale te ecim perpara pa nje Aleate te fuqishem ne krah. E se fundi asnje Aleate nuk te ndihmon se kemi sy te bukur apo buzeqeshja jone i mahnit ata por sepse kane nje interese ne keto marredhenje. Puna jone eshte te kemi se cfare tju ofrojme e ta bejme vendin tone sa me te lakmueshem. E cfare kemi ne per te ofruar?

Sigurisht,duhet te kemi aleate te fuqishem,por jo te behemi manikinet e tyre,sic po ndodh. Kemi cfare tju ofrojm,kundrejt cmimit qe esht ne kontrate ama. Si jemi borxhli SHBA per asgje,nese duan naften Shqiptare te paguajn me cmimin qe i vihet kesaj nafte.
Shikoje siper cfare kemi per tu ofruar,pa len menjeane dhe pozicionin strategjik ne Mesdhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top