Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

ida angel

:)
V.I.P
Engjëllushe Kosturi është një nga vajzat me të bukura të Korçës, ndoshta më e bukura. Për shumë njerëz ajo është hirushja e këtij qyteti. Vështrimi i saj është magjepsës, eleganca e saj është rrëqethëse. Kjo vajzë i përket komunitetit rom. Vjen nga një familje e vjetër e Korçës.

276262_100001318806680_762540152_n.jpg


Të parët e saj kanë qenë tregtarë të dëgjuar. Në festivalin e vitit 2010, të organizuar në Maqedoni, ku merrnin pjesë të gjitha vajzat rome të Ballkanit ajo u vlerësua si vajza më e bukur e tyre. Por tashmë Engjëllushja ka filluar të mendojë për një largim të përhershëm nga Shqipëria. E shikon si të pamundur, mbijetesën në këtë vend. Engjëllushte Kosturi ka vendosur të kërkojë azil. Cilat janë motivet që po e nxisnin të ndërmarrë një hap të tillë na i shpjegon vetë Engjëlushte Kosturi, në këtë rrëfim për “Shekullin”. Kosturi rrëfen për përpjekjet e saj për të dal mbi paragjykimet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj jetës.
timthumb.php

Me nervozizëm, por edhe me përlotje nëpër dhëmb ajo tregon rrugën drejtë së bukurës, ku në rastin e fundit ëndrra i ngeli në mes. Dëshira e saj ishte të merrte pjesë në “Miss Albania”. Por në momentin që pohoi se ishte Rome, rruga e saj drejtë kurorës u mbyll “papritur”.

Ju keni vendosur të shndërroheni në një azilkërkuese, cilat janë arsyet?

Tashmë u bënë dy vjet, që ndihem e dëshpëruar. Kam kuptuar, se mbijetesa për ne romët është e vështirë. Edhe pse mund të shndërrohesh në një “heroinë” me shpresën për t’ia dalë mbanë, përsëri arritja e qëllimeve të mia mbetet pamundësi. Vjen një moment që njeriu nis të mendojë, për realizimin e ëndrrave të veta, por pikërisht në këtë çast nis të kuptojë se përpara tij ndodhet një mur i madh, i pakapërcyeshëm. Ky mur është diskriminimit që na bëhet, në çdo hap të jetës që hedhim. Dhe kjo është tejet dëshpëruese. Për këtë arsye kam vendosur të kërkoj azil në çdo vend të botës, kudo që të jetë e mundur.
timthumb.php



Doni të thoni se jeni përballur me përvoja të tilla?

Sigurisht që po, por fillimisht dëshiroj të them se kur isha tepër e vogël nuk mendoja kështu, ndoshta nga që nuk arrija ta kuptoja dot botën. Ndërsa rritesha, në shpirtin tim diçka nisi të ndryshonte, por sërish bota ime e vogël ishte e mbushur me shpresa dhe magji të shumta. Në vitin 2010, mora pjesë në festivalin ballkanik që zhvillohej në Maqedoni, ku merrnin pjesë vajzat më të bukura rome të të gjithë Ballkanit. Isha edhe unë atje, dhe kjo gjë ishte mjaft domethënëse për mua. U vlerësova si vajza më bukur e të gjitha pjesëmarrëseve. Pata përshtypjen se kisha filluar të fluturoja mbi retë. Bota m’u duk më e bukur, më e dashur, e mbushur me shpresë dhe jetë, por gjithçka do të përfundonte këtu. Dhe e dini pse? Sepse jam vajzë rome!

Dhe kur u shënua çasti më i vështirë për ju?

Pas festivali Ballkanik të Maqedonisë, sërish në vitin 2010 mora pjesë te “Miss Korça”. U vlerësova si shoqëruesja e parë e “Miss Korçës”. Tashmë kisha filluar të ndërtoja një ëndërr të madhe. Besoja se askush nuk do të donte të bëhej pengesë e jetës time. Kam lindur në Shqipëri dhe ndihem po aq shqiptare sa gjithë të tjerët. Ishte kjo arsye që më nxiti të merrja pjesë edhe te festivali “Miss Albania ” në Tiranë. Shumë vajza u paraqitën në atë konkurrim, ndoshta ishin 300, nuk mund ta them me saktësi. Isha e vetmja vajzë që përfaqësoja Korçën. Dola fituese në përzgjedhjen e parë, dola fituese edhe në përzgjedhjen e dytë, do të kisha qenë fituese edhe në përzgjedhjen e tretë, por pikërisht në këtë fazë të konkurrimit unë deklarova se isha vajzë rome. Fill pas kësaj unë nuk u përzgjodha më. Për herë të parë kuptova se të jesh rome nuk ishte një gjë e mirë.

اfarë ndodhi në jetën tuaj pas kësaj?

Pësova tronditjen më të madhe të jetës time. Bëra gjithçka që ishte e mundur që unë të vijoja konkurrimin, por kjo gjë nuk ndodhi. Më premtuan se do të më ftonin vitin e ardhshëm, bëhej fjalë për këtë vit, por ftesa sërish nuk mbërriti në shtëpinë time. Tashmë nuk jam vetëm unë që vuan dëshpërimin e madh, por e gjithë familja. Edhe ata mendojnë ashtu si mua: Vajzat rome nuk mund të marrin pjesë në festivale bukurie, ato nuk mund të përfaqësojnë as qytet e tyre shqiptarë ku kanë lindur e janë rritur. Pas gjithë këtyre, më thoni ju, a kam të drejtë të kërkoj azil kudo që të jetë ai, në cilindo vend të botës? Më thoni, a kam të drejtë të përmbush edhe unë ëndrrat e mia, ashtu si gjithë të tjerët? Më thoni, cili dotë ishte ai vend i botës që do të më thoshte: “Jo Engjëllushe ju nuk mund ta përfitoni të drejtën e azilit?

Vepror Hasani/infoshqip/
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Paska stil moj kjo dreqe :qerpik:ece beso se nuk ka babin shqiptar kjo se:frike:
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

.........miau
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Eh,mire mire gjerat jane zenxhir,ne ne Shqiperi kemi racizem lagjia me lagjen,,qyteti me qytetin,,veriu me jugun..pa le rraca me rracen,.
Sigurisht jo te gjithe,sepse rracizmi eshte veti e injornces dhe karaktereve,personaliteteve te paformuar,,(flas ne shtjellimin brenda nje kombi ,jo ndermjet sheteve ku luhen interesa globale etj etj,.)por ka disa shenja dhe tek nejrzit me formim,,kjo jo se ai vete si individ eshte realisht rracist..por situata e pozicionit ku ndodhet,,e detyron te perdore masen per te perfituar,,ineresat e tij.(qe mund te jene nga me te thjeshtat deri tek politkie,ekonomike etj etj,,)dhe keshtu pastaj rracizmi merr ngjyre Kombtare etj etj me rradhe..
dhe realisht per hire te vertetes..shoqeria Shqiptare masen dermuese e ka me probleme te medha shoqerore ,sociale,,ekonomike..etj etj etj etj..
NJeriu fillon te shofi ne nje kendveshtrim te gjere,vetem atehere kur tjetrin e vlerson nga: C"fare eshte dhe C'fare brumi ka,,per veten dhe C'fare afron ai/ajo si individ per shoqerin,komunitetin apo me gjere..derisa kjo gje te ndryshoj ne % dermuese,,rracizmi do ngelet si e vetmja arme injorante per perdorim te zgjuarsis dhe inferioritetit.
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Sa per rome :luleperty:
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Edhe kemi goje e kerkojme nga te huajt mos te jene rracist ndaj nesh...
Ne i kemi problemet nga brenda,jemi i vetmi shtet komunitet qe i kushtojme rendesi ketyre gjerave, mire e tha Nev rracizmi eshte pjese e injorances...
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Diskriminimi i romve ne Shqiperi eshte nje e vertet e hidhur dhe e pamohushme .
Duhet ta pranojme fillimisht , ne meyre qe ti hapet rruga luftimit te ketij fenomeni negativ
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Jemi njerz me gjak dhe mish skan ndonje yll ne ball te ndryshojne nga njerzia
 
Pe: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Ja ti lej kart viziten time mbase e ndihmoj :p
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Tani nese flasim per diskriminimin duhet te ndahen gjerat ne dysh per ket qeshtje ,psh dallojn romet nga shqiperia me ata se jetojn atje ne kosove, gjith e dim besoj se romet ishin ne bashkpunim me serbet gjat luftes ne kosove masakra te shqiptarve! cfar te presin ata rome se ben masakra sipas jushe ?pak eshte diskriminimi per ta. E romve te shqiperis duhet ti jepet e drejta e tyre si qytetar te ati vendi
 
Titulli: Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

una e kisha mbeshtet vajzen me kerkesen e azilit :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top