Policia në Pakistan ka arrestuar një burrë dhe një grua të cilët dyshohet se kanë vrarë vajzën e tyre adoleshente, për shkak se ajo kishte folur me një djalë.
Policia në Kashmir thotë se çifti i bashkëshortëve i kanë hedhur vajzës së tyre acid, duke shkaktuar djegie të shkallës së tretë në fytyrë, sy, duar, gjoks dhe këmbë.
Raportohet se vajza më vonë ka ndërruar jetë në spital.
Policia thotë se çifti e ka pranuar vrasjen e vajzës, pasi ata besonin se ajo kishte prishur nderin e familjes, duke folur me një djalë jashtë shtëpisë së saj.
Pothuajse 1000 femra kanë humbur jetën vitin e kaluar në Pakistan, si pasojë e të ashtuquajturave, “vrasje për shkak të nderit”./TemA