Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Aren

Anëtar i Respektuar
alkol.jpg

Një raport i fundit ka nxjerrë në dritë shifra alarmante të përdoruesve të alkoolit në vendin tonë. Kështu sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë konferencës së dytë shkencore, organizuar nga Klinika e Alkoologjisë në QSUT, mësohet se 150.000 shqiptarë janë vartës të alkoolit, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 30 deri në 60 vjeç.

“Kemi 400 pacientë të trajtuar, nga të cilët rreth 46% ia kanë dalë, pra janë absinentë alkoolikë të qëndrueshëm. Pjesa tjetër ka bërë rirënie.Trendi është në rritje”, thuhet në raport i cili thekson se ka pasur edhe raste kur në qendrën për trajtimin e të alkoolizuarve ka pasur edhe pacientë të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Sipas shifrave, gati 30% janë konsumatorë alkoolikë të lehtë, të moderuar dhe problematikë, ndërkohë që 15%, konsumatorë problematikë, abuzues dhe të rrezikshëm./alb-observer.com/
 
Pe: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

As qe vihet ne diskutim kjo gje,mjafton te shkosh ne Shqiperi,konkretisht ne Shkoder qe ne 5 te mengjesit degjohen ata grilat a ca i thone qe hapen lokalet e qe ne mengjes deri ne darke i ke mbush plot...E spo flas per lokale familjare,por lokale ordinere qe sheh vec meshkuj me gote konjaku para,pa hap syte akoma...Ngrihen dynjaja me merak me pi alkol qe ne mengjes e ndoshta ne shtepite e tyre nuk mendojne a ka femija fletore te shkoje ne shkolle,a ka buke me ngrene...Rrace e zgjuar ne...
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

une mendoj se jan 1 milion
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

5 % e popullates vendore :teleskop:duket pak shifer e larte dhe nese vertete jan alkoolik kronik eshte teper :teleskop:
 
Pe: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

150 mije shqiptare vartes te alkolit dhe 150 mije femra vuajtese te abuzimit si pasoje.
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Jemi nder shtetet me te varfra ne Europe,te ardhura pothuajse extreme qe as per buke nuk mjaftojn,ama prej alkolit nuk heqin dore.
Qe ne 5 te mengjesit rojet e subjekteve,fshataret qe do shkonin ne pazar ndalonin neper lokale per te gelltitur 2 dopio-raki me nje kafe.
Listat neper ushqimore jan mijera,miliona lek,femijet pa buke por nga alkoli nuk heqin dore.
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Dava barrbonash , populli me injorant ne jemi , skemi menjen te puna , familja dhe te jetojm jeten normalisht, kemi menjen me pi me u bo tap , dhe kujtojm se hallet na i heq alkoli, Ne jemi ai popull qe spunojm per 200 mij lek , por dum te behemi miljoner direkt . Popull pertac pijanec.
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Keq shume keq,,mjer ato femra qe u duhet te kalojn jeten per krahe meshkujsh te tille.
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Shifer tamam alarmuese per familjet shqiptare,pasi vartesia nga alkoli shkaterron dhe familjen,kshu qe rritet dhe numeri i grave te dhunuara apo ndarjeve..o shqipni e mjera shqipni
 
Pe: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

E kane nga klima e ftohte :p
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

E pra cdo her themi se alkoholi eshte i keq per shendetin dhe familjen se bart pasoja shum negaive ne cdo aspekt.
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Alkolizmi eshte plage e cila emoragon ne shume vende jo vetem ne Shqiperi.Eshte i lidhur si fenomen me nivelin e shoqeris ,menyren ejeteses.nivelin e te ardhurave,imunitetin e shoqerise ne parandalimin enje fenomeni te tille
Eshte ethjeshte te konstatojme fenomenin ,ta denojme(besoj se ska njeri qe ka pak mend qe nuk ekupton sa sa vartesi ekeqe eshte dhe sa lendon njerzit e aferm),por nga ana tjeter me vjen ne mendje nje pyetje:eshte fenomen i cili varet vetem nga individi thjeshte apo ndikohet edhe nga ne te tjeret,si ndikojme ne te tjeret qe e luajme te mire dhe pa vese dhe si mund te ndihmoje
Mendimi im eshte se ka raste qe edhe ne ndikojme dikush me shume dikush me pak qe kur kemi rastin nuk beje dicka tek nje njeri qe mund te jete ne rrethin tone shoqeror me cfare mund te kemi mundesi
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Meshkujt le te pijne , "faren" e jetes pakesojne..
 
Titulli: Alarmi, 150 mijë shqiptarë janë vartës të alkoolit

Sa keq, kur te kuptojne njerezit qe sia vlen te dehesh qe te mbytesh hallet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top