Berisha zemeron Turqine

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk është përkulur ndaj presionit të Turqisë për të votuar pro anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por Berisha ka zgjedhur të “dëgjojë” partnerit strategjik SHBA-të dhe jo vendin vëlla, siç e quan ai Turqinë. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është përpjekur të bindë Berishën që të mos abstenojë për përmirësimin e statusit të Palestinës në OKB në mënyrë që të votojë pro, por nuk ia ka arritur, raporton gazeta turke “Hurriyet”. Ergodan u kishte thënë gazetarëve se ai personalisht u kishte telefonuar liderëve të vendeve që kishin ndërmend të abstenonin pavarësisht qëndrimit të tyre pozitiv të mëparshme sa i takon çështjes së Palestinës.

Kryeministri turk i ka cilësuar këto vende si frikacake duke thënë se në botë ka shumë të tilla. Shqipëria, vendi që Erdogan ka vënë në shënjestër të kritikave të tij, ndryshoi qëndrim “jo” në “abstenim”, pas presionit të madh të Ankarasë, por ka refuzuar të votojë “po”, raporton “Hurriyet”. Erdogan i ka bërë të qartë Berishës se vota abstenim është një votë kundër. “U kam thënë se kjo dëmton marrëdhëniet biletarale që ne kemi”, ka bërë të qartë Erdogan. Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Issam Massalha reagoi lidhur me qëndrimin e Shqipërisë duke thënë se, “shpresonim që Shqipëria të radhitej me ata që votuan pro”, duke shtuar se, “nuk jemi të zhgënjyer nga pozicioni i Shqipërisë, populli mik shqiptar qëndron krah palestinezëve”.shekulli

Shqipëria ishte një nga 41 shtetet që abstenuan për rezolutën e Palestinës që përmirësonte statusin e saj në OKB. Ajo u reshtur krah vendeve të tjera të rajonit si: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Rumania etj. Zyrtarët në Jerusalem kanë shprehur keqardhje për votën pro të Gjermanisë, që zakonisht ka votuar për Izraelin në forumet ndërkombëtare ndërkohë janë shprehur të kënaqur për 41 vendet që abstenuan sidomos për Shqipërinë, që është një vend mysliman me të cilin Izraeli ka lidhur marrëdhënie vetëm vitet e fundit
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Berisha osht servil i amerikes.
ne themi qe kemi qene te okupuar e te malltretuar e 100 gjana tjera kurse ndihmojm nje vend qe ngjason me vendet qe na kan okupu neve ! kjo eshte 2ftyrsi.
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

DHe mua mka merzit shume Shqiperia me kte vote:(... S'ka lidhje pse tha Erdogani, se nfund te fundit ne duhet te votojme ashtu sic ne besojme se eshte me e mira,duke patur si interes Drejtesine, por Shqiperia si gjithmone, nje vend i vogel qe shkon sa ktej andej., mundohet mos ta prishe me askend sidomos kur flet ShBA-ja, se per Izraelin spo ja ndjen shume mendoj. Po te shikosh vendet qe skan votuar jane ato shtete me te pafuqishme ne Europe, ndersa fuqite si Gjermania, Italia, Franca etj votuan pro. Ama ndryshe nga vendeve te tjera Shqiperise nuk i falet, a do ken fytyre ti kerkojne vote vendeve arabe per Kosoven tani? normal qe po, se mos ka patur ndonjeher fytyre Shqiperia :(....
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Ne parim duhet te kishim votuar kunder . Nuk e kuptoj pse ka ndryshuar qendrim per Erdoganin .
Ne jemi aleat te ShBA , atyre ua kemi borxh lirin e shqipeve te Kosoves .
Pastaj si ta njohish Palestinen kur ajo nuk e njeh Izraelin !!
Ta njohesh Palestinen do te thote ta ligjerosh ne shiprtin tend urrejtjen dhe dhunen .
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Ne parim duhet te kishim votuar kunder . Nuk e kuptoj pse ka ndryshuar qendrim per Erdoganin .
Ne jemi aleat te ShBA , atyre ua kemi borxh lirin e shqipeve te Kosoves .
Pastaj si ta njohish Palestinen kur ajo nuk e njeh Izraelin !!
Ta njohesh Palestinen do te thote ta ligjerosh ne shiprtin tend urrejtjen dhe dhunen .

Nuk qenke update-ur me lajmet, por mos u bej merak, se kunder ka votuar :),
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Te njohesh Palestinen d.m.th. te marr fund dhuna, se keto masakra qe behen mos jen bombone... nejse sala seshte tjeter vec nje piun shahu ka te luajn atje do shkojsh, si shumica e politikanve...skan te drejt ata te shprehin mendimin e vet ose ate qe mendojn se eshte e drejt..ose ma sakt ata sdin te mendojn drejt se pushteti dhe para ua kan mbyll syte...
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Ne parim duhet te kishim votuar kunder . Nuk e kuptoj pse ka ndryshuar qendrim per Erdoganin .
Ne jemi aleat te ShBA , atyre ua kemi borxh lirin e shqipeve te Kosoves .
Pastaj si ta njohish Palestinen kur ajo nuk e njeh Izraelin !!
Ta njohesh Palestinen do te thote ta ligjerosh ne shiprtin tend urrejtjen dhe dhunen .

po de po e paska knaq. e pastaj ngriten ne kembe shqiptaret thojne ja arabet spo na pranojne kosoven shtet. po skan faj qe nuk na pranojne jo.
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Epo Turqija te shikoje punet e veta njehere ,qe djeg e vret popullin Kurd apo Armen ...Ja keto te shikoje ai ,padrejtesite qe ben dite per dite.Turqija si shtet kur ja kishte nevojen Amerikes i servilosej poashtu si Saliu. Aman politikane se po i dhemb shpirti Erdoganit per Palestinen pfffffffff
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Rrnoft Perandoria Osmane , rrnoft Turkia , posht shqiptaret serevil te amerikes si Sali Berisha :D
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Rrnoft Perandoria Osmane , rrnoft Turkia , posht shqiptaret serevil te amerikes si Sali Berisha :D


He mo se ska gje dhe pak marrim ne shqiptaret Azine e vogel ne duar ja kemi nise me Izmirin hihihihihi ...
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Rrnoft Perandoria Osmane , rrnoft Turkia , posht shqiptaret serevil te amerikes si Sali Berisha :D

Na rroft, na rroft pergjithmon ;)
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Saliu i ka prish mardheniet me perendimin qekur ka filluar te "frekuentoj" Azeret dhe kundershtaret e Perendimit. Tani hiqet sikur nuk e tradheton Aleatin USA dhe voton abstenim.
Erdogani ka te drejte se Shqiperi-Turqi kemi udhetuar gjithmone pa viza vetem me pashaport,nje % e Shqiptarve jeton ne Turqi dhe kshu mardheniet i kemi pas shum te mira. Me Izraelin ato erdhen tek ne per tju mbrojt Hitlerit ne luften e II botrore,duke u strehuar tek ne,po sot si na e kthejn Izraelitet neve si vend i emancipuar,i fort ekonomikisht,teknologjikisht...?
Ktu Saliu dhe keshilltaret e tij jan te painformuar me detaje per situaten dhe si esht krijuar kjo situate,vota Shqiperis duhet te ishte PRO.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Ama ndryshe nga vendeve te tjera Shqiperise nuk i falet, a do ken fytyre ti kerkojne vote vendeve arabe per Kosoven tani?
E pikerisht, pse duhet te jemi ne me zemer gjere me vendet Arabe se ato me ne ? Ka 2 vjet shtet Kosova dhe nuk e njohin ? Per mendimin tim ky eshte nje argument shume domethenes qe tja u kthejme shpinen nje here e pergjithmone.
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Ka 2 vjet shtet Kosova dhe nuk e njohin ? Per mendimin tim ky eshte nje argument shume domethenes qe tja u kthejme shpinen nje here e pergjithmone.

As Vatikani se ka njohur akoma Kosoven. Duhet t'ua kthejme shpinen nje here e pergjithmone edhe atyre apo ?

p.s. Nuk fajohesohen arabet pse s'na njohen. Faj ka qeveria e Kosoves qe nuk lobon sa duhet. Sigurisht s'je e informuar drejt sic duhet ne lidhje me politiken, ndaj edhe flet nga mosdija.
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

E pikerisht, pse duhet te jemi ne me zemer gjere me vendet Arabe se ato me ne ? Ka 2 vjet shtet Kosova dhe nuk e njohin ? Per mendimin tim ky eshte nje argument shume domethenes qe tja u kthejme shpinen nje here e pergjithmone.

Ca thu mi ca thu !! gjysma e vendeve arabe ( Islame ) na kan njohur ! disa kan arsyet e tyre politike sepse e shohin kosoven si "mini izraeli" i europes ( ballkanit ) i krijuar nga amerika.
Shteti i pare qe e ka njoh pavaresin e kosoves s'eshte as shqiperia as amerika por eshte afganistani :D
Neve ne europ jan 5 shtete ne BE qe nuk na kan njoh pastaj disa shtete tjera nje nder ta eshte edhe vatikani cka tju bejme keta i kem edhe me ngat !
 
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Berishen se perkul asgje dhe asnje, na doli Turqia me ba numra :p

Po Berisha sheh larg, nga Amerika se evropa e sidomos 2 shtetet me te aferta tona jan ne nje super krize si politike edhe ekonomike. Italia dhe Greqia.....saper Turqin si popull vella e babe e dashnor qe e kemi :p LOL i themi edhe jo ndonjehere :p

Eh politika ka labirinte nuk eshte e thjeshte ta kuptoj.... ne populli...:D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berisha zemeron Turqine

Kosova po shkon drejt njohjes se shumices se Shteteve Islame. (Ado ka te drejte,Afghanistani ka qen shteti pare qe ka njohur Pavaresin e Kosoves)

Vende si Irani,Maroku,Siria jan Neutral ne njohjen e Kosoves,
ndersa Iraku,Libia,Egjipti,dhe Pakistani priten qe ta njohin.

Gadishulli Arab e njeh Pavaresin e Kosoves (Jemeni pritet ta njohi dhe te kompletoj njohjen nga ana gadishullit Arab,sepse dhe Omani e njeh)

Somalia e njeh.
 
Pe: Berisha zemeron Turqine

Nje gje s'me konfiguron ne rregull mua...ne 1988 kur ka deklaruar pavaresine Palestina, Shqiperia ka votuar pro dhe e ka pranuar Palestinen si shtet...po tani cne paska ndryshuar mendje? :S
 
Titulli: Pe: Berisha zemeron Turqine

Nje gje s'me konfiguron ne rregull mua...ne 1988 kur ka deklaruar pavaresine Palestina, Shqiperia ka votuar pro dhe e ka pranuar Palestinen si shtet...po tani cne paska ndryshuar mendje? :S

Eh po tani ne lozim poltiken e Rusit sic thote populli. Frika se Amerika do na konsideroj si mbrojtes te "terrorizmit", arabeve, bin ladenit, i shtyne te luajne rrol tjeter tani.
 
Titulli: Pe: Berisha zemeron Turqine

Eh po tani ne lozim poltiken e Rusit sic thote populli. Frika se Amerika do na konsideroj si mbrojtes te "terrorizmit", arabeve, bin ladenit, i shtyne te luajne rrol tjeter tani.
Amerika i ka prish marrdheniet me Berishen,nese e ke ndjek sadopak politiken Shqiptare,Sali Berisha nuk esht ftuar kurre per vizite zyrtare ne Usa,ndersa presidenti (Bujar Mehmeti) ka ber dhe foto me Barackun. Edhe Edi Rama esht ftuar per vizite.
USA e ka kuptuar qe Sali Berisha shikon vetem interesat e tij dhe nuk i intereson Shqiperia as Kosova,uroj qe dhe qytetaret e Kosoves te fillojn ta shikojn ftyren e vertet te Saliut dhe lojen e dyfishte qe ben,kte jave qe u lirua Ramushi na u kthy Sali Nacionalisti qe kerkon te hetoj Del Ponten,por kur Ramushi ishte ne burg skam degjuar te permendej emri tij...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top